Parlamenti i Athinës i jep dritën jeshile planit të parë të reformave urgjente të imponuara nga Eurozona.
Në një natë dramatike për Greqinë, parlamenti i Athinës ka votuar me 229 vota pro, 64 kundër dhe 6 abstenim, paketën e parë të reformave që Alexis Tsipras ka arritur me Eurozonën për të evituar një Grexit. Por para syve të tij Tsipras pa si partia e tij u përça.
Miratimi i planit ishte i domosdoshëm për të nisur neogicatat mbi planin e tretë të ndihmave të kërkuar nga Greqia. Ndërkohë në Parlament votohej plani i shpëtimit, jashtë shpërthente zemërimi i popullit i cili i tha “Jo” masave, ndërsa më parë pati dhe përleshje në shesin para parlamentit
Votimi do të thotë se qeveria e humbi shumicën e saj, por prapëseprapë pritet të mbijetojë.
Kryeministri Tsipras votoi pro, kundër votuan shokët e tij të partisë Syriza, ish ministri i Financave, Varoufakis dhe kryetarja e Parlamentit Zoe Kostantopoulou.Por mori mbështetjen e disa deputetëve të opozitës. Ndërkohë zv/ ministrja Nantia Valavani dha dorëheqjen.
Ministri grek i Energjisë, Panagiotis Lafazanis, i cili ishte mes 40 rebelëve të Syrizas, që në Parlament nuk kanë votuar planin e masave të imponuar nga kreditorët për shpëtim deklaroi se është gati të japë dorëheqjen nëse e kërkon Tsipras.
“Nëse në një moment kërkohet dorëheqja ime unë jam gati” ka thënë ai gazetarëve pasi Parlamenti miratoi planin e reformave falë mbështetjes së opozitës.
Ministrat e Financave të 19 vendeve të Eurozonës do të mblidhen sot për të diskuar pas votimit.
Të mërkurën, 15 korrik, Komisioni Europian propozoi një hua 7 miliard euroshe për të ndihmuar Greqinë të paguajë interesin e borxhit në disa ditë.
Hëëëëëëë dogirih bir shahin !!!!
Aaaaa duhet shahin, duhet shahin !!!
E c’te them me shume! Kush jane ata qe gjithe kohes ngrehen si gjela, e kur vjen puna per te votuar ne parlament behen pula? Jevgjit! Popull pa shtylle kurrizore!
POLITIKA eshte nje shtepi publike , dhe politikanet jane putanat e kesaj
‘shtepie’ pyetja eshte a ka putana te ndershme? asnje—–por jane te
domosdoshme—”” ka dhe popuj qe besojne se kane putana te ndershme””