LSI i ka mbledhur të rinjtë e forumit rinor edhe këtë vit në plazhin e Jalit.
Vetë Ilir Meta deklaroi se do të kalonte pak kohë nga pushimet në këtë kamp.
Është bërë traditë që të ftohen politikanë e personalitete.
Më parë të ftuar kanë qenë edhe ministrat Tahiri e Veliaj.
Kësaj radhe ftesat për kampin e PS duket se mungojnë.
ABC News e pyeti deputeten Monika Kryemadhi nëse kishte një ftesë për kryeministrin Rama.
Ajo e mohoi këtë, por tha se të rinjtë e LRI mund të lidheshin me të nëpërmjet telefonit.
“Me thënë të drejtën nuk kemi bërë një ftesë zyrtare, sepse nuk mund të kushtëzojmë njerëzit në axhendat e tyre.
Kjo nuk do të thotë se nuk mund të lidhemi me telefona.
Gjëja kryesore sot është që njerëzit të flasin me njëri – tjetrin dhe t’i shohim ballë për ballë”, u shreh Kryemadhi.
Orgjia e rradhës ku zgjidhen shqerrat dhe shqerrakët për çiftin sexoman Meta-kryemadhi.,
Ndjekim politikanët dita ditës