Pavarësisht asaj që do të ndodhë, Greqia do të përballet me një vit të vështirë

12 Korrik 2015, 14:17Rajoni TEMA

Pavarësisht rezultatit të bisedimeve të emergjencës në Bruksel, Greqisë për çdo rast do t’i duhet të përballet me një tjetër vit të trazuar politikisht. Aleksis Tsipras me të gjithë gjasat do të gjendet në vijën e parë të zjarrit gjatë javëve në vazhdim pas rebelimit të disa figurave kyçe të partisë së tij Syriza ndaj pranimit të masave të mëtejshme shtrënguese si çmim për shmangien e falimentit.

Perspektiva e zhtyjes së vendit të gjunjëzuar nga kriza në një vorbull paqendrueshmërie politike, shkruan ‘The Guardian’, i afron edhe më shumë spekulimet se Tsipras jo vetëm do të detyrohet të bëjë ndryshime në kabinet, ndoshta edhe që të hënën, por edhe të kërkojë këtë vjeshtë mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

“Unë nuk e mbështes dot një program të tillë masash shtrënguese që na imponohet nga institucionet huadhënëse sepse vënia e tij në praktikë nuk do të bëjë gjë tjetër veçse do të zgjerojë edhe më shumë rrethin vicioz të recesionit, varfërisë e mjerimit”, tha ministri i Energjisë, Panagiotis Lafazanis, pas refuzimit për t’i miratuar planet polemizese të kreditorëve në votimin e së shtunës.

Politikani marksist, e siç e quajnë mediat britanike, kryesues i krahut militant të Syrizës dhe praktikisht numri 3 i qeverisë, është një prej 17 anëtarëve të partisë në pushtet që dolën nga rreshti duke mos i dhënë dritën jeshile reformave të propozuara. Dezertorët e tjerë përfshinin kryetaren e Asamblesë 300 vendëshe, Zoe Konstantopoulou, zëvendesministrin e Sigurisë Sociale Dimitris Stratoulis dhe ish-profesorin e politikave ekonomike në London University, Costas Lapavitsas. Që të gjithë i përshkruan politikat e kërkuara si kusht për sigurimin e fondeve në formën e një dorëzanie të tretë, si të papajtueshme ideologjikisht me platformën e Syrizës kundër masave anti-krizë.

Parlamenti grek pritet të votojë këtë javë mbi rritjen e taksave dhe uljen e pensioneve, dy masa jetike për sigurimin e huasë që do t’i mundësojë Athinës shlyerjen e borxheve, përfshirë atë që i detyrohet FMN-së. Duke cituar analistë politikë, ‘The Guardian’ thotë se Tsipras, që u bë në moshën 40-vjeçare lideri më i ri i vendit, tani ka shansin të vetëtransformohet në një burrë të vërtetë shteti duke lëvizur drejt qendrës së majtë e duke pushtuar kështu terrenin e mesit.

Zgjedhjet mbase do ta ndihmojnë ta pastrojë Syrizën nga militantët. Në të kundërt, thotë ‘The Guardian’, do të vazhdojë të mbetet një ideolog që i reziston reformave e që do të mbikqyrë daljen e sigurtë të Greqisë nga Eurozona.

5 komente në “Pavarësisht asaj që do të ndodhë, Greqia do të përballet me një vit të vështirë”

  1. tfgs pisoglenti says:

    Pabesia e grekeve dredharake eshte kuptuar nga EU-perendimoret. Gjarperinjve greke u eshte kerkuar qe ne nje marrveshje te mundshme te perfshihen ishuj e asete shteterore greke si garanci……
    Pyetja e gjermaneve qe ju be grekeve, “ç’kujtoni se jemi budallenj?”, flet shume….
    Koha e ngrofjes ne diell duke dredhur tespijet, per greket shkoi e vate.
    Ade bithe te forta……

  2. babo says:

    Pavarsisht, pavarsisht … pavarsisht makiazhit Albanistani vazhdon te ngelet nje vend preshi dhe leshi , qe ngushellim gjen tek nje parti si LSI-ja

  3. o pall says:

    o babo,artikulli eshte per greqine,cpune ka lsi dhe shqiperia me kete artikull,po ngaterron karin me dollarin o babo kari qe te hyj nga te gjitha brimat kar me zile te qifsha ropt qe gjithmone do fusni shqiperine per cdo gje,moter qire.

  4. the Punisher says:

    Tema, korrigjoheni titullin.
    Pavaresisht asaj qe do te ndodhe, Gayreeket do hane kopanon me tre gunga ne bithe.

  5. berti says:

    Punon bankomati sot mo turkofagos, apo i sosi evrote?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje