Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me deklaratën e Tom Doshit përmes kryetarit të Grupit të Punës, Gjokë Uldedaj.
Në një postim në Facebook, Uldedaj i cilëson akuzat e Doshit se LSI ka blerë vota në favor të kandidatit demokrat në Bashkinë e Vaut të Dejës si krejtësisht të pavërteta.
Ai vijon duke akuzuar Tom Doshin si të vetmin person i cili ka tentuar të blejë vota në atë bashki dhe shton se pas rezultatit zhgënjyes, ka tentuar ti marrë mbrapsht paratë:
“Në cilësinë e Kryetarit të Grupit të Punës dhe Drejtuesit të Fushatës së Partisë Demokratike në Bashkinë e Re “Vau Dejës”, unë e konsideroj shumë dëshpëruese, e nëncmoj dhe e mëshirojë deklaratën e Tom Doshit dhënë në media,lidhur me fitoren tonë në Bashkin Vau Dejës.
Ja kuptoj edhe hallin e madh dhe sikletin që po kalon zotëria në fjalë,duke demostruar një pështjellim dhe corientim të plotë politik, jo vetëm nga efekti I humbjes së thellë të 21 Qershorit, në bashkinë Vau Dejës, të cilën publikisht e pati marrë përsipër dhe kërkoi ta hipotekonte, si ciflig për vete.
Për ata që nuk e dinë, por edhe Këtij zotërisë, unë po i rikujtoj se në 21 qershor, Ju keni shënuar rekordin e humbjes së 5-të radhazi, në Bushat dhe Bashkinë e Re Vau Dejës. Besojë se e kujtoni mirë vitin 2007, vitin 2009,vitin 2011, por edhe në vitin 2013, dhe tani së fundi 21 Qershorin 2015. Një shprehje popullore këtej nga ne thotë: “Ma keq i mësuemi se i dëshiruemi”.
Nuk justifikohet humbja e thellë dhe e pastër në këto zgjedhje me justifikime dhe mashtrime të radhës. Partia Demokratike dhe kualicioni i djathtë realizuan një fitore të pastrër dhe të pakontestuar, Jo vetëm për kandidatin e saj zotin Zef Hila, por edhe për PD dhe kualicionit e djathtë, duke shënuar një fitore të thellë në dy nivele, por kjo fitore do të ishte edhe më e thellë nëse elektoratit i kësaj zone do të të lihej të votonte i qetë dhe largë presioneve të blerjes së votës.
Është fakt dhe të gjithë e dinë dhe e konfirmojnë si drita e diellit se ishte Tomë Doshi, që bleu vota, jo vetëm të premten dhe të shtunen, por 20 ditë radhazi, duke përdorë skemat e vjetra të sekserëve. Por kësaj radhe disa sekser që ne i kemi me zë dhe me figurë, duke e konsideruar Tomën si të dështuar, dualën më të zgjuar se ustai i Tyre, i muarën parat dhe kryen punët e veta. Këtu futen edhe disa isha të PD-së, që punuan kundra nesh, për interesa thjesht personale, se forca e tyre përball elektoratit ishte e degraduar e shplar. Të gjithë janë dishmitarë të shfaqjes së Tij në zonë dy ditë pas humbjes së merituar, për të kërkuar parat e dhëna në këmbim të votave të premtura, duke kërcnuar deri me “ Be në Kishë”.
Teza e fundit e zotit Tomë, se LSI, paska ble vota për ne është jo vetëm fëminore, por e pakuptimët dhe një mashtrim I radhës. Po të blinte vota LSI, do ti blinte për vete dhe jo për të Tjerët. Referuar shifrave zyrtare LSI-ja, në Bushat ka marrë vetëm 580 vota dhe në njësin administrative të Vau Dejës ka marrë 443 vota. Është fakt dhe është zyrtare ne faqen e KQZ, se në ato qendra votimi ky LSI- ja, ka arrit të marrë vota si në: (Kosmac, Shkjez, Bushat Qendër, Pasterpat Barbullush, Mjedë, dhe Narac), Kandidati jonë, zoti Zef Hila dhe PD-ja, si subjekt i kanë humbur këto qendra votimi me diferencë pothuajse aq vota sa ka marrë LSI-ja.
Faktet janë kokëforte dhe konsiderohet dëshpruese përpjekja e kundërshtarëve tanë politikë, që të zbehin punën e palodhur të strukturave të PD-së, të kësaj zone dhe vlerat e Kryetarit të kësaj Bashkie Zotit Zef Hila.
Ne ecim përpara me punë dhe dinjitet”
…ke ece perpara o Uli i dedajve…beje transparente pasurine tende dhe ne cdo vend perendimor i ke burgun perjete…keni fetyre e beni moral…
O Hila nuk dua te mbroj Doshin po me euforine tuaj me qeshet kur reh gjoksin per fitoret e tua e te PD ne V.e Deves ne krahesim me Shqiperine eshte si te fitosh gymezin ne gjithe shtepine me toke brenda e rethuar me havelli.
Une jam nga zona juaj,por deri me sot nuk ka ndigju kend e thote se Toma eshte burre i keq dhe as qe Gjoka eshte burre i mire ! Se si kalove me PD-ne ti Gjoke,si i ke bere parate e sa influence ke, e dine te gjithe ! Nuk keni respektin e asnje malesori,as ti e as familja juaj !
Nuk me hiqet nga mendja nje shkrim qe ky Uldedaj bente kur ishte deputet i PD-se ne pushtet ku midis te tjerash shprehej se ; “..pas ardhjes se PD-se ne pushtet jane shtuar burimet minerare..”!? Si mund te arrinte ose injoranca ose pafyresia deri ne kete shkalle ? Burimet minerare nuk shtohen,ato zbulohen dhe shfrytezohen ! Tani cmund te presesh nga ky person qe edhe ne rastin e replikes me T.Doshit ka hallin te bjere ne sy te Bashes si fitues.
Z.Uldedaj ,ne baze te ligjit , blerja e votes denohet penalisht .Keshtu , meqe ke fakte me ze dhe figure , sic shprehesh publikisht ,pse nuk e denoncon ne prokurori Tomen , dhe ne rast se genjen te denohesh ti ?
Eshte turp dhe skandal kur ne qytetin e Shkodres ndigjohen te flasin dy rural, dy mashtrues, dy fshatar te llojit TOM DOSHI dhe GJOKE ULDEDAJ dhe te tjere te kallepit te tyre.
Keshtu eshte kur qytetaret e qytetit te Shkodres kane “ulur breket” perpara ketyre dy kaqolave qe bejne e rrolin e kapadaiut.
Keto lloj tipash jane flamur nga fryn era, pa burra, pa bese, pa kulture dhe bejne cdo lloj piselleku qe i del perpara.
Keshtu i kerkon, keto lloj tipash, politika karakurve dhe pushteti i perdale dhe pervers shqiptar keto 25-se vjet.
Sa poshte ka ra qyteti i Shkodres dhe kush i perfaqeson??!!
Nje pyetje per ty ,o A ! Ata dy kodoshat po ti kishin emrat sali e ali , a do ti quajshe keshtu fshatar, rural, etj .etj ?
Shkodra dhe Vau i Dejes ka te drejte Gjoka i Hilajve se fituan ate qe holli me neveri e gjithe Shqipria , Shkodra e Vau i Dejes fituan per te zgjatur pushimin edhe kater vjet ne vathin e shokeve te Gjokes e te Ramizit ish kooperativist te rrethuar me flamuj blu saks . Toma gaboj dhe demtoj edhe endërat e njerezve qe besuan te fitorja e sigurte e PS-se ne Shkoder e Vau i Dejes , gaboj qe nuk ju bashku Edi Rames qe i jane bashku shumica e shqiptarve per ta rilinde kte vend te futur ne shum veshtersi nga qeverit e me parshme anti shqiptare .