Shoqet e 20-vjeçares që u vetëvra: Ne e dinim se donte një djalë, jo vajzë

16 Korrik 2015, 09:09Politika TEMA

Policia ka nisur hetimet tashmë për zbardhjen e vetëvrasjes së studentes 20-vjeçare Ida Xherahu.

Hetuesit kanë marrë në pyetje tre shoqet e viktimës, me të cilat ajo jetonte në një shtëpi me qera.

Ato kanë thënë për policinë se nuk kishin vënë re ndonjë sjellje të çuditshme të shoqes së tyre.

Sipas tyre, 20-vjeçarja u kishte thënë se kishte të dashur, por ai ishte djalë, jo vajzë.

Edhe pse, sipas tyre, ajo nuk ua kishte prezantuar asnjëherë të dashurin.

Ne e dinim që ajo ishte në një lidhje dashurie, por me një djalë.

Nuk e kishim idenë që ajo mund të pëlqente femrat.

Të paktën jo në këtë formë.

Nuk e dimë emrin e djalit që thoshte se e kishte të dashur.

Nuk na e kishte thënë, madje as nuk na e kishte prezantuar.

Por, që të dashurontë një vajzë këtë nuk e kishim menduar asnjëherë dhe nuk na kishte lënë të dyshonim për këtë”, mësohet se kanë thënë vajzat, raporton Panorama.

20-vjeçarja kishte lënë një letër sqaruese, ku përmendej emri “Xhoi”.

Për momentin, policia nuk ka arritur ta identifikojë vajzën që përmendet në letër.

2 komente në “Shoqet e 20-vjeçares që u vetëvra: Ne e dinim se donte një djalë, jo vajzë”

  1. Shiko lart says:

    Xhoi eshte emer qeni.
    Si rrjedhim, vajza na peskerkesh dashur nje kafshe.
    Si rrjedhim i metejshem, vajza ishte zoofile dhe jo lezbike.
    (Hajde arsyetim, hajde).

  2. albi says:

    Lerini te vdekurit te prehen ne paqe! Cfare fituat se e bete publike kete leter? Sa i shtoni familjes dhe nje dhimbje me shume

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje