Konstituohet Këshillit Bashkiak në Pogradec, anashkalohet problemi me dy vëllezërit këshilltarë

15 Gusht 2015, 11:54Politika TEMA
Konstituohet Këshillit Bashkiak në Pogradec, anashkalohet problemi me

Në Pogradec është konstituuar Këshilli Bashkiak. Në ceremoninë e konstituimit mori pjesë edhe zv/kryeministri Niko Peleshi, i cili uroi kryetarin e ri të bashkisë Pogradec.

Niko Peleshi garantoi mbështetjen e qeverisë për bashkinë e qytetit të Pogradecit. Ai u shpreh se Qeveria ka nevojë për partneritet dhe frymë bashkëpunimi, ndërsa theksoi se potenciali i zhvillimit ekonomik, turistik në këtë qytet është i larmishëm.

Këshilli Bashkiak i Pogradecit përfaqësohet nga 17 subjekete politike.

Me një proçesverbal është propozuar shtyrja e konstituimit të Këshillit Bashkiak në Pogradec. Është propozuar që këshilltari i PD Erzen Qeva të shqyrtohet për zëvendësim. Kreu i Komisionit të mandateve do të shqyrtojë mandatin për cdo këshilltar.

Përpara se të bëhej betimi i kreut të ri të bashkisë doli që dy këshilltarë në këtë bashki janë vëllezër. Kjo konsiderohet në papajtueshmëri më mandatin, dhe sipas ligjit nuk është e lejueshme që dy vëllezër të jenë këshilltarë.

Ndërsa nga ana e saj KQZ nuk po dërgon listën me këshilltarët zëvendësues.

Për të zgjidhur situatën kanë nisur edhe bisedimet me kreut të bashkisë, prefektit dhe zv/kryeministrit Niko Peleshi.

3 komente në “Konstituohet Këshillit Bashkiak në Pogradec, anashkalohet problemi me dy vëllezërit këshilltarë”

  1. Udhe te mbare Listes, nga Tirana ne Pogradec!?. Udhe e gjate, pafund!
    Shtet idiot, per nje popull idiot, qe me idiotesine e vet, voton i lire, vetvrasjen.

  2. Tema says:

    Të ndëshkohen ata që zvaritën votën

  3. Moni says:

    Tani’ u konstituua apo u shty konstituimi me nje procesverbal? Sqarojeni me mire lajmin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje