Një 35-vjeçare është therur me thikë nga bashkëshorti i saj pas një grindjeje për motive xhelozie.
Lirie Çekani është torturuar dhe më tej goditur me thikë në banesën e saj nga bashkëshorti Zamir Çekani, ndërsa ka ndërruar jetë pa mundur të mbërrijë në spital, raporton TCH.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Proptisht të Pogradecit, ku 40-vjeçari nën efektin e pijeve alkoolike i ka marrë jetën nënës së fëmijëve të vet.
Pas mbërritjes në vendin e ngjarjes, policia ka bërë me dije se gruaja është qëlluar disa herë në trup dhe fyt me thikë, çka edhe i ka shkaktuar asaj vdekjen.
Menjëherë blutë e Pogradecit janë vënë në kërkim të autorit dhe kanë bërë të mundur arrestimin e tij.
Mësohet se 40-vjeçari ka qenë një person problematik dhe i dhunshëm, ndërsa shpesh nën efektin e alkoolit bënte skena xhelozie për bashkëshorten.
Sakaq, policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Vareni per bolesh maskarain dhe hudheni ne dete se e ben pise token shqiptare.Refuzoi te me mbuloi dhe u i te njejtes toke.Mbetem me shprese se fjala ime ne vesh te drejtsise.
Ja pse ne Shqiperi duhet ndaluar alkooli me ligj.
Lajmi i vertete eshte ky:
Ky burri e rrihte rregullisht te shoqen dhe e rrihte keq sa here qe pinte.
E rrihte e linte pa ndjenja rregullisht kot per qejf. Sa vinte ne shtepi tap i pire puna e pare qe bente rrihte gruan.
Mbasi e rrahu per vite te tera (kane 3 femije bashke) ajo ka ikur disa here nga ai po prap vinte se ju e dini si eshte ne shqiperi qe ska gruaja lek te ushqeje femijet…
Ajo me ne fund mori kurajon dhe e denoncoi ne polici dhe mbasi e arrestuan ate gjykata i dha asaj urdher mbrojte qe nqs e rrihte edhe njehere ai atehere do arrestohej e do denohej.
Sipas informacioneve nga familjaret e mi ai kish thene ditet e fundit neper fshat qe do ta degjoni ju se çdo bej une se ajo po me ben zbor mua qe kur ka marre urdher mbrojtjeje dmth ai sguxonte ta rrihte me nga frika.
E sot kishin erdhur bashke nga pazari ne shtepi dhe ai e kish mbytur me litar dhe pastaj ja kishte futur me thike e i kish prere edhe damaret…
Nje histori trishtuese per mua pasi i kam nga fshati (plus ate te shkreten e kam kusherire) po edhe trishtuese per situaten ne te cilen disa femra te shkreta e kalojne jeten me ca psikopate pijanece e rrine nen thundren e tyre nga frika e nga turpi e nuk guxojne te ndahen.
tmerr
Horror ……….. Hang that monster upside down …..!!!
C’ka po thue bre burr ? Po ma mire me fol si neper filma se asht ma bukur.
Kësaj i thon t’ja japësh vetes
Perse nuk ma postoni komentin tim?????