Rama urdhëron socialistët të ndërpresin pushimet më 20 gusht

17 Gusht 2015, 09:41Politika TEMA

Deputetët e majtë nuk do të presin fillimin e sesionit parlamentar për t’ju dhënë fund pushimeve verore.

Sipas gazetës “Sot”, kryeministri Rama ka urdhëruar të gjithë ligjvënësit që të ndërpresin pushimet më 20 gusht dhe të rikthehen në Tiranë për të nisur zbatimin e detyrave të lëna nga Asambleja Kombëtare.

Më 20 gusht do të nisë nga puna grupi për ndryshimet në statut për kryetarin, ku do saktësohet se kur kreu i PS fiton zgjedhjet parlamentare nuk ka pse të bëhen zgjedhje në parti kur atij i mbaron mandati, pasi atë e ka votuar populli.

Sa i takon analizës së zgjedhjeve, nga baza ajo do vijojë nëpër organizata të partisë.

Rama ka urdhëruar ngritjen edhe të 15 grupeve të tjera për të bërë analizën në organizatat e partisë.

Ndërkohë, PS do t’i nënshtrohet një procesi të tretë.

Në 10 shtator anëtarësia e PS do rifreskohet. Të gjithë anëtarët aktivë të PS do të listohen, listë e cila do pasurohet më pas me anëtarë të rinj.

Gjithashtu, edhe anëtarësia do marrë pjesë në procesin e votimit të kryetarëve të rinj të PS.

8 komente në “Rama urdhëron socialistët të ndërpresin pushimet më 20 gusht”

  1. stela says:

    Hajt punoni aty! Puna eshte nder!!!!!

  2. Pjatalaresi ne Austri says:

    Piktori paska frike nga zgjedhjet sipas statutit ne PS, prandaj do te nderroje statutin…

  3. Rita says:

    Tym Xhavit se na zune te gjalle

  4. socialistet vlonjate (jo te ardhurit nga PD) says:

    Ky Leka i Vlores,as ma hengsh e as ta hengsha ,shikon vetem xhepat e tij,duke shitur vendet e punes,apo duke u shperblyer nga drejtoret aktuale,si Ina Luci,Ververa gjika,Bruna drejtore e spitalit etj etj qe vetem te vjedhin dine.Ky nuk eshte socialist,na e beri peshqesh z. Gjika,duhet te iki nje ore e me pare

  5. Tema says:

    Ka demisione te socialistët

  6. Votuesi says:

    Do te arrij 150 mije numrin e socialisteve ne PS, zoti shoku Rama. Me pushimet qe po ben nga puna, me shkrirjen e komunave, te gjatin ka per te mare.
    As 30 mije nuk ka per te arritur. E ka fajin LSI qe i mashtron njerezit duke i punesuar, dhe ata marin rrogat dhe votojne LSI ne qe i mashtroi duke ju jetur pune.
    Nuk e kuptuar, e ?

  7. Suli says:

    Po pse ju dhimsen kaqe shume deputetet e te tjeret more njerz apo keni frige se ju hollohet qafa aspak.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje