Shqipëria dhe Kosova tjetër

18 Korrik 2015, 19:29Rajoni TEMA

Në tavolinën e kafesë zë vend Shqipëria tjetër, Kosova tjetër. Magjia dhe mallkimi i kalimit të kufirit qëndrojnë në paaftësinë e dhimshme dhe dërrmuese për t’u pajtuar, ndoshta. Zanore, lidhëza dhe viza të hequra apo të shtuara në gjuhë, në jetë dhe në marrëdhënien tonë. Identitetet janë të brishta. Po ne, jemi hipokrit të mëdhenj?!

 

Nga Blerina Rogova Gaxha

 

Në stacionin e autobusëve në kryeqytet kërkoj relacionin Prishtinë-Tiranë. Ora 04.40. I vetmi autobus ishte ai që do të nisej për në kryeqytetin shqiptar. Zë një karrike. Dalë të blej shkrepsë. Shitësi, në njërin nga dyqanet e improvizuara, më propozon të blej edhe diçka tjetër që e konsideron të nevojshme për udhëtim. Dal nga dyqani. Pas pesë minutash kthehem dhe marr një kuti përtypëse Orbitë. “Ta thash se të duhen dhe gjana tjera”, tund kryet shitësi. “Mos e le pa marrë edhe letra të lagta”. Më pyet pse po shkoj në Tiranë, me punë, ia kthej.  Po çfarë punon?  Nuk i përgjigjem. Hip në autobus. Ora 05.00. Dielli nis të vie në Prishtinë, injorues ndaj dilemave nëse drita vie nga Lindja a Perëndimi.

Mbas dhjetë vitesh udhën për në Tiranë e marr me autobus. Rruga dikur qe një tmerr. Pyes shoferin sa zgjatë udhëtimi- 4 orë e 20 minuta diku, thotë. Sigurisht kah autostrada, i them. Po, po patjetër, përgjigjet bindshëm.

Autobusi lëshohet autostradës. Jemi vetëm pesë-gjashtë veta. Udhëtim i rehatshëm e i shlirë. Kilometrat kalojnë, dhe në këtë numërim, autobusi merr një kthesë. Me kaq udhëtimi i rehatshëm nëpër autostradën kosovare mbaron. Nja dhjetë udhëtarë zbresin nga një furgon, bashkohen me ne. Pyes vajzën që m’u ulë pranë “Po ku u ndalëm, ku ju mori autobusi” Në Duhël, përgjigjet. Bashkudhëtarja, një motër-shqiptare, e hap prezantimin dhe llafin. Kalojmë nëpër Therandë. Fëmija përpara pëshpëritë se është i lumtur që më në fund po shkon në deti. E ëma e shpërfill gëzimin pohues të të birit. Ajo pyet vajzën përkrahë: U nda ky përfundimisht me Teutën, apo jo?! Blero në ekran. Pas tij Dida, Meda, Labi, dhe pothuaj e gjithë estrada in. Bythët e Kallashit dhe bythë të tjera përshëndesin nga ekrani televiziv.

Ndalesa e dytë bëhet në Prizren. 10 minuta pushim lajmëron shoferi në mikrofon: edhe dhjetë minuta prej shpisë, thotë. Udhëtarët ndezin cigaret, kush porosit kafenë, kush çajin, shumica ia mësyjnë toaletit, shoferi ulet të hajë. Kalojnë 10, 20, 30 minuta. Në minutën e 37 derisa përkëdhelë barkun e mbushur, vozitësi kësaj radhe pa mikrofon, thërret udhëtarët të bëhen gati. Pushimi 10 minutësh mbaroi pas 40 minutave.

Kufiri është i lirë, e kalojmë shpejt. Edhe nëpër autostradën e Berishës akoma më shpejt. Diku te kthesa për Shkodër, vozitësi bën zë me mikrofon: Le të bëhen gati ata që shkojnë për në Shën Gjin! Disa zbresin e hipin në një tjetër furgon. Pak kilometra më larg, sërish thërret: Le të bëhen gati ata që shkojnë për Durrës! Të tjerë zbresin. Mbesim vetëm tri udhëtare për në Tiranë. Relacioni njëdrejtimësh Prishtinë-Tiranë kthehet kështu, me pak sofistikime, në një multidrejtimësh. Autobusi vazhdon. Tirana shfaqet përballë. Makinat vlojnë. Shoferi ynë mezi gjen hapësirë për të hyrë në rreth. Minutat shkojnë, ndalesat në gati çdo sekondë, boritë të shurdhojnë. Të gjithë u bien! Veturat kacafyten, po ashtu edhe boritë!

I jap adresën e destinimit drejtuesit të taxi-s. “Nga vini ju?” nga Prishtina, i them. Po nga jeni, pyet, nga Gjakova. Ah tha, e bukur është Gjakova. Unë jam nga Prishtina, Fushë Kosova shtoi, dhe së treti, në një toskërishte të bukur, e plotësoi me faktin se ish nga Lipjani, i zhvendosur në Fushë Kosovë. Çudi, nuk do ta kisha besuar. Epo tha, këtu duhet folur kështu.

Ndalem për kafe. Kamarieri, një djalë as 20 vjeç, me mirësjellje më sjellë kafenë. Po ju nga vini, pyet. Nga Prishtina, i them. Ju pëlqen Tirana, vini shpesh në Tiranë? Jo, i përgjigjem, rrallë, shumë rrallë. Shumë zhurmë, vetëm kjo fjali më rrëshqet. Burri i moshuar në tavolinën ngjitur ndërhyn. Po më e mirë Tirana apo Prishtina? Zhurmë e madhe, sërish e njëjta përgjigje më del. Po thotë, Tirana është e madhe, prandaj. Prishtina nuk është haj-haj ndonjë qytet. Ju kosovarët veç detin e doni, jo Shqipërinë! Rrudhë krahët. Po tha, ne jua japim detin, e biles edhe identitetin. Ashtu?! Ngre vetullat unë. Ne shqiptarë, ju shqiptarë, po nuk jemi të njëjtë, më thotë, kjo është vetëm kushtimisht. Sigurisht, ia paqëtoj bindjen. Po ju pa neve s’mundeni, ma pret ai. Shih vetëm ato që po ndodhin tash në politikën e shoqërinë kosovare! Sërish gjykata speciale. Muhabeti për Kosovën vazhdon në tavolinën ngjitur. E shoqja ia miraton qëndrimin derisa me elegancë përzien kafenë e thithë cigaren.

Çdo identitet është i brishtë, si bregu i një plazhi që tërhiqet e shtyhet, si vragët në fytyrë, pati thënë dikush. Zanore, lidhëza dhe viza të hequra apo të shtuara në gjuhë, në jetë dhe në marrëdhënien tonë mund të çojnë në përleshje e në papajtueshmëri të ndërsjella.

50 vitet e diktaturës të përballuara nga çifti në tavolinën përkrahë dhe të tjerë rrugëve e makinave janë një poemë epike e dhimbjes, siç janë madhështore edhe gjithë vitet e demokracisë.

Tirana ka tiparet e një fytyre të lodhur po të maskuar, gjurmët e dhimbjeve të njerëzve të saj janë kudo, po edhe të kuqët e buzëve dhe hijëzimet mbi sy apo faqet e skuqura. Në Tiranë mjafton një shetitje e shkurtër për të kuptuar shpirtin e saj. Për të hyrë e dalë nga një epokë në tjetrën, me tërë historitë dhe industritë e veta.

“Të vrasësh e të vdesësh për racën apo për monopolin e bananeve, në fund të fundit, nuk është më fisnike apo me më kuptim”.

Në katin e parë ndodhej godina ku po mbahej konferenca shkencore. Dukej se zemra e saj kish pushuar diku me mbarimin e epokës së kuqe. Po çuditërisht akoma mbahej në jetë edhe pas kaq vitesh vdekjeje. Në sallë akoma figuronin emërtimet mbi sirtarët e arkivit. PPKSH, Rusia, Jugosllavia, Lidhja e shkrimtarëve, Lidhja e artistëve, Patriotët komunistë, “Titoja u prish me Stalinin”… dokumente të një epoke frymën e së cilës akoma e ruante në lëkurë ndërtesa e arkitekturës socialiste. Një histori e djeshme që ishte e sotme. Me gjasë vullneti i godinës dhe i të tjerëve në pushtet, ishte që ajo të qëndrojë akoma gjallë për të dhënë dëshminë e dikurshme.

Shqipëria tjetër zë vend në tavolinën e kafenesë me miq e kolegë. Diskutimi për vizën ndarëse bëhet shpërfillës. Makinat gumëzhijnë, boritë dhe njerëzit që ecin me po aq shpërfillje. Një pa plumb, porosit kolegu. Kamarieri qeshë: “Qe do zotni atë, ç‘është ore pa plumb?” Një makiato të madhe të rëndë, të fortë, porosis unë, me shumë kafe mendon, ma kthen kamarieri… me lekë, pa lekë, të reja, të vjetra, 5 mijë, 5 milionë thotë, qeshin kolegët, qeshim të gjithë- kështu e kemi ne në Shqipëri, thotë një mike.

Në kafe bëhen llafe të cilët s’guxojnë të shkojnë përtej metrave katror të kafenesë- lëvdata, kritika dhe mllefe që dalin nga zemra, dëshmitare të së cilës mbesin vetëm filxhanat e zbrazur të kafesë dhe ajri i nxehtë. Fjalët ikin, miqtë poashtu.

Jemi hipokrit të mëdhenj?! Në tavolinën e drekës Shqipëria tjetër nuk zë vend në tavolinë. Një zgjidhje e tretë teme e lë në hije temën e nxehtë të Shqipërisë dhe Kosovës tjetër.

Kthimi

I zoti i autobusit pranë Hotel Tirana International sërish duke lëmuar barkun e fryrë thërret: Hajdeni, bëhuni gati! Po shkojmë në Kosovë! Relacioni Tiranë-Prishtinë në ballë të makinës së madhe. Zhegë, por kondicioneri punon mirë. Pak udhëtarë, sërish. Bukur!

Kalojmë Tiranën e zhurmshme. Mbërrijmë te udhëkryqi, i Durrësit me gjasë. Ndalemi. Udhëtarë zbresin nga një furgon, hipin në autobus. Sërish mbushet plot, lëkurë të skuqura, çanta, byrek, çepaba, fanta, coca-cola: vetëm musaka, pasuli dhe sallatat mungojnë.

Blero në ekran. Askush më s’pyet nëse u nda përfundimisht me Teutën apo jo. Bythët e Kallashit kishin mbetur po aq të rrumbullakëta, bythë të tjera. Një plakë mërmëritë “Jazëk, marri!” plaku i vet i qetë, kotë sytë.

Ndalesa tjetër në një pompë benzine. Shenjat No smoking gjithkah, po të gjithë ndezim cigaret, rendi në market dhe rendi për në toalet i gjatë.

I afrohemi kufirit. Rendi i makinave me targa të huaja i gjatë. Kosova tjetër po kthehej në Kosovën e parë. Magjia dhe mallkimi i kalimit të kufirit qëndrojnë në paaftësinë e dhimshme dhe dërrmuese për t’u pajtuar, ndoshta. Të harruar e në kujtesën therrëse të Shqipërisë tjetër, ndoshta. Hije e mbetur jo vetëm simbol i patriotizmit, por edhe simbol i një morali tepër të lartë, i gatshëm për të sakrifikuar veten dhe tjetrin.

Le të bëhen gati ata që shkojnë për Prizren, në Prizren ju dërgon taxi. Autobusi vazhdon. Ata që janë për Suharekë le të bëhen gati. Autobusi bishtnon rrugët. Kalojmë Therandën. Autobusi sërish bishtnon: Ata që janë për Shtime e Ferizaj le të bëhen gati, thërret vozitësi, një kombi do të ju dërgojë. Ata që janë për Komoran le të bëhen gati. Ata që janë për Sllatinë le të bëhen gati. Ata që janë për Fushë Kosovë le të bëhen gati. Dhe në fund, i zoti me një fjali buzeqeshëse thërret në hyrje të stacionit të autobusëve në Prishtinë: “Le të bëhen gati ata që janë për Prishtinë!”. Relacioni Tiranë-Prishtinë edhe në kthim shndërrohet nga njëdrejtimësh në multi sosh.

“Në botë asgjë nuk ndalet!” sikur të përshëndet buzagaz shoferi në udhëtimin Prishtinë-Tiranë.

“Taxi, taxi, doni taxi?” Po si kaluat në Tiranë pyet taksisti, bukur ishte…? Ndërkohë edhe mbrëmja është drejt mbylljes. Hoxha thërret iftarin. Prishtina më e qetë se kurrë. Ajo tjetra, e para, e dyta… kushedi!

Marrë nga gazeta Jeta në Kosovë

24 komente në “Shqipëria dhe Kosova tjetër”

  1. tfgs says:

    hoxha thirri Iftarin dhe ne per kete duhet te jemi ”krenare”….!!!!
    ptuuuuuuuuuuuuuuuuuu,rrace e ndyre arabe………………..

    1. Dardan says:

      Tfg. Mbaje veten se te iken nervat me alvanitet. Haaaaaaaaa

    2. Tfg Gabeli Janulles Po t ha dreqi naj ka!!hahaha

    3. Lili says:

      Te gjithe ne fund do e Vème ka nje result si ajo zoje,vetem per te te cmendur aty ,or tgfs,

  2. roberto says:

    Nje shkrim i nivelit MJERAN!
    Gazetare qe nuk njeh gjuhen LETRARE shqipe dhe perdor zhargone lokale ndersa shkruan per nje gazete te Shqiperise!!!
    Ne fund te fundit as vete nuk ka kuptuar se cfare ka dashur te percjelle si nga Kosova ashtu dhe Shqiperia!
    Flet per MADHESHTINE e viteve te demokracise,sikur te mos kete lexuar asgje gjate kesaj kohe se shqiptaret sot jetojne ne MJERIM te plote dhe kerkojne te ngjallet edhe nje here ENVER HOXHA!!!
    Ne se botuesi i gazetes dhe moderatori do ta kishte lexuar me vemendje kete zhgarravine,NUK DO TA BOTONTE!!!
    As femijet me 4 klase te fshatit nuk do benin nje hartim kaq te dobet!!!
    Eshte marre me VOGELSIRAT,me thashethemet etj si nje fillestare me 7 klase!!!
    VETEM GAZETARE nuk mund te jete kjo Rogova!!!
    Ku i pa kjo SHKIJE se Tirana e ndjen dhimbjen e diktatures???
    A di gje kjo gazetaruce se keto 25 vjet Shqiperia ka shkuar 100 vjet PRAPA ne cdo gje dhe nuk mund te krahasohet me SOCIALIZMIN as ne ARSIM,as ne KULTURE,as ne SHENDETESI,as ne DREJTESI,as ne SHTETFORMIM,as ne BUJQESI,as ne USHTRI,as ne INDUSTRI,as ne LUFTEN E KLASAVE,as ne PERCARJEN MIDIS SHQIPTAREVE qe jane gati ta hane njeri tjetrin???

    1. taksirat kusuri says:

      Robert te rosh vet se mendia te paska lene ose te ka vdekur bashke me dullen.Tema komente te kadigoris te robertit duhet,ne kundershtim me ligjet demokratike, ti censuroje.

    2. Lili says:

      Ola! Ajo vetem pershtypjet e veta i dha!edhe me shume vend bile!
      Ju i keni pershtypjet e juaja,shkruani edhe ju,po mos fyeni tjetri pse nuk mendon si ju per gjendjen tone!

  3. suzana(Kosove) says:

    hahahaha, shkrim me kot moti nuk kam lexuar….shqiptaret me fytyra te skuqura nga djerset, shoferi barkemadh, hoxha therret iftarin, miresevini turist te huaj ne Sudan. Une per vete nuk jam e sigurt qe jemi europian, edhe Hoxha i Shkodres na tha dje se Islami ishte feja e gjysherve tane dhe neve duhet te ishim krenar. Shqipetaret ne Ballkan i derguan dje nje mesazh te carte Europes: jemi arabe dhe s,kemi asgje te perbashket me Europen…i duam vetem eurot e tyre, asgje tjeter.

    1. Taulant says:

      Titulli eshte Shqiperia dhe Kosova tjeter.
      Une nuk pashe as Shqiperi dhe as Kosove tjeter.Duket se e ka bere shkrimin per te shtyre kohen ose per ndonje honorar.

    2. tfgs says:

      Sakt Suzan,fatkeqsiht kjo eshte e verteta por ajo qe me ben pershtypie eshte se perse kemi kaq shume injorante,kriminele dhe te tredhur…!!??

  4. Pelasgian says:

    Me ka marr malli per Dardanine dhe per Shqiperine edhe pse e di qe s’kan ndryshu aspak!

  5. Kleopatra says:

    hoxha mahmut thirri iftarin islamik fuck you all moslems

  6. duno says:

    E ne Greqi ministrat betohen para priftit e mbi bibel ,e kisha eshte me e pasur se shteti ,e prifterinjte konsumojne tonelata vazeline per te lyer tajaren qe mos ndjejne dhimbje.

  7. Angela says:

    pelesgan shko se ka ndryshuar bile dje shkodra ishte e shtruar e gjitha ne tapet ahahaha respekt

  8. Dulla says:

    Autostrada e Berishes.
    Goce ke ngel mbrapa. Ke shume gjera qe nuk shkojne.
    Mendoj se shkrimi do te kishte dale i mire po te ishe me e informuar, apo me pak e indoktrinuar.
    Ne gjuhe shqipe meriton kater.

  9. igli says:

    asgje sna lidh me kta islamiket e kosoves dhe ky eshte nje shkrim i dobet pa kuptim qe tek ne ne shqiperi nivelin e kesaj kosovares gazetare apo ku di une e ka nje ne klas te trete .
    humbje kohe t lexosh kto shkrime mjerane e pa kuptim .
    shqiperia shquhet per shume gjra dhe e dyta kosovaret jane te cmendur per bregtetin tone dhe klimen tone e bukurite qe kemi .
    Ne sot me bindje jemi te pushtuar nga kosovaret kta po bejne nenshtetsi shqiptare dhe po marin shtepi e pune ketu tek ne kurse nje shqiptar te punoj ne kosove i duhet leje dhe koheqendrimi eshte fakt dhe shume i kthen ppolicia e kosoves se ju ka mbaruar leja punes kulmi.akoma ksaj i ka ngle ora tek hoxha e tek iftari .tipike kosovare arabe ja kta jane kosovaret ekstremist islamik musliman dhe per kete ne sna lidh asgje me kte shtet islaik .
    ne jemi europiane kosovaret jane arab

  10. mira says:

    Per sa kohe shqiptaret andej dhe kendej kufirit do i trajtojne si qenie qe mund ti urdherosh te bejne nje Gjykate Speciale, ku kryeministri piktor i shqiperise qe ka njemije halle shkon ne Kosove qe te binde te ngjashmit e vet per kete gjykate qe nuk eshte pare e degjuar te ngrihet ne ndonje vend tjeter ne bote) ateher ky autobus do kete te njejtin itinerar e njeres. Gazetarja nuk ka faj qe nuk di te beje krahasime me kohen e diktatures se nuk e bejne dot edhe gazetarucet e shqiperise.

  11. arber says:

    ptuuuu plera islamike kosovare .kosovaret e sotem jane arab dhe shume e kane enderr t luftojne siri dhe 2000 prej tyre luftojne atje larg e shume duan por s munden
    shqiptaret e shqipris sa me larg nga ky vend radikal islamik .ptuuuu fare e keqe arabi.

  12. Xhaja says:

    Aman Mero ç’na i neverit gazeten me keto shkrime e palo gazetare te nivelit me poshte se medioker !

  13. mustafa says:

    krejt ju antikosovar jau hankshi koqet kosovareve idiota grek se do ju qi greku ne byth tani jau ndalon edhe pensionet e janulles kosovaret peer ju jan bosa o te prapambetur ju qe flisni keshtu skeni qen ne kosove kurr ta shifni jeten kosovare te mir te hareshme dhe jo si te ju vriteni si qent prej deri ne 10 veta ne dit sikur te ishi 100 milon banore hahahhahah

  14. Shqiptari says:

    nje shkrim per te ardhur keq!! i mbushur me fjali te pergjysmuara dhe abstrakte.
    Ka shkruar nje gjysem romani dhe ska shprehur as edhe nje gjysem mendimi.

    Po me vjen keq sepse edhe nja dy shkrime te nje gazetari Berat nga Kosova po kaq boshe dhe te pakuptimta ishin.

    Mire qe nuk ka shkruar direkt per politike, se atehere do ta kishte menderosur fare.

    Nejse, thuaj shyqyr qe njihet boterisht i nderuari Rexhep Qosja, se perndryshe te krijohet pershtypja se keta vellezer e motra, ne shkolle, kane kaluar direkt ne gjimnaz, pa e bere filloren.

    1. Lili says:

      Kur hapen shkolla gazetat vend e pa vend,mos kerko nivel!

      Po mû mû Duke shume i lezetshme si pershkrim i realitetit ,na pelqej s’ na pepelqej!
      Sa per dhimbjet e tiranes ku i ke pa thot nje komentues:vetem nje hap larg rruges kryesore neper lagje Jane,ato dhimbje me pa late te zgebosur e rrugica me balte Halla ne nje kryeqytet!

  15. kiu says:

    Shkrim mjeran qe vetem e ul cilesine e shkrimeve te kesaj gazete.
    Dy ishin mesazhet dashakeqe te gazetares te reflektuara ne shkrim.Se pari rruga Prishtine-Tirane ne pjese shqiptare me cinizem emertohet “Autostrada e Berishes” dhe cilesohet si shume me e mire se pjesa e Kosoves.Ajo e din mire se rruga eshte e popullit Shqiptar dhe jo e Berishes.Madje Ajo din mire se kjo rruge ende nuk eshte perfunduar dhe ka shume kritika per cilesine e saj.Zonje/zonjushe nuk ju nderon madje ju poshteron te lozni me ndjenjat e popullit.Se dyti nuk arrije te realizoj fantazine tuaj se shqiptaret i detyrojne kosovaret te flasin dialektin Toskerisht.Une nuk e kuptoj se nga e njohu ajo dialektin e kulluar toskerisht te nje kosovari qe punonte ne Tirane.Gazetare ne Tirane ka shume kohe qe flitet gjuha e njehsuar Shqipe ashtu si mesohet dhe flitet edhe ne Prishtine,Gjakove,Prizren e kudo ku banojne shqiptare.Perse e cilesuat dialektin Toskerisht? me cilin prapamendim?
    Shpresoj te mos kete lidhje me identitetin shqiptar per te cili keni rrudhur supet.

  16. Klodi says:

    Bukur! Me pelqeu krahasimi i Tiranes me nje fytyre te lodhur…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje