Daçiç: S’ka takim në nivel kryeministrash mes Serbisë dhe Kosovës

2 Gusht 2015, 16:09Rajoni TEMA

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç ka thënë se vazhdimi i bisedimeve me Kosovën në Bruksel në nivel kryeministrash nuk është caktuar ende.

Sipas tij, Kosova nuk do të pranonte asnjë marrëveshje që ka të bëj me Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe (ASK) apo telekomin serb.

Daçiç, ka theksuar se esenca e këtyre bisedimeve për Serbinë është ASK-ja, dhe ky asociacion që i lejon komunave serbe kompetenca të veçanta duhet të formohet sa më shpejt.

“Serbia është një shtet që i përmbush premtimet. Ne jemi një partner i besueshëm ndërkombëtar, dhe për këtë qëndrimet serbe janë më të respektuarat. Serbia nuk është një vend që mund të shihet si pengesë, por si faktor i zgjidhjes së problemeve”, ka thënë Daçiç.

Ai ka deklaruar se që prej ndërrimit të qeverisë në vitin 2012, gjëja më me rëndësi është arritur, duke aluduar në përmirësimin e Serbisë në raport me ndërkombëtarët informon RTK.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje