Itali, shpërthen fabrika e fishekzjarreve, humb jetën një shqiptar

25 Korrik 2015, 10:23Rajoni TEMA

7 viktima dhe katër të plagosur është bilanci i shpërthimit të fabrikës së fishekzjarreve “Buscella” në Bari të Italisë. Mediat italiane raportojnë se mes viktimave është edhe shtetasi shqiptar, Saimir Merja 28-vjec. Ndërkohë në spitalin e Barit po marrin ndihmën mjekësore edhe katër persona të tjerë ku dy prej tyre ndodhen në gjendjen të rëndë shëndetësore. Xhuzepe Volpe, zv/prokurori i Barit ka thënë për mediat italiane se numri i viktimave mund të jetë më i lartë pasi forcat e shpëtimit ende nuk kanë hyrë brenda godinës së rrënuar. Mendohet se në castin e shpërthimit, në fabrikë ndodheshin 14 persona të cilët po punonin për prodhimin e fishekzjarreve. Sipas dëshmitarëve okularë shpërthimi në fabrikë ishte shumë i fuqishëm ku fillimisht ka shpërthyer një furgonë dhe më pas e gjithëndërtesa . Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e së premtes në qytetin e Barit, ndërkohë karabinierët po punojnëpër zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

 

 

3 komente në “Itali, shpërthen fabrika e fishekzjarreve, humb jetën një shqiptar”

  1. CANI says:

    Ngushllime familjes ky eshte nje raste per dhimbje vdes ne vend te punes per tju sigurue familjes teardha finaciare.

  2. mirel says:

    Gerdeci italian

  3. Tema says:

    Shpërthim për të eliminuar albanezin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje