Përkujtohet Arbën Xhaferi. Thaçi: Rruga e tij, i vetmi shpëtim për shqiptarët e Maqedonisë

15 Gusht 2015, 17:25Rajoni TEMA

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi nuk ka dilema se e vetmja mundësi për t’i nxjerrë shqiptarët e Maqedonisë nga situata në të cilën ndodhen aktualisht, është vazhdimi rrugës që trasoi Arbën Xhaferi gjatë jetës së tij. Thaçi, i cili të shtunën bëri homazhe tek varri i politikanit të shquar nga Tetova në tre vjetorin e vdekjes së tij, premtoi se do të vazhdojë të ndjekë këtë rrugë, pavarësisht vështirësive të shumta me të cilat përballet.

“Sot isha të përkujtoj kryetarin tonë Arbën Xhaferin me mendje, shpirt dhe zemër. Po mundohem pa ndërprerje, edhe pse e kam shumë vështirë që ta kultivoj rrugën e tij, por asnjëherë nuk kam pasur dilema se rruga e tij është e vetmja që do t’i nxjerrë prej kësaj situate shqiptarët e Maqedonisë. Unë do të vazhdoj rrugën e tij, pavarësisht vështirësive”, u shpreh Thaçi.

Kreu i PDSH-së opozitare, më tej ka thënë se faktor determinues i ardhmërisë së shqiptarëve të Maqedonisë është Shqipëria. I pyetur nga gazetarët, Thaçi ka folur edhe për takimin e tij të fundit në Jalë me kreun e parlamentit shqiptar Ilir Meta dhe ka sqaruar dilemat që u ngritën në media, nëse gjatë qëndrimit në Shqipëri ka pasur rolin e ndërmjetësit për shkrirjen e akujve mes Metës dhe Ramës.

“Jo, i kam të dy miq. Mjaft kam hallet e mia dhe hallet e njerëzve që përfaqësoj, nuk hyj në ngatërresa, por për të folur fjalë të mira flas, edhe te Iliri për Ramën, edhe te Rama për Ilirin, edhe te Ramushi për Hashimin, edhe te Hashimi për Ramushin. Jemi gjeneratë e politikanëve që njihemi. Stabiliteti i Shqipërisë na ndihmon të gjithëve më shumë. Vazhdoj të konstatoj pandërprerë se Shqipëria zyrtare dhe Shqipëria opozitare janë faktori determinues i ardhmërisë së Shqiptarëve të Maqedonisë”, deklaroi Menduh Thaçi.

/ Top Channel

4 komente në “Përkujtohet Arbën Xhaferi. Thaçi: Rruga e tij, i vetmi shpëtim për shqiptarët e Maqedonisë”

  1. Arber says:

    Koha do t’i vertetoje te gjitha mendimet dhe veprimet e patriotit te ndershem e te mencur, Arben Xhaferri. I paharraur qofte kujtimi i tij!

  2. agostin says:

    I kame ndjekur intervistat e te ndjerit Xhaferri,dhe te them te verteten ishte nje nder figurat politike qe me ka pelqyer shume :per qetesine ,dhe saktesine e te shprehurit. Rrespekte gjithemone per kete figure te pavdekshme .

  3. Lili says:

    Ishte per nje vizite ne Svicer.Erdhi me na takur edhe nga pamundesia me prit njerezet ne vendpune , dolem ne Montreux,po ishte gjate festivalit ,pra plot njereze e plot musik buze liqenit.Edhe kur u ndam,une Duke i kerkuan ndjeze se kushtet e punes nuk me lejojne me sjell njerezet mbrenda e ai Duke me thane ,o zoje,jo mos kerkoni ndjeze, une ju falenderoj shume per kete mbrembje ku shetitem te gjithe bashke edhe patem nje mbremjen si te tjere ketu,se ku vi ne svicer me mbyllin nder kater mure ,edhe kur nuk shoh gje nga Svicera e jeta e svicerianeve!

  4. vang says:

    E KAM DEGJUAR DHE LEXUAR ME IMPRESION TE THELLE FJALEN E ARBEN XHAFERIT,KETIJ INTELEKTUALI TE SHQUAR,POLITIKANIT ME MENDJE TE HAPUR,VEPRIMTARIT TE PA LODHUR PER CESHTJEN SHQIPTARE NE PERGJITHESI ,DHE SHQIPTAREVE TE MAQEDONISE NE VECANTI.ME ADHURIM TE THELLE UROJ FAMILJEN TA PERBALLOJNE HUMBJEN E TIJE FIZIKE SE VEPRA DHE KUJTIMI I TIJE DO TE MBETEN TE PA HARRUARA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje