Greqia s’do të mund të dalë nga moçali ku ajo ndodhet, pa qenë e ndërgjegjshme sesi ka përfunduar këtu. Vendi, është një shembull tipik i një sistemi ekonomik të llastuar, dhe plot të meta. Sektori publik është i famshëm për prirjen e tij klienteliste, i përdorur rëndom për të marrë vota gjatë zgjedhjeve, edhe pse ka ndonjë që lë të kuptohet, se pikërisht e njëjta gjë ndodh në Francë dhe Itali.
Ka prova që dëshmojnë mbizotërimin e kësaj gjendje:në krahasim me produktivitetin real pensionet janë dyfishuar, për shembull në krahasim me Spanjën. Kur flitet për biznes, qeveria favorizon elitën, duke i garantuar asaj një shtet “pa taksa”.
Disa punonjës të administratës shtetërore marrin madje bonus, edhe nëse arrijnë në orarin e caktuar në punë. Ndërkaq nuk është aq i njohur fakti, që sektori privat është plot me kompani që nuk konkurrojnë me njëra-tjetrën, por bllokojnë ose pengojnë realitete që mund të sjellin ide të reja.
Mungesa e konkurrencës sjelle fitime marramëndëse:të dhënat e fundit të OECD, tregojnë se fitimet nga aktiviteti i bizneseve në Greqi mbërrin deri në 46 përqind, shumë më tepër sesa norma mesatare e vendeve të tjera. Italia renditet e dyta me 42 përqind, e ndjekur nga Franca me 41 përqind. (Mbretëria e Bashkuar ka një normë fitimi prej 32 përqind, SHBA 35 përqind dhe Gjermania me 39 përqind).
Greqia duket të jetë ekonomia më korporatiste e Evropës. Rezultati, është një ekonomi thuajse tërësisht pa dinamizmin e nevojshëm për risitë lokale. Për këtë arsye, në Greqi ka një papunësi të lartë, dhe pak potencial për një rritje të mbështetur tek produktiviteti.
Me një nivel të tillë të ulët konkurrence, pronarët e bizneseve nuk shqetësohen për të punësuar të papunët. Prandaj nuk është çudi, që rimëkëmbja në aspektin e papunësisë, ka qenë relativisht e ngadaltë në krahasim me Irlandën, Mbretërinë e Bashkuar dhe Spanjën, në periudhën nga fundi i vitit 2013 deri në fillim të këtij viti.
Çfarë duhet bërë? Disa ekonomistë, besojnë se falë etikës në punë dhe kursimit, populli grek mund t’ia dalë. Por këto virtyte, nuk mund të kompensojnë mungesën e inovacionit, që shqetëson ekonominë. Ekonomistë të tjerë janë të bindur, se vetëm disa koncepte të ekonomisë Kejnesiane, (zhvlerësimi dhe inpute të tjera tek kërkesa), nuk mund të garantojnë një zhvillim më të madh.
Por besimi Kejnesian, se “kërkesa” është baza e papunësisë dhe rritjes së ngadaltë, është i rremë. (Stanjacioni i gjatë strukturor i Greqisë, i ndërprerë përkohësisht nga fondet strukturore të Brukselit, përbën një kundërprovë).
Gjithëaq mashtrues është dhe besimi, se edhe atje ku ekonomia është e bllokuar nga korporatizmi, idetë Kejnesiane mund të japin energji të reja. Historia na mëson (duke përfshirë edhe Greqinë), se përdorimi i stimulimit ekonomik, është shfaqur pothuajse gjithmonë i paefektshëm në një periudhë afatgjatë. Përkundrazi, mund t’i shtohet vështirësive ekzistuese.
Pra, nuk ka asnjë ristrukturim të borxhit (apo madje edhe anulim të tij,) që mund ta ndihmojë Greqinë për të arritur një zhvillim të vërtetë. Popullit grek nuk i duhet një shërim i shpejtë, por për një kurë afatgjatë.
Kreditorët e eurozonës, mund të bëjnë më shumë për Greqinë, duke e nxitur të çlirohet nga korporativizmi, si publik ashtu edhe privat. Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse vendet kreditore, që gjithashtu janë në një farë mase korporatiste, janë të gatshme për të çrrënjosur në Greqi, të njëjtat praktika që pranojnë gjerësisht në kufijtë e tyre territorialë.
“Huffingtonpost.it” – Bota.al
ky artikull i pershtatet dhe SHqiperise por me shifra me alarmante
mentaliteti ballkanik shkaterrues i shoqerise ,i novacionit dhe perparimit .klikat dhe turmat filozofia politiko-shoqerore pa ide,pa liri dhe inisiativa krijuese.ky eshte fatekeqesishte mentaliteti konservatoe otomano-ortodoks ballkanik.
Vkkkkk.pune korrakesh
Pergjigja eshte e thjeshte; GREQIA NUK PRODHON ASGJE ME VLERE PER TREGUN EUROPIAN. Vetem me djath dhe vaj ulliri nuk behet prokopi.
Kjo eshte dhe e keqja se keto karajevgj nuk e kuptojn se jane vete fajtore per gjendje ku ndodhen por fajsojn Boten komplet te paskrupullt
Ndoshta lehtesimi i borxheve nuk do te zgjidhe problemet, por lehtesimi i borxheve do te lehtesoje problemet!
Ne qoftese do te flasim se qeveria apo qeverite e ardhshme greke nuk do te bejne reformat e nevojshme, por do te vazhdojne te njejten politike me nje sistem klientelesk, burokratik, te korruptuar, jo-konkurent, etj atehere sigurisht qe nuk do te kete sukses.
Megjithate kur qeveria aktuale, por dhe partite kryesore politike jane te gatshme per te bere reformat e medha te udhezuara dhe te mbeshtetura nga BE-ja, atehere perse dyshohet se nuk mund te ndryshoje situata??!!
Atehere perse konsumojne ore pa fund ne Eurogrup per nje pakete ndihmash dhe reforma te medha per Greqine? Atehere perse votojne parlamentet e vendeve qe jane ne monedhen europiane?
Ne qoftese do mendojme vetem negativisht, ne qoftese arsyetojme se ai vend nuk ndryshon kurre, atehere mos duhet te shprehemi me te njejtin arsyetim per Gjermanine? Mos duhet te themi se gabim qe Gjermanise ju falen borxhet ne vitin 1953 (midis tyre ishte dhe Greqia e varfer dhe e shkaterruar po nga gjermanet), se gabim Gjermania u ndihmua me Planin Marshall sepse ata ngelen perseri te njejtet, vrasesit e popujve, shkatrimtaret e vendeve te Europes dhe botes, hajdutet e pasurive te tyre dhe te gatshem per te perseritur nje Lufte te Re?
Atehere perse bota nuk mbajti nje qendrim te tille ndaj Gjermanise ashtu sic mbajti mbas Luftes I Boterore per te duke e cuar ate vend ne nje krize te tmerrshme qe ishte dhe zanafilla e lindjes se nazizmit, marrjen e pushtetit nga ana e tyre dhe fillimin e nje katastrofe te re per popullin gjerman dhe gjithe boten?
Mos valle kjo eshte endrra europiane?
Sigurisht qe jo! Shpejt a vone BE-ja do e kuptoje se lehtesimi i borxhit grek eshte nje domozdoshmeri e pashmangshme, eshte e vetmja rruge per ecurine e ketij vendi drejt zhvillimit!
Me ne fund Specialistet po vijne ne realitet. Duhet thene se relativisht Populli Grek eshte i pasur,dhe Shteti eshte i varfer.Nuk duhet te harojme dhe KISHEN Greke qe jo vetem eshte shume e pasur,por inkonjito eshte e gjendur kudo: Ne Kishe,ne politike,ne Familje.Shtetit Grek per tù rigjeneruar nuk i dalin 86 Miljarde Euro,bile edhe 100 Miljarde te tjera. Arsyeja eshte tradita,pa-aftesia e shtetit dhe Administrates,mungesa e Industrise,eksistenca e ndermarjeve te vogla jo konkuruse,mungesa e Instituteve me Vizion Ekonomik per te Ardhmen dhe paraprirjen e fenomeneve negative,natyrisht dhe kursimi ne rend te dites(duke filluar nga Kisha Ortodokse…).
Ne se Europa do me te vertete,te ndihmoje Greqine,ka vetem nje zgjidhje: Krahas 100 Miljardave ndihme Europa te fali dhe 1 Miljarde te tjera per 3000 Specialite te Ekonomise e Financave (Qytetare te Europes perendimore) me eksperience,te cilet te ndihmojne ne krijimin e tradites se punes,disiplines,kontrollit,luftes kunder korupsionit,dhe vizionit per te ardhmen e Shtetit Grek.Keshtu Europa ndihmon dhe merr pergjegjesine per ndihmen dhe investimin, dhe kjo do jete nje eksperience e shkolle per te ardhmen nga e cila perfitojne te gjithe.Llogarija.: 3000 punonjes,afersisht 3ooo Euro ne Muaj per person bejne 9.000.000 Miljon Euro ne Muaj dhe x 12 apo 14 here bejne afersisht 110.000.000 miljon ne vit dhe per 5 Vjet bejne rreth 550-600 miljon Euro..Greqia ndihmohet,Europa nderohet dhe Shpeton te Ardhmen.
Edhe dicka: Specialistet duhet te jene te seleksionuar,te ndergjegjshem,model dhe te sakrifices dhe te kontrolluar periodikisht per punen dhe korektesine.
Ne mund të analizojmë situatën në Greqi me këndvështrimin që të mos ndodhë e njëjta gjë në shqipëri. Po mua për një gjë më vjen çudi për disa analistë dhe njerëz. Kaq keq I vjen për Greqinë ku këtu kemi probleme madhore? Internacionalizmi antikapitalist dhe antibankar është një luks që ne shqiptarët nuk kemi shumë energji të tepërt për tu marrë. Detyrim për ne është depolitizim administrate luftë ndaj korrupsionit/informalitetit ulja e borxheve dhe përzënia e FMN nga shqiptarët.
11 milion njerëz duhet të paguajn 32O miliard euro. E vështir sipas ekspertve.