Kjo drogë shtyn femrat në epsh seksual në Shqipëri e Kosovë

21 Korrik 2015, 10:31Rajoni TEMA

Doktori psikiatër nga Gjakova, Ilir Grezda, ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook një informacion tronditës.

Ai ka sqaruar pasojat që vinë nga përdorimi i vullnetshëm apo i pavullnetshëm i drogës së quajtur “Gama Hydrosybutyrate”.

Kjo drogë është e re ka ardhur në Shqipëri e Kosovë me formulën kimike (C4H8O3) dhe me emrin “Gama Hydroksybutyrate” apo ndryshe me emrin e shkurtë si “GHB”.

Ajo është një qetësues i sistemit nervor qendror që zvogëlon stresin dhe rrit jashtë mase epshin seksual, transmeton Indeksonline.

Ajo përdoret në formë të pikave (Ekstazi e lëngshme) dhe si pluhur i cili është i bardhë dhe vepron pas 5 deri në 10 minuta pas përdorimit.

Efekti i kësaj droge zgjatë deri në një orë e gjysmë.

Këtë lëndë në shumicën e rasteve ua vendosin vajzave në pije gjatë mbrëmjeve dhe festave që t’i përdorim më pas për marrëdhënie seksuale.

Por ajo që është mjaft shqetësuese, është se nëse kjo drogë kombinohet me alkool dhe substanca psikotrope (anksiolitik-antidepresiv), shkakton depresion të rëndë respirator që çon në vdekje të menjëhershme.

Doktori Grezda në fund bën apel tek rinia për kujdes dhe mospërdorim të kësaj substance.

28 komente në “Kjo drogë shtyn femrat në epsh seksual në Shqipëri e Kosovë”

  1. tony says:

    kurre mos pini coctail ne gota dhe kurre mos e lini goten tuaj ne tavoline me te tjere pini birre me shishe dhe hapeni vete .

    1. anim says:

      Titulli qe keni vendosur eshte i turpshem dhe keqinformues. Cfare Grezda ka shkruar eshte korrekte. Pra njihet kjo droge si nje stimulues dhe quhet Ecstasy e lengshme ose Georgia Home Boy. Kjo droge perdoret nga meshkuj per perdhunim seksual te femrave neper festa (raves/nightclubs) por ska aspak te bej me shtyrjen e femrave ne epsh seksual – perkundrazi i vendos viktimat ne nje ndenje pergjumjeje dhe vulnerabiliteti. Pra titulli juaj eshte krejt i pavend dhe ne mos dashakeq atehere flet per injorance ne te kurptuarin dhe interpretuarin e nje lajmi/shkrimi

      1. Wendy-B says:

        Me qiri ti kerkoje keta gazetare kaq te trashe nuk do ti gjeje. Para se te shkruajne le te studiojne rreth asaj teme, po ja fusin kodra mbas bregut. Ne vend te sjellin pak shprese dhe vlera te rinia , i bejn reklame degjenerimit .
        Ku ka dashur te dale me kete reklame droge.?! Budallalliku ska brire. Po mbushet gazeta me “keshilla” per epsh, seks , droge, kur ai popull atje po merr rruget e botes per te mbushur barkun.

        1. it says:

          bravo ju lumte:
          gazetare me lapanjoz me te pa vlere se ka ne shqiperi se di a do ket,
          thjesht plera

  2. epo keshtu eshte kur injoron cunat e mire dhe del me tullacin me X6 ne pub
    Perfundon ne spital ose me ndonje abort te parakohshem

    1. elda says:

      hahah sa e forte kjo. ke te drejte. po edhe vajzat nuk kane shume faj. qe kur jane te vogla u thone prinderit “te hapin syte” mos marrin varfanjak. e keshtu ato rendin pas tullaceve me X6. me vjen keq per djemte qe jane te mire po I kane xhepat bosh. preferoj nje djal te ri sesa nje tullac edhe pse me X6.

      1. Shahisti Klasik says:

        Po c’nonen ne gop ke me tullacet ti? Po s’te pelqyen mos shko, ik e qiu me cunat e mire dhe myll gojen.

        1. Tgfs says:

          Mos jeni gje tullac zoteri?

          1. Shahisti Klasik says:

            Ne fakt ate mikun tullac e kam se e rruaj rregullisht qe ta kem gati per ndonje kardashes si puna jote.

  3. salem says:

    Degjenerimi ka ardhur.
    Cdo gje do na degjojne veshet.Kete kerkuam kete gjetem.

  4. Kol Tivari says:

    Ku mund të gjendet, kjo “shishe”, doktor…??????!!!!!! dhe sa kushton…???!!!

  5. komunalja says:

    Ky artikull duket me teper si reklame per kete droge, se sa si artikull kritik ndaj saj!

  6. Tomorri says:

    Per mua kjo eshte shume shqetesuese por ky informacion duhet te punohet me femijet nga çdo prind qe do familje dhe nder.
    Hiqni dore nga koktelet dhe rrondelet se nuk jane per rinine dhe ne pergjithesi per njerine.Ketu behet fjale per ato te rinj qe e duane jeten dhe e kuptojne ate ashtu siç duhet.
    I bejme thirrje rinise sigurishte atyre qe kane akoma veshe dhe sy:
    Kthejuni nderit dhe dinjitetit,kthejuni shkolles dhe librit,mesoni kulture dhe respekt qe ne fund te fundit edhe dashuria kur te behet te kete lezetin e saj,dhe te mos kthehet ne shtazeri ashtu siç deshirojne disa tullace milonere ne Tirane dhe shqiperi.Mesojeni mire dialektilishte se çdo fillim ka edhe mnbarim dhe kesaj nuk i shmangeni dote,degjenerimi i rinise nuk ka te beje fare me lirite e saj te verteta dhe te sinqerta,shikojeni mire kete gje se per 23 vjete kombit i jane injektuare me shiringe gomari shume vese te keqija dhe pak te mira,ktheni pllaken se nuk eshte ashtu siç ka deshiruare nje shpellar pa dije dhe pa kulture qe po mundohemi ti harrojme emrin me gjithe veshtiresite qe kemi.

  7. net says:

    Pini ua pifte dreqi ne bark, pini dhe paci fatin e doktorr florit! Brez i ndyte dhe i felliqur.

  8. Alkidi says:

    Kete pije ka konsumuar Jozi dhe flet per revolucin…nuke e din buqa se e ka mbas veshi

  9. teli says:

    pini vetem dhalle

  10. Juri says:

    Ju te temes keni filluar beni reklama per produkte interesante. Ju lutem na tregoni cmimin dhe adresen ku gjendet ky produkt.

  11. Edi says:

    Perdor viagra te pakten…ben me pak deme…

  12. bush says:

    pini uje gjirizi se eshte i kontrolluar se ka kaluar me pare tek njerzit haha pordhe me rigon.kjo eshte sak reklame se ata qe pijne e dine mire te miren dhe te keqen

  13. katarakti says:

    Nuk ka shpetim. Me kete degjenerim qe ka kapur Shqiperine dhe Perendimin fundi eshte i ditur. Disko, droge, seks — keshtu e kane gatuar kete brezin e ri sot. Brez i degjeneruar, pa ideale, me synimin e vetem ne jete: qe te beje qef. Por ky qef ka per t’i dale shpejt nga hundet. E keqja ka hyre kaq thelle saqe nuk ka me shpetim.

  14. gjembi says:

    Degjenerimi i rinise do ta coje njerezimin ne humnere.njeriu eshte krijuar me moral qe njerezimi te kete familje te qendrueshmeku dihet nena e baba motra e vellai,kurse ketij brezi mbas njefare kohe nuk do ti njihet as nena e baba as motra as vellai.por te gjithe do ja hypin te gjithave dhe bastard do te vijne ne jete.

    Pini droge o popull se ferri ka vend per te gjithe.

    1. A.R says:

      Hidhe poshte Kuranin apo Ungjillin qe te behesh i besueshem, se keshtu s’ke asnje dallim nga imami opo prifti ekstremist!
      Jeta s’ka pika fikse, nuk ka binare apo themele, s’ka absolutizme te asnje lloji! Secili duhet ta ndertoje sipas gustove. Ndaj familja eshte nje mundesi, jo detyrim! Ne bote te tjera shume me progresiste se jona, koncepti i familjes dhe prinderve, eshte i panjohur. Sepse vete gjithesia e qenieve konsiderohet familje.

      Boll me keto idiotesira talebaneske, ferri gjendet vetem ne mendjen e njeriut injorant. Jeta eshte krijim, qejf, ne te tashmen – te vetmen kohe ekzistente; jo stress per te shkuaren e ankth per te ardhmen!

      Andrea Radi

      1. Wendy-B says:

        A.R. @gjembi ka shtruar nje problem sh real qe po degjeneron njerezimin.
        Personalisht mendoj qe ateistet jane me te “rrezikshem”se besimtaret e fiksume.
        Jeta ka edhe rregulla . Nqs jo do mbizoteronte kaosi e anarkia.
        Me respekt Wendy -:).

        1. A.R says:

          Me vjen keq e dashur, por problemi i parashtruar s’eshte problem real – perkundrazi problemi me i madh e kesaj bote, eshte problemi i tabuse, i ndalimeve, i te fshehurit, i kufizimeve. Keto shpien te kaos, sepse njeriu me shume se trup eshte nje shpirt i lire dhe si i tille nuk duron dot kufizime. Pikerisht keto shpien ne ndezje deshirash dhe per rrjedhoje ne shkelje te rregullave te vendosura. ARBITRARISHT, ABUZIVISHT.
          Nje shoqeri e lire ka shume pak rregulla, shume pak detyrime dhe zero tabù.
          Ndaj demin me kolosal shoqerise aktuale po ia bejne sektet fetare, jo njerezit ateiste. Une s’i perkas as njeres e as tjetres pale, por personalisht preferoj shoqerine e ketyre te fundit, qe i shoh me te drejte, direkte e te sinqerte sesa ata te brumosurit me paçavuret e librave te ashtuquajtur te shenjte. Biles ateistet, jane edhe me afer Krijuesit te plotfuqishem se fanatiket fetare!
          Ky opinion im.

          Me respekt,
          Andrea

          1. katarakti says:

            Ajo qe e dallon njeriun nga kafsha eshte pikerisht morali. Te kafsha nuk ka moral. Te ai sundojne instiktet. Njeriu eshte gatuar ndryshe. Qe nga koha e Adamit dhe Eves ai ka mesuar te dalloje te miren nga e keqja. Ne debatet dhe komentet e mesiperme nuk behet fjale aq shume per fe, sesa per konceptin e te jetuarit. Ato qe dikush i quan tabu mund te jene thjesht rregulla morale te nje shoqerie. Te lejosh dhe mbrosh shthurrjen eshte jo vetem e gabuar, por fsheh edhe nje lloj perversiteti brenda shpirtit te njeriut. Askush nuk e mohon se jeta, qe eshte kaq e shkurter, duhet shijuar. Problemi qendron se çfare quhet shijim i jetes?! Ti je i lire te jepesh pas droges, pas pijeve dhe pas jetes pa asnje moral dhe rregull. Po a eshte vertet kjo qe te ben ty ta shijosh jeten?! Te semuresh nga sida qe 20 vjeç, te mbetesh me barre qe 17 vjeç, te kthehesh çdo nate tape ne shtepi – kjo do te thote qe jeta eshte qejf?! Degjenerimi, perversiteti dhe laperdhia nuk kane te bejne fare me shijimin e jetes. Perkundrazi nje jete me parime,e perkore, me rregulla morale dhe me nje lloj vetpermbajtjeje eshte shume me e shendetshme dhe e lumtur se qefi pakufi. Te pish nje gote vere te ben mire. Te bish 10 gota vere te ben keq. Dashuria te fisnikeron, ndersa laperdhia, te ul ne nivelin e kafshes. Jeta ka pika fikse, ka disa rregulla qe duhet t’i respektojme te gjithe. Ti nuk mund te ecesh me 150 kilometra ne ore ne nje rrugice ku shetisin femije dhe pleq. Ne emer te asnje lloj lirie. Edhe une nuk mund te ndyej ku te mundem ne emer te nje lloj lirie pa kufi dhe pa respekt per te tjeret. Dhe nje bote e degjeneruar, e perbere nga njerez te degjeneruar, qe nuk njohin asnje lloj kufiri dhe asnje lloj morali , eshte me e keqe edhe se xhungla.

            1. A.R says:

              Do te jepja te njejten keshille edhe ty: FLAKE TUTJE TE ASHTUQUAJTURIN LIBER TE SHENJTE si dhe konceptet e nocionet qe po terheq zvarre ne kete jete; dhe mund te flasim hapur mbi çdo argument!
              NUK eshte morali baza e qenies njerezore, perkundrazi, eshte barra e rende e trasheguar nga njerezit e pare te mbushur me paragjykime!
              Biles morali na ben inferiore edhe ndaj kafsheve! Cila eshte ajo kafshe qe shkaterron, torturon, vret, masakron? Asnje realisht, mbase vetem ne filmat e Spielbergut! Ndersa qenia njerezore e ben duke u betuar mbi nje liber te ashtuquajtur te shenjte.

              Njeriu inteligjent NUK ka moral, nuk ka kufij, nuk ka nocione mbi te cilat bazon çdo mendim e veprim; ka VETEM ndergjegje. Kur ke ndergjegje, morali – kjo fjale kaq e demshme qe po i ben njerezit te kacafyten prej shekujsh, perfundon drejt e ne sqolle!

              Nuk te takon ty apo mua te gjykojme te tjeret, te gjykojme “degjenerimin”, “perversitetin” etj. Kemi shekuj qe e bejme kete, pa e kuptuar se kjo menyre e te jetuarit na ka futur ne nje qorrsokak te pashprese. Mijera vjet me rregulla e ligje te ashpra, me tabù te imponuara, me frike e panik te injektuar ne mendjet e njerezve dhe ku jemi? Ende ne vend numero nen qiellin e nje bote primitive! Mijera vjet qe vrasim, presim e shkaterrojme dhe ende s’nxeme mend! Bile ende nuk arrijme te reflektojme thelle mbi gjithçka.
              Menyra e te jetuarit qe propozoj une eshte e kunderta e kesaj: nje jete pa paragjykime, pa ndalime, pa kufizime, pa tabù. Nuk eshte kaos e anarki, por te jetosj me vetedije. Kurre s’e kemi provuar ndonjehere. Atehere ç’frike duhet te kemi? Nese frike duhet te kemi, duhet ta kemi per menyren e vjeter qe na ka lene ne kete stad te ulet zhvillimi.
              JETA S’KA PIKA FIKSE, mendja e njeriut primitiv i vendos ato. ARBITRARISHT. Edhe i ndryshon ato pergjate historise. Po ARBITRARISHT. Le te marrim Inkuizicionin: dje ishte e drejte tortura me çnjerezore dhe vrasja apo djegja ne turren e druve. Sot konsiderohet nje krim monstruoz.
              Prostitucioni ne nje vend te caktuar ne dy kohe te ndryshme apo ne vende te ndryshme ne te njejtin hark kohor: dje ilegal dhe rreptesisht i denueshem, sot i ligjshem. Shembuj? Sa te duash, duke filluar nga Gjermania e Holanda.
              Gjithçka qe po ju propozoj ketu, ka te beje me çlirimin nga paragykimet, nga morali, nga nocionet qe jane anti-jete, na bllokojne, na marrin frymen, na pengojne ne avancimin shpirteror – te vetmin objektiv real per çdo qenie.
              Mendoni me mendjet tuaja, jo me dogmat e te tjereve se me dogma NUK ka progres por vetem regres!

              Me respekt,
              Andrea

  15. sgft says:

    Nëntitull!U provua tek femra jashtë Shqipërisë dhe Kosovës dhe dha vetëm diare!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje