Digjet makina e Armand Telitit/Halimi: Akt mafioz i Dakos dhe Roshit. Policia: Po hetojmë

18 Korrik 2015, 13:52Politika TEMA

Partia Demokratike denoncon djegien e makinës së Armand Telitit, shefit të Auditit të KQZ-së.

Deputeti Eduard Halimi me një deklaratë për median nga qyteti i Durrësit tha se ka dyshime se ‘ky akt mafioz” ka ndodhur për shkak të detyrës pasi Teliti gjeti skemën kriminale të kryetarëve të bashkisë së Durrësit dhe Kavajës, Vangjush Dako e Elvis Roshi me zgjedhësit fiktivë

Ai i bëri thirrje Policisë së Shtetit të identifikojë dhe të vërë në pranga autorët dhe organizatorët e këtij krimi, “duke dëshmuar se nuk është në anën e dyshes Roshi-Dako, por në atë të qytetarëve”

Halimi gjithashtu i ka kërkuar organit të akuzës të kryejë të gjitha “veprimet hetimore të plota e të tregojë me fakte se nuk mban anën e banditëve e të oligarkëve” që sipas Halimit fshihen pas tyre.

Ky akt kriminal vjen pas gjetjeve që bëri auditi I KQZ, zoti Teliti disa muaj më parë me importimin e të paktën 3000 mijë votuesve nga Vangjush Dako e të paktën 600 votuesve nga Elvis Roshi të cilët përmes skemës së importimit të zgjedhjeve, e provuar plotësisht nga prokuroria arritën të manipulonin rezultatin zgjedhor.

Ne I bëjmë thirrje policisë së shtetit të zbulojë sa më parë autorët dhe organizatorët dhe të tregojë me fakte se nuk është në anën e banditëve dhe organizatorëve Vangjush Dako dhe Elvis Roshi dhe të zbulojë sa më parë autorët, ekzekutorët e këtij akti mafioz. Kemi dyshime të forta se pas aktit të vënies së zjarrit të makinës familjare të Armand Telitit është dyshja Dako- Roshi.

I bëjmë thirrje prokurorisë të zhvillojë hetim të plotë dhe efikas të çështjes duke zbuluar dhe vënë para drejtësisë banditët që kryen aktin mafioz sot dhe organizatorët që frymëzuan dhe organizuan këtë akt kriminal. Thirrje dhe OSBE-së të shënojë në raportin përfundimtar këtë akt mafioz të ushtruar nga bandat dhe oligarkët që ndodhen pas këtyre bandave ndaj administratës zgjedhore edhe pas një muaji nga përfundimi i zgjedhjeve”, theksoi Halimi.

Ndërsa policia lokale njoftoi se ngjarja ndodhi rreth orës 04:20 të mëngjesit në lagjen nr. 4, afër pallatit ku banon Teliti.

Në vendngjarje shkoi zjarrfikësja dhe po hetohen shkaqet e rënies së zjarrit, pasi janë ende të paqarta.

9 komente në “Digjet makina e Armand Telitit/Halimi: Akt mafioz i Dakos dhe Roshit. Policia: Po hetojmë”

  1. niki says:

    Zoti Halimi , ben mire qe i ben thirrje Polici-se, qe te gjej autoret ,por nuk mund te akuzosh asnjeri derisa Policia te nxjerre Autoret . çfare politikani jeni ju kur jepni pa fakte autoret e ngajarjes .Keni qene E DO TE JENI GJITHMONE TE PABESUESHEM.

  2. Spartaku says:

    “Bravo” Halimi!Me keto kerkesa absurde qe bere,shpifje te zakonsheme per pd-ke,Vrapo drejte Saliut dhe Lulit te marresh shperblimin e radhes.E dim se inatin me Dakon dhe Roshin e kini qe ne fushate,por ja qe populli nuk ju besoi dhe votuan keta dy.Ju te pd-ke dualet si rruar e qethur.Ju makinat mund ti digjeni vete per te akuzuar te tjeret.Kjo eshte nje metode e kahersheme e Sali Berishes,te cilen ju po e prefeksiononi akoma me mire.Thoni çfare te doni,shpifni sa te doni,nuk ju beson me njeri se u ka dale boja nga qendrimet tuaja absurde.”Vazhdoni se mire e kini zene”.Cfare do mbjellesh ate do korresh.Mos thoni se na vodhen votat.Iku koha e Sali Berishes qe tallej me popullin.

  3. xy says:

    O Hale-mi.Ja vuri Dako qe fitoj me disa mijra vita me shume, apo ja vute vete per remuje?????!!!!! Filmat tuaj i ka mare vesh edhe Bufi, o Hale– mi

  4. Altin says:

    Prandaj nuk ju voton me nejri juve,e tregoni perdite pse.

  5. 18072015 says:

    ik more halim se ja keni djegur vete se nuk ju beri punen dhe dolet 15000 vota mbrapa. tani mos e shpela mutin me shurre, se nuk jemi te gjithe te verbuar nga pd-saliu

  6. Bistro says:

    Ky Teliti mos eshte ai hajduti qe i shpetoi burgut?

  7. mesila says:

    keto te pe.de-se pa salen kan ngel si copa muti,s ja rras me njeri k.stravecin

  8. alti says:

    Ngjarja eshte e rende ,por me e rende eshte gjuha e Hales ,ish kryetarit te komisionit per ngjarjet e 21 Janarit . Po te kesh fakte qe dy bashkiaket kane vene njerez per zjarrin ,eshte mire te pregatisesh padi ,por ju jen lef qener qe vetem shpifni dhe prandaj keni perfunduar si OJQ . Gjyshi dhe Dako fituan me diferenmce te madhe sa kater fishi i atyre qe ju mendoni se u transferuan per zgjedhje . Jeni bere si ato goret, qe dhe kur ju pickon grenxa ,thoni na qelluan oRama Meta . Mire eshte qe Dako dhe Rroshi te bejne padi per shpifje per ty mashtrues ordiner , qe kur shoni para gjykates thoni ky eshte opinioni partiser. Ku ka ne Europe te shpifesh ne emer te partise , do hash burgun patjeter . Tani ke dale ,si gore dores se pare kur ti je pergjegjes per emerime abuzive ne organet e drejtesise ne kohen kur ishe mender minister .

  9. Ardi says:

    Telti ka nje sere akuzash ne funksionet qe ka kryen, por nje nga me seriozet eshte dhe farmacia ku flitej se shiste ilace pa dogane dhe te skaduara . Ai e mbylli sapo humbi PD.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje