Human Rights Watch: Liria e medias mungon në vendet e Ballkanit Perëndimor

15 Korrik 2015, 13:57Rajoni TEMA

Gazetarët në Ballkanin Perëndimor janë të detyruar të punojnë në një mjedis armiqësor, që ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në aftësinë e tyre për të zhvilluar një gazetari kritikuese dhe të pavarur, pjesë thelbësore kjo e një shoqërie demokratike. Kështu thuhet në një raport që u publikuar të martën organizata Human Rights Watch.

Autoritetet në Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë, Malin e Zi dhe Serbi duhet të ndërmarrin hapa të menjëhershëm për të krijuar një mjedis të sigurt për veprimtarinë e mediave dhe t’i japin fund mosdënimit të krimeve kundër gazetarëve, thuhet në raportin prej 69-faqesh të organizatës Human Rights Watch me titullin “Një profesion i vështirë: Liria e medias nën sulm”.

Raporti dokumenton sulme fizike dhe kërcënime, duke përfshirë edhe kërcënime për vdekje, ndëshkime në formën e paditjeve në gjykatë dhe fushata përgojuese kundër gazetarëve në Bosnjë Hercegovinë, Kosovë, Malin e Zi dhe Serbi.

Raporti bazohet në intervista me 86 gazetarë, të cilët raportojnë mbi çështje delikate si krimet e luftës dhe korrupsioni, nga të katër vendet e Ballkanit Perëndimor.

Human Rights Watch dokumentoi edhe disa raste sulmesh nëpërmjet internetit kundër mediave online që kanë mbajtur pozicione kritike ndaj qeverive. “Asnjë nga vendet nuk janë duke i hetuar apo kaluar në proces penal sulmet kundër gazetarëve në fjalë”, thuhet më tej në raportin e Human Rights Watch.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje