Më shumë sinqeritet ju lutem!

17 Korrik 2015, 21:41Politika TEMA

Nga Rolf Wenkel

Kancelarja, ministri gjerman i Financave dhe kolegët e tij në Bashkimin Evropian duket se janë mjeshtër për shtyrjen e problemeve dhe mbylljen e syve para realitetit. Ata mohojnë mundësinë e shlyerjes së borxheve të Greqisë – sikur Greqia vërtetë do të jetë në gjendje që në të ardhmen e largët të paguajë borxhet e saja.

Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe shumë ekonomistë flasim në anën tjetër atë që taksapaguesit evropianë e dinë kaherë: 11 milionë grekë nuk do të mund ta kthejnë kurrë në tërësi borxhin prej 323 miliardë eurosh. Falja e një pjese të borxheve dhe shtyrja e afateve për kthimin e pjesës tjetër është e domosdoshme, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të hapet një perspektivë për këtë vend.

Ide jo të mençura

Më shumë ndershmëri dhe sinqeritet prej politikanëve ndaj zgjedhësve dhe takspapaguesve me siguri që nuk do të ishte keq. Kështu ata duhet të pranojnë se ka qenë budallallëk dhe absurde ideja për futjen në përdorim të monedhës së përbashkët para vendosjes së një politike të përbashkët fiskale, ekonomike dhe sociale. Ata duhet të pranojnë se ideja për pranimin në këtë klub të vendeve me monedha më të dobëta ka qenë një budallallëk absolut, sepse kështu u merret mundësia atyre që të korrigjojnë gabimet e tyre në ekonominë politike, përmes zhvlerësimit të monedhës së tyre.

Më shumë sinqeritet do të thoshte më shumë ndershmëri ndaj zgjedhësve. Paratë nga dy programet e para të ndihmës për Greqinë kanë shkuar. Ndërkohë që edhe paratë e programit të tretë do të ikin. Të paktën duhet të jemi të sinqert që ndihmat e reja të mos i quajmë kredi, por ashtu siç janë: ndihma për një popull në vuajte. Disa nga marrëveshjet e Mastrihtit dhe Lisbonës edhe ashtu nuk janë kuptuar seriozisht nga askush – më së paku nga spekulantët dhe tregjet financiare.

Ndihmat teknike

Rreth 70 % e grekëve mbështesin mbetjen e Greqisë në eurozonë, për vetë faktin që me euro marrin nga elitat e tyre të pushtetit rroga dhe pensione më të larta. Kjo duhet të shpërblehet edhe me ndihma teknike. Athina për shembull duhet të rishkollojë dhe të përgatisë nëpunësit e saj në rast vendimi për ndryshime. Unë jam i bindur se me ndihmë teknike nga vendet e tjera, edhe grekët mund të mësojnë që të administrojnë si duhet politikën fiskale dhe kadastrale. Por si fillim duhet bërë rikapitalizimi i bankave në Greqi. Sepse pa para dhe besim tek bankat , nuk mund të funksionojë ekonomia – pavarësisht faktit që këtu bëhet fjalë për një vend të vogël ekonomik si Greqia, e cila nuk ka nevojë domosdoshmërisht për katër banka të mëdha.

Por kancelarja dhe ministri i Financave duhet së pari të mendojnë për faljen e mundshme të të gjitha borxheve. Një gjë e tillë ka ndodhur edhe më parë, pas Luftës së Dytë Botërore, kur 70 vende hoqën dorë nga kërkesat e borxheve gjermane – në vlerë prej rreth 30 miliardë marka gjermane. Me marrëveshjen e Londrës të vitit 1953 janë falur gati gjysma e borxheve gjermane – gjë që bëri të mundur fillimin e mrekullisë ekonomike të kohës së pasluftës.

8 komente në “Më shumë sinqeritet ju lutem!”

  1. Pelasgian says:

    Ishte gati n’te qame Qiprasi ,,,,ishte tu ju lut si fakir Draghit per fondet ELA

    cfare legenash …komb b…qimash !!!!

    Uroj qe nje dite te BEKUAR Pranvere si ajo e 29 majit ( e MARTE ) greket te SHFAROSEN nga Mustakoshet e Stambollit !!!

    Boll me ..s’durohen lulat e vocerr tu lyp si gjynafcar rrugve t’kurbetit

    hahahahahahahahahah

    pash sot ne Oslo 1 skene te jashtzakonshme …u cu lypsi afgan e i dha paret e “fitume” 1 greku qe po vajtonte para ambasades gjermane

    grek o grek je turpi i BOTES !!!!

    Me mire beni HARAKIRI te gjithe si bq qe jeni ….

  2. sit.. back....and relaks → says:

    Ah po nuk i njeh greket mo Rolfi, jo gjysme po te tere t’ja u falesh borxhin pas 40 vjetesh prape me doren duke lypur do i gjesh. grekeve gjermania nuk duhet tju fali borxhin por duhet tju fali ca tru. gjermanise ja falen borxhin por trurin dhe intelektualet profesioniste i kishin gati, dhe e bene gjermanine kjo qe eshte sot me pune e me tru e jo me llaka llaka arixhinjsh. greket kane gjysem shekulli qe jetojne mes mundesise dhe enderres europiane dhe snuk. nuk eshte me te thene o Rolfi, eshte me te dhene.

  3. Jobi says:

    WTF .Gjermanise jufalen borxhet sepse ajo paguante reparacionet Rusis dh nuk mund te ngrihesh ekonomikisht .Perendimi kishte nevoje per nje Gjermani te forte , po Greqia c’fare pagoj vec politikane te korruptum qe vazhdojne ta vjedhin deri ne palce . Kjo nuk eshte e drejte te hiqen paralele midis

  4. Borxhi says:

    Grekët duhet të ndryshojnë mentalitetin e jetesës dhe jo borxhin. Sepse edhe po tja fali BE te gjithë borxhin

    çdo qeveri Greke që do të vijë në pushtet do të bëjë të njëjtën gjë që po bëjnë këta që janë sot.

  5. komunalja says:

    Borxhet mund t’i falen nje shteti per te cilin eshte e sigurt se nuk do kerkoje te tjera! Per rastin e grrqise eshte budallallek t’ia falesh pa reformuar rrenjesisht shtetin alla-jevgjit!

  6. plaku says:

    Me pelqeu shume artikulli, sepse konfirmoi ate qe une po them prej me se tre vjetesh. Unifikimi i monedhes pa bere me pare unifikimin Politik, Fiskal, socjal, financjar etj. Ishte nje gabim kolosal. Gabim kolosal ishte edhe ilaçi qe u perdor nga gjermanet per daljen nga kriza te Greqise, pra KURSIMI dhe shtrengimi i rrypit deri ne palce te ekonomise greke. Ky ilac nuk funksjonoi per pese vjet per Greqine dhe konktretisht :

    Ne vitin 2009 borxhet ishin 301 miljarde Euro , pra 127,1 % te PBB dhe tani ato jane 312,7 miljarde Euro dhe 175% te PBB. Prodhimi industrial ra me 25%, 60% er rinise jane te papune, pensionet u ulen per 40%.

    Koha tregoi se duhet perdorur nje ilaç tjeter dhe ky ilac eshte investimet dhe reformat e forta ne Greqi.

    Eshte e kjarte se vendet e ndryshme kane performanca ekonomike te ndryshme. Per gjermanet Euro eshte e lire dhe prandaj prodhimet e tyre jane konkuruese. Per vendet e Europes se Jugut si Franca, Italia, Spanja, Portugalia, Greqia etj. Euro eshte nje monedhe e shtrenjte ( forte ) dhe keto vede mund te bejne cfare te duan dhe nuk mund te behen kurre menjehere vetem me kursime dhe kursime po aq konkuruese si gjermanet. Ketu fshihet lepuri, dhe kjo eshte thembra e Akilit. Futja e Euros ishte nje gabim per te cilin duhet te paguajne popujt e vendeve te Europes se jugut.

    Problem tjeter eshte edhe fakti se Gjermania si shtet ka nje superprodhim prej reth 10%, te cilin ajo duhet pa tjeter ta shesi me nje çmim me te ulet se te tjeret duke mos stimuluar keshtu qe te tjeret te prodhojne pak me shtrenjte. Kjo eshte loja e ndyre qe ben Gjermania e cila e futi Europen shekullin e kaluar ne dy luftra boterore. Nuk kane vene mend derrat. Ne koken e tyre eshte “Gjermania mbi te gjithe”. Ata enderojne qe Europa te gjermanizohet gje qe nuk do te behet kurre sepse Franca dhe Italia jane kunder ketyre derrave. Mentaliteti i tyre bazohet vetem ne bilance, shifra, rregulla etj. Mentaltitet ky qe nuk mund tju imponohet popujve te Europes se jugut.

    Nga ana tjeter eshte fakt qe gjermanet kursejne reth 12%te Pbb se tyre, nuk investojne ne Gjermani dhe keto leke ja dhane bankave gjermane per te blere borxin grek me interesa deri ne 15 %. Ishin po keta gjermane qe stimuluan fllusken e ndertimeve ne Spanje dhe futen edhe Spanjen ne borxhe te larta shteterore. Pra gjermanet te mos na hiqen si Jesus krishti, ata shofin vetem bythen e tyre ne kuriz te popujve te tjere te Europes.

    E kam thene disa here se Euro duhet hequr dhe cdo vend te kete monedhen e tija si me pare. Rruge tjeter nuk ka.
    Bashkimi Europjan u bazua dhe krijua mbi nje ideal te bukur si demokracia, barazia,solidariteti, ideal ky qe Schäuble do ta varrosi. Ishte po ky Schäuble qe me paturpesi shkateroi te majten greke duke e bere kete fakt si shembull edhe per vendet e tjra si Spanja, Ialia etj. Schäuble esthe perfaqesuesi i interesave dhe urdherave te “fashizmit te bardhe ( industrise financjare ) qe ka marre superxhiro. Faktori KAPITAL nuk taksohet sepse eshte bere shume mobil ndersa po taksohet tmeresisht faktori PUNE.

    Mendoj se ajo qe ndodhi me Greqine i tregoi Europes se nuk mund te vazhdohet me te trajtohet si nje PROTEKTORAT GJERMAN.

  7. Tema says:

    Interesi do ja mer frymën grekut.

  8. Sh says:

    Nqs Gjermanise jane falur 1 here borxhet ,Greqise jane falur 3 here ,prandaj mjaft me kete shembull . Problemi qendron gjetke.Europa dhe Amerika e duan me cdo kusht Greqine ne BE .Gjithashtu Europa e din fare mire qe keto miliarda ky shtet ,qe nuk eshte industrial ,nuk mund ti ktheje me ,por ato nuk duan te dalin hapur qe ne do ta mbajme gjithmon Greqine me paketa miliardeshe .gjithashtu ato e din fare mire ,qe Greqia shume para ka vjedhur dhe shume te tjera i kane blere armatime .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje