Shënime Çamërie: Nuja më tregon udhën

17 Gusht 2015, 09:33Politika TEMA

Nga Enkel Demi

 

Grekët ia kanë dalë të më shkaktojnë një lloj pasigurie kur kaloj kufirin e tyre. Nuk dihet përse, por sikur të krijohet ideja që ke diçka mangët teksa përballesh me një polic të rëndomtë. Kanë kaluar gati dhjetë vite që nuk kam shkelur në tokën e tyre. Herën e fundit më është dashur të bëj një bisedë tejet të gjatë dhe të lodhshme me shefin e policisë së aeroportit të Athinës; të paktën kështu m’u paraqit një oficer i policisë që kishte yje në supe. Kurrë nuk kam ditur t’i lexoj për së mbari gradat. Më pyeste pa u lodhur për emrin e babës, vendlindjen, profesionin, dhe ku doja të shkoja. U grindëm një copë herë, derisa e kanosa se do njoftoja ambasadën shqiptare. Më la të shkoja në punë time, por ia kishte dalë më së miri të më kallte një farë droje, e cila për vite të tëra më cyti të gjeja arsye të mirëqena ose jo për të shmangur udhëtimet në vendin fqinj.

Pas kaq kohe, i mbathur me pantallona të shkurtra, me syze dielli e këpucë atletike, qëndroja para një frëngjie në doganën e Qafë-Botës. Një doganier më thotë që të “bitis një herë punë me policinë, dhe p’staj eja tek u.” Fliste një çamçe të kulluar. Unë njëzet e katër karatëshi nuk e flas dot më, por e kuptoj bukur shumë. Fliste si nana ime, e cila nuk e kalon dot kufirin, sepse e ka të shënuar dënimin në pasaportë: vendlindja “Filat”!

Bitis punë me policinë dhe më pas shkoj tek shqipfolësi, e cili më shton një vulë tjetër në pasaportë, e diç shkruan në të me stilolaps. Kjo është vula e automjetit, me të cilin lëviz. Më kanë pyetur ku do shkosh, dhe i kam gënjyer që do vete në Sivota. Duhet t’u thoja që shkoj në Volë, si i themi ne të Çamërisë, por nuk di përse ma kanë me hile, e me hile ua kam dhe vetë. Kur shoh doganierin, i cili kryen së shkruari në pasaportë, vë buzën në gaz, sepse kudo në pikat e daljes së Shqipërisë ka vetëm një pikë ku të këqyrin pasaportën e dokumentat e makinës, ndërsa nuk të shkruan njeri gjë për rrotat në pasaportë. Grekët kanë dy njerëz. Thuhet se për një punë kanë më shumë njerëz, ndaj e kanë burokracinë, administratën e fryrë. Eshtë kjo një arsye që solli krizën? Edhe mund të jetë, por cili jam unë t’i paragjykoj, thua se në vendin tim punët shkojnë fjollë. Ku i dihet, mbase kanë dëshirë të shkarravisin më shumë se ne, të mbajnë shënime më shumë se ne, të mbajnë të dhëna më tepër. Fjala vjen, në një fletore të madhe, si “qitapët” e Turqisë, shkruajnë targën, llojin e makinës, dhe të lënë të shkosh.

Më lanë pa më pyetur për emrin e babës, pa më bërë intervistë! Marr makinën dhe shkoj përtej. Nuk kam asnjë që më ndjek, megjithëse në Sarandë më thanë që zakonisht, kur mysafiri u duket i paftuar në shtëpi të tij, pra çam, kur ka një farë dukje në publik, i vënë dikë pas. Asgjë nga këto. Ndoshta jam me fat, ndoshta Asfalinë e ka zënë halli i parave dhe është ngushtë me gjurmues, ndoshta janë legjenda urbane.

Kam vite të tëra që lexoj për tokën e gjyshit dhe të babës tim. Shkrime, studime, tekste historie që vërtetojnë prejardhjen e çamëve nga thesprotët epirotë, ilirët. Gjatë këtyre viteve më është shtuar edhe më interesi për të mësuar rreth historisë moderne të Çamërisë dhe gjenocidit të fundit të Luftës së Dytë Botërore. Përherë kam dashur të di se çfarë u la pas. U përzunë të tërë çamët? Në fakt, u shkulën vetëm ata që i përkisnin besimit islam, orthodoksët qëndruan. Greqia ka qenë përherë një shtet primitiv, por nacionalist. Fenë e ka njësuar gjithmonë me kombësinë. Kështu e nisi këtë histori, fjala vjen, me hebrenjtë e Selanikut, që i shkuli me këtë parim në fund të shekullit XIX dhe në fillim të shekullit XX. Kështu u soll me çamët katolikë të Artës. Kështu u soll me shkëmbimin e kolonëve me Turqinë. Sa çamë dhe shqiptarë të krahinave të tjera që jetonin në Greqi janë dërguar në Turqi për t’u shkëmbyer me kolonët grekë! Shqiptarët e besimit islam konsideroheshin turq, dhe ata të besimit orthodoks, grekë. Eshtë një mentalitet në të gjithë Ballkanin për ta ngatërruar me dashje hënën apo kryqin me kombin. Ka ndodhur kjo në Bosnjë, Kosovë, Serbi, Shqipëri, Greqi, Turqi. Ndaj, në vitin 1944, Napolon Zerva (përflitet si shqiptar orthodoks) shkuli vetëm popullsinë që i përkiste besimit të ndryshëm me të, duke zbatuar një plan spastrimi të ushtruar edhe kohë më parë ndaj çamëve, jo me këto përmasa, por të njëjtë me popullsitë hebreje, turke, bullgare, maqedone, vllehe.

Prandaj, kur shkon rrugëve jo shumë të mira të Çamërisë, bregdetit të saj, pyetja është se, kur ikën, kë lanë pas? Jam i bindur që kanë lënë pas shqiptarë të tjerë në shumicë, si të njëjtët e tyre orthodoksë. Nuja ime më tregonte se fqinjë në pronat e tyre ishin të krishterët; para se t’ia mbathnin, u dërguan fjalë që t’u hidhnin një sy, sepse kur ikën menduan që do riktheheshin shpejt. “Kishim punëtorë grekë në shtëpi dhe jevgjitë,” rrëfente ajo. Me të krishterët kishin ortakëri, miqësi, vëllazëri, ndoshta edhe krushqi. Punëtorinë e kishin greke dhe ballkano-egjyptase. Ajo nuk e përdorte me racizëm fjalën “jevg”. Asnjëherë nga gjyshërit e mi nuk e kam dëgjuar fjalën “kaur”, ose ndonjë përkeqësues tjetër gjuhësor, për çamët orthodoksë, por kurrë nuk i kam dëgjuar të flasin për ta si patriotë, veç kur përmendnin Marko Boçarin. Megjithatë, tani kohët janë të ndryshuara, kanë kaluar 70 e kusur vjet, dhe çamët orthodoksë mund të jenë një rudiment i shqiptarisë. Ti shkon rrugës dhe kërkon shenja, gjen vetëm tabela në gjuhën greke, ca shtëpiza të ulëta, lule në kopshtije, dhe një zakon të pathyer të shqiptarit modern, i cili vërteton më shumë se të gjithë akademikët e dy vendeve autokticitetin e shqipes në tokën e Çamërisë. Vetëm në këtë krahinë dhe në Shqipëri mund të gjesh shtëpi njëkatëshe a dykatëshe me fitila përjashta, në tarraca. Vetëm në Tiranë, Shkodër, Kukës, Sarandë, Pejë, Gjilan, Filat e Margëllëç gjen shtëpi me fitila jashtë. Ideja e perspektivës, e fatit të mbarë, e dorës së mirë që do trokasë; kjo ide përtej besimit, me rrënjë në paganizëm, i bën shtëpitë tona me fitilat e së ardhmes, kur ndoshta djali apo vajza në emigracion, puna në shtet, bileta e llotarisë, do na dërgojnë drejt lartimit të një kati më shumë, duke e kthyer banesën më të madhe, më mbizotëruese, më autoritare, më të pushtetshme. Ku e gjeni në një vend tjetër? Unë vetë nuk e kam hasur gjetkë, por profesioni im është gazetaria, në të cilën shpesh spekulohet edhe me shenjat.

-Ku e ke mësuar shqipen?

Kështu pyes në Parga një burrë të rrënuar, rreth të shtatëdhjetave. Kam vendosur si shumë të tjerë që, sa kohë jam në Çamëri, të merrem vesh veç në shqip. Lëre të flerë anglishten, frëngjishten, italishten; në Çamëri robi flet vetëm shqip! Burri i parruar dhe i lënë pas dore, me ca shapka që nxjerrin jashtë do gishtërinj të mëdhenj me thapë të ndotur, shet misra të pjekur mbi një mangall qymyri në pikë të zhegut.

-E di, thotë.

-Je shqiptar? – ngulmoj.

-Jo, ma kanë mësuar ca allvanoqë që janë këndej rrotull.

Këtu përfundon kërkimi im gazetaresk. Parulla është njësoj kudo që e kërkon këtë informacion, sido që të jetë shqipfolësi, burrë, grua, i ri, plak! Kështu më tha edhe një vajzë në Volë, që na shërbeu akullore. Ishte jo më shumë se tek të njëzetat, dhe e kishte nxënë shqipen prej ca allvanoqëve që silleshin rrotull. Duket se kjo është komardarja shpëtuese ndaj atyre si puna ime, që nuk rrinë dot pa u gërricur, por edhe ndaj autoriteteve, të cilat nuk pranojnë kurrën e kurrës që në Çamëri kanë përzënë vetëm një pjesë të shqiptarëve; pasi të tjerët i kanë aty, ata janë plakur, kanë vdekur, por edhe janë shtuar e rinuar.

Ose duhet të pranojmë që emigrantët tanë të pas vitit 1990 kanë qenë kaq shumë arsimdashës e patriotë, që, pasi i kanë rënë si herët mistrisë dhe shatit, kanë hapur kurse të gjuhës shqipe për vendasit dhe ua kanë mësuar mbarë gluhën, me dialektin çam të nanës time, të cilën unë e kuptoj, por nuk e flas dot, sepse kam lindur në Tiranë. Allvanoqët nga kudo që kanë qenë kanë përhapur vetëm këtë dialekt të gjuhës së tyre, sepse me siguri në torbat e bukës, të djathit dhe qepës, do kenë patur ndonjë këndim të çamërishtes, të cilin unë ende nuk e kam shtënë në dorë. Kjo tezë e fundit jam i sigurt që është spekulim i pastër gazetaresk!

Filati nuk është në breg, por merr një rrugë e cila kalon mes një parku kombëtar. Bën një rrugë të përpjetë mes pemëve të larta. E ke lënë pas lumin Kalama, dhe të duhet të shkosh lart, mjaft lart. Ime shoqe bën shaka, vë në lojë toskun që ka marrë për burrë, toskun që nuk ka lënë shaka pa bërë duke revokuar origjinën e saj gege, malësore. Sa arrijmë në qendër të qytezës, mes rrapeve, ku porosisim gjithmonë në shqip kafe e raki, ajo më thotë:

-O Kel, a e di që qenke copa e malokut?

Lart e paskam patur shtëpinë, por jo kaq shumë. Qeshim me gjithë zemër dhe presim rakitë. Sjellin raki, jo cipura! Raki rrushi si ajo që pihet kudo mes shqiptarëve. Nuk e di përse duhet ta theksoj këtë punën e rakisë, por e di që bëj mirë. Filati është i ndarë si dy copa molle; ka një pjesë të vjetër ku shtëpitë janë kulla guri, të larta dy ose tre kate, ka dhe një pjesë të re, në anën e poshtme të qytetit, që ngjan tëpkë si zonat informale të Tiranës apo Durrësit.

Jam në qendër, në një shesh rrapesh 360 gradë. Ka kafiqe të lezetshme kudo rrotull këtij qarku, një bankë NBG, dhe një dyqan të vockël, të braktisur. Pse është e lënë pas dore vetëm kjo pjesë, me një derë druri të rrënuar prej viteve, prej kohëve që kanë shkuar? Eshtë në qendër; askush nuk mund ta lërë pas dore një hapësirë kaq të mirë biznesi! Marr në telefon Resul Demin, i cili më thotë se është dyqani i Ferrikut, gjyshit tim, dyqani ku ai shiste këpucët e bëra me porosi. Xho Ferriku i merrte lëkurat dhe materialet në Korfuz; shkonte shpesh në ishull, zbriste deri në Gumenicë, dhe atje merrte avulloren.

Resulimë tregon shtëpinë e Dematëve, që është përballë kishës, një rrugë më lart piacës. (Përse çamët dhe shkodranët përdorin këtë fjalë italiane për sheshin qendror?)

Bëjmë foto kudo. Në rruginat me kalldrëm sheh shtëpi të mëdha, të cilat janë të braktisura pothuaj me rregullin një po, një jo. Eshtë rruga e Dematëve, rruga e Sejkatëve, dhe shtëpitë një po, një jo, të lëna të rrënohen nga koha. Ndoshta dikur i përdorën, pasi i përzunë fqinjët, e pastaj hoqën dorë, sepse kompleksi i pronës duhet të jetë shumë i madh. Mjafton të bësh një shëtitje në këto rrugina, dhe kupton që rivendosja fillimisht e komunikimit politik, e më pas e zgjidhjes së çështjes, nuk vlen vetëm për shqiptarët e larguar përdhunshëm, por edhe për ata që banojnë ende atje. Janë njerëz që ndjehen me plaçka në krah, të cilët nuk i zë vendi, sepse nuk rrojnë në strehën e tyre, ndaj shpesh braktisin kulme dhe ndërtojnë shëmtira në pjesën e ulët të qytetit. Kompleksi i pronës nuk është vetëm material, i takon nënndërgjegjes, ndaj paqen orthodoksët e Çamërisë do ta gjejnë kur të kenë fqinjë të shkulurit që lanë pas tokën, shtëpinë, zakonet, rakinë e rrushit.

Në Ballkan njerëzit grinden më së shumti për shenja. Janë të gjithë në skamje, por janë të gjithë kokë më vete. Në Çamëri kalon lumi Akeron, ose, si i themi ne shqiptarët, lumi i Gliqisë, apo i Frarit. Në mitologji njihet si lumi i skëterrës, shumë i rëndësishëm për Homerin, poetin e verbër që mendohet të jetë i këtyre anëve. Në këtë krahinë gjendet Tempulli i Dodonës, të cilin dr. Arsim Spahiu e sheh si zanafillën e Olimpit. Ai shkon më tej, duke shpjeguar se orakull quhet interpretimi që Zeusi ose ndonjë hyjni tjetër pellazge jep për pyetjet e drejtuara nga besimtarët e lashtësisë. Sipas studiuesit shqiptar që e zhvillon veprën e tij në Francë, autorët e vjetër grekë, kur kanë ardhur në pjesën jugore të Ballkanit, që më vonë ka marrë emrin Helladë dhe Greqi, kanë gjetur pellazgët, të cilët e kishin Dodonën si qendrën e kulturës së tyre shpirtërore. Nejse, rashë në shumë të thella, sepse duhet të dorëzoj pasaportën në frëngjinë greke të Qafë-Botës. Sërish një vulë! Shkoj tek dogana; sërish shkruajnë në atë fletoren e madhe të dhënat e makinës, vulosin për llogari të saj përsëri në pasaportë, dhe shkruajnë me stilolaps në të.

-E bitisa për sot – i them doganierit.

-Mirupafshim – ma pret – dhe lëshon një batare fjalësh të panjohura në greqisht.

Kushedi se çfarë i thotë kolegut të tij për mua, allvanoqin me pantallona të shkurtra dhe këpucë atletike, kurse unë po plas nga kërshëria ta di nëse edhe ai i ka lënë fitilat e shtëpisë mbi katin e fundit të saj!

Tesheshi.com

46 komente në “Shënime Çamërie: Nuja më tregon udhën”

  1. ed snobisti says:

    hajde shkrim hajde! tamam gazetar-uc …

    1. fortunato65 says:

      O Ed snobisti po ku e lexove ti urrejtjen a tij per greket. ai thjeshte tregoj ate qe historianet anglez ,amerikan por edhe ata grek kane shkruar per ate ç’fare ndodhi ne te vertet.po siç duket ti mund te kesh marre pensionin greke edhe pse banon ne shqiperi dhe eshte e kuptueshme qe qeni lehe kur padroni i jep nje kocke per ta lepire.Ops n.qe.se u ofendove shko beje nje shetitje nga greqia

      1. fortunato65 says:

        O Klimax po ku e lexove ti urrejtjen a tij per greket. ai thjeshte tregoj ate qe historianet anglez ,amerikan por edhe ata grek kane shkruar per ate ç’fare ndodhi ne te vertet.po siç duket ti mund te kesh marre pensionin greke edhe pse banon ne shqiperi dhe eshte e kuptueshme qe qeni lehe kur padroni i jep nje kocke per ta lepire.Ops n.qe.se u ofendove shko beje nje shetitje nga greqia

        1. Adriatik says:

          U perzune si bashkepuntore te rendomte te ushtrise naziste. Njelloj si kosovaret e ss scanderbeg.

          Erdhen ne Sarande, Vlore, Fier, Durres.

          Zaptuan tokat e ish pronareve me force. Njihen si kontigjent i krimit te organizuar.

          Me greket nuk i eci. Po shqiptareve i bene zborin.

          1. u shkrime gazit says:

            ? ? ? O tik tik taku,keta Demajt njihen si luftetare komuniste e antifashiste.
            Te fala nga Ali Demi,Hero i Popullit,anetar i Partise Komuniste,i lindur ne Filat te Epirit te jugut (Cameri). ? ? ?

    2. Manti says:

      Urime Kel, nje reportazh i ndjere dhe romantik.Media shqiptare duhet te kete sa me shume materiale te tilla per çamerine qe ne fakt eshte plaga shqiptare qe kullon ende gjak. Urime.

  2. Klimax says:

    Hahahaha camoku po na flet si turist njujorkez mbas nje udhetimi ne Bangladesh!!!!!!!!!!
    Si “njohes” i shume gjuheve te huaja, pervec asaj greke, si “historian, politikan, ekonomist, gazetar, artist e demokrat i madh” qe je more camok, te vetmen gje qe kuptova ne shkrimin tend eshte urrejtja jote primitive, barbare e kanibale ndaj cdo gje qe ka lidhje me greket dhe Greqine!
    Nuk ka se si te jete ndyshe per nje mbeturine osmane ne Ballkan si puna jote more camok!

    1. arbereshi says:

      HAHAHAAAAAA KLIZMA klizem bythes se ti bythe ke dhe koke nuk ke more katunar inferior i JANULLES, te ben pershtypje qe di gjuhe tjetri dhe nuk di greqisht hahaha ose nuk di romce dhe vllahce.Dhe katunari klizma ka kuptuar vetem nje gje, urrejtje primitive barbare e kanibale ndaj grekeve; a thu se camet i perzune greket dhe jo greket camet, dhe aq me teper qe artikull shkrusi shkruan qe gjurmet shihen qarte sot e kesaj dite barbarite e bera nga fshataret jevgogreke, dhe ngrihesh more bythqiri pa tru i Janulles dhe me flet per fe more bole.Hajde KLIZMA nje klizem bythes por jo me pompe me uje por gjej ndonje Penis cami se do te te rregulloje edhe ekuilibrat psiqike.Kyjdesu per nje sherbim te tille edhe per gjinine femerore te fisit qe te shpetojne edhe nga PAPTESTI, ne qofte se e dine katunaria femerore se cfar eshte, klizem gojes dhe bythes

    2. tani says:

      klidhjaks ky esht Nipi i atyre qe gjysherve e tu punonin si argat

  3. serveti says:

    Nje pyetje kisha per ty Enkel Demi dhe gruan tende malesore: 24 vjet ju te dy keni qene ne prehrin e Sali Berishes. Bemat e Saliut tani i dine jo vetem ne Shqiperi dhe Filat e Ingumenice, por ne te gjithe boten e qytetruar. Perse i keni sherbyer nje njeriu qe çeshtjen çame asnjehere nuk e pati ne programin e tij? U genjyet nje here, dy here, tre here, por 20 e ca vjet te genjyer ngelet? Justifikohet kjo, kur te tjere qe nuk ishin çame e ngrini kete probleme me te madhe dhe me te drejte , ishte çeshtje shqiptare. Une mund te u a theme pse-ne, por nuk dua ta shtyj me tej. Mbase nje dite dhe çamet do ta kuptojne, perveç Dashamir Tahirit, qe i kane bere nje te keqe vetes: kane njollos emrin e bukur shqiptar Cameri, ashtu si ndonje nje lab Laberine, apo myzeqar Myzeqene, ashtu si disa malesor Malesine…, por pse te ndodhe kjo?!
    Tani te shkojme tek shkrimi. Me pelqeu, kuptohet je pene gazetari por dhe njohja eshte e admirueshme. Une jam nje shqiptar i thjeshte, i emigruar ne Europe, por , ndoshta dhe per fanatizem a ku ta di une, çeshtjen shqiptare e kam perzemer, bile edhe mund ta teproj qe edhe academia e Athines, mu ne qender te Greqise, e kane ndertuar shqiptaret me parate e tyre dhe ja kane bere dhurate grekeve (Simon Sina nga Vithkuqi…). Nje pjese jo e vogel e grekeve jane mosmirenjohes dhe shumica e ketyre jane si ata “disa malesoret”, “myzeqaret”, ” ndonje lab” qe permenda me siper. Po me e keqja eshte se dhe prejardhjen, kuptohet jo nga majmuni, por nga gjysherit e tyre , e kane shqiptare. Dhe perseri dal tek pyetja: Perse greket e kane konsoliduar kaq shume veten ne kete drejtim qe edhe token e te tjereve ta quajne te tyre, ndersa edhe ne vitet pas 90-es qe ne patem mundesine te çajme (nje here te vjen ne dore zogu se nuk perseritet asnjehere historia njesoj), Sali Berisha qe ju e perkrahet dhe vazhdoni, pavaresisht se ne hije, jo vetem problemin e Camerise, por te gjithe Shqiperine e vuri ne treg personal? Perse?! Mund te shkruaja me gjate, por nuk eshte vendi. Ne qoftese me mirekupton, te falnderoj.

    1. shqip says:

      Simon Sina ka qenë vlleh nga Voskopoja dhe ka shërbyer si konsull grek ne Vienë.Problemi me çështjen çame është se një ditë do të zhduket,se të gjithë shqipfolësit në Greqi arvanitas, çam tani ndjehen më shumë grek, pak nga asimilimi pak dhe që duan të distancohen nga shqiptarët emigrantë në Greqi dhe shumë çam në Shqipëri e kanë të harruar totalisht këtë çështje sepse ndoshta? kanë kuptuar që nuk ka zgjidhje dhe thjesht ruajne origjinën dhe disa kujtime të largëta nga atje.

  4. E po kjo pune! says:

    urojme qe ceshtja came dhe me gjere te behen pjese e dialogut te larte politik. Boll me… nderkohe ti mik, organizohu me deputete etj persona me profil te larte edhe ne perendim dhe bej nje vizite me kamera dhe gazetare dhe jo hajdutce sepse nuk zgjidhen keto pune keshtu rrezave por me publicitet te hapur qe te mbushe titujt e gazetave. Le te behet ngjarje, le te perfshihet Asfalia, sa me shume agresivitet, aq me mire per jehonen e kesaj ceshtje. Merr ndonje amerikan-cam dhe futju kesaj pune sepse karriera dhe asgje nuk vlen para krenarise kombetare

    1. edi says:

      enkel demi eshte cam poro dhe ju qe i shani camet duhet ta dini se camet e greqise kan jetuar dhe do jetojne ne greqi se kane lind te paret atje dhe kane tokat e tyre atje s jane t gjith camet e poshter si thoni ju te shqiperis.
      camet do fitojne prap camet qe jetojne ne greqi po presin me padurim vellezrit e tyre qe iken nga skamja e persekutimi vetem se ishnin mysliman.

  5. Devolliu says:

    Mesila Palma dhe Enkel Doda.
    Enkeli si Bajroni po shetit ne viset e memedheut.

    Ja tipa si ky t’i neverisin si camet si Camerine.

    1. tani says:

      Nuk i njof as njenin as tjetrin po nuk kan shkrujt asgjo me tu enverit
      Shif se mos te vjen nevera nga ndonje gjo tjeter
      Bo nenji vizit ke doktorri se kjo puna e neveris Sesht gjo e mir o devolví
      Mos ta kan hyp keq e je me barr

    2. arbereshi says:

      O DEVOLLI, edhe une per shume qendrime te ketij personi nuk jam dakort, edhe me mendesine e te shoqes se ketij nuk jam dakort, por ne rastin konkret ka bere nje shkrim qe une nuk gjej ndonje genjeshter ose ndonje trajtim qe nuk qendron dhe eshte keshtu sic thote ky person me emrin Enkel Demi. Por kjo nuk do te thote qe me qe ka bere nje shkrim une do ti shaj grune ate dhe cfar i njof.Nuk ka se pse te te neveriten devollinjte pse Ridvan Coban Bode eshte provincjal hajdut apo jo?

  6. Zigur Qarri says:

    Akoma vazhdojn me kesisoj çikerrimash primitive keta jevgjiter?!Keto probleme nuk ekzistojn me ne Afrike,e jo me ne Europen e civilizuar.
    Nje shtet si Greqia,qe akoma eshte peng i se shkuares,kuptohet lehte perse eshte ne ate gjendje te mjere dhe te poshteruar sikur te ishin minj laboratori,te kthyer ne nje koloni moderne nga Bankat Perendimore,
    objekt talljeje per gati 6 vite me rralle nga e gjith Bota.Keshtu ndodh kur nuk harxhon energjite per zhvillimin ekonomik,por me gjera qe ne Europe nuk ekzistojne me,dhe jan gati banale edhe kur i permend.Greket jan nje popull i helmur ne shpirt dhe ne mendje nga mashtrimet e Kishes dhe fallsifikimet e historise,nje popull qe jeton me iluzione dhe jo me realitetin.Kan bere jevgjitet shtet,dhe pretendojne se jan pasardhesit e heleneve!Aq sa mund te behet muti mjalte,aq mund te jete nje grek i sotem helen.Keni pare ndonje nga keta jevgjiter,qe te rreagoi pozitivisht deri tani?

    1. ben says:

      O zike

      Mund te me thuash ca kane shqiptare camet?

      Ca merite kane ne historine e ketij kombi.
      Me thuaj nje cam qe ka bere dicka per shqiperine?????

      Pse suljotet nuk u sulmuan nga greket megjithse ne histori njihen si trima te cartur?

      Pse ati juaj shpirteror kellira erdogan takon ne shqiperi kryetarin e partise came?

  7. Tema says:

    Grekët vetëm thika n’gërmaz i bind që të mos luajn me sipërfaqen tonë

  8. genci says:

    pervec medriokritetit ky shkrim evidenton perpjekjet e mundimshme te ketij cifti per t’i dhene rendesi vehtes, me nje fjale behesh pishman qe e lexove kete shkrim.

  9. england says:

    Ti Klimax mos peshty duke e mbajtur koken lart se te bie ne surrat!Perpara se te besh komente per camet,dhe camerine duhet te pyesesh gjyshin tend nga e ka prejardhjen se mos na del qe edhe ti je nje “camok” sikur ti i etiketon camet.

  10. akili says:

    Cudi si i paska shpetuar Enkeli i Demajve asfalise dhe vigjilences se grekeve ndaj pasardhesve te damkosurve si “bashkepunetore te fashizmit”. Sic duket e kane kuptuar se pasardhesit e tyre nuk duan realisht kthimin ne pronat e tyre (se po te ishte keshtu do u drejtoheshin jo vetem institucioneve te drejtesise greke por edhe asj nderkombetare.gje qe s’ka ndodhur) por ca kacidhe si kompensim(edhe kjo nje gje e pamundur ne momentin e krizes). Qe Enkeli nuk e di mire historine e krahines se Cermerise kjo duket dhe nuk do shume mend. Pasi po te qe ndryshe do ta dinte se sipas statistikave te viteve para perzenies se tyre drejt shqiperise kane qene rreth 60% came ortodokse dhe rreth 40% came muslimane.Keshtu qe i bie qe shumica e tyre jetojne sot aty bashke edhe me nje pjese te cameve muslimane qe per arsue pragmatiste u rikonvertuan ne Ortodokse (them u rikonvertuan pasi te tille kane qene stergjysherit e tyre deri para 300 vjetesh. Me cudit nje fakt qe shpreh Demi kur thote se camet muslimane nuk i konsideronin patriote ata te krishtere pervec Marko Bocarit. Ne fakt kur shqiptaret e krishtere dhe Arvanitasit luftonin kunder Osmaneve shqiptaret muhamedane benin bashkepunetorin e turqve kunder vellezerve te tyre.( Tani kush e kupton mund te arsyetoje lehte se kush ne te vertete ishin patriote). Demi nuk del dot nga atavizmat e anadollakeve qe identifikonin kombin me fene dhe mendon se vetem ata muhamedane jane patriote (patriote te kujt te turkut?). Haron gjithashtu se vellezerit e tij shqiptare Ortodokseu tradhetuan keqas ose me mire u luftuan nga ata muhamedane qe nuk e ndanin dot qerren e tyre nga ajo e perandorise Osmane. Arvanitasit e sotem megjithese zemren e kane te plagosur nga tradhetia e vllezerve te tyre Turk-allvanose perseri nuk i bejen hasha pasi kane te njejten gjuhe dhe gjak si te Gjergj Kastriotit.Edhe aludimet qe behen ndaj Arvanitasve ne drejtim te qenies se tyre etnike me duken te pavenda pasi ata jane themelues te atij atdheu te cilit i dhane Heronjte me te lavdishem dhe politikane te shkelqyer qe kane qeverisur dhe qeverisin Greqine. Faji qe nuk gjejme dot gjuhen e perbashket per zgjidhjen e problemeve mes nesh anon me shume nga ne pasi nuk kemi ditur tu heqim atyre fijen e dyshimit qe u ka ngelur qe nga revolucioni Grek, pasi shqiptaret muhamedane edhe pse u shkeputen mga Perandoria mbeten shpirterish dhe menderisht peng i saj. Perandoria Osmane ju ka hedhur nje cengel qe nuk i le as te peshtyjne e as te kaperdihen por perpeliten dhe i shkojne pas filispanjes qe terheq Turqia me imame e hoxhallare nga minarete qe ushojne 5 here ne dite me te madhe sikur te jemi ne mes te Arabise e jo ne zemer te Evropes.Shqiptaret do behen kur te jene nje Komb,nje Fe, nje Atdhe. Fakti qe me islamizimin nuk e beme dot kombin por perkundrazi u coptuam keqazi tregon qe shqiptaret behen bashke si dikur ne udheheqjen e Atletit te Krishtit Gjergj Kastriotit kur luftonin per Fene e Krishtit dhe per Atdheun e te pareve.

    1. shqip says:

      Nëse flasim për periudhat e tanishme arvanitasit ndjehen plotësisht grekë (madje më rracistë ndaj shqiptarëve se vetë grekët), rrallë mund të gjesh ndonjë që mund të thotë që është dhe ai shqiptar, si të kërkosh gjilpërën në kashtë. Pastaj të gjithë shqiptarëvë i jep tjetër ndjesi kur i thua se je shqiptar nga Shqipëria dhe tjetër arvanitas dhe mendoj se përveç gjuhës (që tani pothuajse vetëm moshat 50+ të arvanitasve e flasin) nuk na lidh gjë me ata, janë komplet si identitet tjetër.

      1. Ay qy says:

        Ja ke fut kot or “shqip”. Pergjithesisht arvanitet e dine mire origjinen e tyre.Ndersa sjellja e tyre ndaj arvanitasve te Alvanise (shqiptareve) eshte relative.Ne kohe te ndryshme ka qene e ndryshme dhe ne te ardhmen mund te jete e ndryshme.
        Ne cdo rast kjo nuk e ndryshon qenien e tyre me origjine arvanite!!!

  11. "BALASHI" says:

    Z. Enkel! Bukur mire ke shkruar. Mos u step nga fjale injorantesh. i madhi Arvanitas Aristidh Kolja u drejtohet disa here grekeve: “T’ u vije turp juve grekeve qe kini urrejtje ndaj shqiptareve. Ata u kane bere historine!”. Per kete e mjaft libra te tjera te tij, ish juristin qe mund te behej i pasur me zanatin e tij, iu perkushtua historise…
    Greket s’ mund ta falnin. Ai u shtrua nga nje grip i zakonshem ne Athine ne vitin 2000, mu atje ne spitali Evagjelizmo dhe nuk doli me andej. Ate vit vdiq. Thone se rrezatuan dhomen e tij dhe i shpiken ate semundjen e keqe…
    Te falenderoj per shkrimin…

  12. Akilis says:

    Keshtu eshte, kur nuk kupton se cfare eshte dinjitet, respekt, dashuri, bukuri e shpirtit kur nuk mund te dallosh jo nga mendja po nga syte se pa ardhur Turqia nuk kishte as Cemer turq, as Erdogan, as Sulltan e ku ta di une.
    Sa fjale te bukura “shqipe” spirit, dignity, respeto, buatiful d.m.th bukur, mendje ndritur mind anglisht, keshtjelle e Iskander Beut d.m.th castle e tij ne Kruje, miku d.m.th amiko apo armik fjale keto Pellazge qe I vodhen Italianet, Anglezet, kurse Greket sipas zotit Zigur Pellazgu nga Kozmo Kratori jo vetem Eafto Kratoria qe eshte e shkruar neper guret e gjithe Evropes deri ne Persepolis te Iranit Islamik jane Barcaleta.

    1. Zigur Qarri says:

      Çfar lidhe kan çamet me turqit more Arqile?Turqit dhe çamet kan shtat,
      ngjyre dhe gjuh te ndryshme.Nuk eshte feja ajo qe indetifikon nje komb,
      ndryshe miliona katolike apo protenstante ne Azi apo afrike,duhet te indetifikoheshin si angleze,franceze apo gjermane!
      Kur nje shqipfoles i ashtuquajtur grek(vlleh ose shqiptare,i konvertuar ne grek vetem per te qene gjoja trashgimtare i kultures helene),nuk e kupton apo nuk don ta kuptoje shpirtin dhe mentalitetin e shqiptarit,si mund ta kuptoje nje banore i territorit grek?
      Arqile djali,shqiptarit as nuk i ka plasur dhe as nuk i plas per fe,dhe nuk ka problem te hyje mbrenda dites ne Kishe dhe ne Xhami pa e prishur fare terezine.Sa te mira do te kishin greket po te mos ishin te pabese,te pakten me shqiptaret.Por…,qenka shkruar ndryshe.

    2. Ay qy says:

      Arqidhe,ta kam perseritur disa here se gjuha shqipe,ashtu si edhe greke jane gjuhe indoevropiane.Por gjuhe indoevropiane jane edhe italishtja edhe anglishtja e frengjishtja edhe sllavishtja. Pra te gjitha gjuhet e Evropes (perjashtim hungarishtja,turqishtja dhe finlandishtja) kane nje prejardhje te perbashket.Ndaj ngjashmeri ne fjalor mund te gjesh ne cdo gjuhe,kjo eshte normale (psh nihta(gr)-night(ang) e plot te tjera).Thjesht gjuhetaret evropiane mendojne se forma e gjuhes shqipe tregon ndoshta formen me te vjeter te kesaj gjuhe burimore indoevropiane.
      Sidoqofte dyshoj se ti kupton o Arqidhe koktrashi ?

  13. luan says:

    Shkrim interesant, per faktin qe na kujton diferencen e madhe midis shqiptareve dhe arberve apo avranitasve. Te dytet jane pasardhesit e kombit te famshem dhe historik te Ballkanit, shume te ndryshem nga te paret, pra shqiptareve (apo shkep-tareve), nje popull i cili per here te pare permendet ne Lidhjen e II te Arberit ne vitin 1705, nje perzjerje e cerkezeve, abkazeve, romeve, dhe arvanitasve te konvertuar ne islam. Keta te fundit ishin ne perqindjen me te vogel, por me nje identitet te jashtezkaonshem aq sa i didktuan gjuhen dhe nje pjese te zakoneve koloneve aizatik te ardhur ne Shqiperi me urdher te osmaneve. Dhe kushdo qe te thote te kunderten te kuptoje se clidhje ka mbiemri Qypryllinj, apo Turdi apo… me Arberishten e mrekullueshme. Ku jane arberit shtatlarte, bjonde dhe me sy me ngjyre te hapur. Mjafton te shikoni prodhimin gjenetik te ultesires shqiptare, dhe te ultesires se Kosoves. Sigurisht keta te fundit jane me te gjate, kjo per shkak te kryqezimeve sllave qe kane pesuar. keshtu pra i dashur Enkel, shumica e cameve myslyman ishin thjesht kolone turq, dhe me nje perqindje te vogel arvanitas te islamizuar. Si ka mundesi qe i njejti popull me suljotet qe i rezistuan cdo lloj invazioni dhe konvertimi dhe u vetesakrifikuan, te konvertoj kaq shpejt ne islam. Me duket me e besueshme, qe zonat e thesprotise u populluan me kolone turq dhe keta perbene nukleusin e popullsise came myslymane, e cila shtypi pa meshire, arvanitasit ortodokse te camerise. Mjafton te permendim se cfare bene ne Parge, ku pasi i masakruan detyruan te gjithe banoret e Parges se vjeter te largoheshin me force ne Korfuz dhe te ktheheshin 100 vjet me pas, gjithmone duke folur arberoren e tyre te paster, dhe duke mos ngaterruar asgje me fene e pushtuesit. Vetem keshtu mund te shpjegohet ky realitet i hidhur i dashur Enkel. Shkeputaret, dhe shkijat, nuk jane scizma fetare, por jane devijacione gjenetike te renda dhe deformime te llahtarshme qe kane ndodhur ne kete vend. Kjo eshte arsyeja, pse ata arvanitasit kur ti i pyet nese jane shqiptare, te thone qe nuk jane te tille, por ama jane jane arvanitas si “kapedani arvanitas” kenge qe e degjon ne cdo stacion grek, dhe nuk u vjen turp fare te thone qe jane te tille.

  14. EleΥΘeriskeΨi (1) says:

    Niperit e Sulltanesesh Sanije, turkosporet e Mehmeteve te 1,2,3, …e pafund, Qamilet e sotem, qe vetequhen edhe “ilir”, anapoloyn vilajetet ottomane te baballareve te tyre.

    Molon Lave! Elate na ta parete! Μολών λαβέ! » – « Ελάτε να τα πάρετε! »

    1. kd says:

      Kush flet per niper Sulltanesh ha ha ha ha pikerisht populli jevgjit “grek” rracat e poshtra nga Anadolli Sllavet e Vllehet perzierja me poshter e rracave qe gjendet ne territorin e Europes dhe pikerisht keta parazite hapen b… ha ha ha ha gjithe jetes me borxhe e falimentime me mentalitet Lindore jevgit nuk ka ku te shkoj ha ha ha ha

      1. Zigur Qarri says:

        Kujton se lehteson plaget hibritja!Vetem ne Krete,me shume se gjysma e grekeve u konvertua ne mysliman.Te gjith myslimanet grek
        i perzune ne Turqi,vetem per tu “krenuar”(vertetuar),se nuk ka greke te konvertuar ne mysliman.Ja faktet nga vete greket.

        Ο Σουλτάνος Αχμέτ ο Πρώτος, (1590–1617). Η μητέρα του ήταν η Ελληνίδα Χαντάν Σουλτάν. Το πραγματικό της όνομα ήταν Ελένη σύζυγος του σουλτάνου Μεχμέτ του τρίτου.

        Ο Σουλτάνος Αχμέτ ο Τρίτος, (1673-1736), γιος της Ελληνίδας Εμετουλάχ Ραμπία, το ελληνικό της όνομα Ευφημία, κόρη Ελληνορθόδοξου ιερέα από την Κρήτη.

        Ο Βαγιαζήτ ο Πρώτος, (1354–1403), γιος της Ελληνίδας Γκιουλτσιτσέκ χανούμ, συζύγου του Μουράτ του πρώτου.

        Ο Βαγιαζήτ ο Δεύτερος, (1447–1512), γιος της Ελληνίδας ΓκιουλΜπαχάρ από την Τραπεζούντα, γνωστής στον Πόντο σαν η Ρωμιά Σουλτάνα.

        Ο περίφημος Πρώτος μεγάλος ναύαρχος του Οθωμανικού Στόλου, Χαιρεντίν Βαρβαρόσα, ήταν από την Μυτιλήνη και η μητέρα του ήταν Ελληνίδα και ονομάζονταν Κατερίνα.

        Ο Μουράτ ο Πρώτος, (1360–1389), γιος της Νιλουφέρ Χατούν που ήταν η βυζαντινή πριγκηπέσα Ελένη.

        Ο Μουράτ ο Τέταρτος, (1612–1640), γιος της Ελληνίδας Κιοσέμ Σουλτάν, που το πραγματικό της όνομα ήταν Αναστασία.

        Ο Μουσταφά ο Πρώτος, (1591–1639), γιος επίσης της Ελληνίδας Χαντάν Σουλτάν, που το πραγματικό της όνομα ήταν Ελένη.

        Ο Μουσταφά ο Δεύτερος, (1664–1703), γιος της Ουματουλάχ Ραμπία, Ελληνίδα από την Κρήτη που το πραγματικό της όνομα ήταν Ευφημία.

        Ο Οσμάν ο Δεύτερος, (1604–1622), γιος της Ελληνίδας Μαχφιρουζέ Σουλτάν, που το πραγματικό της όνομα ήταν Μαρία.

        Σελίμ ο Πρώτος, γιος της Ελληνίδας Γκιουλμπαχάρ Σουλτάν. Ο πατέρας του ο Βαγιαζήτ ο Πρώτος ήταν μισός Έλληνας από την μητέρα του Αμίνα Γκιουλμπαχάρ που ήταν από ελληνική οικογένεια που είχε προσηλυτιστεί στο Ισλάμ. Έτσι ο Σελίμ ο Πρώτος ήταν κατά τρία τέταρτα ελληνικής καταγωγής.

        Ο περίφημος Σουλεϊμάν ο Μεγαλοπρεπής από τον πατέρα του ήταν σε μεγάλο βαθμό ελληνικής καταγωγής, ενώ η μητέρα του ήταν χριστιανή από την Κριμαία.

        Εκτός από αυτούς υπάρχει ένας μακρύς κατάλογος αξιωματούχων, βεζίρηδων, πολιτικών, διπλωματών ακόμα και θεολόγων, όπως ο αιρετικός Σεΐχης Μπεντρεντίν, (1359–1420), ο οποίος ήταν από ελληνική οικογένεια εξισλαμισμένη Οθωμανών, που ήταν ελληνικής καταγωγής. Όλο αυτό το περίγραμμα κατατρέχει μέχρι σήμερα την τουρκική ιστορία σαν μια μεγάλη «σκιά» ταυτότητας αλλά και συνείδησης. Αυτό φαίνεται και από την πεισματική άρνηση της επίσημης Τουρκίας να αναγνωρίσει αυτή την αλήθεια.

    2. Vunjoti says:

      ElefteriEpiskepsi,kur te vij te ta marr moj sorkadhe.A ta sjell edhe shokun tim kudhsjot,se i ha kemba per pune dhe atij ?

  15. vollga says:

    camet ortodoks i kam hasur me se shumti ne gjermani . ata ne vitet 70 emigruan ne gjermani dhe sot i gjen me shumice ne zonen e weschvales , flasin nje shqipe te bukur , dialektin tosk cameshe , tani te themi te verteten shume jane asimiluar dhe nuk ju intereson me te jene shqiptare me cdo kusht edhe se dine mire qe kane gjake shqiptari..

  16. Carls Dikens says:

    Hellada, krijese Engleze ne kurriz te Shqiptarëve, per te limitizuar Vatikanin.
    Hellada, krijuar si intrige anglo-bizantine, per te ndërprerë lidhjen myslimano-katolike!
    Anglezet, jane pak me kontribues, e ndërsa Gjermanet mbështesin fort lidhjen Islam-katolik ne Ballkan, ashtu si e ka dash zoti ne fillim.

  17. Fotaqi says:

    Per bashkpunimin me Gjermanet naziste pse nuk nathe no nje gje o burri dheut ? Po per masakren gjat luftes kunder civileve grave femijeve greke ne Margariti pse nuk na tregon ndonje histori ? Apo nuk ka rrendesi te madhe? Sa per camet ortodokse ata jan asimiluar e ngateruar me greket e tjere e ndihen vetem greke. Po u the qe jane alvanoze e marrin si ofendim.

    1. u shkrime gazit says:

      Si ofendim e merr ti po te te thone se je grek ?
      Ja na thuaj pak per kolaboracionistet greke te nazizmit,duke filluar qe nga ish-kryeministri Ralis ?

  18. emigranti says:

    O Kel, hallall. Je me fat. Ke grua jo shaka. Cameria krenohet me ty.

  19. bendo says:

    Qendrimi ndaj vellezerve came te nje gjaku eshte sot guri i proves i shqiptarise.
    Vini re ketu te gjitha atwqe shajne cqmet e jane antishqiptaret qe vjellin helm Janullatosi ne gazetat tona (klizma, Adriatiku, Eley, Fota-qiis, f.d etj.) qe kane shitur shpirtin (ne qofte se kane shpirt edhe kafshet)te Greku per 300 euro qe moren dikur
    A mund tu thuash turp te keni ketyre mjeraneve qe nuk dine c’eshte turpi?

  20. fieraku nga ferrasi says:

    Odevolli
    Ik ha ndonje lakror MOS u merr me enkel demin

    E ka thene mire driteroi
    Devoll Devoll
    Sa te pelqejne ATA te shkrete lakror.

  21. Tili says:

    Çamët lanë tokat e tyre ikën si ikën por duhet të kthehen na ikën dhe këtu në shqipëri nuk duhet të bëjnë si trima se ne të paktën e kemi mbrojtur tokën tonë dhe kosovarët ja arritën me në fund dhe u çliruan. Ose minimumi çamët duhet të largojnë ata që e quajn veten grek

  22. astrit says:

    shkrim i kendshem. Urimi autorit

  23. riza cerova says:

    Gazetari me i rendomte, plus cam.

    1. ..... says:

      Me mire gazetare i rendomte Cam se sa gojeshkerdhy…. 300 eurosh ore Riza bushtra

  24. I Urti says:

    Pershendetje te gjthve . Te gjithe komentusit jemi shqiptare . Eshte merit e politikes greke qe ka aritur te asimiloj 1 pjese te shqiptarve dhe nepermjet tyre te vazhdoj me sukses programin e saj te zgjerimt te teritoreve . Por ky shekull eshte i shqiptarve . Kosova eshte e jona .Ilirida do te behet e jona .Te luftojme te gjitthe se bashku qe dhe Arvanitasi dhe shqiptari i asimiluar tu bashkohen vellezerve te tyre.

  25. labi says:

    duke pare Shpetim idriziin ne bulevard me bythen larte ne krah te turqeve gollovare te shqiperise vetevetiu te lind ideja se greku mire jua ka bere . Poshteroni marko bocarin, bubulimen dhe gjith suliotet qe luftuan turkun. Ekeqja e camerise erdhi nga myslymsnizmi.Vazhdoni keshtu se qenin e ngordhur keni per te gjetur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje