Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, pas takimit me homologun grek theksoi se janë shqyrtuar të gjitha çështjet që konsiderohen pjesë e axhendës dypalëshe ose si pjesë të dosjes tonë diplomatike, “nga çështjet e vjetra e deri të problematikat e përditshmërisë”.
Ministri Bushati theksoi se dy vendet tona duhet të investojnë të fryma e besimit në mënyrë që përmes dialogut të tejkalohen pengesat e së kaluarës.
Ministri i Jashtëm Bushati tha se biseda për çështjet e dosjes diplomatike mes dy vendeve është zhvilluar në një klimë të mirë, por vuri theksin se nëse nuk do të gjendet konsensus për çështjet që i ndajnë Shqipërinë dhe Greqinë, siç është çështja e detit, do të kërkohet adresimi i tyre brenda normave të së drejtës ndërkombëtare.
“Vlerësojmë se vetëm përmes dialogut dhe bisedimeve mund të tejkalojmë pengesat e të kaluarës. Është nevoja që të investojmë tek fryma e besimit, pasi për ne të qenurit fqinj do të thotë se marrëdhëniet tona janë më shumë se të nevojshme, janë të domosdoshme,. Edhe pse marrëdhëniet mund të kenë pasur dritë-hije, përpjekjet për të gjetur një klime më të mirë duhet të jenë të qëndrueshme. Vizita të tilla krijojnë pritshmëri të natyrshme për opinionin publike. Mund t’ju them se kemi biseduar me homologun Kotzias në një mënyrë të sinqertë të drejtpërdrejtë për të gjitha ato çështje që i konsiderojmë si pjesë të axhendës tonë dypalëshe ose si pjesë të dosjes tonë diplomatike, nga çështjet e vjetra e deri të problematikat e përditshmërisë.
Nuk jemi mjaftuar thjesht tek ballafaqimi i qëndrimeve tona, por jemi munduar të skicojmë edhe zgjidhje të mundshme. Ne do të adresojmë zgjidhjen e tyre brenda normave të se drejtës ndërkombëtare, pasi jemi dy vende anëtarë të NATO-s, dhe një vend që aspiron të jetë anëtar në BE. Inkurajojmë Greqinë të vijojë më qasjen e saj konstruktive në rajon. Kemi inkurajuar dhe mbështesim vizitën e ministrit të Jashtëm grek në Kosovë, dhe në këtë drejtim do të inkurajonim njohjen e realitetit të Kosovës në një të ardhme sa më të afërt nga ana e Greqisë”, tha Bushati.
Ministri i Jashtëm shqiptar u ndal edhe tek situata ekonomike në Greqi, duke u shprehur se “çështja ekonomike me të cilën përballet fqinji ynë, është një çështje që e shohim edhe ne me rëndësi për vetë pozicionim strategjik që ka Greqia. Urojmë që situata të tejkalohet sa më shpejt tashmë me arritjen e marrëveshjes, për qytetarët grekë, por edhe për qytetarët shqiptarë që jetojnë e punojnë atje. Greqia ka miratuar ligjin për nënshtetësinë e fëmijëve që kanë lindur atje. Do rishikojmë traktatin ekzistues të miqësisë, që do na ndihmojnë të zgjidhnim problematikat sipas frymës së re në rajon”.
Nga ana tjetër, Bushati pohoi se Greqia ashtu sikur dhe Shqipëria është një vend që zbaton të drejtën ndërkombëtare.
“Kemi një interes strategjik që është harmonia fetare. kemi konceptet dhe strategjitë e Bashkimit Europian për makro-rajonet. Greqia është një vend që respekton po ashtu si ne, parimet e të drejtës ndërkombëtare. Pikat tona të përbashkëta janë më të mëdha sesa ato që na ndajnë, kjo për të pasur një klimë pozitive në politikë. Më pas, secila mund të ishte kjo zgjidhje, mund t’ju them se edhe për shkak të profesioneve respektive dhe skuadrave që janë në Ministrinë e Jashtme greke apo dhe atë shqiptare, nuk është një periudhë që është në zbrazëti. Mund të shkohet drejt një gjuhe të përbashkët.”, tha Bushati
SHQIPERIA dhe shqiptaret nuk do te shohin kurre dite te mira dhe me dinjitet e krenari po nuk formuan nje PARTI NACIONALISTE qe te udheheq vendin
BRRAVO MINISTRI BUSHATI,i prer korrekt me ligjin dhe sovranitetin e vendit rrespekte per punen tuaj zoti minister.
Nuk duhet te kemi asnje iluzion vetem kur Shqiptaret ti fusin TANKET NE JANINE atehere greku do te na konsideroj te barabart ne tryezen e bisedimeve
Eshte gati e pamundur te zgjidhesh marreveshje me keta,ca thone sot se thone neser ,me mire beje me te drejte nderkombetare dhe mbaroi.Per te kuptuar se sa mund ti besosh fqinjet tane jugore duhet lexuar libri “Historia e nje populli parahelen” autor francez.
Me Greqine nuk ka diplomaci as politike ne kete plan ku Shqiperia eshte e konfrontuar me nje politike anti -Shqiptare si Omonia e mbjelle nga Berisha brenda vendit dhe historine mijra vjecare hegjemoniste greke! Sot interesat e kufijve duhet te jene te pa cenuara dhe pa asnje marreveshje negative me grekun si ai vendimi ilegal i nenshkruar nga L.Basha me Karamanlisin ne kohen e Berishes qe ngriti ne kembe Shqiperine te indinjuar nga tradhetia e vete udheheqjes Berisha -Basha ku humbja e percaktuar nga ekspertet Shqiptar ishte 300 mije km hapesire detare nje cenim kombetar i orkestruar nga pinjolli Serbo-grek spiuni i ish U.D.B doktori Tropojan!
E..ku ka mbajtur ndojehere fjalen greku Greku te ha ne bese,sepse eshte bese paket.Zoti na ruajt prej tyre!