Konservatorët tërhiqen nga ankimimi për Tiranën/ Asnjë pengesë ligjore që Veliaj të marrë detyrën e kryebashkiakut

17 Korrik 2015, 21:12Politika TEMA

Erjon Veliaj tashmë mund të marrë zyrtarisht detyrën e Kryebashkiakut të Tiranës, pasi nuk ka asnjë pengesë për shkak të ankimimeve nga partitë politike për rezultatin zgjedhor.

Pas rrëzimit nga KQZ të ankimit të Partisë Konservatore për rezultatin e bashkisë së Tiranës, kryetari ekzekutiv i kësaj force politike Kujtim Gjuzi konfirmon se nuk do të ankimojë vendimin në Kolegjin Zgjedhore.

Gjuzi thotë se forca e tij politike ka evidentuar tjetërsim të votës jo vetëm në bashkinë e Tiranës por edhe në bashki të tjera por që sipas tij për këtë çështje do të hetojë prokuroria.

Kryesia ka vendosur që Partia Konservatore bëri publik faktin që ka pasur tjetërsim vote në Tiranë, Kamëz, Krujë dhe në Shkodër. Në Kolegj është vendosur në kryesinë e Partisë konservatore që procesi këtu për ne ndalon, ne kemi verifikuar përmes një vendimi të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve tjetërsim vote kështu që le të merret prokuroria me tjetërsimin e votës”, u shpreh Gjuzi.

Në këto kushte pritet që KQZ javën që vjen të miratojë tabelën e rezultateve për Këshillin Bashkiak në Tiranë, duke i hapur në këtë mënyrë rrugë ceremonisë së certifikimit të Këshillit e më pas të marrjes së detyrës së kryetarit të ri të bashkisë Erion Veliaj.

Pak ditë më parë shpallja e fituesit të Bashkisë së Tiranës u çertifikua edhe nga Gjykata, pas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Veliaj fitoi bindshëm garën për bashkinë e Tiranës përballë Halim Kosovës, që përfaqësonte Partinë Demokratike dhe Gjergji Bojaxhi, kandidatit të pavarur.

 

6 komente në “Konservatorët tërhiqen nga ankimimi për Tiranën/ Asnjë pengesë ligjore që Veliaj të marrë detyrën e kryebashkiakut”

  1. d says:

    ME SA JAM I INFORMUAR PJESEMARRJA E VOTUESEVE NE TIRANE QE RRETH 47% KU Z. VELIA MORI 53% TE VOTAVE, SHTROJE PYETJEN A KA TE DREJTE MORALE Z. vELIA TE QEVERISE BASHKINE E TIRANMES ME VOTAT E 27% TE VOTUESEVE?, PASI MATEMATIKA E THJESHTE THOTE (100-47=53) PRA 53% NUK MOREN PJESE NE VOTIME SHTOJI KESAJ SHUME EDHE ME PAK SE 1/2 E PJESEMARRESVE QE VOTUAN PER PD (DOKTOR KOSOVEN) DEL SHUMA 23% + 53%= 76%. A ESHTE KY PARADOKS????!!!! APO VARJA MORALIT. KESHTU E KA LIGJI.

  2. altini says:

    A nuk ka nje PLAN B nga Sali Berisha per te penguar Erion Veliajn te marre detyren e re???

  3. Lym-Fiqiri Veliaj says:

    Hajde fiq… Hajde fiq te mire e te lire… Hajde fiq….

  4. METEH says:

    Urime Erionit.E duam sa me para me shiritin e Kryebashkiakut ne kra-qafe dhe te filloi menjehere punen per pastrimin e mbeturinave te Lulit qe padrejtesisht me manipulim mori detyren para 4 vjetesh…!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje