Besimtarët myslimanë festojnë Fiter Bajramin

17 Korrik 2015, 11:00Politika TEMA

Besimtarët myslimanë festojnë sot festën e Fitër Bajramit. Pas ditëve të agjërimit, lutjeve, adhurimeve dhe leximit të Kur’anit, mijëra besimtarë të Tiranës e mbarë Shqipërisë ishin pjesë e festimeve dhe faljes së namazit të Bajramit të organizuar si çdo vit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Festimet e Fitër Bajramit kanë filluar që në orët e para të mëngjesit me namazin e sabahut. Para faljes së namazit të Fitër Bajramit, besimtarët ndoqën një program të shkurtër, pjesë e të cilit ishin tekbire, salavate dhe ilahi.

Programi ka filluar me fjalën më të bukur, me këndimin e një pjese nga Kur’ani Famëlartë, të cilën e përcolli imami i xhamisë së “Et’hem Beut”, Elton Karaj.

Ceremonia ka vazhduar me fjalën përshëndetëse të kryetarit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Skender Bruçaj, i cili uroi besimtarët myslimanë dhe gjithë shqiptarët kudo që ndodhen, për shëndet dhe mirësi, për sukses në çdo sferë të jetës; me shpresën e madhe, që Zoti të na ketë falur mëkatet tona dhe të ketë pranuar adhurimet dhe sakrificën tonë.

Bajrami është simbol i paqes, i gëzimit, i harmonisë, i qetësisë shpirtërore, moment i lartësimit të Allahut dhe koha e shpresës së arritjes së kënaqësisë së Krijuesit, që është edhe qëllimi final për çdo besimtar. Duke përfituar nga përkujdesja e veçantë hyjnore, që Zoti i madh ka ndaj nesh në ditët e Bajramit, unë i lutem Atij dhe ju ftoj edhe ju t’i lutemi së bashku për më shumë paqe, begati gëzim e harmoni, për shuarjen e luftërave dhe konflikteve anë e mbanë globit”, tha ndër të tjera Bruçaj.

Ndërsa nënkryetari i KMSH-së, Bujar Spahiu, në ligjëratën e tij tha se ne vijmë në këtë festë të madhe pas një Muaji të Bekuar.

Ky Bajram na ka mbledhur këtu për të përjetuar dhe ndarë mirësitë e kësaj feste të madhe. Vijmë në këtë festë pas një Muaji të Bekuar. Një muaj ku brenda tij ndodhet Nata e Kadrit, nata ku zbriti Kur’ani Famëlartë. Me anë të këtij libri njerëzit udhëzohen në rrugën e drejtë. Në këtë muaj që kaluam Zoti na bërë të kujtohemi për të varfrit, të zgjasim dorën ndaj njerëzve në nevojë e të jemi më të drejtë”, theksoi Spahiu

Falja e Namazit të Fitër Bajramit u drejtua nga Kryetari Komunitetit Mysliman Skender Bruçaj, më pas besimtarët dëgjuan hytben e mbajtur nga Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra.

Besimtarët myslimanë festojnë sot festën e Fitër Bajramit“Në këtë sofër bujare të Bajramit gjithsecili ka ardhur për të plotësuar këshillën e profetit. Të gjithë të vrapojmë për të gëzuar një zemër, për të gëzuar një shpirt, qoftë një të afërmi apo një njeriu tjetër. Besimtarët janë besnikë të vendit të tyre. Ata i shërbejnë vendit si në rrafshin fetar ashtu edhe në rrafshin shoqëror e kulturor. Këto festa madhështore na rikujtojnë edhe njëherë virtytet dhe vlerat e larta të dinjitetit njerëzor”, tha myftiu Gurra.

Ndërsa moderatori i programit Oltion Kola, u shpreh se sot ka festë brenda nesh, ne shtëpitë tona, në ketë shesh e më gjerë sot festojmë Fitër Bajrami këtë Bajram të madh që i bën të gjithë të gëzuar, për vetë faktin se Krijuesi i botëve i ka caktuar të tilla këto ditë.
Të rrethuar nga një atmosferë e ngrohtë besimi e vëllazërie, pjesëmarrësit e shumtë janë përshëndetur dhe kanë ndarë me njëri-tjetrin gëzimin dhe emocionet e kësaj dite të madhe paqeje, mirësie e shpërblimi.

5 komente në “Besimtarët myslimanë festojnë Fiter Bajramin”

  1. Frank says:

    Tradhetaret e kombit qe mbajne mbi supe turpin e turkut.nuk ka komb ne bote te perqafoje ate qe e shtypi qindera vite.ose jeni te perulur ose jeni turq pergjigje tjeter nuk ka.gezuar festen e atyre qe presin kokat.

  2. net says:

    Allahu ekber!Bajramu Barak!

  3. RROFTE GJUHA SHQIPE…!
    RROFTE I MADHI GJERGJ KASTRIOT {SKENDERBEU}.

  4. mollos says:

    Mbeturina turko- mongole, bashke me mbeturinat turko-greke te janulles na ndotin kete komb …. Kur do qerrohet kjo fare e keqe dhe te pastrohet gjaku i Arbrit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje