31 deputetë të Syriza-s kundër masave shtrënguese. Protesta në sheshin “Sintagama”

23 Korrik 2015, 12:43Rajoni TEMA

Me 230 vota pro dhe mes shumë debateve të ashpëra parlameti grek ka votuar orët e para të së enjtes paketën e dytë të reformave të kërkuar nga huadhënësit.

Pavarësisht apelit të Kryeministrit Tsipras që Syriza të votonte pro masave shtrënguese, 31 deputetë kanë votuar kundër, por ky numër ishte më i vogël se në votimon e paketës së pare.

Surprizë ishte vota pro e ish-Ministrit të Financave Yanis Varoufakis i cili ka kundërshtuar pranimin e masave shtrëguese të huadhënësve.

Ndërsa në parlament votoheshin reformat që do t’i hapin rrugë paketës së re financiare, rreth 500 protestues ishin mbledhur në sheshin “Sintagama”. Me parullat “Të mblidhemi kundër trojkës” qytetarët grekë kanë kundërshtuar miratimin e masave shtrenguese nga parlamenti.

Pas miratimit të kësaj pakete pritet që qeveria greke të nis negociatat me kreditoret për përfitimin e 86 miliardë eurove.

6 komente në “31 deputetë të Syriza-s kundër masave shtrënguese. Protesta në sheshin “Sintagama””

  1. dr says:

    Normal qe do te protestojne ,kur eshte mundesia qe te perfitojne gratis.

  2. tfgs koloalbanos says:

    plasi bomba, dhinamiti, kalaznikovi e hanxhari ne mes te athina !!!!

  3. plepat dhe budallenjte behen te gjate says:

    Deputetet r syrozes vazhdojne lojen qe u eshte caktuar.
    Duan gr bejne te mirin.
    Ja ku doli dhe varufagos pusht

  4. arbereshi says:

    Na jane bere lajmet per Greqine me keq se lajmet per emigrantet qe zbarkojne ne Lampeduza

  5. plepat dhe budallenjte behen te gjate says:

    Ti qe si pelqen lajmet e greqise, pse i lexon?
    Te detyron njeri,?
    Lexo jajme e xhihadit ne siri. Ndoshta te interesojne

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje