Përfshirja e projektligjit të Arsimit të Lartë në rendin e ditës të seancës plenare ka shkaktuar debate në nisjen e seancës parlamentare.
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Edi Paloka i kërkoi Kreut të Kuvendit Ilir Meta që të shtyjë miratimin në Kuvend të këtij projektligji të rëndësishëm, me argumentin se deputetët nuk kanë pasur kohën e mjaftueshme për tu njohur me raportin që opozita ka nxjerrë nga diskutimet në Komisionin e Medias, i cili zhvilloi mbledhje deri në orën 01:30 pas mesnate.
Edhe kryetari i këtij komisionit Genc Pollo, kërkoi që projektligji të hiqet nga rendi i ditës pasi duke cituar rregulloren, duhen 48 orë që kolegët deputetë të njihen me raportin ku opozita ka paraqitur propozimet e saj për ndryshime në projektligjin e shumëdebatuar.
“Kjo periudhë ka konciduar me periudhën e fushatës zgjedhore, dhe me konsensus në komisionin e Medias nuk janë bërë mbledhje e nuk ka mundur të shqyrtohet as ky projektligj.
Problemi nuk është tek pengesat artificiale. Në mbledhjen e fundit të konferencës së kryetarëve zoti Ruçi propozoi që projektligjet e 23 korrikut të afroheshin një javë përpara.
Fjala ime në këtë mbledhje ka qenë: bazuar në kalendarin e komisionit, në rëndësinë e ligjit për arsimin e lartë, është fizikisht e pamundur për komisionin, për anëtarët e tij të mazhorancës e të opozitës që të bëhej në një periudhë të tillë të shkurtuar.
Ju keni thënë le ta vëmë në këtë datë dhe po nuk e mbaruam do të shtyhet siç bëhet me të gjitha projektligjet. Është e gabuar dhe e pandershme që faji nëse ka të tillë, për një vonesë -nëse ka të tillë ti lihet komisionit të Medias se ky ka një kryetar që vjen nga opozita.
Kemi punuar të martën deri në orën 03:30 dhe dje deri në orën 01:30 për të përfunduar, me presion për të ndërprerë diskutime të arsyeshme që vinin për ndryshime të rëndësishme që donin t’i bënin ligjit.
Duhen 48 orë që deputetët të njihen me një raport që ka ndryshime të rëndësishme, ka një mendim opozite ku tregohen ndryshimet që kemi propozuar dhe që nuk janë miratuar si dhe propozimet që ne kemi bërë. Nuk mund të përfshihet sot në seancë projektligji për arsimin e lartë”, sqaroi Pollo.
Por për kreun e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Gramoz Ruçi e gjithë kjo situatë dëshmon se opozita është e interesuar të bllokojë këtë projektligj.
“Projektligji për Arsimin e Lartë është depozituar në parlament më 10 prill dhe ka qenë në axhendë qysh nga ajo kohë. Dy komisione të cilat drejtohen nga opozita, i Medias dhe i Çështjeve Sociale nuk kanë qenë të fokusuar për të përmbushur detyrën e tyre për katër muaj rresht.
Komisioni i Çështjeve sociale, e ka kërkuar vetë kryetarja që të ishte objekt shqyrtimi edhe në këtë komision dhe konferenca e kryetarëve e ka mirëpritur kërkesën e saj.
Prej 4 muajsh rresht nuk është zhvilluar asnjë mbledhje nga ky komision. Kjo tregon se opozita nuk është e interesuar për të bërë oponencën e vet për një ligj kaq të rëndësishëm por është e interesuar për ta bllokuar.
Ne këtu nuk kemi votuar që të mos zhvillojmë reformat, por jemi për të zbatuar të gjitha procedurat parlamentar.
Kolegët opozitarë që drejtojnë komisionet duhet të jenë jo bllokues por kontribuues. Nuk kishin ligj tjetër më të rëndësishëm se ky për të diskutuar.
Në mënyrë racionale ditë pas dite të uleshin e të diskutonin. Komisioni i Arsimit ka bërë një punë të admirueshme ku ka zhvilluar një maratonë të tërë seancash dëgjimore nga të gjitha grupet e interesit, si në diskutimet në parim si në diskutimet nen për nen që ka përfunduar në orët e para të mëngjesit.
Kur mungon vullneti është e drejta juaj të keni vërejtje, propozime, të ndikoni me argumentet tuaja, por nuk keni të drejtë për ta penguar, për ta zvarritur dhe kjo është e papranueshme prandaj zotërinj të opozitës ne jemi të gatshëm ta diskutojmë sigurisht diskutimet në mënyrë shteruese janë zhvilluar në seancat përkatëse dhe jemi të gatshëm të diskutojmë po kaq në mënyrë shteruese edhe në sallën e parlamentit”, tha Ruçi.
Parlamenti shqiptar eshte kthyer ne nje grup cubash e bashibozukes qe drejton me arogancen e votave te garbitura dhe te marra ne menyren me te pandershme qe te gjithe shqiptaret i dine i thone hapur me njeri tjetrin dhe thone se nuk kemi cfare te bejme se eshte buka e gojes e femijve.
Nese saliu krijoi SUDEN apo shiti detin, e beri po si mafiozet e rilindjes duke thene se me kane dhene pushtetin dhe di une si e drejtoj.
Le ta marrin veh edhe njehere shqiptaret se kush eshte performanca e qeverise: Ligjin per arsimin e larte ne TV doli per ta mbrojtur nje mafioz i cili eshte ne ndjekje penale per abuzim dhe korrupsion pikerisht Ndrecaj sekretari i Pergjithshem i Ministrise se Arsimit.
Pvaresisht kesaj, turavrapi dhe dobiclliqet e qeverise per ta kaluar ligjin para se te vije shtatori duke bere hapur shkelje te kushtetutes sipas se ciles Arsimi i larte eshte nje e mire publike dhe ai po e kthen ne nje afere te qelbur per piramidat private te arsimit gati ne falimentim, tregon edhe njehere pisllekun e madh ne te cilen eshte futur kjo qeveri.
Perse do presim qe deputetet do hartojne ligje si qeveri e majte??!!
Se pari ata nuk i ka zgjedhur populli po piktori i Rilindjes apo like floriri-blloku apo lulushja e detit te shitur me lista partie.
Se dyti parate qe duhet te paguaje nje familje e varfer per arsimimin e femijes se vet keta kodoshe i kane para bakshishe per shpenzimet marramendese qe bejne per pjellat e tyre, dhe normalisht i ngopuri nuk e kupton ndonjehere te uriturin.
Vet i zoti do te duhet ta nxjerre gomarin nga balta.
Ligjin mund ta kalojne por mos mendojne se rinia do vazhdoje te ule koken. Kane edhe ata jeten e tyre, jo vetem dobicet e politikaneve kane te drejte te jetojne.