Artan Shkëmbi: Humbja në Pogradec nuk ishte surprizë, kishim kandidat të dobët

17 Gusht 2015, 18:24Politika TEMA
Artan Shkëmbi: Humbja në Pogradec nuk ishte surprizë, kishim

Artan Shkembi, kryebashkiak i Pogradecit

Ish-kryebashkiaku socialist i Pogradecit, Artan Shkëmbi, thotë se humbja në zgjedhjet e 21 qershorit nuk ishte surprizë.

Kjo, pasi sipas tij, kandidatja e së majtës ishte e dobët ndërkohë që edhe organizimi i fushatës linte për të dëshiruar.

Nuk mendoj që rezultatet e Pogradecit kanë qenë surprizë as kur unë fitoja 3 mandate dhe as kur e majta humb.

Ne kemi pasur 2 kryetarë të djathtë dhe 3 të majtë. 

Kemi deputetë e majtë e të djathtë.

Pogradeci nuk është bastion as i së majtës dhe as i së djathtës, është bastion i qytetarëve.

 Nuk kam qenë i përfshirë në fushatë.

Di ta lexoj rezultatin.

Kandidatura e së majtës në Pogradec ishte e gabuar dhe organizimi i fushatës i keq.

Në zgjedhjet e kaluara organizimi ka qenë shumë i mirë.

Unë kam arritur të fitoj herën e parë me 700 vota diferencë dhe më pas ta 3-fishoj diferencën.

Ka një rënie të menjëhershme pas këtyre zgjedhjeve.

Mendoj që ka qenë një organizimi i dobët i fushatës.

 Nuk është arritur tek problematika që shqetëson qytetarët por u është premtuar gjëra që nuk janë të interesuar”, deklaroi Shkëmbi për News 24.

2 komente në “Artan Shkëmbi: Humbja në Pogradec nuk ishte surprizë, kishim kandidat të dobët”

  1. Tema says:

    Në 2O19-ën korigjoni kandidatët.

  2. SLOBODAN RAJČEVIĆ,ŠABAC,SERBIA says:

    Të nderuar Zotërinj, unë jam një drejtor dhe pronar i TAC kompanisë,
    Ne duam bashkëpunimin tuaj me kompanitë dhe vlen për të tregtisë. Ne kemi nevojë për sasinë e ullinj dhe vaj ulliri
    si dhe konjaka.Želimo shqiptare që do të vijnë me ju për intervistën e parë, por ne kemi një problem të gjuhës. Nëse me ty
    Nuk ka asnjë person i cili e njeh gjuhën serbe dhe nëse ju mund të na takohen me kompanitë që merren me këto çështje.
    kështu që për tani
    Rajceviç Sinqerisht FALAS

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje