Akademia serbe i bashkohet politikës në propagandën kundër Kosovës

6 Gusht 2015, 10:46Rajoni TEMA

Fushatës politike të Serbisë për mospranimin e Kosovës në UNESCO i është bashkuar edhe institucioni më i lartë shkencor i këtij shteti, shkruan sot Koha Ditore.

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Serbisë ka vënë në funksion të gjithë mekanizmat e vet që të bindë shtetet anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Edukim, Shkencë dhe Kulturë, UNESCO, të mos votojnë për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Serbisë ka bërë të ditur që në ditët në vazhdim do të shkruajë një letër për akademitë e tilla në mbarë botën lidhur me kërkesën që Kosova e ka bërë muajin e kaluar për t’u pranuar në UNESCO.

“Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Serbisë në letër do të dëshmojë për rrezikun e ndryshimit civilizues dhe të çdo konteksti tjetër të trashëgimisë kulturore serbe”, citohet të ketë thënë për gazetën “Politika” kryetari i AShAS-së Vladimir Kostic.

Sipas tij, për dallim nga Akademia serbe, në disa vende akademitë janë të përfshira në strukturat e pushtetit dhe të mekanizmave vendimmarrës dhe për këtë arsye Akademia serbe do t’i njoftojë ato me qëndrimet që mban.

Kostic ka thënë se AShAS-ja gjithë dokumentacionin, sidomos atë të Këshillit për Kosovën, do të lërë në shfrytëzim të shtetit në përpjekjet për të penguar anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.

4 komente në “Akademia serbe i bashkohet politikës në propagandën kundër Kosovës”

  1. kd says:

    Keto hale do te fuse Europa ne gjirin e vet CMENDURI

    1. komunali says:

      akademia serbe ka qene ngahera kupola e krimineleve dhe e banditizmit serb. Dhe do vazhdoje te jete. Por puna eshte se me ‘punimet shkencore’ te kesaj akademie shtetet normale fshijne bythen!

  2. Mali says:

    Do ishte mire te beni diqka paralele jo ta kundershtoni me cinizem kete te sterditur… Akademia i ka prire gjithmon politikes serbe, sperben lajm!

  3. ilir says:

    kjo dihej e kane bere qe ketu e 300 vjet kete pune duke treguar genjeshtra dhe ne leter do shkruhet rrezikohen manasitert kristiane nga myslymante e isis

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje