PS mbledh Asamblenë/ Rama: Regjistër dixhital anëtarësimesh, fitore spektakolare edhe në 2017

18 Korrik 2015, 11:28Politika TEMA

E kemi kthyer Shqipërinë në drejtimin e duhur, por jemi të vetëdijshëm që kemi edhe shumë për të bërë.

Kështu e nisi fjalën e tij në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, Kryeministri Edi Rama ndërsa vlerësoi reformat e ndërmarra nga Qeveria në dy vjet qeverisje.

Jemi shumë arsye për t’u ndjerë krenarë përsa kemi bërë, sikundër nuk kemi asnjë arsye për të mos parë atë që nuk ka shkuar sic duhet brenda vetes tonë, në Partinë Socialiste.

Pas dy vitesh ne do përballemi sërisht në betejën elektorale dhe nuk ka asnjë arsye sepse ne të mos marrim një fitore spektakolare sikundër ajo e 2013 apo e 2015.

Ne do të riorganizojmë Partinë Socialiste për të pasur energji të ripërtërira për fitoren e zgjedhjeve të 2017, sikundër në 25 vjetorin e themelimit të PS-së ne do të shtojmë numrin e anëtarëve nga 100 mijë në 150 mijë, përmes një procesi hapjeje.

Një tjetër moment i rëndësishëm do të jetë regjistri digjital, ku cdo anëtar nga kryetari i saj dhe deri tek anëtarët më të thjeshtë duhet të regjistrohen.

Në këtë regjistër, që është një projekt i madh inovativ, komukimi dhe vendimmarrjeve me bazë të gjerë, ne do të mund të shmangim anëtarësimet fiktive, sikundër do të kemi mundësi të vlerësojmë punën dhe aftësitë e cdo anëtari në Partinë Socialiste“, theksoi Rama.

 

Kryetari i Partisë Socialiste ftoi të gjithë anëtarët dhe drejtuesit në bazë të shtojnë komunikimin dhe të nxjerrin mësime nga dy fitoret e arritura deri më tani.

Kreu i Ekzekutivit nga ana tjetër pohoi se Partia Socialiste duhet të bëjë një analizim dhe të nxjerrë mësimet e dy fitoreve të fundit të saj.

“Pjesa thelbësore e këtij procesi hapje dhe kësaj fushate lidhet me komunikimin me njerëzit në saktësi dhe cilësi. Do mësojmë dhe nxjerrim të gjitha mësimet nga dy fitoret e këtyre viteve. Në funksion të ndarjes së re administrative do bëhen ndryshime. Për t’i përmbushur këto qëllime do krijohen kanale të besueshme në bazë të partisë dhe në nivel qendror dhe vendor”, tha Rama.

Kryeministri nënvizoi se një synim tjetër dhe i hershëm është përfshirja e emigrantëve.

“Është e sigurt se jemi impenjuar dhe do vazhdojmë të impenjohemi për t’i dhënë emigrantëve të drejtën e votës.

PS do vazhdojë të shtrihet jashtë vendit dhe në ato zona më intensive ku ka shqiptarë. Ky proces do ketë në fokus një shtrirje dhe zgjerim të organizatave ekzistuese dhe shtrirje kapilare të organizatave.

Koha e organizatave të ndërtuara në bazë pallati apo tarafi duhet të marrë fund. Organizatat duhet të shtrihen në të gjithë territorin e votimi. Edhe në funksion të procesit me rritjen e anëtarësimeve dhe gjithpërfshirjen e forumit socialist. Pjesë e këtij procesi duhet të jetë dhe Fondacioni Qemal Stafa.

Rëndësi e dorës së parë ka zbatimi i një platforme të detajuar. Historia e përfshirjes së grave në politikë është një mesazh për t’i dhënë fund bllokimit absurd për mos t’u dhënë atyre mundësi. në këtë pikë do jemi të angazhuar dhe mos të bëjmë kompromise me cilësinë që duhet të ketë barazia gjinore në organizatë.”

Rama tha se grupi i posaçëm, i cili do të punojë për të përgatitur ndryshimet në statut do të përbëhet nga: Armando Subashi, Bashkim Fino  Damian Gjiknuri, Ermonela Felaj, Ethehem Ruka, Majlinda Bufi, Musa Ulqini, Namik Dokle dhe Vasilika Hysi, ndërsa kongresi i Partisë Socialiste i parashikuar për tu mbledhur në Dhjetorë, kryeministri tha se do të shtyhet për në janar të vitit 2016.

Kryeministri gjatë fjalës së tij vlerësoi qeverisjen në këto dy vjet sidomos në fushën e rendit, sigurisë dhe arsimit.

“Kemi arritur numrin më të vogël të krimeve dhe zbulueshmërinë më të madhe dhe kjo falë punës së ministrit të Brendshëm, i cili me reformat e ndërmarra futi në drejtimin e duhur Policinë e Shtetit.

Reforma në arsim, është një tjetër kantier i çelur nga qeveria. Kjo reformë ka për synim që brenda këtij mandati arsimi të hyjë në një linjë efiçente, që ti japë dritë brezave të rinjë me qëllim që fakulteti të sjellë dije dhe jo rrënim.

Ndërhyrja në sektorin energjetik është një tjetër sukses, Operacioni për ndalimin e vjedhjes së energjisë elektrike ka kthyer në binarët e saj një sektor mjaft nevralgjik, i cili dëmtonte burimet natyrore të vendit tonë.

Përmes reformës në sektorin energjetik kemi kthyer energjinë elektrike në binaret e ligjit, pas një kohe të gjatë rrënimi. Kemi ndërmarrë reformë të thellë dhe komplekse të sektorit energjetik, që ky mandate të përkthehet në një gur themeli për ruajtjen e burimeve tona natyrore, çka do të sjellë dhe rritje të qendrueshme ekonomike”, tha Rama

Shëndetësia ka pësuar një ndryshim rrënjësor. Reforma në Shëndetësi dhe ndërrmarrja e një plani masash të gjithanshëm për të ndaluar abuzimet e ndryshme, si dhe ndikuar në çmimin e barnave është një tjetër arritje e jona.

Ekonomia dhe financat janë në drejtimin e duhur, ndërsa një falenderim të vecantë dua të shpreh për Kryetarin e Komisionit parlamentar për Reformën në Drejtësi, e cila duhet të përmbyllet brenda vjeshtës së këtij vitit.

Gjithashtu ne duhet të plotësojmë detyrat e shtëpisë për procesin e integrimit, në mënyrë që vitin e ardhshëm ne të hedhim hapin tjetër të madh në këtë proces, celjen e negociatave për anëtarësim“, theksoi Rama.

 

4 komente në “PS mbledh Asamblenë/ Rama: Regjistër dixhital anëtarësimesh, fitore spektakolare edhe në 2017”

  1. tin tin says:

    Duke filluar nga reshti i dhjetë para fundit të gjitha duhen lexuar së prapi!

  2. Pylli i lirise says:

    Njera arsye se pse fiton ps me rezultat te thelle, eshte se pd e coi shqiperine ne gremine.

  3. Maria says:

    Po Normal qe do fitojn se po bejn shtet

  4. Spartaku says:

    Qeveria Rama eshte nje qeveri e besueshme.Eshte qeveri per shqipetaret.Une besoje se e ardhmja do te jete me e mire,pasi EDI RAMA,nuk ka veset e keqija si Sali Berisha,qe te vrete naten dhe te qan diten.Brerisha e beri kete vend fukara se pasuroi mafien qe ka rreth vehtes.Ai vodhi gjithe pasurine e shqiperise nepermjet ministrave te tij,deputeteve,e gjithe administrates se koruptuar deri te fijet flokut.
    EDI RAMA ka vizion shume te mire,ku besoje se shqipetret te zhgenjyer nga Berisha,do te jene te kenaqur.EDI RAMA po behet edhe nje politikan i mire,dhe i guximshem.Ai po u bene ball agresivitetit te udheheqjes se pd-ke.Ata po shpifin e trillojne çdo gje,po nxijne çdo gje,per te ulur imazhin e kryeministrit Rama.
    Berisha qellimisht i la bankate shtetit boshe qe te dikreditohej Rama,por populli eshte i mençem dhe i kuptoi djallezit e pd-ke.Ai i dha rames fitoren e merituar dhe humbjen e meritur pd-ke.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje