Limaj: Votimi i Gjykatës Speciale do t’i kushtojë shumë Kosovës

3 Gusht 2015, 21:21Rajoni TEMA

Kryetari i Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj, ka kritikuar koalicionin qeverisës për “presionin tek deputetët për të votuar pro Gjykatës Speciale”.

Në një intervistë në KTV, Limaj thotë se kjo ishte lojë që ka rrënuar kredibilitetin e Kuvendit të Kosovës.

“Koalicioni qeverisës ka bërë përpjekje të vazhdueshme për të përmbysur vendimin e parë. Sot ka ndodhur atak dhe është rrënuar kredibiliteti i Kuvendit të Kosovës. Do t’i kushtojë Kosovës. Kjo që ndodhi sot është si rezultat i një presioni dhe shantazhi të vazhduar dhe një lojë e krerëve të koalicionit”, ka deklaruar Limaj.

Ai ka thënë se partitë opozitare do të bashkëpunojnë për hapat e mëtejmë ndaj këtij votimi.

“Do të koordinohemi me partitë opozitare për hapat e mëtejmë. Kjo është materie për Gjykatën Kushtetuese. Në këtë vend ka arritur që edhe Parlamenti të dhunohet, këtu sonte vdiq demokracia”, u shpreh ai.

3 komente në “Limaj: Votimi i Gjykatës Speciale do t’i kushtojë shumë Kosovës”

  1. sit.. back....and relaks → says:

    te drejte ke shoku por duhet te kuptosh qe je akoma protektorat, nuk je i pavarur, pavaresine e keni me letra po de facto keni lesht e curres. jeni protektorat i bashkimit europian, sic eshte porto riko per shtetet e bashkuara por me nje status edhe me te keq akoma. keshtu qe o merr pushken e dil malit prape ose ul koken e mos bej ze. nuk ke ci ben, keshtu do e shtyni si ta shtyni edhe nja 15-20 vjet, mos ju genjeje mendja qe kjo pune mbaron shpejt.

  2. era says:

    sit..back… sa fjale e bukur protektorat!
    Po pse mo cfare jane ata kolonizatore si thoshte shoku Enver ?! Po jo mo se nuk jane koloni, se ckane nje emer tjeter po nuk po na kujtohet.

    Qe fat qe Kosova i “kish hy ne zemer SHBA” se po te ish per europen serbi e kish bere edhe nje srebrenice ne mes te Tiranes dhe Europa do bente sehir dhe nuk do pirdhte fare.
    Tani ne nuk e kemi takatin ta bejem si ai qe hodh ne lume se i cante njeri bythen qe e kishte shpetuar qe te mos e lagte shiu.
    Me mire mut se i vogel -thone pleqte.

  3. Kol Tivari says:

    Pse “tremben” politikanët e Kosovës…???!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje