Vonesa e deputetëve demokratë për mbi 30 minuta në mbledhjen e Komisionit parlamentar të Shëndetësisë, ka bërë që kolegët e tyre socialistë të largohen nga salla e mbledhjeve.
Komisioni do të diskutonte mbi draftin e Qeverisë mbi Arsimin e Lartë, por deputetët demokratë ishin në mbledhjen e përjavshme të Grupit Parlamentar, cka ka sjellë edhe vonesën e tyre në komision.
Nënkryetarja e Komisionit parlamentar të Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale, Klodiana Spahiu ishte e para që la sallën dhe që sqaroi për mediet përse deputetët braktisën komisionin.
Ndërkohë kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi e cilësoi skenar të qëllimshëm për të kaluar në seancën e së enjtes draftin për qendrat spitalore pa u diskutuar në komision.
Komisioni i Shëndetësisë është komision këshillimor për Ligjin e Arsimit të Lartë pasi përfshihen edhe Fakultetet e Mjeksisë dhe Shërbimi Spitalor.