Kryebashkiaku i ri i Tiranës Erjon Veliaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka ftuar qytetarët që të shprehin mendimet e tyre për 3 cështjet që i konsiderojnë si emergjente për ndërhyrje nga ana e Bashkisë së Tiranës.
Veliaj shkruan se edhe pak ditë duhet të përveshim mëngët për ndryshimin e shumëkërkuar, pasi Tirana ka nevojë për shumë punë.
“Edhe pak ditë përveshim mëngët për të nisur ndryshimin e shumëkërkuar në qytetin tonë. Tirana ka nevojë për shumë punë, punë, punë! Na tregoni cilat janë 3 gjërat që sipas jush, kanë nevojë për ndërhyrje urgjente në Tiranë?”, shkruan Veliaj në Facebook.
Veliaj fitoi zgjedhjet e 21 Qershorit për Bashkinë e Tiranës përballë kandidatëve Halim Kosova dhe Gjergj Bojaxhi, ndërsa ka marrë mandatin nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe pret certifikimin e tij nga Gjykata e Tiranës, sipas procedurave ligjore.
Nuk ke nevoje te perveshesh menget se eshte vapë.
Hajde me mëngë te shkurtera.
Ta them une se cila eshte nderhyrja e vetme urgjente :
Te largoheni ju kodoshët e Sorios-it.
Po , po ti tregojme gjerat
1. Ajer i paster (park pa beton, transport, pastrim)A do na prononcohesh per parkun?
2. Pune
3. Shendetesi dhe aresim bashkekohor
Me pak fjale me pak korrupsion dhe me shume drejtesi!
Mfal ti shoku, po ky eshte Kryetar Bashkie, jo Kryeministet….. Apo je aq idiot sa mos tia kesh shume idene per kompetenca… Vajmedet vajmedet
edhe pak dite te kane ngeleur per te filluar zhvatjen e lekeve te qytetareve..
mjere ne thuaj po, puna jote dihet….
eshte shume vone erion djali, futi dhe ti nje te shkerdhyer tiranes. tirana eshte bere si ajo prostituta qe pret klientin e rralles.