Prishet paqja mes Turqisë e militantëve kurdë, vriten 2 ushtarë turq

26 Korrik 2015, 11:12Bota TEMA

Vasja e dy ushtarëve turq, duket se ka vënë në rrezik, paqen dy-vjeçare mes Ankarasë dhe grupit të militantëve kurdë. Ushtria turke bën përgjegjës militantët kurdë për sulmin me autobombë në qytetin Juglindor të Diyarbakirit, mbetën dy ushtarë turq të vdekur dhe 4 të tjerë të plagosur.

Disa ditë më parë, Turqia nisi bastisjet e vendndodhjeve të militantëve të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) e më pas sulmet ndaj objektivave të tyre në Irak, njëkohësisht me sulmet ajrore ndaj xhihadistëve të Shtetit Islamik në Siri. Sipas ministrit të jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, synimi i këtyre sulmeve, ndaj IS është që të krijohet një zonë sigurie.

“Kemi vepruar gjithnjë me synimin për të sjellë qëndrueshmëri në të dyja vendet, sepse i konsiderojmë ata si pjesë të së njëjtës fotografi. Do të duhet të krijohet një zonë sigurie dhe disa zona ndalimfluturimi në Siri. E kemi nënvizuar disa herë se, zgjidhja e problemit të Sirisë është thjesht dhe vetëm politike.”

Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë ka reaguar këtë të dielë, duke u shprehur se mirëpret përpjekjet e Turqisë për të luftuar Shtetin Islamik, ndërsa e ka konsideruar PKK-në e militantëve kurdë në Turqi, një “organizatë terroriste”.

2 komente në “Prishet paqja mes Turqisë e militantëve kurdë, vriten 2 ushtarë turq”

  1. tfgs says:

    si perhere nder shekuj pabesia turke u vu edhe njehere ne zbatim: u futen ne territorin kurd e sirian gjoja per te goditur bazat e ISIS dhe filluan te gjuanin bazat kurde………….

  2. Shqip says:

    Turqia do ta haj sa krahu nga ISIS që e formoj vetë . Kurdët kanë shancin më të madhë në historin e tyre për të marrë pamvarësin dhe formua shtetin e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje