Debate për Specialen në Kuvend/ Mustafa: E kemi detyrim ndaj SHBA-së dhe BE-së. Duhet të ballafaqohemi me krimet e dyshuara

3 Gusht 2015, 11:37Rajoni TEMA

Kuvendi i Kosovës është përfshirë nga debate lidhur me riprocedimin e ndryshimit të amendamentit kushtetues që i hap rrugë votimit dhe më pas themelimit të Gjykatës Speciale.

Kryeministri Isa Mustafa u ka bërë thirrje deputetëve  që të votojnë amendamentet.  Kryeministri i Kosovës tha se dhomat e veçanta të hetimit janë kërkuar nga SHBA dhe BE.

Kosova duhet të tregojë përgjegjësi para komunitetit ndërkombëtar .

Ky amendament është përkrahur nga 74 deputetë në seancën e kaluar ku u diskutua”.

Ky amendament lidhet ngushtë me obligimet që ka marrë Kosova në legjislaturën e kaluar për themelimin e Gjykatës Speciale.

Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe Rregullorja e Punës nuk e kufizon që Qeveria t’i riprocedojë të njëjtat amendamente në Kuvend.

S’kemi pengesë kushtetuese për ta bërë riprocedimin”.

Zbardhja e së vërtetës dhe drejtësisë për krimet e dyshuara të periudhës së luftës, është një sfidë me të cilën duhet të ballafaqohemi si vend.

Kosova duhet të tregojë përgjegjësi para komunitetit ndërkombëtar”.

Themelimi i Dhomave të Veçanta është kërkesë eksplicite e partnerëve strategjikë të Kosovës, nga SHBA-të dhe BE-ja.

Kjo gjykatë do t’i gjykojë krimet e hetuara nga Këshilli i Europës.

Do të ishte e paarsyeshme që gjykata të krijohej nga OKB-ja, me bazë rezolutën 1244.

Drejtësia duhet ta japë verdiktin e saj. Themelimi i Gjykatës Speciale, i thotë botës se ky vend ka vendosur që të ndajë drejtës”, u shpreh Mustafa.

Ndërsa Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli gjatë debateve tha se  “Këto janë qëndrime politike, dhe është në rregull të mbani qëndrime politike”.

9 komente në “Debate për Specialen në Kuvend/ Mustafa: E kemi detyrim ndaj SHBA-së dhe BE-së. Duhet të ballafaqohemi me krimet e dyshuara”

  1. Tema says:

    Serbia vazhdon të eliminoj boshnjak dhe kosovar.(në qetsi)

    1. Aleksander says:

      Ta gezoni gjykaten! Gati tu! Vend numero! Mbrapa kthehu! Bajonete drejto. Veten qello! Hahahaha Tani kontoll absolut i qeveritareve te Kosoves. Nese nuk binden, tek specialja. Kjo eshte kur miku ta fut!

  2. shqipja says:

    ceshte keshtu me ne shqiptaret brenda e jashte kufijve ?.
    ceshte kjo loje ?
    ceshte kjo fatkeqesi qe nuk kemi burra shteti ?
    po pse more politikane a krijoi israeli pas luftes se dyte qe u vra e u shkaterua gjykate speciale ?
    a krijoi enver hoxha pas luftes qe e dhe pa aleate e vend i varfer por shkoi ne konferences e parisit me krenari.
    ku vajti gjithe ajo lufte qe edhe sot nuk dihet ku jane te vraret , perdhunimet , cfare duam qe te kuptojme .
    dhimbjen e kemi ne e jo bota .
    turp e njemije here turp per kete politike brenda e jashte kufijve qe ju behet shqiptarve ne redhe te pare nga vete shqiptaret.

  3. njutoni says:

    haa car “autokritike” komuniste!
    e kemi per detyr para partis dhe shokut enver qe te luftojm cfaqjet e huaja!!!!aaaaaaaaaaaaaa…hhhaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa…………………….aaaaaaaaaaaaaa………………aaahhh……krrtqfghhhkkmmmnnnggghhhhh.././,/./.;;’p

  4. klimax pederasti says:

    O analfabete, e kerkon SHBA DHE BE, themelimin e Gj. Speciale!

    Edhe po nuk e miratoi Parlamenti kosovar, prape ajo do themelohet nga OKB-ja.

    Pra, si ashtu si keshtu, do themelohet ne fun, sepse e kerkon aleati kryesor i shqiptareve, ShBA.

    Kot bejne numra!

  5. era says:

    Kur nuk eshte e parashikuar ne kushtetute perse e kerkon SHBA? Ne cilin vend ne bote eshte krijuar nje gjykate e tille? Krijimi i saj eshte pjese e pazareve? Historikish eshte luajtur me fatet e shqiptareve.
    Edhe sot qe del nje “mik i madh” nuk jep sqarim kush eshte arsyeja e krijimit te kesaj gjykate, por thjeshte nje urdher. Populli shqiptar eshte i varfer, i vogel, pa perkrahje por JO BUDALLA.
    Atehere le ta beje vet ShBA dhe le ta mbaje ne kurriz kete shkelje te rende te lirise dhe te drejtave te nje populli!

    ps SHBA me te njejten kembengulje e arogance kerkuan qe armet kimike te vinin ne Shqiperi, nderkohe qe vendet qe i prodhuan dhe fituan nga prodhimi i tyre e hoqen bythen menjane dhe as nuk u diskutua qe te ishin pjese.

  6. njutoni says:

    e kerkon shoku enver
    e kerkon partija…aaaa…haaaaaa.aaaaaaaaaaaaaaaaaaa……………………….

  7. Pelasgian says:

    Edhe per Rust u kriju njifar gjykate speciale apo jo?

    Per krimet makabre mbi polaket u denun miliona rus…per perdhunimet mbi 500.000 GRA gjermane u denuan po ashtu miliona rus …

    Per krimit ne Vietnam..Japoni..Iran..Afganistan u denun me shume se 400 milion amerikan..

    ishte rasti i pare ne bote ku gjykata njerzore pothuajse arriti perfeksionin e gjykatsit hyjnor…ka denu edhe ata amerikan qe do te lindin ne 2122 …

    Po edhe Kroatet kan kriju gjykate speciale …gjykate qe kap per zhelesh traktoristet mongol dhe i shporr per ne mongolistan …

    Prandaj edhe Evropi i DemonKarcise Trasparente 99.99% e futi ne gjirin e vet.

    te pakten boni gjojash sikur po i denojme sepse sa ka lind historia e deri me sot Fitusi nuk eshte GJYKU KURRE..sidomos kur ka qene ne te drejte.

    O shipec i shqipKarise qe ngele si legen tan jeten…hajde e lufto per shipecat masnej…pthuuuuuuuu ju qiiii..ft gabeli robt…

  8. Prej Daibre or tai says:

    A cka bahet kshu or tai….shtipni mer kta zagar se po na fllaiqin fare or tai…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje