Merkel ‘la në bixhoz’ reputacionin e Gjermanisë në çështjen e Greqisë

16 Korrik 2015, 21:02Politika TEMA

Kreu intelektual i integrimit Europian thotë se përpjekjet e gjeneratave të mëparshme janë vënë në rrezik nga qëndrimi i ashpër i Angela Merkel kundër Greqisë.

 

Nga Philip Oltermann, Guardian

Jürgen Habermas, një nga figurat udhëheqëse intelektuale të integrimit Europian lëshoi një sulm përçmues ndaj kancelares së Gjermanisë, Angela Merkel, duke e akuzuar atë se ka “lënë në bixhoz” përpjekjet e gjeneratave të mëparshme për të rindërtuar reputacionin e vendit pas luftës me qëndrimin e saj të prerë ndaj Greqisë.

Duke folur për marrëveshjen e shpëtimit për herë të parë që kur kjo marrëveshje u arrit të hënën, filozofi dhe sociologu tha se kancelarja gjermane kreu efektivisht “një akt ndëshkimi” kundër qeverisë së majtë të Alexis Tsipras.

“Kam frikë se qeveria e Gjermanisë, përfshirë fraksionin e saj socialdemokrat, ka lënë në bixhoz në një natë të gjithë kapitalin politik që një Gjermani më e mirë e pati akumuluar përgjatë një gjysmë shekulli,” tha ai për Guardian. Qeveritë e mëparshme të Gjermanisë, tha ai, patën treguar “ndjeshmëri më të madhe politike dhe një mentalitet post-nacional”.

Habermas, i cili konsiderohet gjerësisht si një nga intelektualët më me ndikim bashkëkohorë të Europës, tha se duke kërcënuar Greqinë me dalje nga Eurozona gjatë kryerjes së bisedimeve, gjermania “e ka zbuluar veten në mënyrë të paturshme si kryedisiplinari i Europës dhe se për herë të parë ka ngritur pretendimin për hegjemoni gjermane në Europë.”

Pasojat e bisedimeve mes Greqisë dhe vendeve të tjera anëtare të eurozonës, tha ai, “nuk kanë kuptim në terma ekonomikë për shkak se përzjerja helmuese e reformave strukturore të nevojshme të shtetit dhe ekonomisë me imponimin e mëtejshëm neoliberal do të diskurajojë tërësisht popullatën e rraskapitur greke dhe do të vrasë çdo nxitje për rritje.”

Habermas shtoi: “Detyrimi i qeverisë së Greqisë për të pranuar një fond privatizimi ekonomikisht të dyshimtë dhe përgjithësisht simbolik, nuk mund të kuptohet ndryshe përveçse si një akt ndëshkimi ndaj një qeverie të krahut të majtë.”

Filozofi i lindur në Dyseldort, ish ndihmës i teoricienit të njohur të shkollës së Frankfurtit Theodor Adorno, u bë i famshëm gjatë protestave studentore të fundit të viteve 1960. Veprat e tij në themelimin e një identiteti politik dhe kulturor pan-Europian, të tilla si Transformimi Strukturor i Sferës Publike, pati ndikim dhe i dha formë debatit mbi politikat përreth Bashkimit Europian. Në fillim të mijëvjeçarit, Habermas qe një nga udhëheqësit e përpjekjeve për krijimin e një kushtetute Europiane.

Së fundmi, 86 vjeçari kritikoi në mënyrë agresive udhëheqësinë e Merkelit në Europë në libra të tillë si “Joshja nga Teknokracia” ndërsa u vu vetë nën kritika. Më 2013, Habermas u përplas në një seri shkrimesh me intelektualin tjetër me ndikim të krahut të majtë, sociologun gjerman Ëolfgang Streeck, i cili identifikoi atë lloj federalizmi europuian të nxitur nga Habermas si rrënjët e krizës së kontinentit.

Habermas i tha Guardian se ai qe dakord me shumë nga pikagt e nxjerra nga kritikët e tij. “Streeck dhe unë ndajmë të njëjtin mendim se ky hollim teknokratik i demokracisë është rezultat i modelit neoliberal të politikave të derregullimit të tregjeve,” th ai. “Balanca mes politikës dhe tregut ka dalë nga sinkronizimi në kurriz të shtetit të mirëqënies.

“Ajo ku ne dallojmë qëndron në kuptimin e pasojave që duhet të nxirren nga ky telash. Unë nuk shoh se si rikthimi te shtetet kombe të cilat do të drejtohen si korporata të mëdha në një treg botëror mund të balancojë tendencën drejt de-demokratizimit dhe rritjes së pabarazisë shoqërore – diçka që ne e shohim gjithashtu në Britaninë e Madhe.

“Tendenca të tilla nuk mund të kundërshtohen, nëse mund të kundërshtohen, nga një ndryshim të drejtimin politik, të sjellë nga maxhorancat demokratike në një “Europë bazë” më mirë të integruar. Bashkimi Monetar duhet të fitojë kapacitetin të funksionojë në nivel mbi-kombëtar. Në këndvështrim të procesit kaotik politik të shkaktuar nga kriza në Greqi, ne nuk duhet të lejojmë më gjatë të injorojmë kufizimet që kanë metodat e kompromiseve ndërqeveritare.”

Habermas argumentoi se Europa qe “zënë në një kurth politik”.

“Pa një politikë të përbashkët financiare dhe ekonomike, ekonomitë kombëtare të vendeve anëtare pseudo-sovrane do të vijojnë të çahen në termat e produktivitetit. Asnjë bashkësi politike nuk mund të përballojë një tension të tillë në terma afatgjatë,” tha ai. “Në të njëjtën kohë, duke u përqendruar në shmangien e konfliktit të hapur, institucionet e BE-së po parandalojnë krijimin e iniciativave të nevojshme politike për zgjerimin e bashkimit monetar në një bashkim politik. Vetëm udhëheqësit e qeverive të mbledhur në Këshillin e Europës janë në pozicionin për të vepruar, por pikërisht ata janë që nuk kanë fuqi të veprojnë në interes të bashkësisë së përbashkët Europiane për shkak se ata mendojnë më së shumti për elektoratet kombëtare.”

http://diaryoftirana.com/merkel-la-ne-bixhoz-reputacionin-e-gjermanise-ne-ceshtjen-e-greqise-thote-habermas/

17 komente në “Merkel ‘la në bixhoz’ reputacionin e Gjermanisë në çështjen e Greqisë”

  1. Al says:

    Ou? Bashkekohor zotrote?
    Nuk po i futem ne detaje nese masat shtrenguese jane shume shtrenguese por cfare Merkeli beri eshte ca me shume se akt disiplinor. U tha gjermaneve se me leket e taksave tuaja nuk tallet njeri. U tha Grekeve se nuk mund te jesh hem i dhjere e hem fodull e te jetosh falas nderkohe qe njerezit e tjere e nxjerrin lekun me djerse.
    Harrove zotrote si doli Gjermania nga lufta? Pa buke e pa katandi! Per 50 vjet ja ku i ke. E gjitha kjo fale forcave te veta e per kete une personalisht u heq kapelen. Shko e thuaja nje Gjermani qe cereku i rroges tende nuk do shkoje per taksa, rruge, spitale, sherbime- por do shkoje ne goje te dembeleve qe te kene fuqi te pellasin akoma me fort qe Gjermania po na e ve litarin ne fyt- e shikoje se cfare pergjigje ke per te marre..

    1. 27% shqipetar says:

      Pa buk e pa kandil .. dhe ja ku i ke ?? Kurse Greket na qenkan fodull ? Po harrove ti qe Gjermanet vrane mbi 20 milion njerez ne lufte ? Nuk e di ti qe ne vitet 50 Gjermania ishte ne pozite me te keqe se Greqia nga borxhi, dhe Amerika ia fali ? E perse nuk u beka kjo per Greqine ?

      https://en.wikipedia.org/wiki/Wirtschaftswunder

      Lexo te mesirpermen me kujdes. Shiko c’fare ishin kushtet qe lejuan Gjermanine te ece.

  2. batoni says:

    Ky 86 vjeçari paska rrudhur si Saliu. E çfare pret me nga mendja e ketij? Mbase ka qene i ditur e i mençur, por natyra nuk ti jep te gjitha. Nje dite te thote: rri tani ti se kaq e pate, leri ti çojne me tutje me te rinjte dhe ne respektin do ta ruajme e do te pergezojme per ato qe ke bere. Ndryshe vlerat fillojne dhe bien deri ne tharje te mendimit. Eshte natyrale.

  3. jO,ORE JO,JU INTELEKTUAL TE VETQUJTUR NUK ESHTE ASHTU SIC THONI JU,NDOSHTA JU KA HIJE JUVE PO ASHTU VIRUSI A KALIT TE TROJES PRANDAJ PO E SULMONI ANGALA MERKELIN DHE GJERMANIN,PO PSE NUK JA BEJNI PYTJEN NJIHERE VETES,SE SA I KUSHTON POPULLIT GJERMAN DREDHIJA DHE MASHTRIMET E GREQIS??dHE,SA I KUSHTON VENDIT TAND NGA KU VJEN?pRA NDER GJITH SHTETET DHE POPUJT E EVROPES MA SHUM PAGUAN GJERMANIA NE FONDIN E EVROPES PRANDAJ DHE POPULLI GJERMAN NUK ESHTE VETEM NJI LOP QE MILET NGA PARAZITET GREK,SPANJOLL,TALIAN DHE PORTUGEZ,DUKE MOS NUMRUE QERA SHTETE TE EVROPES DHE BOTES QE GJERMANIA DERDH FONDE.pRANDAJ JO NUK PAJTOHEM SE ANGELA MERKEL E LA NE BIXHOZ REPOTACIONIN E GJERMANIS,PER KUNDRAZI AJO JA KTHEJ KRENARIN DEUTSCHLANDIT.

  4. ismeti says:

    po te isha une keta maxhup edhe me ashper do i trajtoja

  5. alti says:

    Neoliberalet po shkaterrojne Europen dhe boten .Merkel me politiken financiare, qe kerkon ti imponoj europianeve dhe sidomos Greqise , do jete vet ajo, qe do pendohet se baza e tregjeve per prodhimet gjermane jane keto shtete si Greqia , spanja , portugalia dhe te tjere te lindjes . Merkeli dhe Shlojble si perfaqesues i krahut ekstremist CDU po shkaterrojne ate imazh te shkelqyer , qe formuan per Gjermanine , kancelar si Vili Brand dhe Helmut Kohl . Europa ngjan si nje repart ushtarak ku komandojne gjermanet , dhe jo si union i shteteve te lira , qe sebashku mund te krijonin tragun me te madh te botes dhe shteteve, qe do kishin si parim ndihmen e cdo anetari . Sot Shlojble kerkon te imponoj qeverine ne Greqi pa votim demokratik ,megjithese fajin kryesor e kane udheheqjet e korruptuara greke te se Kaluares qe i lane Cipres nje barre te rende per te ardhmen e Greqise .

    1. Aua ;) says:

      Pra, vete thua qe fajin e kane qeverisjet e meparshme greke, por te keqinjte jane … gjermanet!?
      Tsipras, meqe ka marre mbeshtetje te gjere popullore, duhet te konfiskoje pasurite e vjedhura te popullit grek nga politikanet hajdute!
      Keshtu shlyen dhe borxhet me BE-ne dhe nuk kerkon borxhe te reja!
      Perndryshe le ta paguaje i gjithe populli faturen qe u kane lene politikanet e tyre hajdute!

  6. komunalja says:

    Ende nuk e keni njohur grrqine! Kur t’a keni njohur ashtu sic u detyrua te njohe Merkel-i, sepse fatura ishte ne emer te saj, nuk do e merrni me grrqine seriozisht. Grrqija eshte thjesht nje shpelle banditesh dhe mashtruesish te lindur!

  7. gjembaci. says:

    mire ,gjermania ,pati marka ,me vone euro dhe ja dha greqise .
    deri ketu nuk ka asgje te keqe .
    po pse si mendoni ju se merkeli qe po tregon tani dhembet e saj te krimbur do qe te vere rregull atje ku ka qene liberta .
    kur greqia nuk po ja kthente interesin gjermanisee ,kjo e fundit cfare mutin kishte qe i jepte prape kredira .
    lepuri i madh gjerman fle gjetke .
    tani qe pordhamadhja merkel kerkon qe te beje ligj te ri ne fshat te vjeter eshte vone sepse greket nuk kane ndermend qe tua kthejne eurot qe te mbushin xhepat kapot e bankave gjermane .
    nje komentues kishte shkruar ketu se ,gjermania nga 80 miliard euro qe i jep greqise ,nga keto vetem 12-13 miliard euro shkojne ne investim kurse te tjerat i hane barkderrat .
    pate ,deshe ,pra me dhe kredi .
    une do ti shlyej kur te kem ,deri ne kalendat greke .

  8. plaku says:

    Me pelqeu shume shkrimi dhe komplimenta administratorit te Temes per kete shkrim. Habermasi eshte nje filosof i madh gjerman. Midis te tjerave ai thote :

    ” Racjonalizimi ka reduktuar ngarkesen fizike te punetoreve, por ka rritur ngarkesen psiqike. Ne kete tekst ai shpreh rezerva mbi tekniken moderne dhe kritikon Marksin qe nuk pa rolin negativ te saj (teknikes moderne).
    Ai mendon se Marksi nuk ka kuptuar, qe „Teknika vete, dhe jo nje kushtetute e caktuar ekonomike, nen te cilen ajo punon, i ka mbuluar njerezit, punonjesit si dhe konsumatoret me tjetersim.
    Ai mendon se fenomeni i tjetersimit nuk paraqet nje dimension eksistencjal te njeriut, por duhet pare si rezultat i maredhenjeve socjale te caktuara.
    Demokracia eshte nje forme politike e shoqerise, e cila « rrit lirine e njerezve dhe ne fund ndoshta mund te prodhoje ate“. Ajo do te behet pastaj faktikisht « e vertete », ne se « vetvendosja » e njerezimit » behet e vertete.
    Ideja e mbreterimit te popullit, eshte harruar ne kushtetuten moderne shteterore.
    Ndryshimet kushtetuese ne lidhje me kufizimet e te drejtes per azil, ne fund te vitit 1992 ai i quan si nje „ mentalitet i shovenizmit te mireqenies“.

    Me sa shof une ne BE sot kemi dy mendime filosofike te ndryshme. Mendimi gjerman i cili bazohet vetem ne BILANCE EKONOMIKE, paragrafe dhe shifra ekonomike qe kerkon GJERMANIZIMIN E EUROPES dhe qe ka harruar komplet qellimet e bukura demokratike, qe ishin baza per krijimin e Europes se bashkuar.
    Mendimi francez dhe i vendeve te Europes se Jugut si Italia, Spanja, Portugalia, Greqie etj. i cili bazohet me shume ne vlerat mbi te cilat u krijua Europa.
    Mendoj se problem tjeter eshte fakti qe udheheqes si Degoli dhe Adenaueri ishin visionare dhe u vune ne krye te popujve te tyre per pajtim, demokraci dhe solidaritet. Ndersa Merkeli dhe Schauble nuk jane visionare por populiste te mjere, qe qendrojne ne bisht te popujve te tyre vetem per ta marre votat dhe siguruar pushtetin personal.
    Loja qe beri sidomos Schäuble dhe Merkel javen e fundit ishte e turpeshme dhe nje diktat kunder demokracise se Greqise. Marreveshja qe u arrit midis Eurogrupit dhe Greqise nuk ishte nje kompromis demokratik por nje presjon i turpeshem qe ju be demokracise greke.
    Une kam idene se Schäuble kerkon te gjermanizoje te gjithe popujt e BE-se, gje qe nuk do ta arrije, sepse BE-ja nuk do te egzistoje me ne se krijohen,sic u krijuan, te cara javen e fundit, ne boshtn franco-gjerman.Lavdi zotit qe Franca dhe Italia i treguan vendit fashistit me emrin Schäuble, qe eshte perfaqesuesi i interesave te “fashizmit te bardhe” (industrise bankare ) qe ka marre superchiro dhe qe nuk takson KAPITALIN dhe takson vetrem PUNEN.

  9. zqk says:

    Greqia eshte vend “socialist” ku nuk kontrollon dot financat e veta. Pra shteti grek shpenzon me shume se te ardhurat qe mbledh. Diferencen e merr borxh. Po per sa kohe? Koha mbaroi, duhet te vjelle ato qe ka ngrene, por me pare duhet te beje reforma qe te kthehet ne nje shtet kapitalist. Te shpenzimet hyn edhe korrupsioni e vjedhja. Te mungesa e te ardhurave te mjaftueshme hyn edhe mos vjelja e plote e taksave.
    Kjo nuk do te thote se Shqiperia eshte me mire.

  10. gregory.uk says:

    Britaniket qe jane 100vjet para europes nuk e pranuan monedhen euro jo nga urejtja qe kane per gjermanet (megjithese edhe ketu te drejte kane se gjermania e dogji 2 here europen dhe perseri po e djeg per here te trete) por e dinin si do perfundonte bashkimi monetar nen drejtimin e gjermanise. Dhe te drejte kane mjafton te shofesh francen si po katandiset pa llogaritur italine e spanjen e ca me teper fundin e kavallit greqine. Habitem se si ka shqiptare qe mbeshtesin politiken hegjemoniste te gjermanise qe indirekt po influencon jashtezakonish shume ne rritjen e borxhit publik ne shqiperi. Mjafton te shohesh bisneset shqiptare qe po mbyten ne borxhe, popullin qe po varferohet nga mungesa e likuiditetit e si pasoje mungese punesime, mungesa e te arrdhurave nga turizmi etj dhe mbi te gjitha renia drastike e nivelit te jeteses te emigranteve tane ne europe dhe mos me thote askush ketu qe emigrantet jane dembele dhe sduan te punojne . Pra keto jane pasojat e politikes gjermane. Nuk mund ti thuash ish kolonive angleze qe vete e kane fajin qe jane shfrytezuar e jetojne ne varferi pasi ishin dembele dhe prisnin cdo gje gati nga britaniket. Jo dihet qe nje shtet I zhvilluar ekonomikisht e ka kollaj te shfrytezoje nje shtet me pak te zhvilluar. Me vjen per te qeshur kur disa I kerkojne greqise qe te jene ekonomi me konkuruerse ne europe. Po cfare te bejne greket te prodhojne makina me cilesore se gjermanet, nendetese, pajisje elektrike e elektonike me te mira se zimens. Kurre greket sdo behen gjermani edhe sikur gjithe kokat e ndritura te gjermanise te trasferoheshin ne greqi. Por kjo nuk do te thote se populli grek duhet te vuaje per buken e gojes. Kinezet kane nje fjale te urte nqse do te ndihmosh dike qe ska te haje mos I dhuro nje peshk qe te shuaj urine por mesoje te peshkoje. Eshte cudi qe ne shqiptaret adhurojme te fortit megjithese ata na shkelin me kembe.

    1. Aua ;) says:

      Me fal Gregory, por ke interpretime te gabuara!
      Nuk po i kerkon kush Greqise (apo Shqiperise) qe te prodhojne makina apo rraketa. Vendet tona duhet te zhvillone ato dege te ekonomise qe jane rentabile (agro-ushqimore, turizem etj.).
      Problemi me i madh qendron tek mashtrimet, vjedhjet dhe korrupsioni, qe ne, popujt e Ballkanit, i kemi me shumice.
      Gjermania ishte plotesisht e shkaterruar dhe sot eshte lokomotive e Evropes. Me pune, disipline dhe ndershmeri mund te arrihet gjithçka. Prandaj i jap te drejte gjithkujt qe adhuron Gjermanine.
      Problemet me plao greket jane qe nga krijimi i te ashtuquajturit shtet i ri grek. Popullit grek i eshte shtrire dora e ndihmes disa here, por si te pabese qe jane, ata e kane kafshuar ate. Tashme do vuajne pasojat e pashmangshme.
      Keto pesime te grekerve duhet te jene kembana alarmi per ne.
      Sikur te vazhdonim edhe pak vite me serbo-greko-turkun Sali Mortja, do rrokulliseshim ne nje gremine te pafund! ZOTI na ndihmofte! ?

  11. Para Laci says:

    Nuk ka me darka falas per greket…. Nuk ka me ha e pi ne restorante luksoze dhe ti japesh faturen ne fund Merkel-it. Po s’patet lek te paguani faturen te pakten lani dhe fshini restorantin po as kte nuk doni te beni. Ateher ndeshkimi esht te gjeni nej pune dhe te punoni fort qe te paguani faturen ose ti nuk hyn me ne ate Restorant.

    Merkel mund te ngjasoje me nje “hitler” po akoma nuk e keni kuptuar se kshtu jane gjermanet ne pergjithsi? Te drejtperdrejte, serioz per punen qe ju esht angazhuar te bejne? Dembelat nuk duan ta kuptojne kte gje dhe ajo po mundohet tju jape nje lexion te gjithve.

    Nuk e shikoni qe investitoret po investojne ne euro tani? Sepse ka gjasa te medhaja se kina do bie pastaj e ka rradhen dollari to bie qe do zevendesohet me nje monedhe tjeter po fale bashkimit evropjane qe esht politik me ne krye gjermanin euro do te qendroje dhe sa do te lekunded euro evropa ka rezervat me te medha te arit ne bote dhe po u nevojit do e perdorin te mbeshtese Euron.

    Nuk udhehiqet evropa apo ndonje shtet tjeter me dembela – nuk i dihet, ndoshta hitleri e kishte kuptuar me kohe kte gje!!!

  12. Sala ne burg says:

    3 gjera te rendesishme i mungojne cdo gjermani sensi i humorit,ndjeshmeria dhe deshira per ta jetuar jeten atehere kur duhet jetuar duke kalkuluar qe pas 60tave eshte koha me e pershtatshme,popull akull.

  13. gigi says:

    Ai qe ka shkruar artikullin eshte shume i pergatitur,nuk ka shkruar asgje kot. kjo eshte e verteta, shtetet po trajtohen si korporata dhe demokracia ka rene.Ne organizmat mbi kombetar aksioneri me i madh ka kontrollin, dmth ne BE gjermania dhe ne FMN amerika.Per popujt me te vegjel nuk pyet njeri se jane aksioner pakice.
    Reputacioni i gjermanise eshte shkatruar, shumica e popujve evropian i urrejne qe tani gjermanet, me kohen urrejta do rritet.Ashtu si urrejne amerikanet ne bote, thjeshte sepse jane aksioner shumice qe ushtrojne kontrollin ne organizmat qe qendrojne mbi shtetet, dhe kete e bejne ne favor te tyre, sic ben cdo aksioner shumice ne nje shoqeri me aksione.Vetem se kur shtyp ata me poshte normalisht nuk mund te marrsh vecse urrejtje prej tyre, prandaj demokracia ka rene, dhe do zhduket si sistem.Korporatat do qendrojne mbi shtetet, dhe vet shtetet do sillen si korporata me te vogla…dhe te drejtat njerzve do ikin per lesh bashke me demokracine fiktive duke kaluar ne diktaturen e korporatave.Sic ka filluar te ndodh qe tani, behet nje gjyq cez me shqiperine psh, fiton cezi, merr miliona dhe i ngarkohen sklleverve pa te drejta.Kjo eshte drejtesia/diktatura e korporatave drejt te ciles po shkojme

  14. e migranti says:

    Me vjen keq qe”intelektualet dhe politikanet shqiptare qe duan te jene lider jo vetem te Shqiperise, i servilen Merkelit sic i servileshin Sultanit,Titos ,Stalinit Maos ,pse jo dhe Duces dhe Hitlerit
    Ne si popull nuk jemi mesjetar , por fatkeqesisht “intelektualet” dhe politikanet……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje