Greqia shkurton pagat e ministrave dhe të deputetëve

11 Gusht 2015, 15:27Rajoni TEMA

Qeveria e Greqisë ka vendosur të shkurtojë pagat e ministrave dhe zyrtarëve të lartë të sektorit publik dhe rritjen e taksave për pagat e deputetëve, raporton Anadolu Agency.

Kryeministri grek, Alexis Tsipras ka theksuar se ky vendim i qeverisë është “simbolik”, por edhe do të sjellë të ardhura në ekonomi. Tsipras ka njoftuar se me këtë projektligj të përgatitur për këtë çështje do të ulen pagat e ministrave dhe do të taksohen të gjithë pagat e deputetëve.

Tsipras tha më tej se: “Sistemi politik duhet të jetë në përputhje me ndjenjën publike. Për këtë arsye urgjentisht do të anulohet përjashtimi nga taksat i cili zbatohet për  deputetët dhe në një kohë sa më të shkurtër duhet të paraqitet në parlament projektligji i cili do të riorganizojë pagat e ministrave dhe të zyrtarëve të lartë të sektorit publik”

– Ulje me 15 deri në 20 përqind-

Sipas informacioneve të marra ligji i ri parashikon uljen me në masën me 15 përqind të pagave të ministrave dhe të zyrtarëve të lartë të sektorit publik. Me ligjin e ri gjithashtu do të përcaktohen që të ardhurat e zyrtarëve të sektorit publik së bashku me pagesat shtesë të mos kalojnë pagën e Kryetarit të Gjykatës së Lartë.

Ndërsa pagat dhe të gjitha shtesat që vijnë nga komisionet për deputetët do të taksohen të gjitha, ku sipas kësaj pagat e deputetëve do të reduktohen me të paktën 20 përqind.

– Deputetët pagë me 8 mijë e 200 euro-

Deputetë në Greqi kanë një pagë prej 5 mijë e 700 eurosh, ku së bashku me shpenzimet e tjera si zyra, shërbime postare, etj në vartësi të zonës ata marrin shtesë edhe 2 mijë e 500 euro e cila së bashku me këtë shkon në total me një pagë 8 mijë e 200 euro. Deputetët gjithashtu për çdo komision që marrin pjesë paguhen me 75 euro të pa taksuara. Deputetët gjithashtu kanë edhe disa përfitime të tjera si të drejtën për punësimin e tre këshilltarëve ekspertë në zyrat politike me një pagë prej 2 mijë eurosh, të cilat paguhen nga shteti si dhe përfitime me ulje të veçanta në transportin publik.

2 komente në “Greqia shkurton pagat e ministrave dhe të deputetëve”

  1. Tema says:

    Deputetët dhe ministrat grek cënojn ujrat tona,hedhin vaj dhe fekale nga xhelozia

  2. tfgs bithekiri says:

    I kane ipur demokracine mrapsht evgjitet grek ptuuu rrace e qelbuuuuur azieeeee

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje