Nishani dekreton 3 gjeneralë/ MM: Shpresojmë që fryma e bashkëpunimit të vijojë dhe në të ardhmen

16 Korrik 2015, 20:13Politika TEMA

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, dhe njëkohësisht Komandanti i Përgjithshëm i Forcave tona të Armatosura, ditën e djeshme ka dekretuar tre gjeneralë brigade, në përgjigje të propozimeve të bëra nga Ministri I Mbrojtjes.

Kolonelët Vladimir Avdija, Nazmi Cahani dhe Dedë Prenga, në bazë të profesionalizmit maksimal të treguar gjatë karrierave të tyre të gjata ushtarake, merituan graden e lartë ushtarake të gjeneralit.

Ky veprim i Presidentit të Republikës vjen në një moment kyç për Forcat e Armatosura. Tre ushtarakët e dekretuar dje si gjeneralë brigade janë personalitete me kontribute të spikatura në Forcat e Armatosura si brenda dhe jashtë vendit. Gradimi i tyre erdhi pas një procesi jo vetëm ligjor e transparent, por dhe të nevojshëm për vazhdimin e përmirësimit të aftësive operacionale dhe konsolidimit të strukturave tona ushtarake.

Gjatë gjithë procesit për dhënien e gradës madhore për gjeneralët Avdija, Cahani dhe Prenga, midis institucioneve të përfshira ka pasur një frymë korrekte bashkëpunimi. Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura përshëndesin maturinë e treguar në marrjen e këtij vendimi në këtë moment kyç nga të gjithë aktorët dhe faktorët e përfshirë.

“MM dhe SHPFA vazhdojnë të shpresojnë se edhe në të ardhmen, fryma e bashkëpunimit do të mbizotërojë në vendime që kanë të bëjnë me forcimin dhe konsolidimin e strukturave tona ushtarake.

MM dhe SHPFA, refuzojnë të bëhen pjesë e debatit të ndërtuar mbi spekullime për ushtarakë me kontribut të spikatur në Forcat e Armatosura, ndërsa i qendrojnë të vërtetave të bazuara në qëndrime institucionale”, citon Ministria e Mbrojtjes pas këtij dekretimi.

4 komente në “Nishani dekreton 3 gjeneralë/ MM: Shpresojmë që fryma e bashkëpunimit të vijojë dhe në të ardhmen”

  1. komunalja says:

    A i late ndonje bakshish kamerierit?

  2. ventra says:

    doraci nuk firmosi ate qe ishte me i plotesuari vetem sepse nuk i punon gjysma e trurit,me i miri nderta ishte gjeneral xhevdet zeneli po nishani e tregoi edhe nje her qe eshte nje kapterr i perbetuar dhe i pa afte

    1. anonymous says:

      Ventra, Xhevdetit i ishte permendur emri ne shume budalliqe… Te pakten per keta qe u bene nuk ka as fjale te keqija dhe as u eshte permendur emri neper tavolina. Per ta mbyllur, mund te jete hera e pare qe jane zgjedhur gjeneralet ne baze te aftesive dhe kontributit qe kane dhene ne FA. Kush i njeh besoj se e aprovon mendimin tim. I uroj pune te mbare te tre gjeneraleve te rinj.

      1. ventra says:

        i dashur Presidenti si vleresim shikon raportet qe sjell shiu e shish keto kan qen te pastra ne rastin e gjeneral xhevdetit dhe jo muhabetet e tavolinave qe merr per baze ti qe me sa kuptohet i paske shume qef

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje