PD kundër ligjit për Arsimin e Lartë: Shkatërron autonominë e universiteteve

16 Korrik 2015, 13:44Politika TEMA

Partia Demokratike, përmes deputetit Genc Pollo, deklaroi se projektligji “Për arsimin e lartë” shkatërron autonominë e universiteteve.

“Rama kërkon të zaptojë universitetin publik dhe të favorizojë me skema financiare klientët e tij”, tha Pollo.

Sipas tij, Partia Demokratike dhe opozita do ta kundërshtojnë këtë pr/ligj.

Deklarata e PD-së paralajmëron votën kundër të opozitës në seancën e posaçme parlamentare që do të mblidhet të martën për të shqyrtuar projektligjin “Për arsimin e lartë”.

Kuvendi u përfshi nga debati, pas kërkesës së grupit parlamentar të PD-së, për tërheqjen e këtij drafti nga rendi i ditës i seancës së sotme.

Në mungesë të konsensusit, kryeparlamentari Ilir Meta thirri Konferencën e Kryetarëve, e cila vendosi qe projektligji në fjalë të diskutohet në seancë të posaçme, pasditen e së martës, ora 17:00.

1 komente në “PD kundër ligjit për Arsimin e Lartë: Shkatërron autonominë e universiteteve”

  1. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Po pse,kush e ka te zaptuar Universitetin publik ?!
    Sa i “keq” po tregohet,ky Rama !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje