Ish-presidenti Bamir Topi, aktualisht kryetar i FRD-së, duket se ka një qëndrim krejt tjetër nga Qeveria në lidhje me trajtimin e cështjes së pronës.
Ndërsa ngreh shqetësimin për mungesë transparence të plotë në lidhje me draftin ligjor që po përgatitet, Topi kundërshton filozofinë e ligjit që vendos si pikë referimi për zonën kadastrale vitin 1976.
“Absolutisht kundër. Nuk mund të merret 1976, ndërkohë që prona asnjëherë, nuk vjen duke e ulur vlerën e vet. Ju e shikoni çdo pronë është marrë me nje çmim tjetër në fillim të viteve ’90 sot ka nje vlere tjetër. Kësaj i thonë qe t’i që e ke rehatuar veten, qëndro i qetë, sepse e ke vlerën e pronës tënde, ndërsa ai tjetri qe është ne pritje, do të marri vlerën e një prone, e cila nuk ka më si reference vitin 1976. Viti 1976 është nje vit famëkeq për sa i përket asaj që ndodhi me pronën. Por kjo nuk do te thotë qe ne duhet ta çojmë historinë e 1976 ne vitin 2016 e me radhë”, thekson Topi për Vizion Plus.
Sipas tij, më e rëndësishme nuk është afati kur zgjidhet çështja e pronës, por respektimi i te drejtave kushtetuese të pronarëve.
“Në rast se ne tentojmë të shkojmë në një ekonomi tregu, atëherë ne detyrimisht duhet të shkojmë tek vlera e tregut. Është tregu që i rregullon gjërat. Në rast se ka interesa të tilla që lidhen me veprimin e Gjykatës së Strasburgut, e cila me sa duket po rrit faturën, por në mënyrë absolute, nuk mund të kontestohet për dhënien e gjykimit, atëherë kjo është një histori që do t’i rëndojë shumë Shqipërisë, do t’u rëndojë shumë atyre që konsiderohen me të padrejtë ish-pronarë. Tentativa për të mbyllur në një kohë sa më të shkurtër, them pa e paragjykuar se nuk e kam, do të ishte ndoshta një gabim i radhës që do t’i mbivendoset gabimeve kronike që janë bërë me pronën në Shqipëri”, shprehet Topi.
Kur vjen puna per kompensim prone i jepet vlera e 1976 , por kur vjen puna per tu taxuar i jepet vlera e 2017 .
Qeveri. Fashiste e kryesuar nga hajvaner qe nuk dine te numerojne.
Pune bojaxhish
Ne humbim koh me tokën ndërsa nano i lë ujrat në bixhoz me grekët.
Mos! Mos! Topi kunder?!!! Tani po, jemi ne rrezik, shoke!!!