Fjalë për një djalë që nuk njoh

17 Korrik 2015, 20:06Politika TEMA


Nga Elvira Dones

Për të mos ta nisur me togfjalëshin, i dashur filan, ngaqë nuk të kam parë kurrë, e nuk besoj se do takohemi ndonjëherë. Nuk më njeh as ti. Kështu që s’di si të të drejtohem. Madje s’po të drejtohem ty, por ajrit që sot në Tiranë të merr frymën.

Po hedh ca fjalë – në këtë hapësirë që na është vënë në dispozicion falas, ku çdo i mençur a budalla hedh copa urtësie a vaniteti, a dyshimi, a angazhimi, a përhumbjeje, a rrugaçërie.

Ti s’ke për të më lexuar e unë të shkruaj kot, pasi nuk mundem të ndryshoj asgjë. (Dhe këtu më futet pykë ndjesia e pafuqisë së fjalëve, në të cilat kam besuar, por jo më. Ka ca kohë që nuk besoj më në fuqinë e fjalëve, dhe kjo më dhemb por s’kam ç’t’i bëj, më është ulur këmbëkryq në stomak. Ndoshta e ka fajin ky zheg Tirane i mbushur cip me zbrazëti të egër.)

Por pashë lotët e nënës tënde, dje. I shkonin tëpjetë fytyrës së rrudhur prej mundit; lotë të heshtur nga ata që dërrmojnë gurin. Ndoshta ka qënë e bukur njëherë: atëhere kur ti linde; kur ajo kishte moshën që ke ti sot; kur jeta ende s’e kish tradhtuar kështu.

Dje nëna jote qante, pa nxjerrë zë. Qante e kruante shkallët e një pallati në qendër të Tiranës, i pastronte me zellin e detyruar të skllavit. Por është një skllave që buzëqesh, nëna jote; s’ka pikë idhnimi në të, s’është kurrë agresive tek i kalon në krah. Kur i thua, Më fal se ta bëra pis (në të vërtetë pak njerëz ia thonë) të gjegjet, Mos ki merak, kalo kalo. se e laj prapë.

Nëna jote dje nuk buzëqeshi dot ndonëse u mundua. Nuk është e vetmja grua që vajton në Shqipëri, as i vetmi prind, as i vetmi shqiptar. E siç ndoshta e ke kuptuar ndërkohë atje larg ku ike, e jotja nuk është e vetmja nënë që vajton në këtë të bekuar tokë të njerëzve. Por unë nënën tënde shoh, heraherës, historinë e jetës suaj të shkuar shtrembër njoh, e dhimbjet janë selektive, si shumë gjëra të tjera.

Vendosim të vuajmë për atë që ndjejmë më pranë.

U bënë tre muaj që ke lënë Shqipërinë drejt Suedisë. Shtëpia pa pllaka dyshemeje në Sauk të erdhi në majë të hundës, fasulet katër herë në javë po ashtu. Puna prej pastrueseje e nënës në një hotel lluksi të Tiranës, e në tre shtëpi zengjinësh, sillte aq para sa mund të sjellë puna e skllavit.

Vëllezërit më të vegjël ishin një peshë që nuk doje të mbartje. Babai ndërkohë ka krijuar një tjetër rrenë lumturie me një grua më të re. Nuk ka mend për ju, e as parà, e as leje nga gruaja e re që t’ju ndihmojë. Ju ekzistoni për nënën tuaj e për askënd tjetër.

Kështu që ti ike, me lekët e fundit të nënës e me borxhin që i hodhe vetes përsipër për t’u kuturisur drejt botës.

Të shkoi ndër mend, tek ikje, sa shkallë godinash e banja pasanikësh harbutë të këtij vendi të dalë nga fiqiri, lajnë ato duar për ato euro? Është trupvogël nëna jote, një grusht njeriu.

Ti je i gjatë? S’të kam parë asnjëherë. Nuk ke fytyrë, je njëri nga dhjetramijërat shqiptarë azilantë drej Gjermanisë, Suedisë e vendeve të tjera.

Në ato qendra mbushur me ëndrra të thyera e shpresa të pamundura, me ikje nga zonat e luftrave që po djegin zorrët e botës, ti çfarë mendon vallë?

Netëve, në shtratin e pastër, pasi ke ngrënë ushqimin e mensës e të tjerët ndoshta flenë, çfarë mendon? Ndërkohë ke mësuar se bota është në luftë, por janë luftra të largëta ato për ty – ti çfarë mendon?

Para tre ditësh të dhanë fletën e kthimit për Shqipëri.

“Aty nuk vi, ma’”, i the nënës, “edhe sikur ta di t’i bije botës rrotull, unë aty nuk kthehem.”

Në Kanada, do të shkosh. Ke një shok që ka një xhaxha, që njeh dikë, që ka ca lidhje të tjera me ca tipa që do t’ju ndihmojnë të hipni në një anije e ta provoni nga e para: në një ishull në Kanada këtë herë.

Në cilin ishull? Kanadaja ka shumë syresh. Me çfarë parash?

Ky është misteri pa mister pasi praktika është e njëjtë: një raket trafikantësh do të ta marrë frymën duke të zhytur në një tjetër borxh, duke të kthyer në një skllav pa afat, nëse mbetesh gjallë.

Mes Uppsalës e Kanadasë shtrihet një oqean, quhet Atlantik, avionit i duhen rreth tetë orë ta përshkojë, nga qielli.

Cila stivë anijeje mallrash do të ta marrë frymën për javë të tëra me një krothë bukë e pak ujë?

Po ti nuk kthehesh. Sikur qielli me tokën të piqet, t’i nuk kthehesh.

Asgjë e mirë nuk ndodh këtejpari.

Refuzon të kthehesh këtu ku të pret asgjëja, veç lotëve të kësaj gruaje, që lajnë bashkë me ujin këto shkallë.

Për këtë të shkrova. Për lotët e nënës tënde.

41 komente në “Fjalë për një djalë që nuk njoh”

  1. tfgs says:

    keta jane ”arianet” e baba Mondit……………

    1. Knida says:

      I talluri, tall.

    2. cakalli says:

      Po qe je kokrra e k*rit a e di ti tfgs? Nga ngjyra pak si kokkra e kafes.. i ke fiksim arianet, keq fare..

    3. Pip says:

      25 vjet dhe shqipot akoma kurbetojne.prape po I ndjek atdheu I tyre me vrap nga mbrapa.dhe I qajne hallet botes…..popull I mjere qe kthen ne feste pppullore fitoren ne nje ndeshje futbolli…

    4. Alkidi says:

      Nje nder ata je dhe ti cuni Muharremit…qe vetem qe te furnizosh sumen me sallamin e janulles..

  2. pupupu says:

    Bravo Dones.
    Ky shkrim ishte per editorial, jo shtrengata mendore e Mane lezbikut. Ky eshte shqetesimi i vertete i Shqiperise e shqiptareve, jo vetvrasja e nje cupeline ne dilema seksuale.

  3. Daja says:

    Ahh moj Elvira..
    Ti ke njohur e shkruan per kete Nene e cila e paskerka nje pune te pakten sido qe te jete….po mua me ze tmerri kur kujtoj nje te tille nen hijen e nje cadre te grisur perballe 9 katsheve duke shitur shapka e sandale plastike qe te gjitha benin apo jo rreth 7-8 mije leke te vjetra . Asaj I perziheshin lotet dhe djerset se bashku kur afrohej njeri dhe nuk I blinte gje… Nuk e mesova por Imagjino sikur ajo te ksihte femije te vegjel per te ushqyer e ne darke ti vinte ne gjume pa ushqyer…..
    NJEREZIT KAFSHE TE PANGINJUR QE ZHVASIN CDO DITE ME BABEZI ATE VEND PA U NDALUR JANE TE MALLKUAR. Ka 25 vjet qe vetem vidhet dhe asgje e mire spo behet per ate vend e ata njerez qe duan siguri dhe pune asgje me shume.. ZOTI DO MARRE HAK. DO TJU VIJE NGA NUK E PRESIN DHE NGJALA DO JU NGECE NE FYT NDOSHTA .

    1. Pelasgian says:

      Jo o Daje jo …Zoti s’do marre hak.

      Kan me shume se 70 vjet qe skllaverojne nje popull te tere.

      S’mundem dot ta kaperdij faktin qe kta plehra bridhnin europen dhe mbare boten me djersen e nje popull qe si kalonte dot 50 kilet.

      Jan te njejtit…skllaverimin e popullit e kan mision nga eterit e tyre sepse vetem keshtu mund te triumfojne.

      Duhet popull ti tregoje vendin dhe jo Zoti..

      revolucionet qe kan cuar ne prerje kokash mbreterish e princash nuk kan ardhur me paqe apo nga Zoti por kan ardhur nga humbja e durimit e te shtypyrve!

      Ktyre u duhet dhene nje leksion i mire si ai qe moren dikur qeveritaret armen.

  4. Interesanti says:

    E shkruar bukur, me ndjenje, sic mund te shkruaj nje moter per vellane e vet.

  5. Edi says:

    Elvira JE e mrekullueshme por nuk te komentojne ketu
    Burrat e kombit komentojne per politike ose kurvlliqe

  6. sit.. back....and relaks → says:

    Shkruaji Edi Rames me mire o Dones, kjo leter i do cuar kryeministrit jo ketij burri (se nuk quhet djale me) qe vendosi ti dale zot jetes ne rrugen me te veshtire te mundeshme. Mos ja qaj hallin, njoh shume, po shume shqiptare qe kane ardhur nga kufiri meksikan, nga kandaja e kane care ne nje forme apo nje tjeter e sot kane jeten e tyre, ndoshta jo ate enderren amerikane por kane nje jete ku i dalin per zot vetes dhe i ndihmojne dhe familjes ne shqiperi duke i cuar para. nena eshte nene e te djeg shpirti por sometimes you have to do what you have to do and there is nothing else to do. Coja Rames letren bile coja dhe veliut te rames qe te shohin se ne c’deshperim jetojn njerezit, nderkohe qe ata bejne kongrese entuziaste me shpenzime idiote, a thua ketu njerezit i kane thene halleve lamtumire. Ti po i thua atij djali rri vdis ne mjerimin tend dhe as mos u perpiq te luftosh e te kundershtosh fatin e zi qe te ka rene persiper ty dhe familjareve te tu. rri shiko se si trashen barkderret qeveritare, se si bredhin me makina luksoze drogaxhinjt e pimpat, se si bijt e bllokmeneve te rinj bejne shkuma parti e pordh parti me djersen, punen dhe gjakun tend e te nenes tende. dhe asgje nuk ndryshon, i pasuri behet me i pasur, hajduti me hajdut dhe ilir meta gjithmone bos ne pushtet dhe mbi te gjitha i pafajshem. kur te vjen jeta ne maje te hundes te vjen o Dones, dhe kur vjen ai momenti me mire ik me not ne itali apo amerike sesa te hidhesh nga vinci apo ballkoni nga deshperimi. te pakten sot po e qan e ema se nuk e ka afer por mund dhe mos ta kishte fare e ta kishte gjetur te vetevarur ne ndonje peme nga depresioni dhe zhgenjimi. Pra, coj Gjatoshit tend qe njeh letren jo ketij Burrit qe nuk njeh.

    1. Gregor says:

      Revolte e kuptueshme. Eshte e pamundur qe te “ulesh dhe relaksohesh” kur sheh padrejtesi dhe mjerim migjenian ne nje popull qe kujton se ka 25 vjet ne demokraci. Por autorja e shkrimit, nuk ka pse i drejtohet “gjatoshit” Rama, sic nuk do kishte pse t’i drejtohej “rrumpalles” Sali para tij. Rama, Veliaj apo kushdo tjeter, nuk pritet te beje edhe sikur “mos e dhente zoti” te kene vullnetin e mire te punojne me ne fund ndershmerisht.
      Autorja ben shume mire qe i drejtohet ketij populli. Ky popull ka nxjerre gjatoshin Rama, kameleonin Meta, rrumpallen Berisha, koqen Basha, te tredhurin Majko, bixhozciun Nano dhe shume te tjere qe i kane thene dhe i thone vetes vetes politikane, por jane vetem shfrytezues te injorances, ndershmerise, besnikerise, durimit biblik dhe mosbashkimit te ketij populli qe vazhdon pret ose nga te huajt ose nga sharlatanet vendas qe me ne fund “te bejne dicka edhe per kete popull”. Eshte ky popull qe duhet zgjuar, duhet edukuar, i duhen hapur syte, i duhet dhene shkelm bytheve, i duhet nxitur inati, duhet ndergjegjesuar qe mund t’i marre vete fatet ne dore dhe pastaj le te provojne te vene kandidaturat per politikeberje Ramerat, Berisherat, Meterat, Basherat e Tom Dosherat dhe te provojne te tallen me kete popull.
      Persa kohe qe ky popull ka kete ndergjegje kolektive, mos prisni qe te dalinj “heronj” dhe te thone: “une nuk do vjedh, por do jua jap juve”.
      Heronjte, njerezit e ndershem, idealistet nuk dalin nga hici. Nga ky popull do dalin. Nga ky popull qe kthen bythen lart ne bulevard, dhe o t’ju thuash qe nuk lejohet me ne bulevard dhe shkoni ne mjedise private, atehere behet nami, dalin ne protesta fetare qe do shrytezohen nga sharlatanet politike, dhe do bertasin si te cmendur, si arabe.
      Ndersa, ketyre njerezve ju vjedh voten, e kalojne me nje “hajt mo, s’ke cfare t’i besh, keshtu bejne te gjithe”, ju ben korrupsion ne mes te dites, por thone: “ne cdo vend te botes ka korrupsion”. Atehere?
      Ky popull ngre ate bythe (qe nuk e ka) drejt diellit, sikur ka bere me nder shurren nga frika e politikes, dhe i ben dua nje zoti te importuar.
      Ky popull nuk bashkohet per gjera kardinale qe na prekin ne te tere. Populli vertet ngrihet, por vetem kur ja con thiken ne kocke. Kur sheh qe pallati i ze frymen pallatit tjeter, thote “c’me duhet mua, une kam shtepi private”. Por kur preket ai vete, do qe edhe te tjeret t’a mbeshtesin. Pra per sa kohe mungesa e bashkimit, injoranca dhe pajtimi me cdo gje do jene tipare te popullit, mos prisni gje. Po ne vend numuro do jemi.

      1. sit.. back....and relaks → says:

        problemi mor mik eshte se ne balle te protestave ne gjithe boten jane intelektualet, sepse pretendohet qe ata jane me te aftet per te percuar fjalen dhe ndjenjen e turmes, ketu tek ne intelektualet bejne artikuj patetike neper gazeta duke ja vene fajin per mjerimin te mjeruarve.

  7. Nji shkrim i nevojshem per situatat qe po kalon shoqeria shqiptare .
    Parja ,te pasurit pare sot ,papunesia ,pra problemet sociale,mjerimi,
    ka krijuar sot nji hendek te madh ne shoqerine e familjet shqiptare .
    Te nisesh sot nji avneture te tille ne nji Bote te eger ,agresive ,te pasigurt ,ashtu qorr,
    duke mos menduar aspak cfar le pas ,pa asnji lloj pergjegjesie ,
    eshte jo vetem marrezi ,por ka nji kosto te madhe edhe per vet familjaret ,
    teme qe autorja bukur ngacmon , pra anen humane ,qe mesa shofim ne shqiperi ,ka humbur cdo kuptim e cila ,
    rendon direkt mbi te afermit ,prindrit e te larguarve , duke i lene ne meshire te fatit ne nji shtet rrumpalle ,
    i cili nuk ka kohe asnjiher te merret me problemet e asaj shoqerie ,
    sepse trurin ju ka thithur me fshes korenti politika mashtruse e Cirkut te integrimit ne kafazin e kArte NE EUgROPE .

  8. Mirditori says:

    Nuk kam koment për shkrimin. më kujton Lulin e vocërr të Migjenit, vetm se në përmasa më të frikshme dhe kur, sot pas rreth 100 vitesh ne jemi më keq. e tmerrshme

  9. Usa says:

    Shkrim rrenqethes. E verteta e hidhur e atyre qindra mijera qe nuk I degjon askush. Cbehet me Ato shkumat ne vlora a saranda. Imitime majmunesh. Po ajo debilja me cica te medha dhe byth te medhaja qe e quan veten kengetare dhe shkruan f-off ne Facebook. Jam i sigurte e Ka degjuar nga ndonje klient ne dhome hoteli pasi Ka marre 100$ dhe sja di kuptimin. Shqiperi e mjere.

  10. andromeda says:

    Me kësi lloj letrarizmash jemi velur deri në grykë. Ti moj zonjë nuk na thua ndonjë gjë të re. Jeni ca të vonuar dhe romantikë ju që jetoni larg Shqipërisë dhe halleve të saj.

  11. Cecua me Mustaqe says:

    Per sit…front and pirdh nga pak,o relaks. Jo se ske te drejte o relaks,po ti thoje dhe nja dy fjale per ate qe shkateroje nje vend te tere,per ate kryekomunistin qe na u konvertua brenda nates ne demoshkerdhat,per ate qe skishte breke ne bythe,e qe u lepinte bythen e u merte shurren per analize,per ate qe eshte bere milioner me kuc e me mac,ku i gjeti? he pra drejtoju atij ate bej,lere Edin,se eshte rritur ne mes te librave,e sikur vetem titujt tu kete lexuar,eshte ku e ku me ate kriminel. Sigurisht qe dhe per Edin eshte,por me sa po shikojme dhe ai do te beje dicka e po mundohet,po plaka nuk behet nuse, po do kohe ti vije fytyra vendit,e seshte kollaj. Faji eshte vetem i atij,shurre transportuesit,or sit…back.

    1. sit.. back....and relaks → says:

      ceco, per ate le te flasi ai qe eshte rritur mes librave, ai qe tha e c’nuk tha para se merrte pushtetin, ai qe do bente drejtesine duke e futur ne burg ate dhe te gjithe te korruptuarit dhe kriminelet e asaj qeverie, ai qe pergjegjes per 21 janarin ben vetem saliun por nuk e kemi degjuar te shqiptoje emrin e bashes, minister rendi ne ate kohe. ai qe e justifikon mungesen e berjes drejtesi me korrupsionin ne gjyqesor, ai qe pati 2 vjet e kusur kohe per te bere reformen ne gjyqesor, ai qe neser edhe mund ta beje reformen e gjyqesorit por qe prape te jesh 1000% i sigurte qe saliu basha bode imami etj zyrtare te lart te korruptuar e kriminele te pd do vazhdojne jeten e tyre te lumtur normalisht nderkohe qe te mjeruarit do vazhdojne te ikin ne kerkim te nje shprese larg ketij vendi. mjerimi nuk ka parti, por partite krijojne mjerim.

  12. leci says:

    Ndersa mua me bie nder mendje nje grua e vjeter dhe e semure qe mundohet te shesi gazeta. Kam vite qe e shoh kete grua tek ropatet rrugeve te Tiranes

  13. A says:

    Keto jane politikanet, pushtetaret dhe disa “bisnesmene” te paskrupullt qe ka krijuar pas viteve 1990 e ashtuquajtura demokraci shqiptare.
    Sistemi kapitalist qe eshte instaluar ne Shqiperi eshte sistem Kapitalist i eger, primitiv, skllavopronar dhe feudal.
    Prandaj eshte kjo gjendje e mjerueshme, e varfer dhe pa perspektive ne Shqiperi.
    Ku sot mbas 25-se vjetesh 3/4 e popullsise shqiptare jane te gatshem per ikje masive, eksodike naten “pa hene”.
    Ku Skllavopronaret dhe Feudalet jane disa tipa te shpifur qe kur i shikon te vjen per te vjedhe, si SALI BERISHA, FATOS NANO, ILIR META, LULEZIM BASHA dhe EDI RAMA.
    Qe vetem flasin dhe flasin brockulla, propagande, demagogji, intriga, mashtrime, ngaterresa, premtime boshe dhe asgje me shume.
    Keshtu do te shkohet ne Evropen e zhvilluar??!!

  14. the truth hurts says:

    Ke pershkruar mrekullueshem Shqiperine reale. Kjo eshte, fatkeqesi qe edhe pas 25 vitesh demokraci populli eshte edhe me I pashprese se ne vitet e erreta te diktatures. Nuk ka shprese se politikanet tane otomane do ti kthejne ketij populli te vuajtur te pakten shpresen per dite me te mira.

  15. marina says:

    Shkrim emocionues dhe komenti I sit back .,. Po ashtu. Sot qe Mero e ka pas feste the ndoshta Jo I frymezuar per the shfryre mllefin e tij anti-sale e salsorrollop vendin e editorialit te tij e kishte zene nje si ta quaj clirim pafund gazrash perzier me nje fjalor mast..buar. Keto Jane fatkeqsi te shoqerise shqiptare qe ka 25 vjet qe po strapacohet si vajza qe arsyen e vertete e di vetem ajo si ky I ri qe perpiqet per nje jete te mire. Por qe ky shtet vetem per qytetarin e vet nuk ka brerje ndergjegje po per imazhin po.

  16. Kris 1 says:

    I pe Elvira per iftar nga mashtruesit ishin mbledhur gjitha barkederat dhe as je I varfer.Nuk u ngopen duke rrjepur popullin.Zoti I marre hak popullit qe I ka zene frymen mafia

  17. gk says:

    E nderuara Elvira Dones,u emocionova duke lexuar shkrimin tuaj,realitet i jetesh Shqiptare ,shume i ndjere dhe me te vertete prekes.Ndjej detyre te te falenderoj qe ky shkrim eshte dhe shume edukativ.Me vjen keq qe ne shtypin tone Shqiptar qe mjaft gazetare ,ndermjet tyre dhe gazetare me pervoje dhe emer ne gazetari shkruajne shkrime te thata ,pa emocione pa vlera edukative por vec duke kapur detaje ketu apo aty,dhe e shtjellojne e sterhollojne ,dhe ne fund asgje,vec bisnes .TURP.kJO ESHTE DHIMBJE,KJO ESHTE TRAGJEDI KOMBETARE.Gjeniu yne MIGJENI……Bukuri qe vret……… Realitet i dhimbshem i shoqerise Shqiptare.

  18. Mali says:

    Kurbeti,kjo plage shqiptare qe edhe pas 25-vjetesh demo(ta)kercita vazhdon me te njejten intesitet.Kurbeti,qe vec shpreses asgje s’te jep me shume.Shkrimi i znj.Dones
    te ve perpara skicen e Migjenit “Bukuria qe vret” dhe pergjigjen “Zoti te dhashte”
    Deri kur me ?

  19. Shqiptari says:

    per Elvira Dones – as une nuk te njoh, dhe as une ndoshta nuk do te te lexoj me …, por me cka pata fatin te lexoj sot nga Ti, mu preken te gjitha telat e shpirtit Shqiptar.
    Per pak nuk e lexova .. sepse mendova, eh, nje shkrim snob me shume .., por pata fatin dhe kapa dy tre fjale te sinqerta, e rilexova, dhe… mu kujtuan perpjekjet po kaq “vetevrasese” per arrati nga Atdheu im, si ato qe pershkruan Ti ne kete shkrim.
    Mu kujtuan netet pa gjume ne shtratin e paster, POR te parregulluar, sepse mungonte Nena ime e mire qe bente cdo gje – ne ato nete pa gjume mua me mungonte Nena ime. Sa do doja te kisha ata carcafet e vjeter, diku me ndonje vrime, diku me ndonje arnim, sigurisht jo aq te bardhe sa para aq shume viteve kur ishin blere, POR te paster !!! se te pastra ishin Nenat Shqiptare !! Me ata carcafe ishim rritur ..
    Sa do doja te zgjohesha ne ata carcafet e shtepise dhe ne mengjes ta perqafoja Nenen time dhe ti thosha se sa shume e dua(nuk e beja kur isha atje, ishim Shqiptare, nuk dinim ta shprehnim dashurine me llafe) …

    Dhe per mos ta bere qarraman kete postim .. @sit back : ti ke te drejte kur flet me thumb per Gjatoshin dhe Veliajn, sepse ty Pinoku i vucidolit te solli parajsen, te coi ne ameriqi, te dha te drejten e fjales, bile edhe intranetin me te cilin ti lexon e komunikon, ai e solli na Albania, ai dhe bastardet e tjere rreth e qark.
    Per ty, fajin e ka Gjatoshi dhe Veliaj(ky i fundit sikur vecse sapo u zgjodh, apo ke lajme te tjera ti ??) Per ty, keta dy te fundit e kane sjelle Shqiperine ne kete gjendje apo jo ?
    Faleminderit sit back, sepse me solle ne vete. Me beri sentimental Zonja Elvira, por pastaj lexova komentin tend dhe me erdhen perseri zorret lart, u qetesova.

    Ptuuu more sali QENI, Ptuuuu more PIS. Mua, ti ma vodhe endrren e dhjetorit 1990, mua ti me detyrove te largohesha, mua dhe gjithe Shqiptaret (ndoshta pa “sit backun” e ameriqise) ti na mashtrove dhe percave per 25 vjet rresht !!!
    Mua ti nuk me genjen dot more QEN, ti sahale bisha, je TRADHETARI me i madh i Kombit Shqiptar !! nano, meta, zhelefina, basha e kompani, jane gati gati patriote krahasuar me “bemat” e tua antishqiptare !!
    E ka shkruar “Daja” ketu me siper : Jeni dhe qofshi te MALLKUAR.
    ZOTI do marre hak mbi ju, per gjithe poshterimin qe i keni sjelle ketij Kombi.

    Dhe per tu kthyer edhe njehere te e bukura, te shpresa, te e ardhmja ..
    Ju lutem te shkruani perseri e dashur Elvira Dones. Une tani te njoh dhe do doja shume te lexoja perseri prej Jush. Ju me flisni per Nenen time. Ju me flisni per Shqiperine time.
    Kur ju lexoj Ju, e shoh qarte se nje dite, historia e Vendit tim do rishkruhet perseri !! kesaj here jo nga burracake qe bredhin vecse pas nje cmimi dhe nuk lodhen se deklaruari se sollen demokracine ne Albania (Zoti jo me kot i paska bere vocrrake !!) POR nga pena si e Juaja.

    Shkruani perseri e dashur Elvira, shkruani dhe ktheni dashuri ne shpirtrat e bashkeatdhetareve Tuaj.
    Le te shkruajne “nobelistet” per politikanet dhe kurvlliqe (sic e thote “Edi” me lart) – Ju Elvira shkruani per Ne, te panjohurit, te skllaveruarit, te pafuqishmit.

    Ki besim e dashur Elvira, Ai djale do tja dale, se eshte Shqiptar ! Ai djale do duroje dhe nje jave pa ngrene, se e kane bere Shqiptare te tjere para tij.
    Ai djale NUK do ta harroje kurre Nenen e tij, se nuk e ka harruar as edhe nje Shqiptar me para tij…

    Ki besim edhe per Tiranen dhe Shqiperine e dashur Elvira – jane Shqiptare ata djem qe i dolen me not Italise, nuk ka krize apo ftohtesi te na bej balle.
    Do vij dita, dhe niperit e mbesat tona, do kujtohen per Gjergj Elez Aline, Avni Rustemin, Adem Jasharin … Guri jo vetem rendon ne vendin e vet, POR edhe e ben me dhune vendin e vet kur eshte nevoja !!
    Plehrat e sotme, do e gjejne vendin. Parate e pista nuk do mund ti marrin ne Varr, POR mallkimin e Shqiptareve do ta kene mbas brez pas brezi !!

    Por Ju shkruani e dashur Elvira, shkruani se Ne mezi presim te lexojme perseri per Nenat tona dhe per Nenen Shqiperi

    Ju perqafon me mall,
    Arbeni

    1. sit.. back....and relaks → says:

      My friend, kur zgjedh te vish ne pushtet ti zgjedh te marresh persiper te mirat dhe te keqijat e paraardhesit tend. saliu meriton litarin no question on this, por jam dakord te negociojme litarin dhe ti leme burgun, per kohen qe i ka mbetur. lind pyetja, cfare po ben qeveria e gjatoshit ne lidhje me kete? filloi mimi kodheli me ben imamin, u ca shtypi duke folur, imami ka shkelur kete tender e ate tender e ku di une, u harrua sot, u harruan dhe akuzat per pergjim te opozites dhe blerje pajisjesh te shtrenjta etj etj. vazhduan me boden, ka shkelur tenderat dhe ky, nuk justifikon dot pasurine, andej e ketej u harrua dhe ky, e si keta dhe plot te tjere. perse perfliten per shkelje etj etj e pastaj nuk ndiqen penalisht? dy jane arsyet ose ja u bejne dosjet gati dhe ja u mbajne per tju bere presion ose kane marre pjesen e tyre nga ish qeveritaret e saliut dhe nuk ndihem me. arsye tjeter nuk shoh. pra mor zoteri ne nuk po kerkojme qe rama te behet davis koperfild dhe te beje magjine ekonomike brenda nates por ndeshkimin per ata qe e sollen popullin dhe vendin ne kete gjendje mund ta beje. te mjeruarit e te varferit nuk do jetojne me mire as po u denua saliu apo luli, apo imami apo bode dhe gjithe kompoania e tyre, por te pakten do ndjehen te cliruar dhe te sigurte qe neser askush tjeter nuk do guxoje te beje me te njejten gje pasi do perfundoje pas hekurave. kete gje i gjati as nuk po e ben as nuk do e beje. ketu do jemi. askush nuk do e shohi deren e burgut nga ata qe vodhen e vrane kete popull. dhe kjo i ben njerezit te humbasin shpresen per nje jete me te mire sepse krimi pa ndeshkim sjell mjerim pa mbarim.

      1. Shqiptari says:

        po he pra Miku im, se thashe se mos ameriqia te kishte humbur njohjen e mire te Albanise :-PP

        Ketij postimit tend te dyte, shume me te menduar dhe te sakte se te parit, nuk mund ti kundervihem. Ke vecse te drejte!

        POR le te shpresojme qe Gjatoshi Rama, dosjet nuk po i mban per shantazh, por per momentin e duhur! Eshte praktike e njohur edhe ne boten perendimore, qe kur i futesh nje Bande Kriminelesh, duhet te jesh jo vetem i guximshem por edhe i matur e i duruar, qe tja u kepusesh koken shumices …
        Keshtu edhe te Ne, mire do ishte, qe bashke me sahalene, lulken dhe xenin, te ikte per freskllik edhe gjin gjoni, bashke me jarin, meten dhe te shumerespektuarin nano (eshte ai pushti rrondokop qe e beri ligj prostitucionin dhe korrupsionin ne Albania – shpresoj te mbahet mend).

        Eshte tamam si thua Ti – popullit nuk do ti pakesoheshin dhimbjet, se plehrat e kane shperndare pisllekun ne te kater anet tashme … POR te pakten Gjarprit do ti pritej koka

        Pastaj, ngado qe ta kthesh, Ne, sot per sot me mire se Rama nuk kemi, keshtuqe nuk mund te bejme asgje tjeter pervecse ta mbeshtesim fort dhe ti lutemi edhe me shume Perendise qe Gjatoshi te mos na e kete me te hedhur.

        Kurse sa per emigrimin, pavaresisht dhimbjes dhe melankolise qe sjell me vete, ne Shqiptaret e kemi per hise. Jemi popull i vogel dhe vetem me genjeshtrat e sahales jemi si Zvicra …, eshte pothuajse fati i keq i Shqiptareve te emigrojne …

        POR edhe emigrimi ka te mirat e tij (fshehur diku pas dhimbjeve dhe tragjedive), niperit dhe mbesat e tua (te uroj me dashamiresi “nje qerre me ciliminj” ? ), nuk do ta harrojne kurre Nenen Shqiperi, sepse Ti Miku im, legjenden e Gjergj Elez Alise, Skenderbeut e Adem Jasharit, do jua tregosh me aq zjarr e pasion, si vetem nje Shqiptar di te beje …
        Po edhe xhepin, me te rende se nje Zvicerian do ta kene, se nuk e kalon tere diten kot para kompiuterit ti Miku im ;-), si greku vogel “tgfs” e ndonje koqe tjeter

        Kujtoj ne kete kendveshtrim, gjithmone thenien e Ema Kojes, nje Shqiptare si une dhe Ti, qe sot eshte shume e suksesshme si Modeliste dhe Fashion (e ku di une se si quhet sot ne Shqip ai profesion) … thote: “djali im eshte i bindur qe, te jesh Shqiptar eshte nje nder i vecante” ..

        Ja pra, per kete na duhen edhe shkrimet e bukura te Elvira Dones … te na ngrohin zemren dhe te na kujtojne Nenat

        Me repsekt dhe pershendetje

  20. k says:

    Sa të dënuar padrejtësisht do të ktheheshin
    me këmbët e tyre në Spaç ?
    -ASNJË.
    Në shqipëri njerëzit zotërohen nga kjo ndjenjë.
    Të dënuar padrejtësisht oër krime që nuk kan
    bërë kurrë.Vjen natyrale të kërkosh shpëtim.
    Jeta është e shkurtër dhe vetëm një,
    nuk ja vlen ta kalosh mes malokëve,
    edhe kur aty ke nënën tënde.

  21. Ana Bella says:

    Shkrim prekes per te ardh me te vertete keq qe tema e emigrimit preket akoma . Mirenjohse per komentet e mesiperme te shkruara me plot ndjenje.

  22. Artur tirane says:

    Bravo kjo eshte e verteta e hidhur qe po perjetojne shqiptaret e shkrete ! 75 vjet asnje ndryshim ! Hajdute qe punojne ne shtet dhe njerez qe rrojne vetem per nje cope buke ..

  23. nexhmi says:

    Jam dakord me gjithcka eshte folur me lart. Por do te shtoj vetem nje fjali. Jeta u takon vetem guximtareve ta jetojne. Te gjithe te tjeret gjallojne. Sikur te mos ishin ne vitet 1600 anglezet guximtare dhe aventuriere, heretiket, puritanet, “te semuret” nga ethet e pasurimit te shpejte, atehere nuk do kishim shtetin me te bukur dhe me demokratik ne bote: SHBA. Jepuni vellezerve dhe motrave tona kurajo dhe shprese. Zoti i ndihmofte dhe ja u befte te lehte rrugen. Integrim sa me te shpejte ne vendet ku shkojne.

  24. nostalgjia says:

    Ky eshte nji problem i njohur shqiptare dhe nuk u shfaq sot papritur ,
    dhe te na vij ktu si nji zbulim i ri per ate shoqeri .
    KjO DRAME SOCIALE u krijua nga vet shteti shqiptare qellimisht ,
    nga ish qeverria e shkerdhates njerezimit sali berisha ,arkitetktit te mizerjes shqiptare .
    Prandaj boll qitet lote krokodili sot mbas 24-vjetes ,ku gjithcka ka dergjeneruar ne ate vend ,per te fituar simpatin e atij populli naiv .
    jU qe i derdellisni kryeministrit dy vjec sot ,hengret mender mute üer 24 vjet -duke heshtur ose i sherbyer kryeputanes e kryekriminelit te ktij shteti famekeqeit shpellarit berisha .
    hipokrite ordinere qe ne realitet skeni per qellim ate qe shprehni por
    perfitimin duke u perdredhur perball ksaj bote si ju intereson.
    Nji qendrim i drejt e i sinqert i nji qytetari te vertet shqiptare duket ndryshe .

  25. Tema says:

    Koh e mir për të përparuar.

    1. hah says:

      perfekt, rrespekt Tema ,

      me pelqejn mendjet optimiste ,progresive qe shikojn nga perpara boten.

  26. Dardan says:

    Kjo eshte Elvira Dones. E mencur, e talentuar, e ndjeshme, shqiptare.

  27. Shpetim says:

    E nderuara znj. Dones,
    Me kënaqësi lexova shkrimin tuaj. Djali që ju nuk njihni, është kudo, sepse përfaqëson një fashë mjaft të madhe të familjeve të shoqërisë në vëndin tonë, e cila karakterizohet nga polarizimi i tejskajshëm në rritje dhe padrejtësi, me veprim të ndërsjelltë.
    Por është edhe një fashë tjetër, në përmasa shumë më të vogla se e para. Janë familjet që me aq mund dhe sakrifica, kanë arritur dhe po arrijnë të shkollojnë fëmijët e tyre në Europë dhe që qeverisjet dhe politika e gjithë këtyre viteve, ashtu në heshtje, po realizon dëbimin masiv të këtyre fëmijëve. Nëse djali që ju nuk e njihni, që ia kanë refuzuar qëndrimin, në telefon thotë:-mam, unë nuk kthehem, do provoj, do provoj…, nga telefona të tjerë në jo pak raste mund të thuhet:-Biri im, bija ime, më shumë se dua dritën e syve, dua të jesh pranë nesh, me ne, por mos u kthe, përpiqu të qëndrosh, të sistemohesh aty apo në ndonjë vënd tjetër. Ne do durojmë, do e përballojmë, mjafton që ti të jesh mirë. Këto prind e kanë kuptuar dëbimin e heshtur që iu është bërë fëmijve të tyre, e kuptojnë, pranda sakrifikojnë, që me kthimin,fëmijët e tyre ashtu si edhe vetë ata, për jo shumë kohë, qeverisjet dhe politika do t’i shëndrrojë në Hiç qytetarë.

  28. batoni says:

    Te jem i sinqerte, nuk e lexova shkrimin se me beri pershtypje fotografia. Sot thone se n’ate kohe nuk lejohesh te mbaje floke te gjate, po keta ti qethesh mbush dysheke te tere me lesh. Si ka mundesi? Kerkojne te na genjejne dhe harrojne e nxjerrin foto te tilla. S’ka gje. Une e marr te mireqene.

    1. Sit back.. and .....relaks says:

      Ashtu ka qene nuk te kane genjyer por ti harron se floket nuk duan 50 vjet qe te rriten

  29. dddd says:

    ka pas edhe Nena ,gra te reja shqiptare ,
    qe kan braktisur femijen e vogel ,ja kan lene burrit te vet ne preh,
    dhe kan ik jane arratist me u shkerdhy me te huajin jasht shqiperise .
    edhe per kto gjona duhet me u shkrujt e sensibilizu opinioni shqiptar ,
    qe mos me ndodh perseri ,sepse kjo eshte krimi me i ,madh qe nji nene mundet mi bo femijve te vet .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje