Teksa pret në paradhomë, shumë mendime duhet t’i kenë kaluar në kokë. Pa dyshim, edukata ka mundur padurimin e takimit. Emigrantët e Kanadasë, meqë janë dhe aktivë në facebook, kanë prioritet. Ata kanë sakrifikuar për t’u larguar nga atdheu. Kanë kapërcyer dete e male; kush me skaf, kush me kamion, me viza kallpe apo identitet të rremë, kanë arritur të ndërtojnë një jetë në Toronto a gjetkë.
Dhe tani që kanë ngritur kulmin atje larg, mbrojnë në facebook vlerat e partisë dhe të kryetarit, duke sulmuar të gjallë e të vdekur, ndaj ia vlen të presësh.
Nuk ka pse të merret për fyerje që prej axhendës së ngjeshur të pritet në paradhomë. Ka ajër të kondicionuar, është fresk, ndërsa jashtë është nxehtë.
Në dosjen që mban në pëqi janë të shënuara ku është arritur fitorja dhe cila do të jetë analiza.
Fill pas këtij takimi do të rinisë edhe ringritja e fuqishme, por pa koka turku, sepse kujt iu pre koka një herë, pak gjasa ka t’ia presësh për të dytën herë.
Meqë jemi te turqit, a nuk prisnin ata në këmbë të kështjellave sa mbarohej uji dhe buka? Keq u doli atyre? Kështu do të na dalë edhe ne. Qeveria rrethohet me pritje, dhe ajo dikur rrëzohet. Gjoli, kur pret, bëhet kënetë.
Në dhomën e takimit hyjnë kafetë dhe uji i ftohtë.
Pra, duhet me prit edhe pak, sepse biseda duhet të jetë e rëndësishme për antikomunizmin, për diasporën e re dhe të vjetër kanadeze, por edhe për represionin e pushtetit.
Pritja është virtyt, është shenjë e durimit. Kinezët kanë një shprehje të famshme: “Qëndroj buzë lumit dhe pres kufomën e armikut tim të kalojë.” Kështu duhet të mësohen të gjithë të presin, sepse është e sigurt se të vjen radha.
Pas dy, gjashtë apo dhjetë vitesh dikur radha do të vijë, ngaqë këta do gabojnë. Madje këta po gabojnë dhe keqas. Ne thjesht duhet të presim derisa njerëzit ta kuptojnë që ka ardhur ora e kthimit të pllakës. Ajo do të jetë koha e duhur, kur do çelet dera e odës së qeverisë dhe pritësit do të hyjnë triumfues.
Duhet pritur të ndryshojë humori i shefit, ndoshta është i idhnuar. Ka gjasa që jo, sepse është e vështirë ta kuptosh, por, derisa axhenda është e ngarkuar, nuk duhet bërë zë.
Në këtë mënyrë mund të kuptohet fort bukur edhe çfarë kanë ndjerë apo menduar ata që prisnin me orë, ditë e javë tek dera e ministrisë apo bashkisë; ja si bëhet njeriu i njëgjëjtë me hallexhinjtë duke u trashur në paradhomë.
Pikërisht duke lëshuar rrënjë në ndenjëse kalitet durimi, përcillet ndjenja e shtrirë e pritjes tek mbështetësit, tek zërat kundër.
Zyrën e lë heroi i Kanadasë, i cili pasi ka gjetur muzën do shkojë të llapë për të gjallë e të vdekur. Hyn pritësi. Del pritësi. Zbret poshtë tek makina, e cila pret buzë këmbësores. Shoferi pret siç ai priti pak më parë. Artikulli shkoi në redaksi, dhe ai ftillohet:
“Po a nuk jam unë shefi?”
Tesheshi.com
Nuk e kuptoj pse Enkeli ka përgjithësuar në këtë shkrim Shqiptarët që jetojnë në Kanada. Pritja mbase ka qenë rastësi, por jo të gjithë Shqiptarët e Kanadasë kanë simpati për një njeri të shpërfytyruar siç është Saliu.
Berisha nje qen me morra… pret ta hane mire e mire…
Qe kur e shoqja nuk pi me ilacet, as ky nuk eshte mire.
DERRI DO PLUMB, E KEQJA ZHDUKET ME ZJARR… nuk e di perse mu kujtuan keto dy proverba brilante Made in Albania, edhe pse kam ikur 19-vjecar me Ambasadat e 1990, e jetoj ne Canada qe nga 1991. Jam mjek-psikiater dhe sa here hap Satelitin apo Computerin e shoh lajme nga vendlindja, Tirana, Shqiperia… etj, me del kjo fytyre kriminale e fundit e PPSH dhe e Sigurimit te Shtetit me emrin Sali Berisha, qe pa dyshim ka mbi 60% te elementeve te nje njeriu psikopat se sa normal.
I’m so sorry for my people & my homeland Albania…
DERRI DO PLUMB, E KEQJA ZHDUKET ME ZJARR… e per sa kohe keto dy proverba brilante nuk do gjejne zbatim kjo pjelle e keqe me familje e fis, do i sjelli vetem fatkeqsi Shqiperise si deri me sot…
Po ky i mbaroi ato emisionet e shpifur tek Klani qe po meret me gazetari.I shpifur si perhere.
Enkelejt:Po na gjykon gabim shume nga ne shqiptaret e Canadase nuk kane simpati per kete fytyre te shpifur qe ishte nje fatekeqesi per Shqiperine.Ndonje qe nuk ka iformacionin e duhur ndoshta ,por per te tjeret qe i kane jetuar bemat e Saliut apo merr iformacionin e nevojshem vazhdimisht eshte e pa mundur qe te kete simpati per kete njeri.
Ore Enkel
Ju jeni vertet mbrapa dhe ke ngelur shume i vogel , vertet kujtoni se emigrantet ne Kanada e kane mendjen tek ju. Ne kemi pozicionet dhe punet tona dhe shume nga ne shume here me lart se lulrat dhe enkelrat apo salrat, ne kemi familjet tona qe i perkushtohemi edhe me teper se ju, se krahas historise se Kanadase i mesojme femijeve ate shqipe, shqipen dhe dashurine per token meme. Anyway themi ne ketej ku merrni vesh ju nga familjet, atdhedashurine, kulturen, miqesine virtute qe i gjen tek ne shqiptaret e Kanadase. Ju per lek cirreni, shaheni, degjeneroheni , prishni miqesite e ku e di une se cfare.
Por menjehere pasi u zhyt ne sedilje u pergjegj ” jo! Shefi eshte dhe mbetet Ai” U zhyt akoma me teper, duke formuar germen y, pas te ciles prapanica i preku targen e pasme. Me shpejt, me shpejt, e komandoi shoferin, pasi pa mesazhet e nje prej tyre vinte ne dijeni se per 5 minuta ne zyre do ti bente vizite vete djali shefit, ai sy krokodili, me siguri per pune te rendesishme qe lidhen me te ardhmen e tij e deri te e ardhmja e kombit. U fut ne seli dhe sekretarja i beri te ditur se “biri” ishte futur brenda e po e priste aty. Naloi pas dere per nje sekonde, i futi nje te lepire flokeve e pasi montoi buzeqeshjen nr.5, trokiti dhe e hapi deren lehte, lehte sipas udhezimit nr.11. Ju drejtua tavolines te tij me hapa vetem me pak perplasje, sipas normatives 7/b dhe pasi mori shenje nepermjet kepuces te “birit”, kembet e te cilit kishin kercyer ne tavoline, u ul ne qoshe te karrikes, mbeshtetur vetem me thelen e djathte te by..es, thelen e majte te se ciles e leshoi ne hapesire, pikerisht ashtu sic pershkruhet ne kodin sekret te komunikimit me “Ate”, nenit 4, pikes 2, per ta mbajtur si mburoje te pathyeshme kunder armiqeve te partise e te popullit. Pas kesaj, ne ate zyre filloi nje dialog me pyetje e pa pergjigje, mbi baze te te cilit lindi platforma e perteritjes te partise, duke nxitur militimin ne te te nja 500 koke tulipaneve te laureuar ne shkollat hollandeze e te nja 500 te tjereve koke trangujsh te laureuar ne shkollat nen mvartesine e Bashkise te Kamzes.
Bravo! Ia kishe fut dhe Enkelit me kete shkrim
O Enkel.Basha mund të ketë ndenjur në rradhë për të hyrë në zyrën e Berishës po ama qëndron shumë më lart se ty që rri në rradhë per të hyrë ne dhomën e gjumit të gruas tënde.
Hahaa super koment……
Sa i prekur qenka ky Erjon Amedinexhadi per Lulezimin! Si duket do kete banuar ne Hollande me te. E ç’ti besh; ngjan pra behet.
E ka fjalen per Henri Cinin, me duket, pasi ai do e meritonte vertete kete shkrim.
Une jam nje emigrante e viteve 2000 , me mire vone se kurre, e doja shume vend linden time, prandaj hezitoja te vija, erdhi dita dhe I vura kapak cdo gjeje te vene me mund e djerse ne ardhe un Tim dhe erdha ne Canada, eshte vendimi me I Mir qe mora per vete dhe familje time, jam e nder uare dhe e respaktuar me shume ketu, se sa ne vendin Tim, vij me pushime se kam mall, por me qe jetojme ketu o Enkel Dema jemi me atdhetare se Ty, qe u lepiheni partive, cfare do llol te jene kane nje emer”PPSh” dhe asnjehere nuk ka demokraci atje, ku nuk ka shtet , vetem anarki , ligjet veprojne ne sherbimin e politikaneve horra dhe te degeneruar.kjo eshte arsye qe emigreova per te bere nje jete te qe te familja re, po te jetosh ne Shqiperi qe te a rrish dicka duhet te jesh ne politike, pasi une isha e diploma r, por pa asnje lloj tesere blue apo roze, pu ova per 25 vite , si une dhe shume e shume te tjere, sidomos ketu me Toronto, multi culture shume e respektuar, sma do mendja se ka kohe njeri te rrije ne reader per she fat e tu, ta kemi le even read hen Ty .
Enkel je I madh.Shkrimi eshte shume I bukur, pervecse nuk duhen pergjithesuar shqiptaret ne emigracion sidomos ato ne Canada, te cilet jane shumica intelektuale dhe si te tille nuk kane si te jene simpatizante te nje krimineli si Berisha. sa per Bashen ,, nuk e ka nivelin me te larte se nje kamarier mashtrues qe vjedh cte dale perpara.
Enkeli nuk e ka me emigrantet ne Kanada…e ka vetem me emigrantin qe ishte ke zyra Sales, teksa Lulka priste tek paradhoma. Asnjoni se paska kap.
…. eh Lul, pritje e perjetrshme do te jete.
Perfect.