Shqipëria ka bërë progres, por deri në anëtarësimin e saj në Bashkimin Europian rruga është e gjatë. Ndoshta hapi tjetër i Shqipërisë për t’u ofruar me BE mund të jetë vitin e ardhshëm.
Kështu u shpreh Komisioneri për Zgjerimin Johannes Hahn duke iu përgjigjur pyetjes së gazetës austriake “Virshafts Blat”.
“Deri tani nuk besoj se është klima e duhur për hedhjen e hapit të ardhshëm. Shqipëria ka bërë progres, mbase vitin tjetër mund të kemi hapa të tjerë, por deri në anëtarësim rruga është e gjatë.
Problemet e mëdha me sundimin e ligjit në vendet ballkanike po frenojnë ekonominë e rajonit”, tha ai, duke shtuar se është në interes të këtyre vendeve të zbatojnë ligjin në mënyrë që të tërheqin sa më shumë investitorë dhe të gjerenojnë ekonomitë e tyre.
Hahn është ndalur gjatë në krizën maqedonase, si një nga ndërmjetësuesit kryesorë ndërkombëtarë në arritjen e marrëveshjes mes palëve.
Ai tha se Shkupi ka problem të mëdha dhe është shumë pas sa i përket integrimit europian, duke nënvizuar se porta europiane do të hapet vetëm në momentin kur palët të bashkëpunojnë në interes të qyetarëve të tyre.
Sa i përket Serbisë dhe anëtarësimit të saj në union, Johanes Han tha se normalizimi i marrëdhinieve me Kosovën është i rëndësishëm, kurse njohja e saj nga Serbia jo kusht për anëtarësimin e saj në Bashkimin Europian.
Me keq ardhje te madhe, Por duhet te Te them , TE LUMTE GOJA. Ke goditur ne thembren e Akilit .