Bashkia e Tiranës ka vijuar edhe sot, në Njësinë nr.5, aksionin e saj për lirimin e të gjitha hapësirave publike të zëna në mënyrë të paligjshme nga qytetarë dhe biznese të ndryshme. Aksioni është ndjekur sot nga afër nga nënkryetari i Bashkisë Andi Seferi, i cili në një deklaratë për mediat, bëri të ditur vendosmërinë e Bashkisë së Tiranës për ti shkuar kësaj beteje deri në fund. Ai ka theksuar se nuk do ketë asnjë kompromis me asnjë prej shkelësve të ligjit, të cilët kanë zënë rrugët, trotuaret, lulishtet dhe hapësirat mes pallateve.
“Nuk do të ketë asnjë lloj kompromisi, çdo gjë që bëhet, bëhet duke u konsultuar me dokumentacionin paraprak që çdo subjekt paraqet, por ajo që është vënë re, në asnjë nga rastet nuk ka një dokumentacion konform ligjeve, ose janë të skaduar në datë, ose janë të vëna në mënyrë provizore në vitet e kaluara”, tha Seferi.
Ai shtoi se aksioni nuk përfshinë vetëm rrugët kryesore, por edhe brendësitë e lagjeve, duke hequr prej tyre çdo pengesë që është ndërtuar në mënyrë të paligjshme. “Siç e shikoni, Bashkia e Tiranës është duke punuar fort për lirimin e çdo hapësire publike të zënë në mënyrë të padrejtë dhe është një aksion që konsiston jo vetëm në akset kryesore por në të gjithë pjesët, rrugicat dhe hapësirat ndërmjet pallateve”, u shpreh Seferi.
Nënkryetari i Bashkisë, ka theksuar edhe një herë faktin se aksioni i nisur nuk është thjesht një fushatë, por është vetëm fillimi i një pune të përhershme e strukturave të Bashkisë së Tiranës për të kthyer normalitetin në çdo lagje të Tiranës.
“Nuk është vetëm një aksion por do të jetë puna e përditshme e bashkisë që sot e tutje. Në çdo njësi që hyjmë, në çdo bllok pallatesh, do të ketë patrulla të lëvizshme që do të verifikojnë çdo moment, çfarëdo lloj ndryshimi që do të ndodhë në mënyrë të kundërligjshme, ku kundravajtësit do të gjobiten”, tha Seferi.
Ngushtohuni ësht mesazhi bashkiak
Nderkohe si per te sfiduar bashkine, kjo perla
( http://postimg.org/image/9duiwpyeb/ ) mbiu si kerpudhe pas shiut
sot ne mengjes, ne nje tarrace pallati ne njesine nr.5 te godina ku ndodhet Nobis.
Jo vetem te lirohen por ata qe i kane zaptuar te gjobiten sa per 10 vjet ne baze te metrave ve ka zene qe te mos i shkoje ne mendje asnje njeriu qe te zaptoje ambjentet publike se ka perfituar pa te drejte. Duhet te filloje zbatimi i ligjit nga larte dmth. nga kryetaret e bashkive qe i kane lejuar dhe te zbatohet ligji ne menyre te barabarte ndaj shkelesve dhe atyre qe kane perfituar nga taksat e popullit sepse po te zbatohet ligji njesoj atehere nuk i shkel njeri se e di vendin se ku e ka. Faleminderit
Shpresojme ti vije radha edhe rr Qemal Stafa qe edhe pse 500 m nga sheshi Skenderbej , eshte katandisur si Kandahar . Banoret e kesaj lagje bene nje peticion ne 2011, por jo vetem nuk zgjidhen dot problemin por tregetaret e mobiljeve te vjetra, bicikletave, lavatriceve te vjetra etj arriten te marrin ne dore listen me 180 emrat e banoreve dhe filluan ti kercenojne ato. Nje skandal i vertete. Uroj kthim te shpejte ne identitet te kesaj rruge te bukur te qytetit.
le te mesojne salushet dhe lulushet se si punohet . BRAVOOOOO.
Rruga Perlat Rexhepi, rruga Janosh Hunyiadi, rruga Lidhja e Prizrenit jane rruge ne njesine 5. Une qe jetoj prane ketyre rrugeve nuk kam pare as trotuare te liruara nga tavolinat e as kazane te lyera me ngjyre portokalli. Madje dhe parkuesit abuzive te makinave kishin dale sot ne pune njelloj si cdo dite tjeter. Le te shpresojme se ne ditet ne vazhdim gjerat do ndryshojne.
ju lumte,vazhdoni ne stilin e SHPEND AHMETIT .Shteti ndryshe nuk bahet.
Po presim te shkulni tregun e zhulit tek njesia bashkiake nr.4, rr. Metush LULI,prane pallatit nr.012 dhe prapa cerdhes nr.39 qe po i tmerron banoret qe jetojne ne te 24/7/365 ditet e vitit. Ketu nuk mund te jetohet si nga zhurma skandaloze, pislleku, pamja mesjetare, por edhe bllokimi qe i kane bere rruges qe kemi patur dikur per te hyre ne pallat.
Pallaxti im eshte i rrethuar nga te gjitha anet me llamarina, dhe nuk ka asnje hapsire publike te pa zene nga kafet.Te shohim se sa e vertete do te jete nderhyrja ne njesine 5.Madje eshte nderhyre dhe ne muret mbajtese te pallatit duke cenuar sigurine e nderteses.