Qeveria e Sali Berishës ka shpenzuar paratë e taksapaguesve për një fushatë diskreditimi në Shtetet e Bashkuara dhe në Shqipëri, të drejtuar kundër kundërshtarit politik, Edi Rama, e luajtur në duart e republikanëve amerikanë dhe që çoi në thirrje për një hetim të FBI kundër presidentit amerikan, Barack Obama.
Dokumentet e siguruara nga Balkan Insight nga FARA, Aktit të Regjistrimit të Agjentëve të Huaj në Departamentin e Drejtësisë në SHBA, tregojnë se Podesta, e angazhuar nga qeveria e Berishës për më shumë se dy vjet, duket se qëndron pas tre shkrimeve negative kundër Ramës, raporton BIRN.
Podesta Group, e punësuar nga qeveria e Berishës për 60 mijë dollarë në muaj, konsiderohet një nga firmat më të fuqishme lobuese në Uashington.
Artikujt u publikuan në një faqe interneti konservatore në SHBA, të quajtur “Daily Caller”, mes 29 majit dhe 18 qershorit, përpara zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit në Shqipëri, që u fituan bindshëm nga koalicioni i qendrës së majtë i Ramës.
Aleanca për Shqipërinë Europiane, e drejtuar nga socialistët, fitoi 84 vende në parlamentin me 140 deputetë, në total 57.7 përqind e votës kombëtare.
“Daily Caller” e akuzonte Ramën se kishte financuar në mënyrë të paligjshme Partinë Demokratike të Obamës, përmes një biznesmeni shqiptaro- amerikan, në mënyrë që të siguronte një mundësi për të bërë një foto me Obamën më 8 tetor 2012.
Agjencia Federale për Fushatat Zgjedhore, FEC, i ndalon shtetasit e huaj që të kontribuojnë ose të shpenzojnë para në zgjedhjet në SHBA, direkt ose indirekt.
Media pro- qeveritare dhe Partia Demokratike e Sali Berishës i riprodhuan lajmet e publikuara nga “Daily Caller” gjatë fushatës, duke pretenduar se FBI po hetonte Ramën.
Edhe pse fushata u mbyll me një letër nga një kongresmen republikan, që kërkonte hetim nga FBI dhe Komisioni Federal i Zgjedhjeve, FEC, asnjë prej këtyre pretendimeve nuk u provua, madje as nuk pati një hetim.
Shmangia e ligjeve amerikane
“Daily Caller” pretendonte se Rama ka shkelur kufizimet që u vihen të huajve për financimin e kandidatëve në zgjedhjet amerikane, duke bërë donacione përmes një biznesmeni nga Nju Xhersi, Bilal Shehu.
Ai pati bërë disa donacione të konsiderueshme për Komitetin Kombëtar Demokrat, DNC, dhe për fushatën e Obamës përpara se Rama të takohej me presidentin amerikan në vitin 2012.
Të dhënat e FEC tregojnë se Shehu dhe gruaja e tij, Aida, kanë kontribuar me rreth 80 mijë dollarë për Partinë Demokratike në SHBA mes 28 gushtit dhe 26 tetorit 2012.
Në shkrim tregohej se 38.300 dollarë kanë shkuar direkt për Shërbimet Korporative të DNC, fuqia fondmbledhëse pas Partisë Demokratike, ndërkoha që pjesa tjetër u shpërnda mes fondeve të fushatës së Obamës dhe kapitujve të ndryshëm shtetërorë.
Një foto që Shehu postoi në Facebook me Obamën, tregonte atë duke marrë pjesë në një mbledhje fondesh për fushatën e Obamës në San Françisko më 8 tetor 2012.
Një tjetër foto e hedhur në rrjet tregonte Shehun duke takuar Ramën në po atë ditë.
Shehu, pronar i “Eliot and Kleri LLC”, një shërbim limuzinash në Nju Xhersi, nuk iu përgjigj një kërkese të Balkan Insight për të komentuar.
Edhe pse kontributet e tij për fushatën e Obamës ishin domethënëse për një donator të vetëm, ato duken brenda mundësive financiare të Shehut.
Të dhënat e siguruara nga Bergen Country tregojnë se ai ka një shtëpi që e ka blerë në vitin 2010 për 922 mijë dollarë.
Edhe pse Rama e takoi presidentin Obama, ai ka mohuar që ka paguar për të siguruar një mundësi për foto, duke i quajtur akuzat si fyese.
“Edhe pse foto është realizuar gjatë një takimi në San Françisko, Edi Rama nuk ka marrë pjesë në ndonjë mbledhje fondesh,” tha Endri Fuga, zëdhënës i Ramës.
Podesta në veprim
Të dhënat e FARA tregojnë se ndërkohë që “Daily Caller” publikonte këto artikuj, Podesta kishte kontakte intensive me themeluesin e faqes, Tucker Carlson dhe me reporterin që i shkruante, Patrick Hoëley.
Podesta i telefonoi Carlson më 24 maj, ditën kur Rama postoi fotografinë me Obamën në Facebook.
Telefonata u pasua nga emaile me Carlson dhe Hoëley më 28 maj, kur faqja në internet publikoi artikullin e parë me akuza.
Më 6 qershor, kur Hoëley publikoi një shkrim pasues për këtë çështje, ai mori shtatë emaile të tjera nga Podesta.
Hoëley publikoi edhe një shkrim të tretë dhe të fundit për këtë çështje më 18 qershor, duke cituar kongresmenin republikan nga Kalifornia, Dana Rohrabacher, që i kishte dërguar një letër FBI dhe FEC, duke u kërkuar që të hetojnë Ramën si pjesë e një komploti për të shkelur ligjet elektorale amerikane.
Edhe pse Rohrabacher i bëri thirrje FEC të hetojë Ramën, ai kurrë nuk depozitoi një ankesë zyrtare, duke ngritur dyshime për vlefshmërinë e akuzave dhe konfliktin e interesit.
“Kam pyetur në lidhje me një ankesë nga Dana Rohrabacher kundër Bilal Shehut, por nuk mund të konfirmoj që ne kemi marrë një të tillë,” tha Julia Queen, një zëdhënëse e FEC.
Të dhënat e FARA tregojnë se përfaqësuesit e Podestës u takuan me Rohrabacher më 13 qershor, pasuar kjo nga emaile dhe telefonata me dy anëtarë të stafit një ditë më vonë.
Në vitin 2009, Rohrabacher mori një kontribut për fushatën nga PLM Group, tashmë e shpërbërë, që ishte një sipërmarrje mes Podesta dhe Livingston Group.
Në vitin 2012, ai mori një donacion prej 5 mijë dollarësh nga PAC, një komitet veprimtarie politike shqiptaro- amerikan, i drejtuar nga gruaja e ish- kongresmenit republikan, Joe DioGuardi.
Sipas Qendrës për Politika të Përgjegjshme me qendër në SHBA, Rohrabacher ka marrë 22.500 nga shqiptaro- amerikanët PAC nga viti 1998 deri në 2012.
Themeluesi i Ligës Civile Shqiptaro- Amerikane, DioGuardi kishte lidhje të ngushta me Berishën kur ai ishte president i Shqipërisë në vitet 1992- 1997.
PAC është krahu politik për mbledhjen e fondeve i Ligës Civile.
Një ditë përpara se të publikonte artikullin e fundit për Ramën, më 17 qershor, Hoëley mori një email final nga Podesta.
I pyetur nga Balkan Insight për kontaktet me firmën e lobimit, Hoëley refuzoi të komentonte.
I pyetur nëse kishin planifikuar një seri shkrimesh armiqësore ndaj Ramës në “Daily Caller”, John Anderson i Podestës refuzoi që të komentojë.
“Përveç asaj që është bërë publike në dokumentacionin në FARA dhe LD, nuk komentojmë për klientë specifikë,” tha ai në një deklaratë.
Të dhënat e FARA tregojnë se të gjitha partitë kryesore në Shqipëri kanë firma të njohura lobimi në SHBA, që angazhohen për mbulim mediatik.
Përveç Podesta Group ata kanë përdorur edhe Blue Star Strategies, Dutko International, BKSH& Associates dhe Rasky Baerlain Strategic Communications.
Firma që punon për Partinë Socialiste të Ramës, Rasky Baerlain, dërgoi me dhjetëra kërkesa në median ndërkombëtare në vitin 2010 në përpjekje për të organizuar intervista dhe për të promovuar mbulimin e krizës politike në Shqipëri.
Ndryshe nga firmat e tjera të paguara për të përfaqësuar partitë shqiptare, qeveria e mëparshme në Shqipëri paguante për shërbimet e Podestës duke përdorur paratë e taksapaguesve.
Gazetari Besar Likmeta i BIRN, mori çmimin e tretë për këtë artikull të botuar në Balkaninsight.com dhe të ripublikuar në disa të përditshme që hetonte mënyrën se si ishin përdorur fondet publike nga qeveria e kaluar nëpërmjet kompanive të lobimit për qëllime elektorale partiake, në konkursin e organizuar nga Bashkimi Europian për gazetari investigative në Shqipëri.
Berisha, per 25 vjet rrjesht, punoi me te gjitha menyrat, vetem e vetm te qendronte ne pushtet, qe ai dhe soji i ti te ishin kapitalistet e ardhshem. Dhe ne fakt ashtu ndodhi; berisha dhe familja e tij privatizuan e pevetesuan gjysmen e Shqiperise, ndersa soji i Lulit, Tritanit, Jozefines etj., pervetesuan gjysmen tjeter te Shqiperise. Ti o popull bej sehir e shko perseri pas Sales per 5000 leke te vjetra ne 4 vjet.
Konvenient ky artikull mbas atij te Le Monde sot x kompanine qe keshillon Ramen e vjedh leket e taksapaguesve Shqipetar.
Ku e ke link-un?
Bravo! Shume miree ke thene.
ky eshte krimi me i madh qe ka bere berisa? na cuditet.
C’fare mendimi ka ish-nepunesi i Podestes, Lu ?
Luja e kuptoi i pari, dhe po i shkul dhembet Berishes.
Reforma ne Drejtesi dhe dekriminalizimi, dy armet qe mbrohet sot Berisha, jane nen drejtimin e Ambasadorit Lu.
Atehere berishes I takon te hetohet dhe nese ne kete rast del fjtore te hetohet per te tjera rasye te njgashme dhe le te thellohet e zgjerohet hetimi ne drejtime te nsryshme deri sa te mbushi kupen per denim me burgim re perjetshem dhe interrnim familjar ne gerrdec.
Por puna eshte se kush do ta hetoje, kush do ta gjykoje e kush do ta burgos se ne pozicionin e berishes eshte e gjithe kupola e politikes shqiptare.????
Prandaj une mendoj se pergjigjja e ketyre problemeve per te gjithe ata qe votojne politikanet shqiptare te majte, te qendres apo te djathte qofshin, si dhe per gjithe taksapaguesit shqiptare eshte: hani mut se qeras berisha.
Detyrimet e tij kriminale ndaj popullit dhe atdheut,Berisha me klanin e tij anti shqiptar I realizoi me se miri..Tafmaja e madhe te len pa thot populli..Pikrisht dhe shqiptaret u zgjuan nga gjumi letargjik duke
mos e votuar me,jo vetem 213-ten por dhe ne 2015-ten per pushtetet locale..Kali dhe mushkat Serbe, le te ushqehen duke ngrene njeri tjetrin..Te privilegjojsh vetveten,me bandat qe e rrethoin duke xhvatur popullin eshte e pa tolerushme..Keta te shkohen ne hellin e ligjit; per krime te jashtzakoneshme ne dem te interesave te popullit
dhe atdheut..
Fjale, fjale, fjale! Pse nuk hapet nje procedim penal per kete krim te Berishes? Pse nuk hapet per detin e shitur? Pse nuk rihapet per rrugen e kombit? Pse nuk rihapet per Gerdecin? Pse nuk rihapet per 21 janarin? Sepse nuk ka bythe as kjo qeveri e askush! I lumte bytha berishovicit!
Kjo qe eshte zbuluar eshte vetem maja e aicbergut. Prisni kur te dalin te dhena per Granoff te Fondit Amerikan. Do kete cudira per lidhjen e tij me Podesten dhe Berishen, pa folur per qindra mijera dollare te zhdukura nga parate e Fondit ne drejtim te lobisteve. Auditimi i ketyre parave u vonua me vite dhe u “mbyll” vetem pasi u flak drejtori amerikan i fondacionit qe e kishte kuptuar hilen.
Me duket se me erdhi dhe radha mua qe te denoncohem per kete problem.Por nuk pagova me taksat i popullit por me kursimet e mija.O burra ju te PD filloni gjurmimet dhe ketu ne Amerike per njerzit e thjeshte qe jane me te mencur dhe atdhetare se banda fame keqe e PD. Na ishte nje here nje PD.
Po USAID pse nuk ndihet fare nga keto lajme? Pse nuk heton apo eshte pjese? Hetoni zoteri se kjo eshte vjedhje e hapur.
EDI RAMA, te dhame perseri NJEMIJELION VOTA qe te veprosh. Por ti dhe grupi i juaj politik dhe ne pushtet keni shume demagogji, mashtrime dhe po vepron ne kundershtim te aspiratave te popullit te ndershem shqiptar.
Deri tani shume brockulla dhe mashtrime.
Ke pretenduar 300’000 vende pune dhe nder keto 20-te muaj qeverisje, ne pushtet dhe ne pozite duhet kishe hapur 125’000 vende pune.
Ku i ke??!!
Ec more, ku merr vesh ti… Nese tha per 300 mije vende pune, nuk i tha se do realizoheshin per 1 dite, por tha per 4 vite, brenda mandatit te tij… Ik laj syt, se je pergjumesh… Vetem dini te beni propogand te keqe kunder qeverise se sotme… Por kurr nuk do arrini, se qeveria eshte ne drejtimin e duhur….
Keshtu donin ta denigronin dhe figuren e Enverit tone por nuk ja ariten qellimit imperialisto revizionistet .Edvini eshte nje figure poliedrike,me dimensione merotemike,dhe nuk mund te ulet nga maloket bajraktare.
Kur tè largohen pèrfundimisht çibanèt e saleehqenit nga tè gjitha kyçet e pushtetit mund te themi se pse nuk merren masa ndaj te paudhit kryekriminelit te kombit tonè.Tani qenrit dhe buçet e kañè kotecin e ngrohte dhe nuk i kap asgjè.
Ja, ne vazhden e atyre qe ka bere, kuptohet qe Sali Berishen si kriminel e mbrojne ca amerikane te fuqishem. Prandaj nuk arrestohet. Populli driteshkurte e dritegjate flet tere diten per demokraci, por Saliun e mbron Podesta, Fazlliç, keshilltari Bushit,Klarku qe ka marre naften shqiptare e shume te tjere. Per ironi: per hater se Klarku ishte shef i NATO-s kur u fut NATO kunder Serbise, Saliu i dhuroi naften shqiptare, pa ç’u qi t’emat shqiptareve! Ky eshte Sali Berisha, por keta jane dhe ca amerikane te larte qe po ngaterrojne jo vetem Shqiperine e vogel por gjithe boten. Ambasadori LU, meqense flet shqip le ta sqaroje kete shkrim ne qoftese eshte i sinqerte ashtu si do te duket, ndryshe nga syte kembet.
Turp,turp,turp o Berish
NUK PO DIHET A SALIUN PO E MBROJNE AMERIKANET APO RAME KOMUNISTIN NUK PO E DOJNE AMERIKANET DERI VONE PERMENDEJ SE MERKEL RAMEN E ANGAZHOI SI LIDER I BALLKANIT TANI DOLI NJE GENJESHTER POR 90% E SHTYPIT ESHTE PRO RAMA GENJESHTRA DO KETE SA TE DON
Nje njeri i denigruar vete ne te gjitha aspektet, nuk ka nevoje ta Denigroje dikush tjeter.
Per foton e mesiperme ,Rama me Obamen , jane paguar 47 000 USDollare .
Edi Rama ka mare pjese ne nje nga qindra takimet qe bente Obama gjate fushates elektorale . Keto takime apo darka (mund ti quajme )organizoheshin me donatore , ku cdo donator per te hyre ne keto takime me Obamen , paguante 47 000 USD dhe te pranishmeve ( Donatoreve )u sherbehej dicka simbolike per te ngrene dhe pire .
Kjo ishte nje nga menyrat per grumbullimin e parave per fushaten elektorale nga njerez te pasur . Pra dhe Edi yne i” varfer” , me 3000 Euro ne banke ,ka mare pjese ne nje nga keto takime duke paguar fiks 47 000 USD , vetem per te hyre brenda dhe te beje foton e mesiperme per t,ja shitur shqipetareve para fushates elektorale.
Pra besoini ketij mashtruesi .
Te gjitha ja falim vetem kete JO!!
Ne jeten time kam votuar dy her rastesisht qe kam ndollur ne Shqipri ne vitin 2005 dhe 2009 vota ka qen kunder pushtetit qe do thot ne 2005 kunder bixhozliut pianecit dhe burgaxhiut Fatos Nano dhe ne 2009 kundra ekstremistit dhe gjakatarit Sali Berisha.Te votosh kundra pushtetit nuk do thot qe ke simpati per opoziten por esht i domosdoshem per rotacjon politik a e imagjinoni sikur te ishte akoma sot Fatos Nano Kryeminister.Pra me nje fjal tyrp diskriminim per ne tgjith Shqiptaret pa dallim i ktij krahut apo i atij krahut qe sot e kemi ala dergjen ton ne politk qe quhet Saleh berisha.
kete bythpambukun e kane punesuar prane zyres se shtypit te Obames
Saliu ishte dhe mbetet nje moster e keqe dhe e shemtuar, qe per te mbajtur pushtetin, jo vetem ka paguar sa frengu pulen kompanine Podesta, pore ishte dhe eshte gati ta djek SHqiperine vetem e vetem te rikethehet ne pushtet. Te keiat e keti satani skane t treguar.
Belisha nuk ka frike nga Edi Rama prandaj ben si ti doje topi. Kaq e thjeshte o shqipetare dhe ju te gjithe e dini pse.
Sistemi një partiak ,më i miri në botë.
Ky shkrim s’ka nevoje per koment hetim sa me pare se e keqja sa vjen e shtohet.
Luli ,
Nuk jam injorant si ty .