Greqia, nga sot më e shtrenjtë

20 Korrik 2015, 12:16Rajoni TEMA

Pas tri javësh mbylljeje të detyruar Greqia hapi sot  përsëri bankat. Por kontrollet e kapitalit vazhdojnë të mbeten megjithatë në fuqi. Në të njëjtën kohë po shfaqen dhe do të ndihen për popullsinë edhe pasojat e para të masave të reja të kursimit, si rritja e ndjeshme e TVSH-së për shumë mallra dhe shërbime të jetës së përditshme.

Bankat presin që ditët e ardhshme do të ketë radhë e gjata, por jo probleme madhore. Shefja e Shoqatës së Bankave, Louka Katseli, u bëri thirrje grekëve që t’i depozitojnë paratë e tyre përsëri në llogaritë e tyre bankare. Kështu mund të forcohet likuiditeti i ekonomisë, tha ajo në kanalin televiziv Skai. Nga frika e një falimentimi shumë grekë i kanë tërhequr paratë e tyre nga bankat dhe preferojnë t’i mbajnë ato në shtëpi, gjë që përbën rrezik për bankat.

Jeta e përditshme duket se do të bëhet më e shtrenjtë, për shkak të rritjes së TVSH-së nga 13 në 23 për qind për ushqime të caktuara, për restorantet dhe për transportin publik. Ky ishte një nga kushtet e kreditorëve për hapjen e negociatave për një paketë të tretë ndihmash në miliarda. Për të përgatitur paketën e re të reformave kryeministri Cipras riorganizoi kabinetin e tij, sepse disa ministra refuzuan të votonin në parlament pro marrëveshjes me erogrupin. Miratimi i reformave u arrit vetëm falë mbështetjes së Tsipras nga opozita. Këtë javë në parlament pritet një votim tjetër për paketën e reformave.

Ministri i ri i Punës, George Katrougalos, njoftoi menjëherë pas betimit, të shtunën (18.07) se Greqia do të zhvillojë bisedime të forta për programin e ri të kredive. “Qëllimi ynë nuk është thjesht të pranojmë marrëveshjen, ne jemi të vendosur për të luftuar për kushtet e marrëveshjes. Greqia synon që marrëveshja të ketë sa më shumë elemente sociale. Ministri Katrougalos është përgjegjës për reformën e pensioneve që kërkojnë kreditorët.

Mbështetje e madhe në radhët e popullsisë

Pavarësisht kthesës në qëndrimin ndaj kreditorëve dhe eurogrupit Cipras vazhdon të ketë vlera të larta miratimi në sondazhe. Kështu në zgjedhjet e parakohëshme në shtator ose tetor për të cilat foli ministri i Brendshëm, Nikos Voutsis, ai mund të fitojë sipas sondazheve edhe një shumicë absolute. Në rezultatet e botuara në gazetën me drejtim të majtë “Efimerida ton Syntaknon” partia e tij Syriza kishte shënuar 42.5 për qind të votave, pra rreth gjashtë për qind më shumë se në zgjedhjet e janarit. Në atë kohë Cipras i mungonin dy mandate. Partia më e madhe opozitare Demokracia e Re mund të fitojë për momentin vetëm 21.5 për qind të votave. Përveç kësaj, 70 për qind e të anketuarve u shprehën në favor të programit të ri të ndihmës, nëse Greqia mund të mbetet në këtë mënyrë në eurozonë.

4 komente në “Greqia, nga sot më e shtrenjtë”

  1. al says:

    Luka Kaceli grek me preardhja nga Kruja ha ha ha ha

  2. alon says:

    Politika e sirizes po e fut kreqin ne rruge pa kthim. Esht e padiskutushme qe siriza kurdo qe te behen zgjedhjet fiton shumicen, sepse siriza ka mbeshtetjen e 3 miljon pensjonistave dhe te nje miljon punonjesve te administrates. Partia siriza vetem per keto dy shtresa po punon dhe pranoj te rris cdo gje dhe vetem te mos ulin pensjonet dhe rrogat administrates. Kush prek keto du shtresa ne greqi vete me 3 perqint si pasoku, greqia esht e mar peng nga pensjonistat dhe punonjesit e administrates keto dy shtresa te popullsis rrezojne dhe vendosin se kush do qeverris greqin.

    1. arbereshi says:

      Pucofago kete KATCELIN mos e ke gje si grek qe jeni te dy

  3. tomka says:

    Probleme teknike ,Banka hapja e tyre ,terheqa e parave 60euro ne dite,rritje cmimi,ulja e interesave bankare,rritja e tvsh ,te tilla probleme jane kalimtare,edhe populli Grek i pret keto reforma me hir apo me pahir.Problemi eshte Europa,perse vendosen te japin ndihma te reja ,cili eshte qellimi,perse duan te shtyjne afatet e kredis kreditoret,mos valle i dhimset greqia?.jo zoterinj jo…frika e mos plasjes,dhe copetimit te shtetit grek,te ndarjeve te teritoreve ndermjet kreditoreve,blerja e ishujve,nga FMN BQE BB SEPSE LIGJIN E BANKAVE E NJEH DHE NJE SHQIPTAR I THJESHTE ,KUR MER NJE KREDI DHE NUK E LIKUJDON ATE TE NXJERRIN NE ANKEND PRONEN.ETJ ETJ.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje