Çdo fjalë apo aludim i politikanëve të lartë të vendit, qoftë ky serioz, apo edhe me gjysëm humori apo ironie, kthehet automatikisht në një temë diskutimi në rang kombëtar. Më shumë se diskutim, është në fakt një zhurmnajë në kufinjtë e thashethemit. Sepse faktit që kryeministri Rama përmendi mbrëmë refuzimin e një të ftuari në darkën e Iftarit, me arsyen e të qenit ateist, shumëkush u mor me kartën e identitetit të “ateistit”, më parë sesa me motivin e mungesës së tij në darkën kryeministrore.
Për t’u fokusuar tek arsyeja, më shumë sesa tek kolegu gazetar që sot përflitej si personi refuzues, duhet thënë më së pari, se të mos shkosh në darkë të kryeministrit, nuk ka pse të përbëjë asnjë lajm. Aq më pak të nivelit kombëtar. Kjo tregon vetë që mediat po e ulin nivelin e informimit në standartet e rrjeteve sociale ku zakonisht përtypen llafe pazari, e jo se ka ndodhur ndonjë hata e madhe.
Së dyti, e më e rëndësishmja, është krejt e arsyeshme, e pse jo edhe e dobishme, që persona të cilët nuk e gjejnë veten brenda formatit dhe mesazhit të festave fetare, të mos i frekuentojnë ato. Kjo është hiç më pak, sesa zbatimi në praktikë i parimit të madh të lirisë personale. Festat fetare kërkojnë njerëz të sinqertë nëpër sofra, jo hipokritë të sjellshëm që buzëqeshin majtas-djathtas në mënyrë false.
Ka kohë që në Shqipëri konsiderohet si sakrilegj, si kundravajtje morale e shoqërore, të qenit ateist. Ky është skaji tjetër i litarit të ateizmit shtetëror, që na u imponua nga diktatura komuniste, për rreth një çerek shekulli. Të jesh sot ateist, do të thotë të jesh jashtë mode, nostalgjik i diktaturës, madje edhe bosh e i mërzitshëm. Në të kundërt, të jesh besimtar do të thotë të jesh në rregull me “standartin”, të jesh njeri i mirë, i pranueshëm për të tjerët dhe konform kuadratit të vlerave që predikon sot ditën dhe natën, një dispozitiv aspak i vogël institucionesh religjioze dhe mediumesh fetare të të gjitha llojeve.
Kjo e ka vënë padyshim në vështirësi ateistin e darkës së Edi Ramës, por edhe mijëra të tjerë si ai, të cilët prej vitesh kufizohen me oponencën pasive, në një ambjent që i ka dhënë statusin e lebrozit, të gjithë atyre që guxojnë të thonë se nuk e gjejnë përgjigjen duke ngritur kokën lart. Së treti, kjo puna e ceremonive ku përzihet politika me fenë, është gjithmonë një copë e qepur me pe të bardhë. Askush nuk e ve në dyshim elegancën e Edi Ramës në të tilla raste, as oratorinë e tij të njohur, apo edhe sensin e përkujdesjes maniakale ndaj detajeve. Por kur një politikan mban fjalim për Iftar apo Krishtlindje, është thuajse gjithmonë një ushtrim i vështirë dhe i pagjetur ekuilibri. Tamam si ato deklaratat mallëngjyese që klasa politike jep në dyert e kishave e xhamive, kur këto të fundit festojnë kalendaret e tyre religjioze.
Prandaj, personi që ka refuzuar darkën e Ramës, nuk kanë bërë asnjë mëkat, përtej refuzimit të një ftese dashamirëse nga kreu i qeverisë. Shqipëria ka shumë festa. Është mirë që ata që nuk besojnë të mos ftohen më në festa fetare dhe që gjithçka të mbyllet me kaq. Sepse çeshtja e besimit është duhet të mbetet një aferë personale, jo një gumëzhitje gazetash e rrjetesh sociale. Lereni të qetë “ateistin” e darkës së Ramës, kushdo qoftë ai…
Javanews.al
Mos beni lajm nga Muc Kot Pordha.
Kjo eshte e mira e tolerances Shqiptare. Kush do vjen, kush s’do s’vjen! Nuk ndryshon asgje mes nesh!
Po ashtu eshte por politikanet tane si Rama,Berisha e te tjeret e bejne per kredo politike se ne vetevete jane me ateiste se ateisti he fjale.Besimi renjoset qe ne vegjeli e Jo kur kalon moshen si keta te cilet me te shumtin e jetes e kaluan ne nje shtet ateist.Budalla ishte papa qe thoshte me jepni femijet nen 7 vjec e pasaj me vone ndrojani bindjen dhe puna e ketyre politikanve te thekur fetare te erdhur nga monizmi.
bukur!
Skender, ATEIS ishte edhe Abrahami sepse ai nuk besonte ne shume zoter ashtu sic besonin per mijra vjet para tij bashkekombasit e tij dhe brezat para tij.
Abrahami ‘besonti’ ne Zoti I tij prandaj u quajt edhe Zoti I Abrahamit. E besuan Abrahamin edhe te tjere pak nga pak dhe te gjithe keta pasues te Abrahamit u quajten ATEISTE nga bashkekohesit e tyre.
Abraham ose Ibrahim do te thote ‘njeri qe i besohet’ dhe keshtu rrefenjat e tij u besuan nga ata qe u quajten ATEISTE te asaj kohe.
Tani kushdo qe nuk beson ne Zotin e Abrahamit quhet ATEIST. Edhe Ajnshtajni eshte nje prej ATEISTEVE te sotem sepse nuk beson ne Zoti I Ibrahimit.
Ateiste do kete gjithmone, per aq kohe sa do te kete besim fetar.
bote e cuditshme:
-kemi ATEISTE qe besojne tek syri i keq e qe duhet te mbash ndonje huder ne xhep per cdo eventualitet
-kemi BESIMTARE qe bejne mizori pas mizorie si puna e ISIS
cfare tha mor se kom mor vesh…
ATEIST… Nicja ka thene qe zoti eshte
nje anomali per mendimtaret,,,, zoti thote mos
mendo por beso,, TEIST.
JU PASKENI DAL KOMPLET JASHT SHINAVE !
DHE CDO TE THOT KJO ?
PERBEN KJO VERTET NJI TEME APO THJESHT NJI MUHABET KAFENEJE PER SHQIPTARET ?
O TEMPORA O MORES
C’ESHTE DUKE DISKUTUAR AI POPULL .
O JU TE MJER ,PASKENI RRESHQIT KEQ
Po more po!Por po na gjen te papregatitun islamizmi,sikur edhe komunizmi,nga ju ateistat.Nuk e lexoni historine me objektiv te kjarte.Edhe Berishen ne emer te kesaj lirie e toleruet e ritoleruet.Jo tymi,por flaka po na djeg mollaqet e ju,…Eej perendimi edhe pse mund te jene sekularist,e gia vacinatto
Eshte e vertete dhe te ben te ndjehesh keq kur sheh se politikanet bejne gare kush te jete me shume i pranishem ne te gjitha ziafetet fetare te te gjithe besimeve, duke bere politikanin hipokrit, qe vertet duket sikur mallengjehen dhe na bejne edhe ne “te mallengjehemi” me mallengjimin e tyre.
Sikur vertet te besonin te mijten e asaj te deklamojne ndoshta do ishin me te besuar dhe pislleqet qe bejne ne dem te popullit do u faleshin me lehte.
Ngelen duke puthur duar Hoxhallaresh e prifterinjsh keta politikanet tane.
boll se na cane trapin me harmonine fetare
PA ZOTIN TE TERA JANE ZERO
PO VETE ZOTI;NJE ZERO E MADHE
EMIL SIORAN
Po kush eshte mo Fahri Balliu, Andi Bushati, apo Blendi Fvziu?
TE LEPUTEM ME FTO NE
DARKEN E KRESHMEVE QE ZGJAT DY JAV ME GJATE SE RAMAZANI
Po qe se iftarin,do ta organizonin institucionet e besimit mysliman,shume “besimtare”,te darkes se shtruar nga kryeministri Rama,nuk do te gjeneshin,ne ato tavolina !
Pjesmarrja e personave ateist,eshte ne plan te dyte ose te pa rendesishem,panvarsisht performaces se tyre ne media.
Muci nuk e ka pare te rendesishme pjesmarrjen, ose ka bere rolin e te veshtirit,mbase po investon ne opozite.
Turma-milet, qe me kohe e kane humbur identitetin, kapen deshperimisht mbas termave boshe si “shqiptaria”, “ateizmi”, “toleranca”, etj, etj ,per faktin e vetem se nuk kane kurajo te pranojne te verteten…..”E VERTETA TE çLIRON”…(JEZUSI)… Ajnshtajni i madh shkruante…..”Ekziston një forcë jashtëzakonisht e fuqishme, që deri më tani shkenca nuk ka arritur ti gjej një shpjegim formal. Është një forcë që përfshin dhe rregullon gjitha tjerat, dhe madje është prapa çdo fenomeni që vepron në univers dhe ende nuk është identifikuar nga ne. Kjo forcë universale është DASHURIA.
Kur shkencëtarët kërkuan një teori të unifikuar të universit, ata harruan forcën më të fuqishme të paparë. Dashuria është dritë, që ndriçon ata që japin dhe e marrin atë. Dashuria është graviteti, sepse i bën disa njerëz të ndjehen të tërhequr ndaj tjerëve. Dashuria është fuqi, sepse shumëfishon më të mirën që kemi, dhe i lejon njerëzimit të mos shuhen në egoizmin e tyre të verbër.
Dashuria shpalos dhe zbulon. Për dashuri në jetojmë dhe vdesim. Dashuria është Zoti dhe Zoti është Dashuria”…..Prandaj shfaqjet komike dhe te shpelara te politikaneve tane, duhet t’i neverisim me abstenimin tone europian….
Po cfare thua mo Minxhoz, mbetet duke servilosuar sa nje koqe, tek koqja tjeter i radhes? Mustafa Nano ka te drejte dhe si ai mendojne me shume se 70% e popullsise shqiptare ne Shqiperi. Pothuajse 70% e shqiptareve nuk e rruajne per asnje besim fetar, le me pastaj per dashurine per islamin qe i kane bere mutin me kohe. Tani se do Ed Rama te perkedhelet me keta myslimanet nuk ka pse na plas bytha, ndaj le ta kruaje vete, por me institucionet publike dhe laicitetin e shtetit kryeministri te mos e kruaje shume!
Ne parim jam dakord me autorin, por ceshtja eshte me e thelle se kaq. Nuk eshte ceshtja se nje ateist refuzoi ftesen per Iftar. Ne fakt pyetja qe shtrohet eshte ne se kryeministri ketej e tutje do t’a ktheje kryeministrine ne restaurant per Bajram,, Krishtlindje, Hashure dhe per Pashket?
Shteti modern ndertohet mbi bazen e laicitetit. Parimet mbi te cilat eshte ndertuar demokracia amerikane jane ato te masoneve, baballareve te kombit – feja eshte e ndare nga shteti dhe sistemi aresimor.
Shprespj qe ljo te jete vetem nje lajthitje kalimtare e Rames. Pavaresisht se jam ateist, e kuptoj pse njerezit besojne. E respektoj besimin e tyre dhe dua qe ata t’a respektojne besimin tim. Por kush beson le t’a mbaje fene ne shpirt te shkoje ne kishe apo xhami dhe te falet. Kryeminisyria, ministrite, bashkite dhe institucione e tjera publike duhet te mbeten laike. Kryeministria nuk eshte prone e Edi Rames. As bashkia nul eshte e prone e nje kryetari qe kerkon te duket babaxhan duke organizuar festa fetare ne bashki. Del qe edhe nje drejtor poste apo shkolle pastaj te beje te njejten gje. Dhe keshtu shkojme drejt Iranit apo mesjetes por jo drejt Europes moderne.
Edi Rama e ben per kapital politik, por kjo lloj politike bie ere orientale prej sulltani. Uroj t’i vijne mendte shpejt.
Bravo Muc Nano. Mesazhi eshte shume kuptimplote.
Bravo per Artikullin. Keta horra po e shkelin kushtetuten laike te Republikes se Shqiperise. E kane kthyer fene ne politike, per te siguruar votat e besimtareve nepermjet imam manipulatoreve. Shqiperia eshte vend Laik dhe te jesh Ateist eshte sipas standartit te Kushtetutes. Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria, te tjerat kane ardhur me pushtim dhe me dhune. Ateizmi eshte zgjedhja e individeve qe krenohen me veten e tyre dhe me arritjet e tyre ne jete dhe jo me perrallat arabe apo izraelite te Hoxhes dhe te Priftit. Feja eshte Politike……..
Jo vetem “lereni te qete”, por Bravo i qofte. Sot per sot, ateistet jane te vetmit jo-dyfytyresha. Nuk rrine te buzeqeshin e te urojne fene e tjetrit, gjoja ne emer te “tolerances fetare”. Fetaret e urrejne fene e tjetrit, por ne raste festash, bejne gjoja sikur urojne. Uroj-Urrej. Ateistet jane me te drejteperdrejte. S’u plas fare.
ore rrot kkkkkkk,si mund te jete ”ateist” i biri i nje Hasani,kur ne gen vlon gjak arabi………!!!!??
besimi eshte ADN e nje njeriu……..
Nuk e kuptoj cpune ka kryeministri qe shtron darke per te respektuar tradita e zakone arabsh te shek te 7.
Respektimi i nje kultura sa inferiore po aq te mbrapshte dhe anti kombetare si eshte islami, eshte qesharake dhe injorance.
Do ishte mire qe ne te reapektojme kulturen e rregullit dhe disiplines te qyteterimit modern, punes e sakrifices e jo ate matrapazo barbare te Islamit.
Kjo puna e tolerances eshte nje genjeshter e bardhe. Jepu ne dore pushtetin islamikeve pa ta shofim tolerancen dhe demokracine. Ec e kritikoje apo debating kuranin apo “fjalen e Allahut” po ta mbajti.
Keto jan idiotesira. Promovimi i nje kulture vet vrasese
E para dihet se feja në Shqipëri është e ndarë nga shteti.
Së dyti festat fetare nuk ka pse të bëhen në Kryeministri, kur ka plot institucione të tjera.
Shume sakte Minxhozi.Besimi eshte ceshtje personale,por politikanet Shqiptare jane me keq se grate llafazane, dhe kur kete e ben kryeministri,muhabeti behet bajat fare.Jam kurioz Mero a ka patur ftese apo jo.
Plotesisht dakort z.Minxhozi,por ketu tek ne eshte kthyer ne virtut hipokrizia dhe fallciteti.Siduket po pergatitet “turra e druve” per ateistet.
jam dakord me ty!
Besoj se te njejten gje do te bente edhe Edi Rama ,ne se nuk do te ishte politikan por edhe kushdo tjeter qe nuk ka arsye te çele iftar kur mbathet me te ngrene e te pire gjat gjithe diteve qe feja myslymane i kerkon te jene “pak ngrenese”
Pershendetje,me shume respekt.
Une jam ateist dhe e ndjej veten mire sidomos kur fus ne krevat femra qe besojne…asnje problem nuk ka as per mua as per ato-sepse perpara ateizmit dhe besimit Mema Natyre ka bere ca vegla qe kane nje force te pabesueshme terheqje
Por mire mor minxhozi,nuk na the me kryesoren,mendoj une,vogelsine e Rames, duke stigmatizuar mungesen e natyreshme te ateistit.
Doni me per Edin?
Keto mendime, po, ja vlejne. Analize e pjekur e nje gjesti te gjetur dhe veprimi te holle te Filipit, shumkush ne vend te hipokrizise duhet preferoje te thote Je suis Cakulli!
Muçi është musliman i pastër
sipas lajmit i bie qe ateise e jene extremiste qe nuk pranojne as te ulen per bisedime po celebrime
https://www.youtube.com/watch?v=E7fbeOjLD-Q
Ateo apo Judeo?
Nje shkrim serioz, por ajo qe une nuk parapelqej eshte se: Kryeministri, presidenti dhe kryetari parlamentit nuk duhen marre fare me festa te tilla te kur jane te veshur me uniformen e detyres; si qytetare te thjeshte te bejne si te duan. Shqiptaret, me diktature apo pa diktature, e kane ndare nje here e mire fene nga shteti me kushtetute dhe detyra e ketyre personaliteteve eshte te zbatojne kushtetuten. Fjalimet dhe fjalet jane aq bajate ne te tilla raste sa sjellin neveri, pavaresisht vlerave dhe aftesive qe ata i perdorin. Tani qytetrimi mbarekombtar e di se nuk jane zgjedhe atje per te bere mesha dhe shtruar “iftar”, por per te zgjidhe problemet e vendit. Le tu a lene hoxheve dhe prifterinjeve ate detyre!
Ogerdecbomba
Abrahami ishte monoteist
Besonte nji Zot
Po ty tpaska heq bomba gnysmen e petlles
Umorem me mucin
Po si e harruam minxhozin
Edhe ky qenka ateist i thekur
Ca qefi te jesh ateist
Sbeson gnekundi
Prwjardhjen e ke NGA majmuni
Vjedh vret pret con motrenn prostitute
PA asnji problem,merrpronen e tjetrit
Spiunon me nje fjale i le te gjitha te keqiat.
Edi Rames megnithese jam i djathte bravo i qofte .
Mendoj se mospjesmarrja e nje personazhi ne nje feste s’eshte ndonje buje e madhe … Kushdo ka mendimin e vete , qendrimin e vet.
Shqiperia po largohet shume prej aspiratave Europiane … EShte shume large negociatave per Antaresim per shkak te disa arsyeve …
Shqiperia ka shkelur te drejten e azilkerkimit , popullata ne mase ka thyer rregullat e levizjes se lire ne zonat Shengen …
Drejtesia ne Shqiperi eshte shume e vonuar , madje disa ceshtje te nxehta po harrohen … korrupsioni ne drejtesi po mbretereon gjithe gjykatat …
Ne Shqiperi nuk ofrohen vende pune , papunesia eshte ne mase dhe kete e faktojn dy arsyet e larta … Ka mungese vizionesh , intelekti per te ndertuar sektore industriale , bujqesore … dhe mungese motivimi nga vete qytetaret…
Niveli i arsimimit ne Shqiperi eshte me i dobti ne rajon …plot korrupsion , genjeshtra dhe arsimi ne menyre te padrejte , me kopje. Ne Shqiperi po diplomohen shume studente dhe ironikisht me gjithe keta ekonomista , jurista , inxhinjera qe jane diplomuar Shqiperia eshte ende nje vend i prapambetur …sepse te kesh gjithe keta studente , gjithe kete “fuqi intelektuale” dhe te mos zgjidhet gje ne kete vend !!!
Media i eshte nenshtruar politikes ne favore te pagesave te majme
Shoqeria civile eshte e percare , njerezit nuk jane te bashkuar , vazhdohen ende intrigat mes njeri tjetrit
Shume qytetare kane vizione islamike , dhe antieuropiane , te bardhet e Europes shihen si kercenim.
Zoti Minxhozi ka bere nje analize tejet te kujdeseshme dhe te moralshme, ketu pa moral eshte EDI RAMA, qe per iftar na mban nje fjalim qe i cau bythen edhe “Charlie Hedbo”!
Me erdhi shume mire kur vura re se shumica e komentuesve kritikonin dhe shanin Rame Budallin per keto ziafete fetare qe po na mban ne mes te kryeministrise. Nuk e kuptoj se perse ka mbetur kaq prapa ky njeri. Me duket se edhe ne fillimet e demokracise ka dashur te formonte nje parti myslimano – te krishtere. Figurat shteterore duhet te jene laike dhe te rrine larg riteve fetare. Forcimi i rrymave fetare ne Shqiperi perben rrezik per unitetin kombetar.
Cdo gje qe ndodhi ishte mese normale.
Normale qe krministri shtroi iftar
Normale qe ai nuk shkoi.
Anormale qe njerezit .erren me kete problem
Iftari i Qeverisë !?
Asnjë laik apo ateist nuk do ta refuzonte ftesën e një pjestari besimtar të familjes së tij, të krushkut, të komshiut, të kolegut apo të shokut për të kaluar një iftar së bashku ashtu shqiptarçe. Ky është uniteti dhe bashkëjetesa fetare në Shqipëri. Pra në radhë të parë ateisti ka refuzuar iftarin e Qeverisë tonë laike që promovon fenë me hapsira e mjete publike dhe kërkon duartrokitje edhe nga popullsia laike dhe ateiste. Qeveria lejoi edhe ndarjen e pushtetit lokal me titullarë fetarë. Tani sajon “mundësi të veçantë” për “sofra gjithëpërfshirëse” sikur i mungojnë festat kombëtare për darka bamirëse, për respekt apo gjithëpërfshirëse. Fakti që feja përdoret apo keqpërdoret lehtësisht për qëllime të tjera paqësore apo vrastare kudo në botë e zhvlerëson besimin e shenjtë hyjnor, një ideal i frymëzuar dhe i materializuar në rite e ligje dhe në institucione sunduese nga mbretër e princër të mbiquajtur profetë.
Sikur besimtarët të dinin të vërtetën e plotë që shkruhet në librat fetarë origjinalë, jo të përpunuar apo të shkurtuar, si dhe qëllimin e klerikëve për të zgjeruar mbretërinë e Zotit në tokë (dmth, mbretërinë e klerikëve) do të kuptonin se përse u shpik feja dhe kush e mban gjallë atë. Për fat të keq besimtarët i marin për të mirëqena ligjëratat e cunguara të klerikëve dhe shkojnë pas berihajit. Si rezultat klerikët sigurojnë jetesë të mirë, sundimtarët kanë pushtetin dhe besimtarët kanë të shenjtëruar përjetësisht diskriminimin dhe robtimin në punë ose mëshirën dhe lëmoshën. Fakti që klerikët kanë mijëra vjet që predikojnë fjalën e shenjtë pa zgjidhur asnjë problem në jetë flet vetë. Ato libra kanë të ligjëruar shoqërinë me klasa, skllavërinë dhe plagë të tjera që pasojnë vetiu, prandaj predikojnë qetësi e bindje që sistemi të jetojë në përjetësi. As emrin nuk ia përmendin profetët dhe librat e tyre të shenjtë Spartakut të famshëm që e kryqëzuan bashkë me 6,000 luftëtarë sepse u ngritën kundër sunduesëve romakë për të fituar lirinë e tyre nga skllavëria vetëm 79 vjet para lindjes së Krishtit. Po të ishte i vërtetë ferri në botën tjetër klerikët dhe fetarët do të frenoheshin pak para bëmave të tyre mashtruese, të turpshme e diskriminuese dhe bota nuk do të ishte kaq e padrejtë.
Specifika e vendit tonë (as Kushtetuta) nuk na lejon lojra me pasoja fatale për vendin tonë. Klerikët kanë fenë e tyre të parën, pra shtabin e tyre udheheqës ndërkombëtar. Historia është ende e gjallë kur politika fetare dhe pushtetare e fqinjëve identifikonte fenë me kombin dhe shqipja mohohej e vendi coptohej. Rilindja jonë popullore me pushkë e me penë e sfidoi atë politikë duke siguruar të ardhmen e pavarur të Shqipërisë 103 vjet më parë. Fati ynë mori rrugën e duhur. Kasandra.