Misteret e Universit

26 Korrik 2015, 11:45Bota TEMA

Universi luan kukafshehti me ne, dhe për momentin është duke fituar. Materja që shohim, në fakt, është vetëm një pjesë e vogël e asaj nga e cila është i përbërë kozmosi: pjesën tjetër nuk ia dalim ta shohim.

Thonë shumë gjëra, por prova vendimtare vjen nga galaksitë spirale: nga brendësia e tyre, në fakt, yjet më të largëta nga bërthama sillen në orbitë pak a shumë me të njëjtën shpejtësi si ato më qëndroret. Madje ne shohim shumë më shumë yje (që është më shumë masë) në bërthamë, ku graviteti duhet të jetë kështu më i fortë, pra duhet t’i bëjë yjet të sillen në orbitë më shpejt.

E padukshme

Shpjegimi më logjik i këtij misteri është që përreth galaksive të ndodhet një perde mase që nuk shihet, por që bën të ndjehet graviteti i saj: kjo njësi është quajtur “materie e errët”, dhe përllogaritjet tregojnë që është madje1,84% e materies së pranishme në univers.

Mendohet që përbëhet nga thërrmija të ndryshme nga të “zakonshmet” protone, neutrone dhe elektrone, që ne i vëmë re. Fizikantët për momentin e quajnë WIMP(Weakly Interacting Massive Particles), sepse këto grimca të supozuara nuk emetojnë (as reflektojnë) dritë dhe përshkojnë si fanatazma materien e zakonshme.

Nganjëherë, megjithatë, mundet të ketë ndonjë përplasje të rrallë, dhe eksperimente të ndryshme në të gjithë botën (në Itali në laboratorët e Gran Sasso-s) kërkojnë të “fotografojnë” këto ngjarje, për të kuptuar diçka rreth WIMP.

Deri tani nuk ia ka dalë njeri, dhe nuk mungojnë ata që besojnë se ka të bëjë me një gabim trashanik. Sipas një fizikanti izraelit, Mordehai Milgrom, për shembull, materia e errët nuk ekziston aspak: është graviteti që ka nevojë të rishkruhet. Në skajet e galaksive, sipas tij, kjo forcë do të ishte më e fuqishme nga sa thonë teoritë aktuale./NS – Bota.al

1 komente në “Misteret e Universit”

  1. dajlani nga majami says:

    pun muti!
    m duket se universi osht nji ekran kompjuteri dhe ne jemi si ato figurinat personazhe qe luajn kalamajt ne plejstejshen.
    dhe me ne luajn perendit.
    vari kart edhe sal manallit edhe te tjerve se t gjith kuklla virtuale ne nje loj elektronike gjigande jan.
    puna jon pun muti
    pun te mire ka hajduti
    puna jone pune koshi
    pun te mire ka kodoshi
    puna jon pun per s mari
    pun te mire ka hajdari
    puna jon bace me kumlla
    pun te mir ka karakurva
    puna jone pun me pisha
    pun te mir ka sal berisha
    puna jon pun me gomone
    pun te mir ka al kapone
    puna jone u zu hasha
    pun te mire ka lul basha
    puna jone esht e mire
    pun e lire dhe e qire

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje