Fundi i periudhës së ledhatimit të Tsipras

17 Korrik 2015, 09:53Rajoni TEMA

Miratimin e paketës së reformave kryeministrin Tsipras mundi ta arrijë vetëm me votat e opozitës. Partia e tij është e ndarë. Zbatimi i planeve të reformave tani vështirësohet edhe më shumë, shkruan Spiros Moskovou.

Kryeministrit grek Aleksis Tsipras i humbi magjia e përgjegjësisë së drejtuesit. Pesë muaj me radhë u përpoq për t’i bërë përshtypje eurozonës me përbetimet e demokracisë dhe dinjitetit dhe jo duke hartuar koncepte bindëse. Me këtë ai dështoi. Fundjavën e kaluar iu desh të pranojë një serë kërkesash të huadhënësve ndërkombëtarë për të siguruar që Greqia të mbetet gjallë. Para dy netësh ai përjetoi në parlamentin grek se si një pjesë e madhe e partisë së tij, në fund të fundit 39 ministra dhe deputetë, nuk e ndoqën pas në rrugën e tij të pragmatizmit. Një krah i rëndësishëm i partisë në pushtet Syriza qëndron e lidhur patundësisht me populizmin regresiv.

Planet e para të kursimeve dhe reformave janë miratuar me ndihmën e opozitës pro-evropiane, pra me mbështetjen e “Trojkës së brendshme”, siç i shan me përbuzje Syriza partinë konservatore Nea Demokratia, PASOK-un socialist dhe partinë e majtë-liberale Potami. Tsipras varet tani nga këto armiq të brendshëm, në mënyrë që kontrata ende e papërfunduar me institucionet të realizohet. Deputetët e Syrizës, që dhanë pëlqimin, dhe deputetët e partnerit të vogël të koalicionit Anel nuk arrijnë pragun e nevojshëm prej 150 votash në parlament.

Kush do t’i zbatojë reformat?

Në shikim të parë mund të flitet për një konsens të gjerë kombëtar që Greqia të qëndrojë në zonën e euros dhe që vendi të reformohet. Megjithatë ky konsens është një fushë e minuar e rrezikshme. Partitë opozitare aktualisht kontribuojnë për shpëtimin e vendit, por shikojnë me kënaqësi se si nevojiten për të kaluar “memorandumin e majtë” në parlament. Por atonuk janë ende të gatshëm të marrin pjesë në një koalicion qeverisës me Syrizën. Syriza nga ana tjetër pas tërmetit të votimit të së hënës është ndarë përfundimisht në ideologë dhe realistë.

Riorganizimi i pritur i qeverisë me shkarkimin e përkrahësve të idesë së dhrahmisë do të sjellë një qetësim të përkohshëm. Konsiderohet pothuajse e sigurtë se paketa e tretë e ndihmës për Greqinë do të nisë. Vendi ësht shpëtuar një herë nga kolapsi i plotë. Por kush do t’i zbatojë masat e kursimeve dhe të reformave? Gjysma e Syrizës, e cila në këtë moment mban zi për tradhtinë e detyruar ndaj fantazive të saj të majta, apo partitë e vjetra, që edhe ata nuk kanë shkëlqyer në zbatimin e dy paketave të para të ndihmës? Zbatimi kërkon një konsens mes iniciativës dhe kreativitetit, që thjesht nuk ekziston. Ne shohim që prej pesë vjetësh, se me sa paaftësi vepron sistemi politik i Greqisë me krizën kombëtare. Të këmbëngulim dhe në rast nevoje të riciklojmë, ky është koncepti i vjetër. Edhe Tsipras do të insistojnë fillimisht dhe pastaj do të bëjë zgjedhje të reja. Shpresojmë jo që në vjeshtë.

18 komente në “Fundi i periudhës së ledhatimit të Tsipras”

  1. askushi says:

    Shume mire boni. U larguan komunistat nga Syriza. Mire ben qe iken.
    Ata dhe kur flasin me duken si koreano verioret. E harruat shpejt komunizmin edhe ju. Shyqyr qe i iken. Greqia duhet te jete me Evropen dhe Ameriken.

    1. batoni says:

      Sa vjeç je ti “askushi”? Komunizmi nuk e pranon kapitalizmin, si ka mundesi qe paska komunista ne kapitalizem? Komunizmi thote se prona private piell çdo dite kapitalizem dhe ti na thua qe ka komunista? Po fashista ka? Mos valle kapitalizmi demokratik eshte kthyer ne turli sistemesh? Prandaj komentet duhen te behen me pergjegjesi per ata qe e ndijne pergjegjesine se mund te kontriubojne per shoqerine se ndryshe kthehet ne kazino facebook-u. Eshte e vertet qe Greqia duhet te qendroje atje ku i takon sepse edhe historia e saj eshte e madhe, pavaresisht se greket e sotem mburren me historine duke pire uzome djathe dhe vere. Por historia i takon se kaluares dhe mburret ai qe e ruan dhe jo ai qe e ben kete histori te vuaj. Edhe Europa dhe Amerika kane plot probleme, por luftojne ti sheshojne. Jeta nuk eshte vaj e uje, por ka andrallat e saj, prandaj qe njerezit qe e udheheqin kete jete duhet te jene te pergjegjshem dhe serioze e jo karagjoze. demokracia ka nje te keqe te madhe. Kerkojne pushtet nepermjet votes per te sunduar e jo per te zhvilluar.

      1. 27% shqipetar says:

        Nuk mund te kundershtoj nje pike ku thua – nqs e kuptova saktesisht – se kapitalizmi lulezoi me egersisht ne komunizm (faktikisht kinezet jane kapitalistet me efikas dhe me te eger.. dhe mos bie ne gracken e komunizmit te vertete). Por ama eshte gabim t’i vejme faj individit. Jo se po e mbroj Tsipren si njeri, se nuk e njof dhe as qe nuk me prish e as nuk me ndreq, dhe nuk po them se e di nese ai kishte ambicje per pushtet ose jo (fundja kjo nuk ka rendesi, sic do e them me poshte). Por gabimi i te venit faj individit fsheh probleme sistematike te nje force politike. Ne kete rast, gabimet e Tsipres rreflektojne dobesine e te majtes evropiane, e cila perbehet ne pjesen dermuese te perfaqesise se saj nga akademik, tejet te zgjuar, por te dhene mbas rrehatit dhe elozheve akademike. Kabineti i Tsipres perbehet pothuajse i teri nga profesore. Keta jane te mesuar ne ambiente ku debati eshte i shendetshem dhe i pa-pergjegjshem (per jete njerezish psh). Ketu nuk po bej nje kunder argument fallco ad hominem, duke permendur menyren se si jane “mesuar” keta te argumentojne. Por, kam pershtypjen se ka pasur nje naivitet te tepruar nga ana e tyre ne mardheniet ndaj neo-liberaleve gjerman. Ne te gjitha intervistat qe pjestar te ndryshem te Syrizes po japin, shihet qarte naiviteti me te cilen u ballafaquan me Gjermanine. Gjermanet u thoshnin “ne duam t’ju mbysim”, kurse Greket e Syrizes argumentonin ekonomi dhe ” endra” pan-evropiane, dhe e vazhduan derisa nuk i lane me vend vetes (dhe lejuan disa sabotime nga brenda). Ka pasur nje moment te cilter shprese brenda Syrizes, por nuk diten ta shfrytezonin. Ne perfaqesi dhe drejtim duhen sjelle njerez, me tru, qe jane te perballur dhe te shfrytezuar nga milioneret (ca te them une, taksixhi, shites celularesh, kamarier, punetore ndertimi). Si do t’i gjejne keta me tru ? Prandaj ne cdo parti ka nje tufe me njerez dhe ka dhe debate te vazhdueshme. Po te shohesh pyetjet e njerezve te zakonshme, jane pyetjet te cilat duhen pyetur dhe qe rreflektojne nje politike-reale (real-politik) por qe nuk behen sepse “prishen rrehatet” ose “privilegjet politike”, ashtu si dhe lidhjet e interesave.

      2. Bureto says:

        Baton. Komunizmi eshte ideologji, le te themi nje lloj feje dhe si kjo ka dhe besimtsret e vet, qe jane komunistet. Ata ekzistojne edhe ne kapitalizem, ndaj kane edhe parti qe demokracia si sistem pluralist i lejon, ne dallim nga regjimi komunist qe i ndalonte. Meqe jemi ketu duhet te beni dallimin midis shtetit (regjimit) komunist dhe ideologjise. Ato shtete qe deshen te aplikonin teorine e Marksit ne formen e leninizmit, stalinizmit, enverizmit etj etj. Deshtuan me turp. Dhe e di pse sepse sic thashe komunimi eshte ideologji dhe shtetet nuk ndertohen ne baze te ideologjive po te institucioneve. Ndryshe do te kishim shtete dhe shoqeri fondamentaliste si ato qe ngrene krye here pas here. Keshtu ne kete kuptim, jane ne te drejten e tyre edhe komunistet greke qe nuk jane kunder sistemit kapitalizt, por e mendojne shoqerine brenda ketij sistemi nga pozita marksiste. Nuk eshte e keqja tek demokracia qe jep mundesine e disa alternativave, por tek alternativat e gabuara. Eshte sistemi demokratik i zgjedhjeve te lira (kur ato jane vertet te tilla) qe mundeson alternativat qeverisese me te sukseshhme. “Uji qe rrjedh pihet”-thote nje fjale e urte. Dhe demokrcia ta krijon kete mundesi. “Ka shume te meta kapitalizmi-ka thene Curcilli-por u lutem me gjeni nje me te mire.”, dhe koha i dha te drejte. Tani i takon Greqise dhe popullit grek, brenda atij sistemi te gjeje rrugen e duhur dhe te mos mbetet i dehur nga historia. Popujt kane prosperuar nepermjet punes dhe sakrificve. Shembulli gjerman nuk le vend per ekuivok.

  2. albani says:

    propagandistet e qelbur me ne krye Cipran.
    Prape perbetohen,qe nuk kane asnje faj dhe pergjegjesi per katandisjen e Greqise ne …. e Evropes,dhe me keq akoma,pa ciken e turpit dhe moralit po e heq(in) veten si shpetimtar(et) e Greqise.
    DINAKERIA,DREDHIA DHE CINIZMI PJELLA TE GREKEVE.

    1. 27% shqipetar says:

      Propagandiste ? Por e gjithe media Evropiane, perfshi ketu dhe ate Shqipetare, vetem ka share qeverine e Tsiprasit. Kush po bene propagande ketu ? E kupton se cdmth “propagandiste” ?

      Fjalet e tjera i ke pordha, platonizma te shemtuara kafenesh anash rrugeve nacionale afer nje fshati.

  3. Berlin says:

    Nje mesim me teper per gjadhjeret parazite e dembele !

  4. greku i pabese me garuzhde ne brez says:

    Shtrydhni koqet e prifterinjve te malit Athos ! Boll ferkuan bythen e njeri tjetrit ! Kisha greke ka pasuri te paguaj dy here borxhin grek !

    1. gjembi says:

      Cam i pabese do te thoje.

  5. mollos says:

    Gjaku i derdhur ne mollosi kaoni, e gjithe toskerine per ketyre pjellave bastarde turko-ruse nen flamurin e ortodoksise do shpagohet… Keta pjella turko-egjiptjane do ti vjellin gjithe ckane ngrene qyl keto vite

  6. sokol says:

    ngado qe te rrotullohen ne bythe e kane nuk shpetojne dot

  7. Klimax says:

    Eshte e cuditshme per ta kuptuar, por partia e ekstremit te majte te Cipras, SYRIZA, premtoj para gjashte muajsh se do te ndryshoj gjithshka, se do te risjelli “parajsen” e para krizes, se do te “dermoj” BE-ne e kontrulluar nga bankat, se do largoj “Trojken”, se nuk do te njohi marveshjet e meparshme te qeverive ND-PASOK me BE-ne, Fondin Monetar Nderkombetar dhe Banken Qendrore Europiane, se do te njohi borxhin shteteror si te paligjshem dhe antikushtetues, etj, se per te realizuar te gjitha keto ka nje program te nje “rruge tjeter”!!!!!
    Eshte po aq e cuditshme per ta kuptuar, por partia e ekstremit te majte te Cipras, SYRIZA, qe te kishte shumicen parlamentare, u lidh ne kualicion qeveritar me partine e ekstremit te djathte te Kamenos, Greket e Pavarur!!!! Dhe Kamenos si “patriot”, doli “garanti” me i madh i Cipras ne postin e ministrit te mbrojtjes per te mbrojtur paprekshmerine e Greqise nga nje sulm i jashtem, por edhe nga nje “sulm” i brendshem te tipit “Grusht Shteti” nga partite politike pro-europiane te mbeshtetura nga “armiku” BE!!!!! Megjithate votoj pro-marveshjes me kusht mbajtjen e postit te ministrit te mbrojtjes!!!!!!!!
    Eshte e cuditshme per ta kuptuar, por marveshja e qeverise Cipra me BE-ne, u quajt nga vet pozita si ne “Grusht Shteti”!!!!
    Por, perse firmosen kete marveshje atehere? Perse votoj 3/4 e deputeteve te SYRIZA-s kete marveshje “anti-kushtetuese” sipas tyre? Perse votuan per keto reforma kur ata jane kundra zbatimit te ketyre reformave, kundra masave te ashpra? Kush do i zbatoj ne praktike keto reforma kur nga njera ane qeveria pranon nje marveshje anti-Grexit si e keqja me e mire dhe ne anen tjeter deklaron se eshte “Grusht Shteti? Perse nuk “zbuluan” rrugen tjeter diku nga Rusia apo Kina?
    Atehere, a ka besueshmeri kjo qeveri dhe per sa kohe do te mbeshtetet nga opozita ne parlament kur ne programin e saj kishte nje rruge tjeter anti-BE dhe shkeputjen nga monedha europiane per kijimin e nje monedhe te re kombetare?
    Sigurisht qe nuk ka besueshmeri dhe normale qe opozita nuk mund te mbeshtesi nje qeveri ku shumica e saj eshte kundra reformave!
    Atehere, mos do shkuar ne zgjedhje? Mendoj se do ishte nje referendum i dyte i pallogjikshem! Shumica e grekeve kerkojne qendrimin ne Euro dhe ne BE. Ate pretendon edhe zbatimi i ketyre reformave. Mbi te gjitha, Greqia ka nevoje per keto reforma te domozdoshme qe ne pese vitet e fundit asnje qeveri nuk guxoj ti zbatoj.
    Zgjidhja? Krijimi i nje qeverie te shpetimit kombetar, te nje qeverie me ato forca politike qe jane te bindura per rrugen europiane, per te realizuar programin e reformave, per te filluar investimet, per te krijuar nje stabilitet ekonomik ne vend dhe mbi te gjitha, per te krijuar besueshmerine e tregut.
    Populizmi dhe interesat e ngushta partiake ne nje vend buze gremines mund te jene shkelmi i fundit per ta flakur ate vend drejt katastrofes.

    1. 27% shqipetar says:

      1 – Nuk jam dakort me premisen se “shumica e Grekeve kerkojne qendrimin ne Euro”. Referendumi e tregoi qe 61% ishin kunder austeritetit, dhe po te vinte deri ne dalje nga Euro. Ajo kuptohej nga te gjithe ne Greqi. Prandaj nuk mund te perdoresh kete si argument.

      2 – Zbatimi i reformave pretendon shkaterrimin e sistemit social-demokrat ne Evrope, dhe “dhenies se nje mesimi te mire”. Greqia po ha dajakun e para, qe te uli rrevanshin e Podemos, dhe pastaj flakes se majte qe mund te marri kashta e Evropes se jugut. Asnje argument ekonomik nuk eshte dhene per keto rreforma. Vetem rregulla dhe procedura. Edhe vet FMN thote se ekonomikisht keto rreforma nuk do te lejojne pagimin e borxhit. Kjo do te thote se qellimi nuk eshte “pagimi” i borxhit, por privatizimi i pronave publike, dhe shkaterrimi i sistemit social, dhe forcimi i forcave kontrolluese elitare (milioneret vazhdojne si me pare ne mos me keq). Po te shikosh propozimin, rriten taksat dhe shtrengimet ndaj te varferve dhe asnje gje te pasurve (nderkohe qe Gjermanet qahen per mospagim taksash nga Greket, ku barra kryesore e taksave bie mbi milioneret).

      3 – Besueshmeria ra, por jo nga ana e tregut – argument i cili po mbahet si pistolete mbi koken e Grekve. Besueshmeria se Syriza – si koalicion partish – ka bythe dhe aftesi per te drejtuar, si dhe per te dale nga Euro. Fundja, ne Greqi eshte pranuar nga shumica qe Greqia duhet te dale nga Euro (edhe Schauble po e thote, mbasi peshtyu mbi surratin e qeverise te majte, dmth ndeshkoi popullaten).

      Zgjidhja: Nje e majte radikale, por jo ultra-majtiste klasike, e tipit “revolucionar proletar Stalinist”. Jo se ka ndonje gje te keqe per kete, por ai eksperiment deshtoi. Dicka tjeter duhet bere nga e majta. Nqs nuk behet, kashta per flaken fashiste eshte gjithashtu gati. Por sic e kemi pare me ata ne te shkuaren, rezultatet jane katastrofike. Frika nuk duhet te jete dalja nga Euro, por renia nen fashizem. Austeriteti do rrezultoj ne falimentim ekonomik, politik dhe social, kjo eshte garanci. Dalja nga Euroja do kete pasoja te ngjashme, por me periudhe me te shkurter. Ceshtja eshte: a do te dihet te vozitet ne keto kushte ? Cila alternative dhimbjeje duhet zgjedhur ? E majta apo fashistet ? Fatkeqesisht, ne kohe ekstreme, vetem politika ekstreme del ne pah.

    2. albani says:

      Klimax.
      plotesisht te njejtin mendim dhe qendrim ndaj dhe une,jam dakord me pike dhe me presje.
      SIRIZA,shpresa e fundit e popullit dhe klases me te varfer Greke u tregua nje sharlatane dhe demagoge e pashembullt,u tall me shpresat,dinjitetin dhe llogjiken e popullit Grek,shumica e te cilit per fat te keq vazhdon te jete viktime e propagandes Cipriste dhe Kamenoiste.
      Sa me shpejt nje qeveri e shpetimit(ekonomik)kombetar qe si detyre madhore do te kete rivendosjen e sistemit bankar ne normalitet sa me shpejt,rivendosjen e ekonomise ne binaret e zhvillimit.
      Greqia ne qofte se nuk do te ishte Siriza e cila erdhi ne pushtet duke shfrytezuar pakenaqesite e popullit Grek dhe duke premtuar vetem genjeshtra,sot do te kishte dale nga kolapsi ekonomik dhe do te kishte rritje prej 3%.
      Me Sirizen diferenca eshte e madhe,nga + 3% zhvillim,shkon ne – 5% recension,eshte 8% diferenca e PPB-se e cila perkthehet ne 15 miliarde euro dem.
      PARTI KLLOUNESH DHE SHARLATANESH.

  8. hipo says:

    e majta nuk ka lindur ne Shqiperi,jakobinet e Frances me Robespierin bene revolucionin borgjez frances,TZipras ka ide por vetem ide shume te mira,Gerqia eshte rrjepur per se gjalli nga vete greket,kurre nuk kane paguar taksa,njohin vetem pagesen cash,por lapsit grek nuk i shpeton dot vetem nqs ja thyen lapsin,edhe Aleksandri i madh kurre nuk shkoi dot ne Athine,sepse geket e conin ne lindjen e mesme dhe Azi ,ngaqe kishin frike kete Trim.E majta ashtu si e djathta jane pothuaj njelloj.

  9. Illyrian says:

    Dava te pabesesh!

    1. edi shanc says:

      kulture o popull,po ne,te vrase po me pe,eshte e keqe e madhe ne SHQIPERI qe nuke duan te bukeren,po zgjedhim injorancen.bastardim koplet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje