INTERVISTA/ Kotzias: I impresionuar si ka ndryshuar Shqipëria. Për ne s’ka “çështje çame”

16 Korrik 2015, 21:50Politika TEMA

Ministri i Jashtëm grek Kotzias, gjatë vizitës së tij të djeshme në Tiranë, ka dhënë një intervistë për Vizion Plus.

 

Cili është qëllimi i vizitës tuaj këtu në Shqipëri dhe në rajon?

 

Mendoj se kemi nevojë për më shumë siguri dhe stabilitet në të gjithë rajonin e Ballkanit dhe për këtë Greqia e Shqipëria mund të luajnë një rol pozitiv.

Ne jemi dy kombe të vjetër në këto anë të Botës, kemi një miqësi të vjetër.

Por duhet të shohim sesi mund të gjejmë zgjidhje për problemet që vijnë nga e shkuara dhe sesi mund të krijojmë një të ardhme pozitive, nëpërmjet bashkëpunimit në të gjitha fushat, si arsimi, kultura, ekonomia, e drejta ndërkombëtare, etj.

 

Cilat ishin temat kryesore të prekura gjatë takimeve me autoritetet shqiptare dhe cilat janë përfundimet kryesore të vizitës tuaj?

 

Mendoj se një nga gjërat më të rëndësishme është orientimi europian i Shqipërisë. Për këtë, ne kemi firmosur një marrëveshje të veçantë për mbështetjen që Greqia mund t’i japë Shqipërisë për ta ndihmuar në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian. Kemi diskutuar gjatë për Bashkimin Europian dhe për rolin e dy vendeve tona nëkëtë kontinent. Së dyti, diskutuam për atë që ju e quani “problemi i detit”. Si mund të arrihet tek një zgjidhje dhe mendoj se kemi arritur një marrëveshje për të ngritur një grup teknik me ekspertë, i cili do të evidentojë nëse ka patur ndonjë gabim nëmarrëveshjen tonë apo nëse ka patur keqkuptime, në mënyrë që t’i korigjojmë ato dhe nëse nuk do të gjejmë një zgjidhje të plotë, atëherë mund të shohim mënyra tëtjera për të arritur një marrëveshje.

Shpresoj deri brenda vitit të ardhshëm duhet ta mbyllim këtë kapitull, pasi kemi shumë gjëra për të bërë së bashku. Është për tëardhur keq që nuk po i përdorim në maksimum mundësitë tona për këtëbashkëpunim. Së treti, diskutuam për të ashtuquajturën “situatë lufte”. Siç e dini, ne grekët mendojmë se nuk ka ndonjë situatë lufte. Është bërë një deklaratë në1986 nga qeveria greke që i ka dhënë fund kësaj gjendjeje lufte. Kemi një traktat miqësie mes Greqisë dhe Shqipërisë. Ne i kemi dhënë mbështetje Shqipërisë për integrimin në NATO dhe aty nuk jemi vetëm dy vende mike, por edhe aleate. Kështu që nuk jemi duke bërë asnjë lloj lufte. Por unë e mirëkuptoj kërkesën e palës shqiptare që kërkon të ketë një zgjidhje për këtë çështje.

Kështu që do tërishikojmë dhe rifreskojmë marrëveshjen mes Greqisë dhe Shqipërisë që ne e quajmë “Traktati i Miqësisë” i vitit 1996. Dhe në marrëveshjen e re mund tëpërfshijmë bashkëpunimin në një sërë fushash, si energjia, diplomacia, etj. Mund tëpërfshijmë aty një deklaratë të re në lidhje me bashkëjetesën paqësore të dy vendeve. Ne nuk mendojmë se kemi nevojë për një gjë të tillë, por kam kuptuar se pala shqiptare ka nevojë dhe ne do ta bëjmë këtë. Kjo do të ndihmojë për një frymëmë të mirë mirëkuptimi mes dy popujve. Më pas kemi diskutuar për të drejtat e minoriteteve, minoritetit grek në Shqipëri, si të krijohet një klimë dhe kushte më tëmira për ata që jetojnë këtu dhe në të njëjtën kohë kemi biseduar edhe për emigrantët shqiptarë në Greqi. Siç e dini, ne kemi dërguar në parlament dhjetë ditëmë parë një ligj të ri që i jep mundësinë të gjithë qytetarëve nga familjet shqiptare që kanë lindur në Greqi që të marrin nënshtetësinë greke, duke krijuar lehtësira për ta arritur këtë edhe për prindërit e tyre. Ramë dakord se kemi shumë interesa tëpërbashkëta dhe shumë ura lidhëse, atë të minoritetit grek në Shqipëri, atë tëshqiptarëve që jetojnë në Greqi, kemi interesa të përbashkëta ekonomike dhe tregtare. Siç e dini, Greqia është investitori më i madh në Shqipëri.

Kemi diskutuar dhe mendoj se vitin e ardhshëm do të realizojmë një forum të madh ekonomik për lidhjet mes Greqisë dhe Shqipërisë dhe për mundësitë e forcimit të tyre.

Gjithashtu mendoj se mund të realizohet një bashkëpunim me universitetet greke për të bërë një konferencë të madhe në lidhje me atë që mund të jetë perspektiva e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Greqisë. Kemi diskutuar gjithashtu për nevojën e bashkëpunimit në të gjitha fushat, në veçanti në arsim dhe kulturë. Siç e dini kemi firmosur një marrëveshje për rishikimin e teksteve shkollore, pjesën më tëmadhe për librat e historisë në shkolla për të parë se çfarë tablloje i paraqitet grekëve për Shqipërinë dhe anasjelltas. Duhet të kemi libra më miqësorw mes dy popujve. I kam thënë të gjithëve se ne jemi shumë krenarë, jemi me fat që kemi emigrantët shqiptarë në Greqi. Pasi familjet e tyre po punojnë shumë fort, po integrohen gjithnjë e më shumë në ekonominë dhe shoqërinë greke. E shoh këtë si profesionist, si pedagog universiteti.

Ka kaq shumë studentë të mirw që vijnë nga Shqipëria. Dhe m’u bë qejfi që dëgjova nga një deputet i parlamentit shqiptar se disa nga ish-studentët e mi tani janë profesionistë të mirë në universitetet shqiptare. Kemi diskutuar për gjithçka që na shqetëson në lidhje me marrëdhëniet mes Greqisë dhe Shqipërisë dhe sesi mund t’i shtyjmë ato përpara. Por edhe për problemet rajonale, si për shembull raportet tona me Kosovën, me fqinjin tonë qëka Shkupin si kryeqytet, quajeni FYROM, ose FYROM Maqedoni, si të doni. Kemi diskutuar sesi mund të gjejmë zgjidhje për problemet që vijnë nga e shkuaradhe sesi mund të gjejmë një rrugë më të mirë për të ardhmen e përbashkët. Ne duhet të bashkëjetojmë, pasi nuk ka popuj të tjerw në gjithë rajonin që të kenëlidhje kaq të forta mes familjeve, mes njerëzve, mes minoriteteve, mes gjithçkaje, sa Greqia dhe Shqipëria. Kemi shumw gjëra të përbashkëta.

Si do t’i sheshoni diferencat që ekzistojnë në disa çështje. Si për shembull, nërastin e kufirit detar. Çfarë do të bëni nëse nuk do të ketë një marrëveshje?

Mendoj se do të gjejmë një marrëveshje nëpërmjet grupit teknik të ekspertëve, por nëse nuk do ta arrijmë, atëherë ligji ndërkombëtar na jep shumë mundësi dhe instrumenta për të gjetur zgjidhjen, nëpërmjet një pale të tretë, duke shkuar në gjykatë, por do ta bëjmë së bashku.

 

Po në lidhje me pronat e popullsisë çame si do të veprohet? Edhe kjo është njëçështje e nxehtë në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë.

 

Unë them gjithmonë se ne jemi një shtet i së drejtës, në Greqi mbizotëron shteti ligjor. Kështu që gjithkush, përfshirë edhe shtetasit shqiptarë mund të shkojnë nëgjykatat greke për të kërkuar të drejtat e tyre, nëse mendon se i ka humbur ato përgjatë historisë. Dhe nëse nuk e fiton të drejtën aty mund të shkojë deri nëGjykatën Europiane të Drejtësisë. Gjëja më e rëndësishme është se ne kemi zgjidhje për rastet individuale, vendime gjykatash, të cilat nuk sjellin hije nëmarrëdhëniet tona, mes shteteve dhe popujve tanë. Nuk duhet të jetë një çështje mes nesh, mes Greqisë dhe Shqipërisë si shtete, por duhet të zhvillohet në rrugënormale ligjore, përmes gjykatave.

 

Ju nuk e shikoni këtë çështje si një problem në marrëdhëniet mes dy vendeve?

 

Jo, nëse dikush mendon se nuk ka marrë atë që i takon, atëherë duhet të shkojë nëdyert e gjykatave dhe të kërkojë të drejtën e tij. Kjo ka të bëjë me çdo shtetas shqiptar që ka humbur pronën e tij për të gjitha ato që ndodhën në shekullin e 20-të. Por, nuk është për shtetasit shqiptarë që ishin kriminelë, apo pjesëmarrës në akte kriminale dhe e kanë humbur pronën e tyre nëpërmjet gjykatave. Po flasin për shqiptarët normalë që i kanë humbur pronat përgjatë gjithë historisë së shekullit të20-të, ku siç e dini ka patur shumë lëvizje dhe njerëzit kanë humbur në shumë raste pronat, të drejtat, shtëpitë, etj. Por, nuk po flasim për një grup të veçantë që i ështëdrejtuar gjykatave dhe i ka humbur të drejtat me vendime të këtyre gjykatave nëvitet ’40 të shekullit të kaluar. E kam fjalën për njerëzit normalë që kanë të drejtë tëshkojnë në gjykata. Edhe shtetasit grekë i drejtohen gjykatave. Edhe qytetarët e vendeve të tjera bëjnë të njëjtën gjë. Kjo nuk i dëmton marrëdhëniet mes dy vendeve.

 

Ju folët për një “Traktat Miqësie”, por a do të abrogonte ky dokument ligjin e luftës që është në fuqi?

Ne mendojmë se nuk jemi në luftë. E gjithë historia e luftës është mbyllur. Pala shqiptare, – dhe unë e respektoj, – mendon se duhet të gjejmë një formulim më tëmirë për ta mbyllur këtë. Kështu që propozimi im ishte, – dhe mendoj se pala tjetër e pranoi, – që të bëjmë Traktatin e ri të Miqësisë dhe në kuadër të këtij Traktati ne do të vendosim aty gjithçka do të jetë e nevojshme që pala shqiptare të ndihet mëmirë me këtë moment historik.

 

Vizita juaj në Shqipëri vjen në një situatë shumë të vështirë për Greqinë dhe për Bashkimin Europian në tërësi. Cilat mendoni se do të jenë ndikimet te bizneset greke në Shqipëri?

 

Këto janë kohë të vështira për bizneset greke. Por them se shumë prej këtyre bizneseve greke në Shqipëri mendojnë se kushtet këtu janë më të mirat e mundshme për ta dhe për këtë janë duke investuar. Por më e rëndësishme në gjithëkrizën e Greqisë është situata në Bashkimin Europian. Ia kam thënë kolegëve të mi europianë, miqve të mi europianë se ne duhet të kemi një plan për Europën e shekullit të 21-të. Nuk po diskutojmë mjaftueshëm për vizionet, për vlerat tona për Europën. Të gjithë po bisedojnë për sanksione, ndëshkime, memorandume. Këto instrumente janë të nevojshme. Ndonjëherë duhet të përdorësh sanksione për tëndëshkuar dikë. Por nëse e zbret gjithë Bashkimin Europian vetëm tek këto instrumenta, kjo është shumë e varfër. Dhe gjëja tjetër që u them është se mos harroni që gjithçka po bëjmë si Bashkim Europian duhet të mendojmë për imazhin që i përcjellim pjesës tjetër të Botës. Pra, po diskutojmë dhe po bëjmë ligje për emigracionin, për zbarkimet në Mesdhe. Azia juglindore po ndjek me vëmendje zhvillimet, nëse ne po i adresojmë të gjitha problemet tona në mënyrën e duhur. Mendoj se imazhi i Europës dhe thelbi i politikave europiane nuk është në lartësitëe duhur, duhet të bëjmë shumë më tepër nga ajo që po bëjmë. Nuk është vetëm njëproblem për Greqinë. Edhe çështja greke, ua them të gjithëve, amerikanët dhe aziatikët po na shohin duke thënë:”A do të munden europianët të gjejnë njëzgjidhje për problemet e tyre?”. Për ne, është një problem shumë i madh, por përata jashtë Greqisë duket si një i vogël. Mendoj se është shumë e rëndësishmë qëBashkimi Europian, vandet kandidate për t’u anwtarwsuar në Bashkimin Europian dhe të gjitha shtetet në rajonin e Ballkanit të ndjekin dy rregulla shumë tërëndësishme: I pari është shteti ligjor, brenda shteteve të tyre, por edhe nëmarrëdhëniet mes shteteve dhe i dyti është gjetja e kompromisit, kultura e kompromisit. Bashkimi Europian ka ekzistuar si i tillë prej vitesh pasi është krijuar kjo kulturë e kompromisit, pasi ka shumë shtete, shumë institucione dhe shumëinteresa. Por mendoj se në vitet e fundit e kemi patur të vështirë të gjejmë zgjidhje të tilla kompromisi.

Si mendoni se do të ndikojë kriza greke te qytetarët shqiptarë që jetojnë dhe punojnë atje. A rrezikojnë ata të humbasin vendet e punës dhe të kthehen këtu në Shqipëri?

Ju e dini se ne kemi shifra papunësie rreth 27 %, ndërkohë që në rradhët e të rinjve kjo shifër shkon deri në 60 %. Kështu që nuk mund të themi se asnjë shtetas shqiptar nuk do të humbasë vendin e tij të punës. Ky do të ishte një iluzion. Mendoj se kjo është një periudhë e vështirë për këdo që jeton në Greqi dhe gjithashtu edhe për shtetasit shqiptarë. Kjo ka një kosto edhe për Shqipërinë, pasi shumë familje këtu jetojnë përmes të ardhurave të të afërmëve të tyre në Greqi. Mendoj se është në interes të përbashkët të Greqisë dhe Shqipërisë që ne ta kalojmë këtë krizë, duke gjetur zona të reja zhvillimi dhe rritjeje.

 

A janë të kënaqura bizneset greke me kushtet që kanë gjetur këtu në Shqipëri?

Mendoj se pjesa më e madhe e bizneseve greke janë të mira, disa nuk janë më tëmirët. Por, ata janë duke e shijuar jetën dhe biznesin e tyre këtu në Shqipëri. Ndonjëherë kërkojnë më pak burokraci, ndonjëherë u duket sikur burokracitë këtu janë më të mëdha sesa edhe në Greqi. Por ndonjëherë janë më të lumtur sesa nëGreqi.

 

Si i gjykoni marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë në këtë moment?

Mendoj se dita në mbrëmje është shumë më e mirë sesa dita në mëngjes. Ndoshta edhe për shkakun se këtë intervistë po e jap në mbrëmje dhe jo në mëngjes. Por mendoj se edhe në mëngjes kishte shumë njerëz që buzëqeshnin këtu në Shqipëri, sesa në Kosovë. E dini që ishte vizita e parë e një ministri të jashtëm grek nëKosovë. Ka qënë më parë edhe z.Venizelos, por ai ishte aty si përfaqësues i presidencës së Bashkimit Europian. Ishte i detyruar të shkonte. Por këtë herë unëzgjodha vetë të shkoja dhe nuk ka patur një ministër të jashtëm grek që të këtëvizituar më parë Kosovën. Ky është një hap i madh. Ne po i mbështesim vendin qw tw anwtarwsohet në organizatat ndërkombëtare, si Unesko, Interpol, etj.

A ka ndryshyar Greqia qëndrim në lidhje me pavarësinë e Kosovës? A po merrni në konsideratë njohjen e saj?

 

Kemi ndërmarrë disa hapa shumë të rëndësishëm, por fillimisht duhet t’i implementojmë ato.

 

Cili është opinioni juaj në lidhje me progresin e bërë nga Shqipëria gjatë këtyre muajve në rrugën e saj drejt çeljes së negociatave për anëtarësim nëBashkimin Europian?

Më duhet t’ju them se jam shumë i impresionuar nga Tirana. Kam qënë për herë tëfundit këtu, si pjesë e një delegacioni të ministrisë së punëve të jashtme të Greqisënë vitin 1999. Tirana nuk është më i njëjti qytet, siç ishte 16 vjet më parë. Së pari, ju keni bërë progres shumë të madh si vend, si shoqëri dhe unë kam ndjesi shumëtë ngrohta dhe pozitive për këtë. Së dyti, mendoj se jemi duke bërë disa hapa drejt anëtarësimit, por çdo politikan europian thotë se Shqipëria duhet të bëjë më shumë. Por në fakt, Bashkimi Europian na thotë edhe ne që duhet të bëjmë më shumë. Kështu që është e njëjta përgjigje.

 

A është Shqipëria në rrugën e duhur për reformat?

 

Mendoj se nëse do të zbatohet marrëveshja e firmosur sot për mbështetjen e Shqipërisë nga Greqia në reformat e saj integruese, jemi në rrugën më të mirë tëmundshme.

A shikoni ndryshime në politikën e jashtme të Greqisë, në veçanti në drejtim të Shqipërisë, që kur Syriza është në pushtet?

Mendoj se së pari jemi duke bërë një politikë më aktive. Së dyti, po rimendojmëgjithë politikat tona për atë që e quajmë “faktori shqiptar”. Kam patur takime konstruktive me partitë shqiptare në Shkup. Vizitova për herë të parë Kosovën. Jam këtu me vullnetin për të gjetur zgjidhje në marrëdhëniet tona, duke i dhënëatyre një të ardhme pozitive. Mendoj se jemi më pozitivë sesa të tjerët përpara nesh.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për “Spiegel”, ju jeni shprehur se “Parimi i shpresës është shumë i fuqishëm”, duke iu referuar një marrëveshjeje të mundshme mes Greqisë dhe BE-së. Dhe në fakt, kishit tëdrejtë. Sa i fortë duhet të jetë ky “parim shprese” për zgjidhjen e të gjithaçështjeve të mbetura pezull mes Shqipërisë dhe Greqisë?

 

Është e vërtetë. Një filozof gjerman, Erich Bloch, ishte i fiksuar pas kësaj teorie, kësaj teze, duke shkruar shumë libra për të.Ai thotë se njerëzit kanë nevojë për shpresën, kanë nevojë për perspektivën.Njerëzit kanë të drejtë të ëndërrojnë për tëardhmen e tyre dhe në veçanti të rinjtë. Kështu që mendoj se ajo që po bëjmë ne tani së bashku me Shqipërinë është që njerëzit e të dy vendeve të ëndërrojnë për më shumë bashkëpunim dhe më shumë ndjesi pozitive. Pasi nuk mund të bësh politika ekonomike, apo ndërkombëtare pa ndjesitë pozitive të njerëzve. Dhe nga vizita ime në Shqipëri kuptoj se në fund të ditës, njerëzit, stafi im, janë mëoptimistë për të ardhmen tonë të përbashkët.

 

 

30 komente në “INTERVISTA/ Kotzias: I impresionuar si ka ndryshuar Shqipëria. Për ne s’ka “çështje çame””

  1. Pip says:

    Çamet mos Jane ata turqit qe kishin vjedhur tokat dhe u perzune pak me vone?Dhe shkuan ne Albani?Dhe vazhdonin te vidhnin e vrisnin?Ata duhet te jene…

    1. Gjeto BM says:

      Po mor bol, Faik konica ishte nje nder ta!

    2. Adriatik says:

      Nikos kujdes me keta se urrejne c’do gje Helene dhe kristiane.

      E kane mikrobin trashegim nga baba sulltan rexhepi qe akoma i kendojne poezi xhihadi.

      Te fala Dimitrios Busatis dhe faleminderit qe e pagezove.

      1. armand says:

        Tiku te mbeti sulltani ne goje o i urruar.
        Bejeni gjumin te qete se mendon Angelina Merkelis per ju.

    3. alben says:

      O mbeturine! Lexho librat Angleze, Amerikane, Franzese dhe italiane..Enciklopedia britinake ne vitin 1871 shkruan se Shqiperia eshte 91200 km katror, pèo ashtu ne vitin 1908 Ministria e jashtme italiane kerkon hapjen e nje konsullate ne Janina (ALBANIA)
      STUDIO DOKUMENTAT!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

      1. arianit says:

        Camet ne me Cameri kane qene aristokrate dhe keta qe
        pellasin sot te ashtequajtur greke te rinj me prejardhje
        arabe, kane marre tokat e shqiptareve te Camerise, prandaj
        therrasin kapeni kurven, sepse jane vete kurva arabe.

        Kerkoni ne dokumentat Gjermane te asaj kohe se cfar flitet
        per popullsine Came, qe thojne qe eshte populsi me gjak
        arjan dhe jo me lekure te zeze afrikane sic jan arabet
        te ashtequajtur grek te ardhur nga anadolli.

        FAKTET FLASIN VETE, JA NJE FYTYRE GREKU, A MUND TE QUKET
        EUROPIAN KY NE VIDEO.

        https://www.youtube.com/watch?v=6gv9vxcuiRs

      2. Labi Vlore says:

        Ministri i Jashtem Grek thote se Camet duhet te i drejtohen Gjykatave Greke per pronat e tyre te grabitura nga Greqia…Perse shteti Grek nuk vepron shume thjesht.Te ktheje pronat atyre qe i kane humbur ato??Te miratoje nje ligj per kthimin e pronave atyre pronareve te debuar barbarisht nga shteti Grek??Kete do e bente c’do shtet demokratik dhe serioz i Evropes…O Niko Greku.Shqiptaret nuk jane me ata te vitit 1991.Kujton se i mashtron dhe i sjell verdalle me fjalet e tua diplomatike..Gabohesh rende zoteri i nderuar.

    4. xxxxx says:

      Ju kan vjedhur tokat? Kujt jan kan vjedhur ketyre qe banojn tani aty te ardhur nga ANADOLLI si puna te parave te tu atehere perse nuk investohet ne ato por krahina e Epirit grek eshte me varfera ne Greqi sepse ju MQ te ashtuquajtur grek nuk keni TAPIT e atyre tokave qe i vodhet me dhune dhe ja dhat arxhive te ardhur more vesh ore konrra e zagarit sorrogatp PIP

  2. gimi says:

    Arabet dhe keta jan te pakten 200 vjet mbrapa. pergjigje pre nje me 4 klase.

  3. Tony E says:

    E njejta politike Greeke po Varja ketij se nje jave minister eshte svaret problemi Cham se chtote ky

    Po do I vije dita dhe asaj Pune si I erdhi dhe Kosoves rrofte SHQIPERIA Etnike

  4. vang says:

    Do te freskohet ”Traktati i Miqesise.”.ligji i luftes nuk hiqet.Ky ligj eshte i lidhur me kthimin e pronave te cameve dhe mekundershtimin e kufijve te 1913-tes.

  5. tfgs says:

    Bravo Kotzia,por korraket nuk kane as bese as fe………….

    1. ai says:

      ikni ore brekegrisur

  6. Loko-Loko says:

    Me camet kot merrni inat se ata ne kohen e Enverit pothuaj te gjithe SPIUNE TE ASFALISE greke kane qene!!!

  7. Patriot says:

    E ka mbyll pazarin me Ramen ky derrkuci Grek. Jo me kot Idrizi u hodh ne preherin e Rames dhe i la Camet me gisht ne goje. Keshtu ndodh kur do ti hapesh gropen tjetrit dhe bie vete brenda. Ja futi PDse dhe si perfundim hengri ne bese njerezit e tij. I pabesi merr ate qe meriton,ta gezoni o shoket e Camerise kopilin tuaj te qeverive Shqiptare.

  8. kuq e zi says:

    Pip janulla
    Camet jane pjese e asaj popullate qe lane greqine kur erdhen turqit qe sot quhen arbereshe ata qe nuk iken prej turkut iken nga zerva
    Ti ku ben pjese??

  9. Uji i ftohte says:

    Camet jane baballaret e grekeve.

  10. Psee says:

    o pip, Camet jane shqiptare njesoj si shqiptaret e laberise, si shqiptaret e Ulqinit, si shqiptaret e Tetoves, si shqiptaret e Parges dhe Prevezes, si arbereshet. Nuk jane dhe nuk do te jene asnjehere turq. Por dhe dicka, 100 here me mire turk se sa derr greku, serbi, malazezi, maqedonsi dhe rusi. U sqarove?

    1. petro says:

      Qe qenke nje idiot ti Psee duket qarte.Qe qenke i rrjedhur nga fare turke, po ashtu.Po a ka ndonje shkolle turke per 7 miljon shqiptaret qe jetojne te deportuar atje?Po a na la pese shekuj pa nje shkolle shqipe?Or idiot, mblidh mendje:Ose beju shqiptar ose o burra pertej Bosforit.Lere Ballkanin te integrohet ne Europe.

      1. Dru me pre says:

        Petro, pa shkolle na la po te pakten gjuhen dhe gjakun (kuptohet ne pjesen derrmuese) e mbrojtem dhe ja tek po e shkruajme bashke tani, por po te ishim pa mbrojtjen ushtarake te tyre, serbet dhe greket do na kishin degdisur prapa diellit dhe sot ti dhe une (kuptohet po te kishim fatin te shikonim driten e diellit), do komentonim ose ne ndonje gazete serbe, greke apo kush dreqin e di ne cilen gjuhe te botes. Nuk jam proturk, jam ortodoks shqiptar, por vec Amerikes dhe Turqise ne te shkuaren dhe te tashmen, si dhe deridiku gjermanofolesve ne fillimshekullin e kaluar dhe sot, kombet e tjera dhe ne rradhe te pare fqinjet e ‘dashur’, te na shohin ne hell dhe nuk ngopen.

  11. epiroti-Shqipetar says:

    @@ Zoti Kocias ben nje Vizite ne Kosove,dhe “Premtoj” ndihmen GREKE,per Shtetin e Ri te Kosoves…???po ku? ….??
    1-Ndihma Greke do te jete qe Kosova te jete Pjese e Organizmave nderkombetare…p.sh..Europol(Policia Europjane)…Shume nga Vellezerit tane kosovare e Perkthyen si nje “njohje” greke te Shtetit te Kosoves…
    a thua eshte Ndihme…kur akoma edhe pa Mbeshtetjen e Greqise fare mire Kosova munde te behet pjese e Europolit…..athere me te drejte Pyesim:c´fare kerkon z.Kocias ne Kosove,dhe cili eshte Qellimi i vertet i vizites????
    2-na Vjene ne Shqiperi,dhe C´fare Kerkoj dhe C´fare u Premtoj Shqipetareve Z.kociaskur dime se nuk kemi shume te Presim nga greket..
    1-per marveshjen Detare..ai Tha te “verteten”, qe nese nuk e Gjejme zgjidhjen athere dotu Drejtohemi organeve ndedrkombetare…OK…Shpresojme…
    2-C´eshtja qe “Dhembe ” me Shume eshte ceshtja “Came” qe Greket akoma edhe Termin “came” nuk e njohin ,dhe Krahina sote Quhet IPIROS….
    Hipokrizia greke eshte se ai nuk tha asgje per “camet”-Shqipetare…ai tha se nuk KA CESHTJE CAME:::pra shkurt:Mos u lodhni kote…
    3-ligjii luftes:perseri ai Perseriti ato qe kane thene Paraardhesit etije:Pra nuk kemi “Situat Lufte” me Shqiperine…dhe per te na MBUSHUR MENDJEN neve “Budallenjeve” NA “Tregoj” TRAKTATIN E “MIQESISE” TE 1996-shtes…ore sa Bukur qena flete profesori @ Kocias????
    Me 1997-ten Shqiperia u Dogje…pyes z.kocias …sa Ndihmoj Traktati qe u nenshkrua nga Qeveria berisha me Greket????Flasim per “Miqesi”::
    Z.Kocias “Harroj” se Trupat ushtarake greke u afruan ne kufirin shqipetare ,gjasme per te “Mbrojtur Vorio-Epüirotet” por nga kush??
    @@kthehemi ne Rastin Aktual:ministri Kocias u Premton perseri Shqipetareve per nje “tjeter traktat te ri miqesie”…si ai i 1996-tes por kesaj Radheakoma edhe si “aletate” me qe jemine NATO…??
    pyes z.kocias :pse u dashka Nenshkruar “traktate” kur Fare mire greqia nese do qe te Tregoj se eshte Mike e Shqiperise fare Mire Heq Ligjin e Luftes dhe ky Behet me nje Vendim ne Parlamentin Greke..Pra kjo puna e traktateve eshte “Pa buke”…sepse Ligji i 1940-tes qe eshte Zverdhur ,ka Akoma VLEREN e Saj…dhe duket se ka Vlere te Madhe per Greket perderi sa nuk e heqin ,dhe Mundohen te “Tallin ” Shqipetaret me “Traktate” …qe nuk asnje Vlere…Dhe Greqia eshte e Njohur Boterisht se nuk respekton Marrveshjet apo Traktatet…Shembulli mei mire dhe Paster eshte nderhyrjane punet e Brendshme te Shqiperise…
    kur termi Vorio-Epirot eshte kthyer nga greket ne NJe Parulle Lufte:Ose Jugun e Shqiperiseose nuk ka..
    Vizita e Kocias ne Kosove ka Prapaskenat e saj Politike,ka intrigen e radhes greke ne Kurriz te Kombit Shqipetare ne Pergjithesi…Z.Kocias nuk Premtoj hapjen e nje Ambasade Kosovare ne aTHINE;NESE do te ishte Keshtu athere do te kishim nje Qasje te re te Politikes GREKE ne Lidhje me Kombin Shqipetare…
    C´eshtja came nuk eshte c´eshtje e Gjykatave te Korruptuara Greke, por eshte nje Ceshtje Midis Dy Shteteve…si dhe Ligji i Luftes, mbahet akoma ne fuqi nga Greket si KARTE REZERVE,qe te PERDORET NE C´DO KOHE KUNDER SHQIPERISE,sa per ne NATO ne “jemi” por mos Harrojme se ne NATO eshte edhe Turqia..athere pse Greqia e shikon “Aleatin Turk” si rrezik potencjal te saj..dhe pse Armatoset???
    Vizita e z.kocias qe u Nderpre po nga AI ;ISHTE NJE vizite Rutine..apo nje Vizite per te “ngrene” perseri Ndonje pjese te Shqiperise,gjoja me “Premtime” Boshe ..traktate “Miqesie” qe nuk kane Vlere,ose edhe gjoja “Ndihme” per Kosoven,blla..blla por fundin ne te Vertet ne nuk e dime por ajo qe ne dime eshte se Greqia eshte duke Pregatitur intrigen e radhes kunder Shqipetareve,dhe kosova eshte nje “karrem” qe po perdoret…Bindemi per kete kur shohim Viziten e zotit EDI RAMA ne Kosove sot..ose memire Uroj qe te moskem te Drejte….

  12. petrit zela says:

    Ju jeni nje “PIP” zagar antishqiptar,i lindur per te zezen e vetes tuaj
    dhe te families tende..Qe ti mohojsh identitetin si shqiptar qytetareve
    te Camerise,kjo don te thote;se jeni nje terrorist fundamental ortodoks..Jeni I prirur vetem per te lepir [prapanicat] e Grekeve,sepse
    ata urrejn ne pafundesi “rracen me dominuese te botess”sic jemi ne Shqiptaret…

  13. Vorri Bomit says:

    Grekeve duhet me korrektesi tu tregohet vendi, per te miren e tyre, dhe tonen! Per sa kohe ligji i luftes mbahet ne fuqi, dhe nuk demostrohet hapur e qarte se do ta heqin, cdo qeveritar albanez e ka per detyre ta vere kete pike te paren dhe te fundit ne cdo diskutim me palen greke. Nuk mundet te flasesh per asnje gje tjeter, sado te rendesishme, per sa kohe keta njerez mbajne me perkushtim kete ligj famkeq akoma gjalle. Vertet jemi popuj te vjeter, dhe miq te vjeter, por nqs miku te quan akoma armik, per nje aresye historike te mirenjohur, dhe te mire-diskretituar, nuk ka se si te ngrihen ura lidhese dhe bashkepunim. Puna e cameve rregullohet vete pastaj, me heqjen e ketij ligji famekeq. Ata vetem atehere kane te drejten tu tregohen gjykatave, dhe te marrin cfare u takojne.

  14. DRENICA E KUQE says:

    Ti qenke i rrjedhur e i pjerdhur trushe! Thua pa turp fare: “Për ne s’ka ‘çështje çame'” Çeshtje çame ka dhe ka per te te dalur per hundesh, sepse Çamerine deri ne Peloponez e keni pushtuar! Ajo eshte toke shqiptare, denbabaden. Dhe mos harroni ju ‘grejzit’ e kesaj bote se shqiptaret dhe Shqiperia jane te copetuar ne gjashte “shtete” anti shqiptare!…

    DRENICA E KUQE

  15. Lili says:

    Ku mendon se kur me mija shqiptare shkollohen neper evrope kemi nevoje per shkollat greke,qe nuk i vlen askujt?

  16. Studio Thesprotia says:

    Dikur z KOTzias ne Shqiperi perdorej rendom shpehja anticivile :
    ” e… kur u be mbret vrau edhe Tan”
    KOTzias – CAMRIT JANE ETRIT E GREQIS
    fatkeqesisht edhe te tut, ne qoftese vertet ti je bir legjitim i saj.

  17. anticensurë2587456 says:

    ” Për këtë, ne kemi firmosur një marrëveshje të veçantë për mbështetjen që Greqia mund t’i japë Shqipërisë për ta ndihmuar në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian.”
    një marrveshje është një marrveshje,kurse një ligj është ligj dhe po nuk u shfuqizua ai ka vlerë gjithmonë!!
    “Është bërë një deklaratë në1986 nga qeveria greke që i ka dhënë fund kësaj gjendjeje lufte”
    deklarata nuk është ligj!!është thjeshtë diçka e thënë nënjë moment të caktuar!!
    “ligji 2636 i vitit 1940
    Dhe pala greke përgjigjet: Ligji 2636 i vitit 1940 është në fuqi.Thuhet qartazi.”
    ky ligj është nxjerë në datën xxx dhe akoma nuk ka shfuqizimin e tij në datën yyyy!!
    kjo pranohet në ’99ën nga ministria e jashtëme gërke:
    “Dokumenti mban datën 28 qershor 1999. Pra 12 vjet pas vitit 1987, vit të cilin zoti Venizellos e citoi si datën e heqjes së ligjit dhe pengesave që sjell ai.”
    por shqipot shkojnë me “hë mo se çrëndësi ka”,”merr çtë marrësh,e mos e lodh bythën shumë”!

    1. albani says:

      Plotesisht dakord.
      LIGJI MUND TE SHFUQIZOHET VETEM ME LIGJ.
      ASHIQARE DIHET DHE E PRANOJNE DHE GREKET,QE JURIDIKISHT LIGJI I LUFTES NUK SHFUQIZOHET,SEPSE AI ESHTE PRETEKSTI I RREMBIMIT TE PRONAVE SHTETASVE GREKE ME KOMBESI SHQIPETARE NE GREQI,CAMEVE,POR JO VETEM,JANE SEKUESTRUAR SI PASOJE E LIGJIT DHE PRONA TE SHTETASVE SHQIPETARE ME KOMBESI SHQIPETARE NE GREQI.
      Mbajtja artificialish ne fuqi e ketij ligji,perben nje pengese te pakapercyeshme sot ne betejen ligjore te Cameve per rifitimin e pronave te tyre.
      Camet,juridikisht e kane te pamundur ti shqyrtojne padite e tyre ne gjykatat Greke,sepse kete e pengon mbajtja akoma ne fuqi e ligjit te luftes.
      Ne aspektin nderkombetar,ate te trajtimit te ceshtjes nga gjykatat nderkombetare,juridikisht ceshtjet jane te qarta.
      Gjykatat nderkombetare marrin ne shqyrtim ceshtje,te cilat mundesine e zgjidhjes se tyre e kane konsumuar(reazuruar)ne te gjitha gjykatat e vendeve respektive(ne rastin konkret gjykatat Greke).
      Pra ceshtja e pronave te Cameve nuk mund te trajtohen nga gjykatat nderkombetare,per aq kohe sa mundesia e zgjidhjes nuk mund te konsumohet nga gjykatat Greke,per aq kohe sa nga gjykatat Greke nuk do te kemi nje vendim,pozitiv apo negativ.
      CESHTJET E PRONAVE CAME,NUK SHQYRTOHEN FARE NGA GJYKATAT GREKE NEN PRETEKSIN E LIGJIT TE LUFTES.
      SHIHET QARTE SE KU DUAN GREKET TA SHPIEN CESHTJEN.
      NJE LIGJ SHFUQIZOHET VETEM ME LIGJ.
      GREKET MENDOJNE QE TA MBAJNE NE FUQI DHE PER SHUME DEKADA AKOMA,SI NJE BARRIERE JURIDIKE KUNDRA PRETENDIMEVE CAME,DERI KUR PRETENDENTET E PRONAVE TE MOS JENE ME PRETENDENTET DIREKTE APO FEMIJET E TYRE,POR PERFAQESUES TE BREZIT TE KATERT OSE TE PESTE,OSE DERI KUR KETE CESHTJE TA BALLANCOJE NJE TJETER KERKESE KAPRICIOZE EKUIVALENTE GREKE NE DEMIN SHQIPETAR,KU PER HIR TE NJE SITUATE TE TILLE SHQIPETARET DO TE HIQNIN VETE DORE NGA KJO CESHTJE.
      GREKET DO TA SHESHONON ME DESHIRE KETE CESHTJE DHE SOT NE QOFTE SE DO TE PRANONIM NE,NE DUKE HEQUR DORE NGA PRONAT CAME,DUKE U DHENE DHE DETIN APO NDONJE PJESE TJETER DHE GREKET DUKE NA PERKRAHUR PER NE BASHK. EUROP.,DHE DUKE NJOHUR KOSOVEN,
      KJO DO TE ISHTE NJE MARREVESHJE KU KANDARI DO TE ANONTE FUQISHEM (DHUNSHEM) NGA ANA E TYRE.
      TE GJITHA KETO SHTETI SHQIPETAR I DI MIRE,POR PO NA BEN QE TA SHIKOJME ME DYSHIM,MOS-REAGIMIN,CINIZMIN DHE NAIVITETIN ME TE CILIN SILLET NE DEM TE CESHTJEVE KOMBETARE.
      KAM DYSHIMIN QE SHTETI SHQIPETAR SILLET NE MENYRE INFERIORE DUKE TRADHETUAR INTERESIN KOLEKTIV KOMBETAR.
      SHTETI SHQIPETAR NUK DUHET FARE TI NEGOCIOJE CESHTJET QE PREKIN INTERESIN KOMBETAR,SEPSE GREKET NUK PO NEGOCIOJNE PER SOVRANITETIN E TYRE,POR TONIN.
      SHTETI SHQIPETAR TE MOS HIQET ME SI SHTET INJORANT,NAIV DHE BUDALLA,JO TE KERKOJE,POR TE URDHEROJE,TI JAPE ULTIMATUM GREKEVE PER HEQJEN E LIGJIT TE LUFTES,I CILI BASHKE ME SJELLJEN SHOVINISTE TE GREKEVE PO MBAN PER DEKADA PENG MARREDHENJET TONA.
      MOS-ABROGIMI I KETIJ LIGJI ME DEKRET QEVERITAR TE MBESHTETUR NE VENDIMIN E PARLAMENTIT GREK NGA SHTETI GREK,ESHTE NJE DESHTIM I KLASES SE SHKERDHYER POLITIKE SHQIPETARE,TREGON PA-AFTESINE DHE AMATORIZMIN E POLITIKES SHQIPETARE,POR TREGON DHE INJORANCEN,INDIFERENCEN,KORRUPSIONIN,PAAFTESINE APO DHE TRADHETINE E POLITIKES SONE NE MBROJTJEN E CESHTJEVE KOMBETARE.

  18. Overdoze fasulesh says:

    Do vije dita qe greku do ta ktheje camerine te paketuar me nje papion siper sic ja ktheu britania hong kongun kines… perrallat me sokrat e herkul kane mbaruar perpara eres sone…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje