DETAJET/ Policia zbardh emrat e grupit të drejtuar nga Admir Tafilaj dhe ekzekutimet e kryera nga banda e vrasësve me pagesë

15 Korrik 2015, 17:37Politika TEMA
DETAJET/ Policia zbardh emrat e grupit të drejtuar nga Admir Tafilaj dhe

Policia ka zbardhur krimet e grupit të drejtuar nga burgu, nga Admir Tafilaj.

Mbi këtë grup rëndojnë disa vrasje dhe tentativa vrasje.

Sipas policisë, 8 nga anëtarët e bandës tashmë ndodhen të arrestuar, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

Deklarata e plotë e policisë.

Sektori për Krimet e Rënda ndaj Jetës dhe Pronës, pas një pune intensive hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda dhe Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, finalizoi operacionin e koduar “EPILOG”.

Në kuadër të këtij procedimit penal, të vitit 2015, të Prokurorisë për Krimet e Rënda dhe procedimit penal të vitit 2011 të Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, është bërë dokumentimi dhe goditja e veprimtarisë kriminale e grupit të strukturuar me 9 të arrestuar, 4 në kërkim:

Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, më datë 11.02.2015 arrestoi shtetasin e shpallur në kërkim Alfred Qefalia dhe më datë 15.02.2015 është arrestuar shtetasi Kristi Pine, si të dyshuar për disa vepra penale të ndodhura në disa qytete të Shqipërisë.

Pas punës së bërë nga ana e strukturave të hetimit të krimeve të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë u dokumentua veprimtaria kriminale e 10 personave të implikuar, nga të cilet janë arrestuar 8 prej tyre, shpallur në kërkim 2 si dhe vazhdon puna për dokumentimin e veprimtarisë për 3 persona të tjerë.

Në përfundim të hetimeve rezulton e provuar se me porosi të shtetasit Admir Tafilaj ndodhën këto ngjarje:

Më datë 25.06.2014 është kryer vrasja e shtetasit Brahim Mani në Shkodër nga shtetasi Kristi Pine.

Gjatë nëntorit të vitit 2014 shtetasi Kristi Pine ka marrë porosi nga shtetasi Admir Tafilaj për të vrarë shtetasin Leonard Murataj, kundrejt një shume prej 50.000 euro.

Shtetasi Leonard Murataj është ekzekutuar më pas nga persona të tjerë në qytetin e Durrësit.

Më datë 04.09.2014 me porosi të shtetasit: Adrian (Isuf) Uzuni, shtetasit Kristi Pine dhe Alfred Qefalia kanë tentuar të vrasin me armë zjarri shtetasin Edmond Çakmashi.

Më datë 04.12.2014 nga shtetasi Fatos Koka i është dhënë porosi shtetasit Kristi Pine për të vrarë shtetasin M. L. për shkak të një konflikti pronësie të ndodhur në vitin 2010 në qytetin e Tiranës midis shtetasit M. L. dhe fisit Koka.

Gjatë hetimeve paraprake janë arrestuar shtetasit:

Në përfundim të hetimeve është bërë e mundur ndalimi i shtetasve:

Në kuadër të Procedimit Penal, viti 2011, i rifilluar i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, është bërë ekzekutimi i urdhërit të Prokurorit për ndalimin e shtetasit:

Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni u bë shpallja në kërkim dhe punohet për kapjen e shtetasit:

Vazhdon puna në bashkëpumin dhe me Prokurorinë për Krime të Rënda Tiranë, për kapjen e tre anëtarëve të tjerë të dyshuar të këtij grupi kriminal.

Ata janë shtetasit me inicialet J.G., K.XH. dhe F.G.

Grupi kriminal ka patur tendencë për kryerjen e veprave penale si: “Trafikimi i narkotikëve”, “Trafikimi i armëve dhe municionit”, “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, “Vrasjes me paramendim   “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municionit”, “Krijimit të grupit të strukturuar kriminal”, dhe “Kryerjes së veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal” të parashikuara nga nenet 283/a, 278/a , 78/2 e 22, , 278/5 ,  333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.

Materialet proceduriale do t’i kalojnë për kompetencë Prokurorisë për Krime të Rënda Tiranë.

6 komente në “DETAJET/ Policia zbardh emrat e grupit të drejtuar nga Admir Tafilaj dhe ekzekutimet e kryera nga banda e vrasësve me pagesë”

  1. koco says:

    Nuk eshte per tu cuditur ne se ky del krahu i te forteve te vrasjeve e hedhjeve ne ere te objekteve me tritol e te tjera aktivitete kriminale , prane Saliut e ne mbeshtetje te ketyre teroristave.

    1. Gregor says:

      Jam dakord, por mund te shtosh edhe dicka tjeter. Eshte e pamundur qe ky grup te mos dije se kush e vrau bankierin Santo. Do ishte vertet cudi. Bandat e njohin njeri tjetrin, por edhe vrasesit me pagese e njohin njeri tjetrin, e dine konkurencen. Vetem nese ka urdher nga lart per te mbyllur dosjen Santo.

  2. Lani says:

    Si shume futen e dalin burgjeve. Po mendoja me vete ne jemi akoma shumica ne qe s’kemi qene ndonjehere brenda? E kam fjalen edhe per jashte shtetit.
    Po pati ndonjeri statistika te tilla te na i jape.

  3. qeveria i mbane keta kriminela dhe i ushqene me taksat e popullit si dhe taksat e personave qe jane demtuar prej ketyre kriminelave te pandreqshem ,sepse u jepe leje per sjellje te mire kure eshte kohe votimesh. pra i tere ky kontigjent kriminelash qe e meritojne pushkatimin mbahen se i duhen kriminelave te sotem qe drejtojne politiken e shqiperise, e leshuan para kohe nga burgu vrasesin e turistave ne veri ,e leshuan edhe babane qe vrau foshnjen e tije ,valle cfare duhet te ndodhe tjeter ne shqiperi prej batakcinjeve politikane e prej kancerozeve te drejtesise ,qe me ne funde te ngrihet shoqeria civile e te beje presion te fuqishem per ta detyruar politiken shqipetare te futet ne binare,veriu po zbrazet po ikin shqiptaret po marin aratine,burgjet po mbushen me fatkeqet qe kultivojne mariuanen si i vetmi burim fitimi ,A KA ME NJEREZ TE PASTER DHE ATDHETARE SHQIPERIA QE TE NGRIHEN SI URAAN E TE FSHIJNE NJE HERE E MIRE NGA FAQJA E DHEUT KETE KLASE TE FELLIQUR POLITIKANASH KU JANE BASHKUAR ZUZARE VRASES MATRAPAZE DHE I KANE ZENE FRYMEN NJE POPULLI TE TERE. NGRIHUNI DHE DEBOJENI DHE KETE QEVERI TE PESHTIRE E DESHTAKE , 2 VJETE DHE ASNJE POLITIKAN MILIARDER I SUPER VERTETUAR SI HAJDUT NUKE VIHET MBRAPA HEKURAVE , QEVERI E DESHTUAR 100&.

  4. Albi says:

    Do e mari ne analize dikush se si ka mundesi qe jane bere burgjet si celula krimi .Megjithese ne liri te kufizuar bejne kerdine , vaj halli c fare bejne kriminelet qe jane ne liri te plote .Po kur nuk mbani dot ne kontroll keto mostra qe i keni ne vezhgim 24 ne 24 si i behet me tej .Me sa duket do presim deri sa te ndergjegjesohen militantet e ta bejne mire punen .A u dhjefsha mu ne shtet .Rumpalle nga te gjitha anet. Mbureni si kofini pas te vjelit .Ju duhet te jepni llogari qe nga Ministri e deri te gardiani me i fundit i burgut ,Po cfare prisni apo kur te japin urdherin per ju vete .

  5. marie says:

    ky quhet DEGJENERIM….ku je o te marrça te ligat,ngrihu nga varri!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje