Gjykata Speciale/ Ndërkombëtarët: Në janar aktakuzat e para

4 Gusht 2015, 15:37Rajoni TEMA

Në kuadër të miratimit të Gjykatës Speciale nga Kuvendi i Kosovës, përfaqësuesi special i Bashkimit Europian në Kosovë, Samuel Zhgobar, deklaroi se aktakuzat e para të Gjykatës Speciale do të lëshohen në janar të vitit të ardhshëm.

Zhgobar tha se ligji do të hyjë në fuqi pas nënshkrimit nga presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga.

Zhgobar u shpreh se ligji do të rajtojë krimet e kryera nga disa ish-pjesëtarë të UÇK-së.

Për Gjykatën Speciale ka reaguar edhe ministri i jashtëm i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, i cili e sheh vendimin e djeshëm të marrë në Kuvendin e Kosovës , si inkurajues.

“Me këtë vendim, Kosova tregoi se është e gatshme të dënojë krimet”, u shpreh Steinmeier.

Sipas tij, Kosova është e vendosur ër të mbrojtur vlerat e funksionimit të ligjit dhe se Gjermania është e gatshme ta mbështesë Kosovën në çdo fazë.

7 komente në “Gjykata Speciale/ Ndërkombëtarët: Në janar aktakuzat e para”

  1. tfgs says:

    dite te keqia po vijne per korraket……………

    1. Dervish Malluta says:

      Sa gjynaf me vjen pi Tourkopordhoxit, e mbyten duke i futur t´shkretit!

      1. tfgs says:

        Dervish edepsezi,zgjidh qeline qe do te shkosh se Zoti vonon,por nuk harron………….

    2. Alkidi says:

      Tfgs quni i Rrahmanit dhe i Razes po i qane halln byrazerave…

  2. ilir says:

    po ushtaret greke qe moren pjese ne sebrenice kur do denohen nga gjykata europiane

    https://www.youtube.com/watch?v=hSEDRNsZ_MI

  3. Tema says:

    Ramiz alia vdiq pa u dënuar.

  4. plepat dhe budallenjte behen te gjate says:

    Filloi nurembergu. Frike te jetosh.

  5. komandant Bole ti vari says:

    he mo, kush do thote nashti se kush eshte komandant?Te gjithe do deklarojne ushtare te thjeshte kosovaro maqedonsit,po u vjen fundi komandanteve te droges.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje