Pse gënjeu Kotzias për ligjin e luftës?

16 Korrik 2015, 09:13Politika TEMA

Nga Andi Bushati

Me një ton më dashamirës, me një buzëqeshje më të ëmbël, pa nerv dhe pa arrogancë, shefi i diplomacisë greke Nikos Kotzias ka treguar megjithëatë, se së paku në një pikë, politika e jashtme e Syrizas, nuk ndryshon nga ajo e paraardhësve.  Gjatë konferencës së shtypit në Ministrinë e Jashtme ai i është përgjigjur, po njësoj atij shqetësimi që ia kanë ngritur njëzëri edhe Presidenti i Republikës dhe homologu i tij shqiptar edhe lideri i opozitës: abrogimin e ligjit të luftës. Pamvarësisht se foli për historinë, për ura bashkëpunimi dhe për mundësinë për të vërtetuar se nuk jemi në gjendje lufte, me pak fjkalë Kotzias ka thënë: “Ky ligj nuk ekziston”. Ai ka përsëritur këtë gënjeshtër të vjetër të diplomacisë greke që gjithnjë në Tiranë flet me një gjuhë të ndryshme.

Por në fakt nuk është kështu. Vërtet në vitin 1984, kur Shqipëria ishte ende nën regjimin komunist dhe kur Enver Hoxha sapo kishte shkruar librin e tij të famshëm “Dy popuj miq”, ish kryeministri socialist Papandreu mbajti një fjalim ku tha se vendi i tij nuk kishte pretendime territoriale ndaj Shqipërisë. Vërtet tre vjet më vonë qeveria e tij e shfuqizoi ligjin e luftës. Vërtet në vitin 1996 ish presidentët Berisha dhe Stefanopulos nënshkruan në Tiranë Traktatin e Miqësisë dhe Bashkëpunimit. Por megjithëatë Athina nuk e kanë abroguar ligjin e luftës me Shqipërinë, të firmosur në vitin 1940, thjeshtë sepse trupat italiane që i pushtuan po kalonin nga vendi ynë gjithashtu i pushtuar prej një viti. Nëse qeveria e Papandreut e ka shfuqizuar që prej afro tre dekadash këtë ligj, parlamenti grek nuk e ka votuar asnjëherë atë. Këtë gjë e vërteton edhe një dokument që po qarkullon prej dy vjetësh në mediat tona dhe që për hetë të parë e ka botuar gazeta “DITA”. Sipas tij, në qershor të vitit 1999, ambasada shqiptare në Athinë i ka dërguar një shkresë Ministrisë së jashtme greke ku e pyet për të famshmin Ligj të Luftës. Dhe merr përgjigjen se ai nuk është shfuqizuar (shiko poshte Lajme/ Lapsi.al).

Nxjerrja në dritë e këtij dokumenti autentik i ka bërë shumë nga nacionalistët radikalë shqiptarë të shohin skenaret më të zeza: pse grekët na e dhanë këtë përgjigje pikërisht në atë vit kur shteti shqiptar qe më i dobët se kurrë dhe në kulm të krizës kosovare? A janë grekët po ata të njëjtët që sollën njerëz të armatosur gjatë trazirave të vitit 1997? A na e tundin para syve këtë ligj si kompensim për Vorio Epirin që nuk e harrojnë kurrë? A na e mbajnë si shantazh për kufijtë që nuk kanë dashur të na i njohin kurrë, as në vitin 1913, as në konferencën e paqes në Versajë pas luftës së parë botërore dhe as në atë të Parisit pas luftës së dytë botërore?

Ky enumeracion i pjesës ekstremiste të nacionalizmit shqiptar mund të vazhdonte pa fund. Por ai sot ngjan anakronik dhe i pakuptimtë. Ashtu si Greqia edhe Shqipëria sot është një vend i NATO-s dhe risqet për të janë minimale. Por problemi qëndron tjetër kund. Qëndron në atë që kreu i opozitës Lulzim Basha (po po Lulzim Basha, ai që ka nënshkruar marrëveshjen e kufirit detar me ish homologen e tij Bakojanis)  e tha sot me zë të fortë në takimin e tij me shefin e diplomacisë greke. Ndryshe nga politikanët e tjerë, ai paraqiti në sy të mikut të tij edhe arsyen e vërtetë se pse Greqia bën këtë lojë të dyfishtë me ligjin e luftës. Kjo i pengon qytetarët shqiptarë të rimarin pronat e tyre të sekuestruara në Greqi, i tha Basha, ballë për ballë Kotzias.  Dhe sipas pretenduesve shqiptarë bëhet fjalë për prona të mëdha të afto 800 familjeve shqiptare që, sipas përllogaritjeve të tyre, në atë kohë vlenin 400 miljonë dollarë. Kuptohet se sa kushtojnë ato prona sot dhe sepse Athina vazhdot ti konsiderojë ata që i ka zhvatur, si bashkëpuntorë të pushtuesve.

Pikërisht kjo është edhe arsyeja reale se pse ministri i jashtëm i Syrizas, mbajti të njëjtin qëndrim si ai i apararadhësve të tij. Pikërisht për këtë ai vazhdoi të përdorë gjuhën e dyfishtë dhe hipokrite duke thënë në Tiranë se ky ligj nuk ekziston, ndërkohë që ai ruhet e bardhë mbi të zezë, në arkivat e godinës që ai drejton në Athinë.

Lapsi.al

23 komente në “Pse gënjeu Kotzias për ligjin e luftës?”

  1. Sa bosh says:

    Sa shume qenka lodhur Bushati per te argumentuar gje qe mund te argumentohet me më pak se një paragraf! Për më tepër, kur vija kufitare detare e firmosur nga Basha (gorani) eshte pjese e ekuacionit, por që e eklipsin me argumentin e pronave

  2. fshatari says:

    Bushat qenke bere kronikan i Bashes?hahaha

  3. s.h. says:

    Ne sezonin e veres , ne pergjithesi gazetaria vuan per lajme…Megjithate nje gazetar i vjeter si Bushati nuk mund te gjendet ne pune me kumtesa te tilla…dmth. meqe erdhi ministri jashtem grek , te bejme nje lajm…Permend Bushati nga Papandreu tek Bakojani e plote te dhena, por harron dicka kryesore …e cila vlente te komentohej, por ne se do behej nje gje e tille, e drejta mund te anonte nga shteti grek..Ligji luftes ka per ” urdherues ” mbretin e Greqise dhe parlamentitn grek…Greqia nuk ka me mbret, keshtu , sipas grekeve, parlamenti nuk ka se cfare urdheri te abrogoj….

  4. batoni says:

    Shkrimi Bushati eshte i drejte me nje lapsus ose devijim te Bushatit nga e verteta: “po po …Lulezi Basha…Ndryshe nga politikanet e tjere…, paska ngritur zerin er ligjin e luftes. A thua se Lulezim Basha eshte me patriot? Kete e verteton popo-ja e Bushatit me larte. Ligji i faljes detit shkon ne ullukun e ligjit te luftes, por kesaj radhe me paqe. eshte njesoj si ajo qe i thote Ismail Qemalit zvministri jashtem britanik: ju e falet vete Shkodren! Prandaj Bushat nuk ja ngrohe dot pendet Lulezim Bashes se i eshte konsumuar yndyra ne pune te tjera dhe eshte njomur shume.

  5. NO PASION says:

    MBAJTJA E LIGJIT E LUFTES NUK LEJON KTHIMIN E PRONAVE POPULLSISE CAME??HAJDE BUSHAT HAJDE …NE JALE KA SHKUMA PARTI DHE BEN MIRE TE MARESH PJESE PAS NJE SEZONI STRESI…POPULLSINE CAME NE MENYRE TE PADREJTE ,KOLEKTIVISHT E KANE PERFSHIRE NE BASHKEPUNTORE TE NAZIZMIT E PER PASOJE NE BAZE TE LIGJEVE TE SANKSIONUARA NE OKB…U JANE SEKUESTRUAR PRONAT …SA PER BASHEN AI U FALI TERITORIN ME TE PASUR ME NAFTE MIQVE TANE GREKE …E TANI KERKON ATE QE E DI MIRE SE SA E KOMPLIKUAR ESHTE…BUSHATI NA KUJTOI ENVER HOXHEN NE KONGRESIN E 81 PARTIVE NE MOSKE QE SIPAS PERRALLAVE TE KOMUNISTEVE….. IA PERPLASI NE FYTYRE ( HRUSHOVIT $ KOTSIAS)…CUDITI NJE BOTE TE TERE…

    1. Skorpionsi allvaniqes says:

      Mos na shit pordhe o injorant qe te dukesh si i mencur….
      Ekzistenca e ligjit te luftes zyrtarisht ne fuqi, shkakton po ate, ndalimin e kthyerjes te cfaredolloj prone kundershtarit

    2. Veshguesi says:

      Pergjigje NO PASIO-it :
      argumenti juaj eshte nje trill greke. Nuk ka asnje denim kolektive te shqiptareve te Çamerise sipas ligjeve te OKB qe ju thoni. Ka vetem nje gjyq ne munges te çameve te debuar me 1946, ku shteti grek ne ate kohe ka denuar vetem 1930 persona nen pseudo akuzen per bashkepunim me okupatorin. Edhe ky akt i pa precedent i drejtesise greke ku edhe femije 4-8 vjeç figurojne ne listen e denuar vetem se ata ishin trasgimtare te pasurive te medha. Ky gjyq eshte abroguar sipas kushtetutes greke dhe sot nuk ka asnje denim ne fuqi qe pengon çamet te gezojne pasurit e tyre. Shqiperia e ka dokumentuar dhe ka rezuar me fakte ligjore kete abuzim grek gjate bisedimeve te para per Çeshtjet Pasurore me 1995. Eshte vetem Ligji i Luftes meqense çamet figurojne sot si shtetas shqiptar sidhe qendrimi politik grek i deri tanishem qe u mohone kete te drejte univesale-Pronat çameve dhe shqiptareve te tjere! Greket kane lozur dhe vazhdojne te vjedhin e pervetesojne pasurit shqiptare por eshte e sigurt se sa me shume ta shtyne dhe te mospranojne realitetin, aq me shume do ta kene dhimbjen financiare ndaj Çameve qe do te kene mbrojtjen nderkombetare. Shteti shqiptare duhet te adresoj problemin sa me pare ne BE qe ty kerkoje zyrtarisht dhe me afat kohore abrogimin e ligjit absurd te Luftes me Shqiperine qe greket me qellim e mbajne ne sirtar qe te pengojne qofte edhe indivit kur ju jane drejtuar gjykatave greke dhe jo ashtu sic mashtroj perseri Ministri i Jashtem Greke dje ne Tirane. Duhet ti jepet fund kesaj maskarade apo skandali politiko-diplomatik midis dy shteteve.

  6. Para Laci says:

    O Bushat, esht pikerisht kjo arsye pse greket e kane akome ligjin e luftes me shqiperine prap ne fuqi sepse nuk e kan per detyre te negocjojne as troje e as prona. Po faj kan edhe gazetaret tane qe nuk bejne pyetje me te drejtperdrejta psh pse nuk i lejoni camet e vjeter te shkojne e shohin pronat e Vjetra? Pse nuk i lejojne gazetaret shqiptare aty? Pse pse pse… Ta vejne me shpatulla per muri barkalecin grek Cameria kurr nuk do behet pjese e shqiperise me po te pakten greket duhet pranojne genocidin tju jape cameve pashaporta greke dhe demshperblimin e duhur. Ai thote mos te jemi te burgosurit e historise por ne fakt te gjith paraardhsit e tij greke duken qe qekan lidh me zinxhir me te shkuaren se te gjith ata po na japin te njejten pergjigje per ligjin e luftes. Nejse tani te gjith greket do jetojne me qira ne shtepine e tyre se do duhet te shesin cdo gje qe pervetsojne qe te shlyejne borxhet. Dhe kjo mund ti beje greket te kene pak me shum ndergjegje per ne ose mund te perfundojne si qen te eger nga zemerimi se humben gjithcka.

  7. alex says:

    Kjo pra eshte fatkeqesi dy standartet nje Europe me solidare ama kur vjen puna te komshiu me i dobet ndrhshojne standartet

  8. Gjaton Toroveci says:

    Shprehja e pwrdorur nw shkrim: “nacionaliste radikale shqiptare” nuk qendron.Kjo per arsyen e thjeshte sepse ne ne pergjithesi vuajme nga mungesa e nacionalizmit e jo me te kemi nacionalizem te ndare ne te zbutur dhe radikal.

  9. ZahoKoka says:

    Mire mor mire, Greqia e mban ligjin e luftes me Shqiperine sepse nen rrogoz na qenkan pronat e 800 familjeve shqiptare te deportuara nga pronat e tyre.Po Shqiperia perse e krijoi dhe e mban ne fuqi ligjin 7501 te shpronesimit pa kushte te pronareve legjitime. KONKLUZION: Ne Ballkan hajdutet kane nje surrat dhe nje tabjat!

  10. Akilis says:

    Nje gje eshte e qarte me mere shtet qe quhet Albanian qe as te deklaroj qe Italian eshte Avogado I Shqiperise,Turqia vellai I Madh Duke mohuar no vetem krimet 500.vjecare,por me e media qe armikun e ketij Vellai te Madh Jeorgios Kastriotis e quani “Hero Kombetar”!Ne fund te fundit Spiro eshte djepi I kultures Helene she Evropiane she nuk eshte pjese e vendit tuaj te quajtur Albanistan.A do I qe ate ku mini interest armiqesore te respect onion “historine”dhe kur te there Kane te drejte most te respektohet?

  11. faro says:

    Informacioni eshte i sakte.

  12. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Ekzistenca e ligjit te luftes,eshte dobesi e politikes shqiptare.
    Asnje bisedim,per percaktimin e kufinjve detar,pa abrogimin e ligjit te luftes.
    Qendrimi “dashamires” i ministrit te jashtem grek,me shume ishte nje karagjosllek i tij se qendrim i Athines zyrtare.
    Eshte e pranushme se kete rradhe “faja” kishte rene nga “fiku”,nuk erdhi me autoritetin e ministrit qe perdor operacionin “fshesa”,sepse nuk ka nevoj,per nje te tille.
    Jo shume larg,do jemi ne pritje,jo vetem te ministrit te jashtem grek,por edhe te refugjateve,te ketij vendi.
    Ne ato maja ripa ripa,me erdhi rradha dhe ta zbrita !

  13. Akilis says:

    Me kete vend qe quhet Albanistan, I krijuar ne 1912 nga te tjeret dhe per te tjeret, eshte njesoj si te thuash qe Turqia me vendet arkeologjike eshte nje vend I lashte!
    Ashtu eshte edhe me kete vend me identitet Greke dhe te pusht uar nga armiqte e ketij kombi Ilyro Epirote qe nuk kane dinjitet, as histori kur quajne vellezer armiqte e Jeorgios Kastriotit Orthodoks.
    A nuk eshte Epiri nje nga vatrat e kultures Helenedhe Evropiane?
    Qe kurre doni ta quani kete vend me identitet Oasmane dhe I krijuar nga asqere me ndergjegje Turke vendin tuaj?
    A nuk duhet te respektohet Historia dhe te luftohet per te vetem per nacionalizmat deshirat e njerezve qe shkojne me qindra per te luftuar per armiqte e ketij kombi te vjeter ne shtete Arabe?
    A kini bere pyetjen qe po mos te qe perkushtimi Evropiane ketu ne Albanistane jo vetem me mijera do shkonin por asnje Hoxhe dhe trushpelaret e tyre nuk do arrestohej por do zhduknin ata qe nuk jane te besimit te tyre Musllumane.
    Per ke Shqiperibehet fjale?

  14. Spartaku says:

    Ti Bushati je nje hien qe nuk e ke shokun.Qellimi yt ne kete artikull eshte ti ngresh pristigjin e rrezuar ne 21 qershor Lulezim Bashes.Por dielli nuk zihet me shosh.Basha eshte fajtor kembe e koke per ujrat teritoriale te shqiperise.Sa do qe ti kerkon te mbrosh, ai do te jap llogari bashke me ty para drejtesise se kjo eshte tradheti kombetare.

  15. Spartaku says:

    Tani qe i ke bere qejfin lulezim Bashes ti pseudogazetar,vrapo drejte tij te marresh shperblimin.Servil.

  16. Jimi says:

    Bucati na qenka egzaltuar nga deklarata e Bashes qe ja paska “perplasur” ne fytyre Kociut ligjin e luftes!?
    Bucat mos u egzalto kaqe shume me Bashen,se mos te te bie zali!!
    More zorzop po te pyes ty edhe Bashen. Per 8 vjete ne qeverisje si nuk ju premtoj nje here koha qe ta ngrinit kete problem kaqe madhor per Shqiperine e per shqiptaret para qeverise e diplomateve greke?
    Ke te drejte! Atyre vertet nuk u tepronte koha qe te mereshin me kete ligj kaqe “ordiner” sic isshte ligji i luftes, pasi ata po mereshin ne ate kohe me ligje “shume te rendesishme”, si ai i dhurimit te siperfaqeve detare shqiptare, Greqise! konvertimin e skeleteve te varrezave shqiptare, ne skelete te ushtareve greke “te rene ne lufte per clirimin e Greqise” dhe ngritjen e memorialeve madheshtore per ta, ashtu sic e do nderi i Gerqise!? dhe jo nje por disa varreza, te ndertuar per ushtaret greke, me skelete shqiptaresh te marre hua!
    Ata ishin te preokupuar qe te kenaqnin orekset e Janullatosit, per ndertimin ne te gjithe Shqiperine te kishave te stilit greke, duke tjetersuar identitetin dhe traditen shqiptare ne ndertimin e kishave dhe c’eshte me e bukura keto kisha u ndertuan edhe atje ku nuk ka patur asnje gjurme te tyre, ku ne keto zona banojne vetem muslimane, sic munde te jete krahina e Skraparit!?
    Nuk po permende dote me shume bema te tjera te Baces e qoftlargut se bemat e tyre nuke kane te sosur!
    Egzaltohu Bucat, edzaltohu!

  17. Po cfare te thuash per kete andi Bushatin qe nuk di te pushoje se beri gafa me qellim perfitimi reciprok.
    O idiot: nese ne konferenca per mediat preket ligji i luftes dhe kthimi i pronave cameve, kupohet se ne bisedimet zyrtare ai eshte ckoklavitur teresisht.
    Ministri i jashtem nuk eshte halldup, ndersa punekoti Basha nuk mban pergjegjesi per cfare ai thote, e qe duhej ti thoshte kur ishte minister i jashtem, etj., etj., ai qe shiti Detin te mafia dhe zyrtaret e Greqise dhe BE.
    Po ti cfare qari ke, o Andi Kapat?
    E mjera Shqiperi.

  18. arjan says:

    Po c’mund te thote e c’mund te beje dhe Kote-ziu vletresoje qe nga emri Koti.., ne kushtet financiare shteterore qe jane, ja kerkon politika e tyre te therrasin ndihmen e patriotizmit, as ka bere keshtu dhe saliu, por me nje ndryshim se keta Kotet e greqise kur vjen puna per eladhen, nuk te falin as qimen, ndersa keta tanet shesin edhe plaken e tyre. As beri keshtu nano me rezoluten per c’eshtjen came qe e thuri diten parlamenti rezoluten dhe funderrina nano e shqepi naten!!! Po saliu c’mund t’i bente me keq ketij vendi qe ja fali territoret si te ishin qime nga g..pi i sheqeres. Por kujdes ju partiotet e radhes se greku e ka pase dhe e ka me te futme, e ka gishtin e keq, ta njec kujdes!!! oreee!

  19. askushi says:

    O Bushat. Pse nuk thua qe nje komitet cam te dilte dhe ta takonte dhe te diskutonte per problemet? Pse?
    Shife se kur te kaloje nje jave do fillojne te flasin mashtruesat qe duan te perfitojne, sic bene kur erdhi Nikola Gejxh.
    Jo mor bab, kur te vjen fol, atehere duket trimeria, guximi, drejtesia e ceshtjes. Pse kur vjen nuk flet asnjeri. Pse, Se mos je i dhier apo pse.

  20. komiti says:

    shif shqiptaret!
    si langare!
    duan ti fitojn gjerat qyl!
    nuk hiqet ligji i luftes me te lutur o shqipkare!
    greku e mban ate qe t ju shtyp!
    hiqet me dhun ai ligj.
    greku e heq nga e keqja!
    shtrengojani edhe ju lakun grekut,beni marrveshje dypalshe me turqin ku te cilsohet qe cdokush qe cenon prek apo rrezikon shqipnin ka hesape automatikisht edhe me turqin,dhe masanej do ta shifni po nuk e hoqi greku ligjin e luftes sepse del qe esht ne luft edhe me turqin masanej..
    po kush do e bej kter shqiptaret a?
    shqiptaret jan komb bythqim!
    edhe ate pak ushtri e armatim qe kishin e prishem dhe vajten kegreku si capi ke kasapi.

    1. askushi says:

      Po mire e ke ti po sikur te ta fusi Turku si 500 vjet. Nga ana tjeter po sikur greku ti thote Rusit prap si 500 vjet.
      Po pse keshtu do vazhdoje. Car iku iku. I vdekuri me te vdekutin te gjallet me te gjallet.
      Me thuaj po qe se eshte ndryshe. Atehere je i pavdekshem

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje