Greqia, afër njohjes së Kosovës

14 Korrik 2015, 19:30Rajoni TEMA

Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë deklaroi në Prishtinë se Athina zyrtare është duke kërkuar hapësirën dhe kohën e nevojshme për të zyrtarizuar njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa dhe zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Jashtëm Hashim Thaçi, kryediplomati grek tha se e ka ftuar homologun e tij në Athinë për të hapur Zyrën e Kosovës.

Madje ai tha se nëse ka nevojë atë zyrë do ta lejojë edhe afër zyrës së tij në ministrinë e Jashtme të Greqisë, raporton TCH.

“Jemi duke e mbështetur Kosovën, jemi duke bërë më të mirën për Kosovën, që të bëhet anëtare e INTERPOL-it dhe UNESCO-së dhe do ta mbështesim këtë në të gjitha mënyrat. Po ashtu jemi duke mbështetur që të krijojmë marrëdhënie politike mes BE-së dhe Kosovës dhe kurdo që nevojitet i ofrojmë Kosovës ekspertizës dhe kapacitetet tona, ashtu siç i quaj unë, përvojën tonë sa i përket bashkëpunimit dhe jemi vendi me i vjetër i BE-së në rajon. Jemi të hapur. Ndërsa, sa i përket çështjes së njohjes është se duhet t’i kemi parasysh dy kritere sa i përket kësaj çështje, njëri prej tyre është nevojat e gjithë rajonit dhe e dyta është interesi ynë kombëtarë europian. Në të ardhmen duhet të shohim se çfarë lloj aplikimi do të gjejmë për këto dy kritere”, tha Kotzias Nikolaos, ministër i Punëve të Jashtme të Greqisë.

Kryediplomati grek po ashtu tha se popujt e Ballkanit duhet të shohin nga e ardhmja pasi sipas tij në këtë rajon prodhohet histori më shumë se mundësia për konsum të saj.

Zëvendëskryemistri kosovar, Hashim Thaçi tha se vizita e parë e një krydiplomati grek në Prishtinë është konfirmim i forcimit të bashkëpunimit mes dy vendeve, ndërsa paralajmëroi se së shpejtoi do të vizitojë Greqinë.

“Ne diskutuam me ministrin për bashkëpunimin tonë bilateral, që do të afirmohet dhe do të avancohet çdoherë e më tepër, për rolin pozitiv dhe të rëndësishëm që Greqia ka luajtur në rajon, për paqen, për stabilitetin, për bashkëpunimin mes vendeve por edhe për perspektivën euroatlantike. Do të kemi vizita edhe në Athinë por edhe në Prishtinë dhe e theksova, do të afirmojmë institucionalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Greqisë”, tha Thaçi.

Thaçi tha se vendet e rajonit të Ballkanit, pavarësisht të kaluarës së errët që kanë pasur mes vete, tani po bëjnë garë se kush më parë të plotësojë standardet dhe të bëhet pjesë e NATO-s dhe e Bashkimit Europian.

14 komente në “Greqia, afër njohjes së Kosovës”

  1. Gopisti i NSHRAK-ut says:


    HA HA HA
    MBARUAN LEKËT
    HA HA HA
    RANË DHE BREKËT!

    1. Kuj i an trapi per Greqin, Kazakistanin, Azerbejxhanin, Syria, Bjelloeusu, Hamam Stan!!!!! Don zoti Kurr nuk behemi miq me Greket, don Zoti u befshim armiq me te rrept ndaj ketyre Jevgjifteve Anadollak!!!

    2. Adriatik says:

      Mos cani koke turkoshqiptare. Greku nuk ka pse te merret me ju.

      Veton kunder jush ne evrope e ve austria dhe hollanda si babes tuaj turqise.

      Hajt nje iftar te mbare ishallah.

  2. Ramy says:

    Mosss, tfgs mund ti bie te fiket, te ashtuquajturit Greket e shqiperis jan 3 her me te keqi se vet Greket e Greqis, pranda une them se ata dhijaks qe kan ngelur akoma ne shqiperi te shqelmohen andej kurfir

    1. Aleksander says:

      Ramy or djale,keta NUK JANE GREKE .Edhe ne Greqi TALLIN BYTHEN me keta.Keta jane ca kokrra katundaresh diku nga jugu dhe fluturojne me presh duke u hequr si greke.Edhe une jam nga jugu,edhe une jam ortodoks ,POR para te gjithave JAM SHQIPTAR si ti o Ramy.Ndaj te kerkoj per hir te gjakut shqiptar,te mos ofendosh me ortodokset shqiptare per ca kokrra si keta te mjeret pa din e pa iman.Kur po largohesha nga Korça para ca kohesh,me thote daja ,kujdes atje te kthesa e Kapshtices se vijne ata jorgot e ja sèllojne !-Jorgo ne Korçe quajne gjithe keta si puna e tfgs me shoke,dmth edhe ketej tallin bythen me keta .

  3. xxxxx says:

    Teatri grek i rradhes ha ha ha

  4. alfredi says:

    Ne keto kushte qe eshte greku , mjafton nje fjale e mire per shqiptaret..!

  5. vedeta says:

    DHE ne bojm sikur e ham,kti i genjen mendja iken i gzuar ne greqi.

  6. ivan says:

    Nuk eshte aspak teater eshte diskutuar hapur njohja e kosoves ne nje diskutim ndermjet diplomateve greke ne nje stacion televiziv nje nga keta diplomatet tha ka erdhur koha te rishikojme mardhenjet me shqiptaret ata tani Jane nje faktor I rendesishem ne ballkan mjaft me mardhenjet tradicionale me serbine mos mbajme anen e serbise por te shikojme interesin kombetar ashtu si vepruan ata ne rastin e njohjes te maqedonise me emrin esaj ne dem te vendit tone

  7. Para Laci says:

    Me duket se iku deti per lesh… Greqise ose i ka ba presion Merkel qe ta njohi kosoven ose Rama do ju jape detin si pjese e negociates per njohjen e kosoves.

  8. ..... says:

    Greqia muke ka me ate force ti kerkoj nga shqiptaret te tilla pazare ato kohe kan mbaruar kjo eshte nje vizite thbesht per te matur pulsin

    1. Para Laci says:

      E mir mir, akoma nuk e njeh grekun? Nuk esht akt bamiresie. Me jep te te jap…

  9. albani says:

    Greket duan ndonje dhjetevjecar tjeter per te siguruar hapersiren dhe kohen e nevojshme per ta njohur Kosoven.
    Mos bieni pre e mashtrimeve dhe shkerdhatlliqeve te Grekeve,kush e di ku e kane hallin,te shohim kur ta nxjerrin koken e muhabetit.
    Ne fund te fundit kush po ja kerkon atyre njohjen,ne u mesuam qe ti kemi perhere jashte liste Greket.

  10. tfgs manakiri says:

    “Never trust the greeks bringing gifts !”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje